A mother picks her son up to hug, both of them wearing sunglasses. Photo by Christian Anderl.

FOTOGRAFIA FAMILJARE

Këshillat e Christian Anderl-it për shkrepjen e portreteve natyrale të familjes

Për fotografin profesionist Christian Anderl, dokumentimi i çasteve të vyera të jetës familjare është bërë po aq i rëndësishëm në shtëpi sa dhe në punën e tij. Përfaqësuesi i nderit i "Canon" është i njohur për portretet e tij të dëlira e të afërta në fotografinë e tij profesionale. Plus, ai ka ndarë çaste të dëshira të jetës së tij familjare në llogarinë e vet në "Instagram", duke treguar botën siç ajo eksplorohet nga djali i tij i vogël.

Siç e pranon dhe ai vetë, të qenit baba i ka ndryshuar jetën. Të qenit baba e ka frymëzuar madje edhe në projektin e tij për baballarët, një seri portretesh ku baballarët flasin për përvojat e tyre, ndajnë të mirat e të këqijat e tyre dhe u ofrojnë këshillë të tjerëve. Njerëzit kanë formësuar prej kohësh punën e Christian-it, por shkrepja e çasteve të familjes është e rëndësisë së veçantë për të.

"Kur të jem i moshuar dhe im bir të jetë larguar nga shtëpia, do të mërzitem që nuk do të jetë më këtu," - thotë ai. "Mund të ulem në divan e të shoh këto foto të kohës kur ka qenë foshnje. Ai do të bëhet gjashtë vjeç kësaj vere dhe kam gjetur disa foto që i kam shkrepur kur ishte njëvitësh dhe që tani më bën të ndihem në moshë teksa po rritet kaq shpejt. Koha ikën me shpejtësi... Mendoj se duhet t'ia kujtojmë vetes, duke shkrepur foto, se sa shpejt na ikin. Na bën dhe pak më të duruar me fëmijët tanë, kur sheh foto të tilla dhe kujton këto çaste."

Këtu, Christian ndan pesë këshillat e teknikat e tij më të mira për të ndihmuar në shkrepjen e argëtimit autentik në familje. Ndiqni këshillën e tij për të shkrepur portrete të natyrshme e të dëlira të familjes.

1. Lëreni telefonin në xhep

"Kur merrni kamerën, jeni më i vëmendshëm ndaj shkrepjes së fotove," - thotë Christian, i cili i qëndron pas heqjes së telefonit kur është rasti për të nxjerrë pamje më të arrira me anë të kamerës. "Nuk fillon të shkrepësh çfarë të dalë përpara me njërën dorë, siç bën me celularin; por përpiqesh më shumë dhe, për mendimin tim, nxjerr dhe foto më të mira."

Për më tej, nëse punon me kamerën ul dhe atë ekspozimin e vazhduar ndaj telefonit, diçka që Christian ka qenë duke e praktikuar gjithnjë e më shumë përmes një detoksifikimi nga bota dixhitale. "Nuk është se dua të shikoj një ekran tërë ditën, dhe nëse shkrep foto me celular, kjo thjesht më shton kohën që rri para një ekrani. Dua ta vendos syrin tek inkuadruesin dhe të jem i vëmendshëm ndaj çasteve ku ndodhem."

Plus ka dhe avantazhe teknike në përdorimin e kamerës në vend të telefonit, sipas Christian, si p.sh. komandat fizike për ndryshimin e cilësimeve përfshijnë edhe shpejtësinë e shkrehësit, dhe aperturën. Ai shpesh preferon inkuadruesin për kompozimin e një fotoje. "Ka shumë softuerë që përpiqen të simulojnë pamjen e objektivit të vërtetë, por nuk është e njëjta gjë... nuk e mposht dot ndjesinë e një sensori dhe objektivi të madh, sipas mendimit tim." Ndërsa kamerat e niveleve fillestare, si p.sh. Canon EOS M50 i shtojnë këto komanda fizike, aktualisht një celular i nivelit mesatar në të njëjtën kategori as nuk i ka këto.

2. Jini gati për çastet autentike

Kur shkrepni poza të fëmijëve, duhet të jeni gati për çdo gjë. Pasja e një kamere me mundësi vetëfokusimi të shpejtë dhe fokusi me gjurmim, si p.sh. Canon EOS R, EOS 80D ose EOS M50, bën që t'u paraprini çasteve dhe të shkrepni aksione të shpejta, pa e vrarë mendjen se mos subjekti i synuar del turbull.

