Si përdorues i Canon EOS R10, padyshim që keni pasur rezultate të shkëlqyera nga përpjekjet tuaja krijuese, falë fokusit automatik të shpejtë të kamerës dhe cilësisë së qartë të imazhit. EOS R10 ju jep një lloj kontrolli krijues të tillë që bën të lumtur për faktin që keni kaluar në një nivel më të lartë nga smartfoni ose kamera kompakte.
Ndoshta keni fotografuar udhëtime familjare, keni eksperimentuar me portrete ose keni kapur ndeshjet sportive të fëmijëve tuaj. Por, ndërsa aftësitë tuaja përmirësohen, mund ta keni të vështirë që të afrohenimjaftueshëm me aksionin, të kapni të gjithë peizazhin ose të arrini turbullimin ëndërrimtar të sfondit që shikoni në imazhe profesionale.
Aty fillon faza tjetër e rrugëtimit tuaj me fotografinë. Shtimi i një objektivi të ri mund të shkyçja më krijuese që mund t'i bëni ndonjëherë aftësive tuaja. Çdo objektiv në çantën tuaj të kompletit ndryshon mënyrën se si e shikoni dhe e kapni botën, duke shfaqur këndvështrime, stile dhe mundësi të reja. Si menaxher i produkteve të Canon Europe, Mark Kendrick shpjegon, "Një objektiv i dytë mund të ndryshojë tërësisht atë që mund të bëni me kamerën që keni."
Duke pasur parasysh këtë gjë, këto janë objektivat më të mira për t’ju ndihmuar që të përfitoni edhe më shumë nga Canon EOS R10.
Objektivat më të mira për Canon EOS R10: Përmirësime inteligjente për ta çuar fotografinë tuaj në një nivel tjetër
Objektivi më i mirë i përmirësuar për portrete: Canon RF 45 mm F1.2 STM
Profesionistëve u pëlqen të shkrepin me objektivat f/1.2, pasi apertura ultra e gjerë krijon një thellësi të cekët fushe, duke përmirësuar ndarjen midis subjektit dhe sfondit, si dhe efektin bokeh tërheqëstë sfondit.
Me aperturën ultra të gjerë f/1.2, objektivi RF 45 mm F1.2 STM krijon hapësira për portrete krijuese, duke ju mundësuar të kapni subjekte me fokus të mprehtë kundrejt sfondeve me turbullim të bukur dhe të butë. Shkrepur me Canon EOS R6 Mark III, me objektivin Canon RF 45mm F1.2 STM, në 1/100 sek, f/2 dhe ISO 100.
Nëse po përmirësoni aftësitë tuaja të portretit, modeli RF 45mm F1.2 STM është niveli tjetër i objektivave fikse që meriton kamera juaj EOS R10. Me aperturën e tij ultra të gjerë f/1.2, e cila më parë gjendej vetëm te objektivat e shtrenjta profesionale, do të përfitoni thellësi të cekët të bukur fushe dhe performancë mahnitëse në ndriçim të ulët. Është një progres i natyrshëm nga modeli i mirënjohur i Canon RF 50mm F1.8 STM për faktin se është më i shpejtë për përmirësimin e shprehisë krijuese dhe shkrepjen në ndriçim të ulët.
Siç e shpjegon Marku, "Nëse keni zgjedhur EOS R10, jeni tashmë një hap para nivelit fillestar. Modeli RF 45mm F1.2 STM përfaqëson të njëjtin përmirësim për sa i përket objektivit. Ka kapacitet të lartë, është i mrekullueshëm dhe është krijuar për t’u rritur me ju."
Për ata që duan të kapin portrete më intime, të presin detajet dhe të arrijnë një kompresim natyral, modeli RF 85mm F2 MACRO IS STM është sërish një zgjedhje e shkëlqyer. Ai ofron kompresim të mirë dhe turbullim të butë të sfondit, si dhe stabilizim të integruar imazhi (IS) për fleksibilitet edhe më të madh kur shkrepni dorazi, të gjitha në një trup kompakt. Për më tepër, aftësia e tij makro prej 0,5x dhe fokusimi nga afër deri në 35 cm, ju japin fleksibilitetin që të fotografoni lule, insekte dhe detaje me qartësi nga skaji në skaj.
Objektivat më të mira të përditësuara për fotografi rruge dhe udhëtimi: Canon RF 28mm F2.8 STM
Modeli RF 28mm F2.8 STM është më i vogli dhe më i lehti në gamën e objektivave RF të Canon-it.
