Kamerat pa pasqyra

Canon EOS R8 Mark II

Kapni histori më të pasura nga udhëtimet dhe aventurat e përditshme në mënyrën tuaj, me një kamerë pa pasqyrë kompakte, me kuadër të plotë nga Canon që ndryshon gjithçka.

Created to explore

Kuadër i plotë. Kamerë e vogël. Liri e plotë. Kapni pamje më të gjera, turbullim të bukur të sfondit dhe cilësi mahnitëse imazhi në ndriçim të ulët, me stabilizim të avancuar dhe fokus automatik për siguri në çdo shkrepje.

Një vështrim më i imtësishëm i EOS R8 Mark II

Shikojeni botën ndryshe. Zbuloni komandat dhe veçoritë që ju ndihmojnë të kapni atë që të tjerët mund të mos e vënë re.

Kamera e ëndrrave, e krijuar për botën reale

Pavarësisht nëse po fotografoni peizazhe, portrete apo aksion, teknologjia e fundit e kësaj kamere peshëlehtë nga Canon e bën më të lehtë arritjen e rezultateve të shkëlqyera, kudo që t’ju çojë udhëtimi.

Sensor me kuadër të plotë 24.2MP

Zbuloni avantazhet e kuadrit të plotë: më shumë detaje, gamë më e gjerë dinamike dhe kontroll më i madh krijues.

Stabilizim i fuqishëm i integruar i figurës

Shkrepni me më shumë siguri, me deri në 7,5 nivele1 stabilizimi për foto dhe video të qëndrueshme të shkrepura me kamerë në dorë.

40 kuadro në sekondë2

Kapni çdo mundësi me shkrepje të vazhdueshme paraprake dhe një ndërmemorie më të madhe që mban deri në 73 skedarë RAW në një seri të vetme.

Dual Pixel CMOS AF II

Realizoni imazhe më të qarta falë zbulimit inteligjent të subjektit të përmirësuar dhe fokusit automatik me gjurmim të vazhdueshëm.

Përparësia e regjistrimit të personit

Mbajini personat që kanë më shumë rëndësi në fokus, edhe në një turmë, duke ruajtur fytyrat e tyre në kamerë ose në kartën e memories

Mjete fleksibël për menaxhimin e ngjyrave

Eksploroni pamje të reja duke përdorur Canon Picture Styles dhe Filmtone Colour Filters, si dhe cilësimet kinematografike Custom Picture për video.

Lidhje e besueshme

Lidhje e shpejtë dhe e qëndrueshme me USB-C®, Wi-Fi® (2,4GHz / 5GHz)3 dhe Bluetooth® 5.3 – me krijim automatik të kopjeve rezervë në renë kompjuterike për qetësi mendore.

Video 4K 60p

Jepuni jetë historive në 4K kinematografike, bëhuni krijues me lëvizje të ngadalta dhe të shpejta, si dhe eksploroni editimin e avancuar me Canon Log 3.

Çlironi fuqinë e sistemit EOS R për biznesin tuaj

Zbuloni se si EOS R8 Mark II dhe kamerat e tjera pa pasqyrë të Canon mund të ofrojnë mundësi të reja komerciale për biznesin tuaj.

Siguri e plotë në çdo kuadër

Shihni se si EOS R8 Mark II ju jep hapësirën për të qenë krijues, me më shumë detaje dhe lirinë për të prerë imazhin pa komprometuar cilësinë.

Kuadërplotë

APS-C

Përjetoni fuqinë e kuadrit të plotë

Sensori 24.2MP i EOS R8 Mark II ofron qartësi të jashtëzakonshme dhe thellësi dramatike. Fotostabilizuesi i fuqishëm ju lejon të shkrepni me kamerë në dorë në ndriçim të ulët dhe në lëvizje.

Fokusohuni në atë që ka rëndësi

Dual Pixel CMOS AF II përdor inteligjencën artificiale me trajnim të thelluar për të njohur dhe gjurmuar njerëzit, kafshët dhe automjetet në kuadër. Përparësia e regjistrimit të personit i mban automatikisht njerëzit e përzgjedhur në fokus.