"Dua ta vendos syrin tek inkuadruesi dhe të jem i vëmendshëm ndaj çasteve ku ndodhem."

"Të duhet vetëfokusim i shpejtë për shkrepjen e fotove të fëmijëve," - thotë Christian. "Kjo është çfarë duhet të kërkosh nga një kamerë. Gjithçka tjetër varet nga buxheti që ke. Të gjithë më pyesin se çfarë kamere të blejnë, por unë gjithnjë u them se më përpara duhet të mendoni për objektivin. Mbase ju duhet objektiv i ri dhe jo kamerë e re, pasi shpejtësia dhe cilësia optike e objektivit është më e rëndësishme sesa kamera."

Fotografia e familjes kërkon gjithashtu një nivel pragmatizmi. "Kurdo që kuptoj se dikujt nuk i pëlqen të fotografohet më, unë thjesht e lë kamerën mënjanë," - thotë Christian. "Nëse dikush nuk do ta nxirrni në foto, nuk do të arrini kurrë t'i nxirrni foto të mira. Sidomos me fëmijët, nuk e detyron dot fëmijën të dalë në foto, kështu që thjesht pranoje situatën dhe provo më vonë."

A boy smiles as bubbles float around him. Photo by Christian Anderl.

3. Eksperimentoni me gjatësi të ndryshme fokale

"Për fotot e familjes, mendoj se ju duhen të paktën dy gjatësi të ndryshme fokale," - thotë Christian. "Për mua, objektivi "Canon EF 85mm f/1.8 USM" është optimal për portrete. Nxjerr një thellësi të ulët qartësie me 85 mm, që të mund ta veçosh fytyrën nga sfondi. Është e gjatë sa duhet për të qenë "në rregull" – po nëse përdor 35 mm apo 50 mm, do kesh distorsion dhe zmadhim të hundës. Si fotograf portretesh, më duhet të flas me njerëzit kur shkrep foto të tyre, ndaj dhe 85 mm është një zgjedhje e mirë në rrezet e mesme – nuk del huq me të."

E teksa Christian preferon objektivin "EF 85mm f/1.8 USM" për portrete, ai mendon gjithashtu se mund të shkrepni foto fantastike me 35 mm. "Mendoj se objektivi "Canon EF 35mm f/1.4L II USM" është i mirë për thuajse gjithçka. Kurdo që nuk e ke përgjigjen gati, thjesht kap një 35 mm dhe do arrish të bësh diçka, madje edhe portrete. Duhet të kesh parasysh se do të ketë pak distorsion të fytyrës, por nga ana tjetër, do të kesh një pamje më të afërt, pasi do të jesh më pranë fytyrës."

Artikujt e lidhur
A baby plays with an abacus.

FOTOGRAFIA E BEBEVE

12 këshilla për fotografinë e bebeve që mund t'i përdorni sot

Ruajini çastet e çmuara dhe shkrepni rritjen e bebes suaj me forma inteligjente për ta bërë fotografimin e bebeve sa më argëtues duke marrë rezultate fantastike

Two children silhouetted against a woodland background by the low sun streaming through the trees.

FOTOGRAFIA FAMILJARE

11 këshilla për fotografinë e familjes

Përfaqësuesja e nderit e Canon, Helen Bartlett, është e mirënjohur për portretet e saj monokromatike të familjes – këtu ajo ndan këshillat e saj më të mira për shkrepjen e momenteve domethënëse.

A girl holds a frisbee in front of her like a picture frame around her face.

FOTOGRAFIA FAMILJARE

Shkrepni portrete më të bukura: sfida argëtuese fotografie në familje

Blogerja e temave të familjes, Katja Gaskell, e ndërroi celularin e saj me një "Canon EOS M50" dhe u befasua nga rezultatet – befasohuni edhe ju duke përdorur këto teknika.

A man stands in the sea and throws his son in the air. Photo by Christian Anderl.

4. Mendoni gjithnjë për sfondin përpara

Ndërsa vëmendjen e keni te subjektet – sidomos fëmijët që lëvizin shpejt – është e rëndësishme të merrni parasysh dhe sfondin përkundër të cilit po shkrepni, pohon Christian: sfondi është elementi kyç i kompozimit dhe një element që shpesh anashkalohet.

