Objektivat RF

Canon RF 85mm F2 MACRO IS STM

Shkrepni frymën reale të subjektit tuaj me një objektiv që ofron perspektivë të lehtë telefoto për portrete të arrira, plus fokusim nga afër me makro dhe fotostabilizues me 5 nivele, për fleksibilitet maksimal.

Përcaktoni e rafinoni vizionin tuaj krijues


  • Objektiv ideal për portrete

    Me gjatësinë fokale prej 85 mm ky është një objektiv ideal për portrete të arrira, duke realizuar rezultate elegante me sfonde të bukura të lëmuara falë një aperture të gjerë f/2.


  • Rezultate të shkëlqyera në çdo rast

    Mbërthesa RF ju ofron perfomancë të pabesueshme me nivele mahnitëse detaji në fotot tuaja, plus një profil të integruar DLO për optimizim objektivi brenda kamerës.


  • Afrohuni më shumë e më personalisht

    Fokusoni deri në 35 cm dhe makro 0,5-fishe për të zbuluar detaje të imëta, për të shkrepur foto me qartësi mahnitëse tejpërtej falë aperturës së lartë minimale prej f/29.

I shpejtë, elegant dhe i qetë

Një motor STM mundëson vetëfokusim të shtruar e të qetë, ndërsa një unazë komandimi mundëson kontroll fantastik të cilësimeve. Krijoni zona të buta jashtë fokusi falë aperturës nëntëfletëshe.

Për mbajtje në xhep dhe me peshë të lehtë

Me peshën prej vetëm 500 g, objektivi është elegant dhe kompakt, plus me përmasa prej vetëm 78×90,5 mm, mund ta merrni lehtë me vete për shanse të mëtejshme krijuese.

Bota e objektivave RF

RF 85mm F2 MACRO IS STM është për fotografët e dhënë pas serisë EOS R, të cilët kërkojnë një objektiv kompakt e peshëlehtë RF për portrete. Dëshironi të mësoni më shumë rreth familjes sonë të objektivave RF?

Galeria

Mësoni se ç'mund të shkrepni me këtë objektiv fleksibël.

Specifikimet

  • Stabilizimi hibrid i imazhit

  • Zmadhimi

    Makrofokus për detaj të jashtëzakonshëm

  • Veshje Super Spectra

    Për reduktim të hijezimit dhe të vezullimit

  • IS me 5 ndalesa

    Fotostabilizim i avancuar

  • Motori STM

    Fokusim i butë për video dhe i shpejtë për foto

  • 78×90,5 mm

    Përmasë kompakte

Çfarë ka në kuti

  • RF 85mm F2 MACRO IS STM

  • Kapa i parmë objektivi

  • Kapak i pasmë objektivi

  • Paketa e manualit të përdoruesit

Comparison

Stabilizuesi i imazhit

IS me 5 ndalesa
Jo

Motori i fokusimit

Motori
USM

Aperturë

Hapja e diafragmës
f/1.8

Zmadhimi maksimal

Zmadhimi
0,13-fish

Pesha

500 g
425g

Përmasat (gjerësi-lartësi)

78×90,5 mm
75×71,5mm

Në duart e profesionistëve

Mësoni përse RF 85mm F2 MACRO IS STM është objektivi i duhur për portrete krijuese përmes syve të profesionistëve të "Canon".

Aksesorët e lenteve


  • Kapak objektivi "Canon ET-77"

    Me kapakun e objektivit të instaluar mund të parandaloni rënien e dritës në elementin ballor nga anët dhe të realizoni ngjyra më të pasura në fotot tuaja.


  • Çanta e objektivit "Canon LP-1216"

    Çantë mbrojtëse e butë për RF 85mm F2 MACRO IS STM.


  • Filtri i objektivit "Canon 67mm"

    Ky filtër objektivi është krijuar për t'u përshtatur objektivave me filetim filtri prej 67 mm, për mbrojtjen e elementit ballor dhe pa cenuar balancën e ngjyrave.

Produktet e lidhura

Duar që mbajnë një aparat fotografik Canon EOS R dhe një objektiv Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM.

Mund t'ju ndihmojmë të zgjidhni lenten tjetër?

Përzgjedhësi i lenteve do t'ju drejtojë në një gamë të tërë të lenteve dhe do t'ju ndihmojë të gjeni lenten më të përshtatshme për ju dhe kamerën tuaj.

Objektivat telefoto

Me një objektiv telefoto mund t’i shkrepni sportet, natyrën dhe aktivitetet nga larg, pa e trazuar aksionin. Eksploroni objektivat telefoto të Canon dhe shikoni ku ju shpie krijimtaria.
Mësoni më shumë