Për thellësi që ju tërheq

Nxirrni subjektin në pah me turbullimin kinematografik të sfondit që tërheq vëmendjen e audiencës suaj - pavarësisht nëse po shkrepni foto apo filmoni video.

Kuadërplotë

APS-C

Kompakt. Peshëlehtë. I krijuar për ide të mëdha.

Performancë e një kamere me kuadër të plotë në një trup të madhësisë së një APS-C DSLR. Reagoni më shpejt kur është e nevojshme, falë dizajnit të ri dhe komandave intuitive që duken të njohura që në shkrepjen e parë.

Krijoni stilin tuaj vizual

Jepini çdo imazhi stilin tuajin duke përdorur Canon Picture Styles dhe Filmtone Colour Filters të personalizueshëm. Përshtatni me lehtësi ngjyrat me subjektin tuaj duke përdorur modalitetet e ngjyrave sipas skenës.

Foto të qarta.
Pa dyshime.

Shkrepni ha hezitim. Fotostabilizuesi i integruar (IBIS) i EOS R8 Mark II i mban fotot e shkrepura me kamerë në dorë të qarta dhe të pastra. Kombinojeni kamerën me një objektiv Canon IS për rezultate edhe më të qarta.

IBIS i çaktivizuar

IBIS i aktivizuar

Qëndroni të lidhur dhe ndani përmbajtje me lehtësi

Wi-Fi® (2,4 GHz/5 GHz)3 dhe Bluetooth® mundësojnë transferim të shpejtë dhe të besueshëm të imazheve, si dhe kontroll në distancë. Shijoni krijimin automatik të kopjeve rezervë në image.canon, karikimin praktik me USB-C dhe transmetimin e drejtpërdrejtë pa vështirësi.

Eksploroni botën e videove dhe tingujve krijues

Zbuloni më shumë detaje me 4K të mbimoduluar nga 6K dhe Full HD me lëvizje të ngadalësuar deri në 180fps. Bëjini videot më epike me Movie Digital IS, katër kanale audio dhe Cinema View 2.35:1.

Kapeni momentin përpara se të ndodhë

Shkrepni në heshtje deri në 40fps2 me shkrepje të vazhdueshme paraprake. Filloni të shkrepni gjysmë sekonde përpara se të shtypni butonin e obturatorit. Kjo ju jep 20 imazhe shtesë nga të cilat mund të zgjidhni kuadrin perfekt.

Filloi e vazhdueshmja paraprake

Butoni i obturatorit plotësisht i shtypur / Obturatori i lëshuar

Specifikimet

  • Sensor me kuadër të plotë 24.2MP

    Detaje të pabesueshme, thellësi mbresëlënëse, performancë e jashtëzakonshme në ndriçim të ulët - në një kamerë që peshon rreth 499 g (vetëm trupi).

  • Deri në 7,5 nivele fotostabilizimi1

    Shkrepni me siguri, duke kapur imazhe më të qarta dhe video më të qëndrueshme me një kamerë të vogël Canon, ideale për udhëtime.

  • 40 kuadro në sekondë2

    Shkrepje të vazhdueshme ultra të shpejta me një obturator elektronik të heshtur dhe një ndërmemorie më të madhe se ajo e EOS R8.

  • Shkrepje e vazhdueshme paraprake

    Kapni një seri skedarësh RAW përpara se butoni i obturatorit të shtypet plotësisht - gati për t’u përdorur menjëherë.

  • Dual Pixel CMOS AF II

    Ruani qartësinë falë zbulimit inteligjent të subjektit me gjurmim të syve, fytyrës, kokës dhe trupit.

  • Filtra me ngjyra

    Krijoni pamjen tuaj unike me Filmtone Colour Filters, Picture Styles, Custom Picture dhe mbështetjen për Look File (LUT).

  • Wi-Fi® më i shpejtë, Bluetooth® më i qëndrueshëm

    Qëndroni të lidhur me transferimin praktik me valë të imazheve dhe videove, si dhe kontrollin e kamerës në distancë.

  • Video deri në 4K 60p

    Regjistroni filmime kinematografike të mbimoduluara nga 6K për detaje superiore.

