Nëse i ke tanimë dy kamera profesionale të nivelit të lartë dhe një mori objektivash fiksë, zgjedhja e një kompleti krejt tjetër për një udhëtim mund të befasojë ndonjërin, por për fotografin profesionist dhe përfaqësues nderi të Canon, Martin Bissig, zgjedhja ishte e qartë. Teknologjia e kamerave po zhvillohet vazhdimisht, kështu që nëse ndan ca kohë për të provuar modele të ndryshme mund të zbuloni veçori të reja që mund t'ju ndihmojnë ose të bëni një fillim të goditur nëse jeni fillestar, ose - në rastin e Martin-it - t'ju japin mjete të reja për të punuar si profesionistë.
Me një udhëtim njëmujor të planifikuar në Sri-Lankë, Martin-i i shqyrtoi me kujdes opsionet e kompletit të tij dhe vendosi të provonte Canon EOS R10 me objektivin Canon RF-S 18-150mm F3.5-6.3 IS STM. Ai zgjodhi APS-C EOS R10 për përmasat e vogla, trupin e lehtë dhe shkrepjen mbresëlënëse në seri - dhe mbeti i kënaqur nga rezultatet. "Kam kapur shumë momente në EOS R10 që nuk do t'i kisha kapur në kamerat e mia më të mëdha, sepse thjesht nuk do t'i kisha marrë me vete," - shpjegon ai.
Këtu, Martin-i ndan foto nga udhëtimi, së bashku me këshilla se si të sillni në shtëpi fotografi të nivelit profesional nga aventurat tuaja.