Madhësia kompakte dhe pesha e lehtë e bëjnë modelin RF 28mm F2.8 STM ideal për fotografi udhëtimesh dhe rruge, ku transportueshmëria dhe këndvështrimi natyral janë më të rëndësishmet. Shkrepur me Canon EOS R8, me objektivin Canon RF 28mm F2.8 STM në 1/250 sek, f/2.8 dhe ISO 200. © Andres McNeill
Kompakt, i mprehtë dhe me peshë shumë të lehtë, modeli RF 28mm F2.8 STM është objektivi RF më i shkurtër i Canon-it dhe balancon në mënyrë të përsosur EOS R10. Ky objektiv fiks me hapje të shpejtë është ideal për shkrepje në përditshmëri, duke ofruar një pamje më të gjerë të fushës se një objektiv 50 mm për kapjen e objekteve brenda mjedisit të tyre. Pavarësisht nëse po eksploroni një qytet të ri, po shkrepni fotografi të stilit të jetesës ose po dokumentoni jetën e përditshme, ai është diskret, reagues dhe argëtues për përdorim.
Marku e quan "një gjatësi fokale vërtet natyrale për udhëtim pasi pamja që ofron duket e njëjtë me atë që shohin sytë tuaj."
Objektivi më i mirë i gjerë i përmirësuar: Canon RF-S 10-18mm F4.5-6.3 IS STM
Një objektiv me kënd të gjerë si modeli RF-S 10–18 mm F4.5–6.3 IS STM ju lejon të kapni peizazhet e gjera dhe arkitekturën mahnitëse të ambienteve të brendshme, duke i mbajtur vijat të pastra dhe natyrale. Shkrepur me Canon EOS R7, me objektivin Canon RF-S 10-18mm F4.5-6.3 IS STM në 10 mm, 1/200 sek, f/5 dhe ISO 6400.
Kur dëshironi të kapni gjithçka në kornizë, nga peizazhet e gjera te arkitektura e ndërlikuar, objektivi me kënd të gjerë është një domosdoshmëri për çantën tuaj të kompletit. Modeli RF-S 10-18mm F4.5-6.3 IS STM është një zgjedhje ideale. Kompakt, me peshë të lehtë dhe i projektuar për kamerat APS-C, ai është bërë që të udhëtojë kudo që udhëton kamera juaj EOS R10.
Fushëpamja e tij ultra e gjerë e bën të përsosur për ambientet e brendshme, horizontin dhe madje fotografinë e qiellit gjatë natës. Gjithashtu mund t’ju japë një këndvështrim argëtues, duke ekzagjeruar elementet e afërta të planit të parë kundrejt një sfondi të gjerë. Dhe falë projektimit optik të avancuar, ky objektiv bën që vijat dhe këndet të duken natyrale, pa shtrembërimin që shikoni zakonisht me modalitetin ultra të gjerë të një smartfoni.
Objektivi mi i mirë telefoto i përmirësuar: Canon RF 100-400mm F5.6-8 IS USM
Projektuar për rreze dhe saktësi, objektivi RF 100–400mm F5.6–8 IS USM i sjell subjektet e largëta, si p.sh. faunën e egër dhe ngjarjet sportive, në një pamje të qartë dhe të detajuar. Shkrepur me Canon EOS RP (pasuar tashmë nga EOS R8), me objektivin Canon RF 100-400mm F5.6-8 IS USM në 400 mm, 1/60 sek, f/8 dhe ISO 1,250.
Nëse ju pëlqen fotografimi i aksionit, faunës së egër ose e ngjarjeve sportive, këtu është fusha ku EOS R10 shkëlqen. Kombinojeni me objektivin RF 100-400mm F5.6-8 IS USM dhe do të kapni pamje të qarta dhe të detajuara të subjekteve në distancë të largët kur nuk mund të afroheni fizikisht. Sensori me rezolucion të lartë i EOS R10 dhe shkrepja e shpejtë në seri përbëjnë një kombinim të fuqishëm me këtë stabilizim të integruar imazhi (IS) të objektivit të gjatë zmadhues.
"Shpejtësia dhe rezolucioni i kamerës EOS R10 kombinohen në mënyrë të përsosur me modelin RF 100-400mm F5.6-8 IS USM," thotë Marku. "Mund të shkrepni dorazi dhe përsëri të merrni imazhe të mprehta me cilësi të lartë të subjekteve që lëvizin shpejt."
Objektivi më i mirë i përditësuar për të gjitha aspektet: Canon RF 18-150mm F3.5.-6,3 IS STM
Modeli RF-S 18-150mm F3.5-6.3 IS STM është një objektiv zmadhues shumëfunksional që përshtatet me thuajse çdo skenar, që nga skenat e gjera të udhëtimit te portretet nga afër, pa qenë e nevojshme që t'i ndërroni objektivat. Shkrepur me Canon EOS R10, me objektivin Canon RF-S 18-150mm F3.5-6.3 IS STM në 35mm, 1/2 000 sek, f/5,6 dhe ISO 12 800.