"Sfondin përpara është një nga rregullat e pakta që përpiqem vërtet t'u mësoj fotografëve, pasi kjo është diçka që shumica e njerëzve e nënvlerësojnë ose nuk e marrin fare parasysh. Janë aq të fokusuar te plani i parë, te subjekti, te ndriçimi, tek ekspozimi, e gjithë këto, saqë harrojnë që sfondi nuk duket gjë. Me fëmijët që luajnë, mund të jetë diçka e vështirë, por provoni të gjeni një sfond përpara, pastaj vëreni subjektin përkundër tij."

Nuk ka sfonde të sakta apo të gabuara për portretet – varet se si lidhet ky me subjektin – por ambienti rrethues është diçka që duhet ta keni parasysh gjatë shkrepjes. "Gjithçka mund të shërbejë si sfond i mirë dhe gjithçka mund të bëhet sfond i keq. Provoni të merrni një ide të ngjyrave që kombinojnë mirë me njëra-tjetrën, dhe të atyre që nuk kombinohen. Nëse sfondi është vërtet i shëmtuar, atëherë përdorni një aperturë të hapur për së gjeri dhe një objektiv të gjatë për të provuar t'i hiqni qartësinë, që të mbeten vetëm ngjyrat në sfond. Nëse ka ndonjë njollë, si p.sh. ndonjë makinë e kuqe ndërkohë që gjithçka tjetër është blu, atëherë evitojeni."

A small boy stands on top of a hill, seagulls flying in an arc above him. Photo by Christian Anderl.

Shkrepja me kamerë ju jep shanse të pamasa për shfrytëzimin sa më të mirë të fotove tuaja, nga potenciali më i madh për retushim deri te shansi për t'i printuar fotot në përmasa reale. Christian ka një printim të madh të një fotoje të tijën të preferuar të gruas dhe të të birit që luajnë teksa shkasin përmbi kodrat e rërës në Zelandën e Re, të cilën e ka varur në murin e shtëpisë.

"Kam nxjerrë ca poza të qëlluara kur ishin duke vrapuar teposhtë dunave," - thotë ai. "Djaloi po qeshte aq shumë, dhe e kam fiksim këtë foto. Çdo herë që e shikoj, me vjen buzëqeshja dhe më duket sikur jam sërish në Zelandën e Re." Ndarja e kujtimeve me familjen është më e lehtë nëse fotot janë shkrepur me rezolucion të lartë që lejon printimin në A2 ose përmasa posteri – diçka që nuk kam pasur rastin ta arrij me fotot e shkrepura me celular.

Nuk është thjesht çështje printimi, por ka të bëjë dhe procesi i retushimit. "Me skedarët e mirë RAW ke më shumë mundësi retushimi se sa të nxjerrësh një JPEG nga celulari. Mund të përcaktosh ndjesinë dhe atmosferën e një fotoje thjesht duke i zgjedhur ngjyrat e duhura. Nëse nuk retushon je duke përdorur vetëm 50% të fotografisë."

Së fundi, mundësitë e lidhjes të integruara në kamerat moderne ndihmojnë në transferimin e fotove drejtpërdrejt nga kamera – te tableta, për t'ua treguar të tjerëve në vend, ose te celulari për t'i kaluar në internet, duke sjellë cilësi më të mirë në buletinin e rrjeteve tuaja sociale. Me aplikacionin "Canon Print" në pajisjen portative dhe një printer të mbështetur të "Canon", mund dhe të krijoni printime të cilësisë së lartë, me valë.

A mother runs down a sand dune, pulling her son along, both of them laughing. Photo by Christian Anderl.

Christian ka sfiduar blogeren e temave familjare, Katja Gaskell, për t'i përmirësuar fotografinë e saj të familjes duke iu larguar celularit dhe duke kaluar në një realitet të ri me anë të Canon EOS M50. Si shkrimtare e blogere për temat e udhëtimit në "Globetotting", Katja i ka shkrepur fotot e tri fëmijëve të saj anembanë botës me anë të celularit të saj. Tani ajo po provon teknikat e shumta të reja që mund të realizojnë përmes një kamere. Shikoni se si ia ka dalë dhe provojini edhe vetë këto sfida të fotografisë së familjes.

Shkruar nga Lucy Fulford

Artikujt e lidhur

"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.

Kthehu tek të gjitha këshillat e teknikat

Produktet e lidhura