Çfarë ka në kuti

  • Trupi i EOS R8 Mark II

  • Kapak mbërthyeseje ER-SC2

  • Kapaku i kamerës R-F-S

  • Rripi i qafës ER-100G

  • Paketë baterie LP-E17

  • Kapak pakete baterie

  • Manuali i përdorimit

Krahasuar me EOS R8 Mark II

Një udhëzues i shpejtë për të krahasuar EOS R8 Mark II me kamerat e tjera EOS R System.

Optimal për

Kamerë me kuadër të plotë e besueshme për udhëtime dhe aventura
Kamerë me kuadër të plotë për udhëtime dhe aventura
Kamerë e besueshme me kuadër të plotë për fotografimin e kafshëve të egra, aksionit dhe sporteve

Stabilizim Imazhi

Më i mirë - Fotostabilizues i integruar me deri në 7,5 nivele stabilizimi
I mirë - Digital IS
Më i miri - Fotostabilizues i integruar me deri në 8,0 nivele stabilizimi

Vetëfokusim1

Vetëfokusim në ndriçim të ulët deri në -7,5 EV + Përparësia e regjistrimit të personit
Vetëfokusim në ndriçim të ulët deri në -6,5 EV
Vetëfokusim në ndriçim të ulët deri në -6,5 EV

Pesha2 - Dizajni i trupit

546 g
Trup i avancuar për udhëtime me multikomandues
Fole e vetme karte SD
Më e lehtë - 461 g
Trupi më kompakt i kamerës me kuadër të plotë
Fole e vetme karte SD
Më e rëndë - 670 g
Trup gjysmëprofesional me EVF më të madh, rrotulla komandimi shtesë
Fole për dy karta SD

Energjia3

Bateri kompakte LP-E17
Deri në 220 shkrepje (EVF)
Deri në 340 shkrepje (LCD)
Bateri kompakte LP-E17
Deri në 220 shkrepje (EVF)
Deri në 370 shkrepje (LCD)
LP-E6NH/LP-E6P më i madh
Deri në 450 shkrepje (EVF)
Deri në 760 shkrepje (LCD)

1.Vlera EV jepet për shkrepjet e fotove me objektiv f/1.2, Centre AF point, One-Shot AF, në 23°C/73°F, ISO100.
Me përjashtim të objektivave RF me Defocus Smoothing Coating.
2. Bazuar në standardet e CIPA duke përfshirë kartën dhe baterinë.
3. Bazuar në Standardet e CIPA dhe duke përdorur baterinë e dhënë me kamerën.

Pyetje të Bëra Shpesh

  • EOS R8 Mark II është një kamerë Canon ideale për udhëtime. Kompakte, e lehtë dhe e stabilizuar, është praktike dhe mund të mbahet në dorë për periudha të gjata. Stabilizimi i imazhit të kamerës funksionon së bashku me objektivat Canon IS për të ofruar mbrojtje edhe më të madhe kundër dridhjeve të kamerës, që të mund të nxirrni pamje më të qarta edhe kur jeni në lëvizje - qoftë duke shkrepur ndërtesa historike gjatë një pushimi në qytet, pamje të mrekullueshme gjatë një pushimi në këmbë apo njerëz që takoni gjatë një udhëtimi me makinë.

  • Po, EOS R8 Mark II është një kamerë shumëfunksionale, duke e bërë shumë të përshtatshme për fotografinë e peizazheve, si dhe për fotografinë e udhëtimeve, të florës dhe faunës, si dhe për fotografinë e portreteve. Sensori kuadërplotë ndihmon në kapjen e shkallës dhe detajeve të skenave të gjera, nga peizazhet malore deri te peizazhet detare marramendëse. Duke qenë një kamerë e vogël pa pasqyrë nga Canon, është e lehtë për t’u mbajtur me vete në vende të ndryshme dhe në vende të largëta, ndërsa stabilizimi i imazhit ju ndihmon të kapni pamje më të qarta me dorë kur shkrepni në lindjen dhe perëndimin e diellit ose në kushte të tjera me ndriçim të dobët.