Modeli RF-S 18-150mm F3.5-6.3 IS STM është i shkëlqyer për fotografi nga afër. Me gjatësi fokale prej 35 mm ai fokusohet në afërsi deri në 17 cm dhe ofron një zmadhim maksimal prej 0,59x me stabilizim imazhi optik për të ndihmuar në garantimin e imazheve të mprehta edhe kur jeni duke shkrepur dorazi. Shkrepur me Canon EOS R10, me objektivin Canon RF-S 18-150mm F3.5-6.3 IS STM në 35mm, 1/2 000 sek, f/5 dhe ISO 1 600.
Për udhëtime, dalje familjare ose aventura spontane, modeli RF-S 18-150mm F3.5-6.3 IS STM është objektivi më i mirë zmadhues i përmirësuar që i bën të gjitha për EOS R10. Ai ofron një gamë të madhe gjatësish fokale, që nga këndi i gjeri deri te telefotoja, që do të thotë se mund të kapni gjithçka, që nga peizazhet te portretet dhe te pamjet nga afër pa i ndryshuar objektivat. Konstrukti i tij kompakt e bën një shoqërues të thjeshtë të përditshëm, ndërsa stabilizimi i integruar i imazhit (IS) ndihmon me qëndrueshmërinë e fotografive kur jeni duke shkrepur dorazi.
Ky është objektivi më i mirë i përmirësuar për përdoruesit e Canon EOS R10 të cilët, mbi të gjitha, duan fleksibilitetin për të kapur një larmi subjektesh pa e ndryshuar objektivin.
Ndërtoni çantën tuaj të kompletit mbështetur te pasionet tuaja
Çdo objektiv i ri shkyç një mënyrë tjetër të të parit – pavarësisht nëse jeni duke shkrepur portrete, peizazhe ose aksion. Zgjerimi i koleksionit tuaj të objektivave me EOS R10 ju ndihmon t'i ktheni momentet e përditshme në imazhe të spikatura.
Pavarësisht nëse ju tërheq fauna e egër, portretet, udhëtimi ose videot, kamera EOS R10 mund t'ju përshtatet dhe gjithçka që ju duhet është objektivi i duhur. Siç këshillon Marku, "Mendoni se ku ju kufizon konfigurimi juaj aktual dhe kjo është pista juaj. Nëse gjithmonë doni të zmadhoni më tej, arrini një rreze më të gjerë. Nëse gjithmonë bëni shkrepje të gjera, zgjeroni edhe më shumë pamjen. EOS R10 e ka kapacitetin dhe objektivi i duhur ju ndihmon ta realizoni."
EOS R10 është ndërtuar për krijuesit që janë gati për të marrë kontrollin. Duke e kombinuar me objektivat e duhura, do të transformoni çdo gjë që është e mundur në çdo kuadër. Çdo objektiv hap këndvështrime të reja, duke ju ndihmuar të shkoni nga shkrepja e thjeshtë e fotografive te krijimi i vërtetë i tyre.
ZBULONI MË SHUMË
Gjithçka që duhet të dini rreth përzgjedhjes së një objektivi
Zbuloni objektivat që ju sjellin më pranë
Objektiva për të kapur më shumë nga skena
Objektiva për portrete më të mprehta
Eksploroni objektivat e Canon-it dhe zbuloni modelin më të përshtatshëm për ju
Shkruar nga Jeff Meyer
Produkte të ngjashme
-
EOS R10
Kryeni hapat tuaja të radhës në fotografi dhe video me një kamerë pa pasqyra EOS R System të krijuar rreth një sensori madhësie APS-C. -
RF 45mm F1.2 STM
Një objektiv fiks standard, ultra i shpejtë f/1.2, me peshë të lehtë, që ofron teknika të avancuara dhe imazhe ekspresive lehtësisht të arritshme. -
RF 28mm F2.8 STM
Një objekti i hollë, petashuq dhe peshëlehtë për udhëtime dhe fotografinë e rrugës me rreze fokale fleksibël 28mm dhe aperturë të shpejtë maksimale f/2.8. -
RF-S 10-18mm F4.5-6.3 IS STM
Një objektiv zmadhimi i vogël, i lehtë, ultra i gjerë me gjatësi fokale fleksibël 10–18 mm, ideal për udhëtime, video dhe fotografi të peizazhit. -
RF 100-400mm F5.6-8 IS USM
Një objektiv fleksibël, kompakt dhe peshëlehtë RF 100-400mm me fotostabilizim 5.5-nivelësh për shkrepjen e natyrës dhe të aksionit pa u rënduar nga pesha. -
RF-S 18-150mm F3.5-6.3 IS STM
Një objektiv zmadhues EOS R-series APS-C i gjerë deri në telefoto që është ideal për udhëtime, faunën e egër, sportin dhe stilin e jetesës.