  • EOS R8 Mark II nuk ofron vetëm cilësi të jashtëzakonshme imazhi kuadërplotë, por është ndërtuar edhe për shpejtësi - që të reagoni shpejt kur fotografoni aksionin. Ai përmban teknologji të përparuar të autofokusit që normalisht gjendet në kamerat profesionale pa pasqyrë Canon, duke përfshirë zbulimin inteligjent të subjekteve që njeh njerëzit, kafshët dhe automjetet dhe i gjurmon ato me fiksim të përmirësuar - edhe nëse errësohen për një moment, kamera mbetet e fiksuar.

    Xhirimi paraprak i vazhdueshëm për fotografi dhe pararegjistrimi për video janë veçanërisht të dobishme kur xhironi subjekte që lëvizin shpejt, pasi EOS R8 Mark II fillon regjistrimin përpara se të keni shtypur plotësisht butonin e shkrehjes ose butonin e regjistrimit.

    Me aktivizimin e shkrepjes paraprake të vazhdueshme, mund të regjistroni imazhe rreth gjysmë sekonde përpara se të bëni një shkrepje - duke ju dhënë 20 imazhe për të zgjedhur kur regjistroni me 40fps2. Për më tepër, memoria e zgjeruar mund të përballojë deri në 73 skedarë RAW (mbi 30% më shumë se EOS R8) ose 190 JPEG (pothuajse 60% më shumë se EOS R8) në një seri të vetme.

    Kjo rrit shanset tuaja për të kapur momentin vendimtar kur fotografoni aksion të paparashikueshëm - nga ndeshjet e papritura me florën dhe faunën në safari deri te përvoja të tjera udhëtimi që ndodhin vetëm një herë në jetë dhe që mund të mbarojnë sa hap e mbyll sytë.

  • Kamerat kuadërplota ofrojnë cilësi mbresëlënëse të imazhit, veçanërisht kur xhironi në ndriçim të ulët. Nëse fotografoni aktivitete në ambiente të mbyllura ose një destinacion udhëtimi pasi të jetë errësuar, ato mund të realizojnë pamje më të pastra me më pak zhurmë të dukshme dhe një gamë dinamike më të gjerë që ndihmon në ruajtjen e detajeve si në zonat e errëta ashtu edhe në ato të ndritshme të një skene.

    Ato e bëjnë më të lehtë arritjen e një thellësie të ulët fushe, duke e ndihmuar subjektin e dallohet kundrejt një sfondi të lëmuar dhe të shfokusuar. Kjo është një teknikë veçanërisht efikase për portrete, pamje nga afër dhe imazhe të tjera ku doni të tërhiqni vëmendjen ndaj detajeve specifike në një skenë.

    Çështja kryesore është se kamerat kuadërplota ju lejojnë të shkrepni më gjerë. Kamerat me sensorë me madhësi APS-C regjistrojnë një sipërfaqe më të vogël të imazhit të projektuar nga objektivat, kështu që më pak skenë futet në kuadër. Ndërkohë që kjo mund të jetë një avantazh kur fotografoni zogj dhe subjekte të tjera të largëta, kamerat kuadërplota ju ndihmojnë të kapni peizazhe gjithëpërfshirëse, arkitekturë madhështore dhe ambiente të bollshme pa pasur nevojë të largoheni më tej.

  • Po, EOS R8 Mark II ka një dizajn të ri që kombinon përdorimin e lehtë të EOS me një strukturë komandimi të përmirësuar dhe automatizim inteligjent që ju lejon të përqendroheni në atë që ka rëndësi: subjektin, historinë dhe vizionin tuaj krijues. Mund të kaloni lirisht nga plotësisht automatike në plotësisht manuale ndërsa ju rritet vetëbesimi.

    Përmirësimet në dizajn përfshijnë një multikontroller që ju lejon ta përdorni kamerën më rrjedhshëm - si p.sh. zhvendosjen e shpejtë të pikës AF në një subjekt tjetër në skenën ose shfletimin e shpejtë të menyve të kamerës për të ndryshuar një cilësim.

    Karakteristikat inteligjente përfshijnë Register People Priority. Kjo ju mundëson të regjistroni deri në 10 individë në kamerë (me 10 grupe të tjera prej 10 individësh të ruajtura në kartën e memories) dhe t'i renditni sipas rëndësisë, duke e lënë kamerën t'i gjurmojë automatikisht dhe t'i mbajë në fokus.

Produkte të ngjashme

  • EOS R6 Mark III

    Kapni aksionin me ekuilibrin optimal të rezolucionit, shpejtësisë dhe prakticitetit – ideal për faunën e egër, sportet dhe portretet.

    EOS R6 Mark II

    Foto apo video, aksion apo portret – ndërthurja e rendimentit me cilësinë e figurës te Canon EOS R6 Mark II jua lë të lirë krijimtarinë

    EOS R8

    Kaloni në fotografinë dhe videon kuadërplotë dhe realizoni ambiciet tuaja krijuese.
  • EOS R7

    Eksploroni natyrën me një kamerë që vjen me shpejtësi dhe cilësi sensacionale figure në një trup portativ APS-C të projektuar për të ardhmen.

Dëshironi të përmirësoni krijimin e përmbajtjes për të spikatur?

Canon ndërton disa nga kamerat më të mira për krijuesit e përmbajtjeve. Nga udhëtimet te videoblogimi, eksploroni gamën tonë të kamerave për të përmirësuar rrëfimin tuaj vizual.

Artikuj të ngjashëm

7 këshilla për fotografimin më të mirë të udhëtimeve me EOS R8 Mark II

Profesionistja e udhëtimeve Frauki zbulon se si të përfitoni më shumë nga një udhëtim me kamerën kuadërplotë të Canon, të pajisur me veçori të shumëllojshme për fotografimin e udhëtimeve.

Kalimi në një kamerë me kuadër të plotë

Çfarë duhet të merrni në konsideratë përpara se të kaloni në një sistem kamerash me kuadër të plotë? Specialisti i Canon John Maurice shpjegon në detaje të gjitha avantazhet, disavantazhet dhe aspektet që duhen marrë në konsideratë.

Fitoni avantazhin, regjistrohuni tani

Bëhuni i pari që merrni përditësimet e fundit për EOS R8 Mark II, oferta nga Canon, këshilla dhe udhëzues, lajmet e fundit dhe ftesa për në aktivitetet vendore.

  1. Performanca e stabilizimit të imazhit në drejtim horizontal, në drejtim vertikal dhe në drejtim orar ose kundërorar është 7,5 nivele në qendër dhe 7,0 nivele në skajet e imazhit, bazuar në standardin CIPA 2024 me objektivin RF 24-105mm F2.8 L IS USM Z në gjatësi fokale 105 mm.
  2. Sipas standardeve të testimit të Canon gjatë servo AF, vetëm objektivat RF dhe disa nga EF mund të përdoren për shkrepje të vazhduar në shpejtësi maksimale. Shpejtësia e shkrepjeve të vazhdueshme mund të reduktohet nga objektivi, shpejtësia e obturatorit, apertura, blici, kushtet e subjektit dhe ndriçimi (për shembull, kur shkrepet në vende të errëta). Shpejtësia e shkrepjeve të vazhdueshme është më e ulët kur zbulohen dridhje, pavarësisht nëse veçoria e regjistrimit pa dridhje është aktivizuar ose jo. Për më shumë detaje, shihni Udhëzuesin e përdorimit në “https://cam.start.canon”.
  3. Përdorimi i Wi-Fi® mund të kufizohet në disa shtete ose rajone. Pajisur me teknologji Bluetooth® energjie të ulët. Fjala dhe logot Bluetooth® janë marka tregtare të regjistruara që zotërohen nga Bluetooth SIG, Inc. dhe çdo përdorim i këtyre markave nga Canon Inc. bëhet me licencë. Wi-Fi® është një markë e regjistruar tregtare e Wi-Fi Alliance. Logoja e Wi-Fi CERTIFIED dhe shenja Wi-Fi Protected Setup janë marka tregtare të Wi-Fi Alliance. Të gjitha markat e tjera tregtare janë pronë e pronarëve të tyre përkatës.
  4. Të gjitha të dhënat mbështeten në metodat e testimit standard të Canon me përjashtim ku tregohet.
    Mund të ndryshohet pa paralajmërim.