BAZAT E RETUSHIMIT

Si të redaktoni fotot e peizazhit për printim

Disa rregullime të kujdesshme mund t'ju ndihmojnë të përfitoni në maksimum nga çdo imazh peizazhi që kërkoni të printoni. Ja çfarë duhet të dini.
Një imazh para dhe pas i një peizazhi kënetor, i paredaktuar në të majtë dhe në bardhezi në të djathtë.

Fotografia e peizazhit është ideale për printime krijuese. Pavarësisht nëse doni të kapni ngjyrat vibrante të një perëndimi dielli në letër me shkëlqim apo nëse kërkoni të bëni printime të arteve figurative bardhezi, duke e bërë vetë do të thotë se mund të keni kontrollin e procesit në çdo hap të rrugës.

Përmasat e mëdha në printime ju mundësojnë të shihni të gjitha detajet që keni kapur në peizazhe tuaja dhe një printer fotografik A3 si Canon PIXMA iP8750 e bën të lehtë dhe të dobishme realizimin e kësaj në shtëpi. Me teknologjinë FINE të kokave, që jep një rezolucion deri në 9600dpi dhe një sistem të përparuar boje me 6 ngjyra (duke përfshirë një bojë gri) për fotografi të jashtëzakonshme me ngjyra dhe bardhezi, Canon PIXMA iP8750 mund të realizojë një gamë të gjerë punimesh për mure.

Shkrepja në RAW ju mundëson të shfrytëzoni në maksimum aftësitë e printerit tuaj, duke ju dhënë fleksibilitetin për të rregulluar imazhet e peizazheve pasi t'i keni shkrepur - pa ua ulur cilësinë. Duke përdorur softuerin e procesimit RAW, si Canon Digital Photo Professional (DPP) ose Adobe® Lightroom®, mund të rregulloni ekspozimin, ngjyrat dhe qartësinë e fotove tuaja në përputhje me materialin tuaj të zgjedhur të printimit.

Balancimi i të bardhës

Një pamje ekrani e Canon Digital Photo Professional që tregon një pamje para dhe pas të një peizazhi të qytetit natën, e paredaktuar në të majtë dhe me një ngjyrë blu të mbivendosur në të djathtë.

Përdorimi i profilit të balancës Tungsten White te Canon DPP, ose caktimi manualisht i një temperature të ulët ngjyrash, do të shtojë një ngjyrim të ftohtë blu mbi imazhet e nxjerra nën ndriçim natyror.

Një nga mjetet më të rëndësishme për arritjen e ngjyrave të sakta në printimet e peizazhit është kontrolli i ekuilibrit të së bardhës. Kjo ju mundëson të hiqni çfarëdo ngjyrim të shkaktuar nga lloje të ndryshme ndriçimi ose të shtoni qëllimisht një ngjyrim për t'i ndryshuar atmosferën një skene. Ekuilibrin e së bardhës mund ta caktoni në kamerë, por fotografimi në RAW ju lejon të vijoni të keni opsione dhe të merrni vendime për këtë cilësim kur të procesoni imazhet.

Në softuerin për RAW mund të zgjidhni nga një sërë profilesh të ekuilibrit të së bardhës, si Daylight, Cloudy dhe Shade. Përndryshe, mund të përdorni niveluesit e Colour Temperature për të rregulluar ekuilibrin e së bardhës, ose të zgjidhni funksionin Eyedropper dhe të klikoni në çfarëdo zone të bardhë apo gri në imazh.

Stili i pamjes

Një pamje ekrani e Canon Digital Photo Professional që tregon dy variante të një imazhi peizazhi të një fushe, të paredaktuar në të majtë dhe me Nostalgia Picture Style të zbatuar në të djathtë.

Mund të shkarkoni Picture Styles suplementare për t'i përdorur në DPP ose në kamerën tuaj EOS - duke përfshirë Autumn Hues, Twilight dhe Nostalgia – nga këtu.

Një avantazh tjetër i shkrepjes në RAW është se mund të eksperimentoni me cilësime të ndryshme të Picture Style kur procesoni skedarët tuaj në DPP.

Landscape Picture Style do të jetë funksioni më i përdorur prej jush, pasi është krijuar për të theksuar qiejt vibrantë të kaltër dhe blerimin vibrant të një imazhi klasik të peizazhit. Sidoqoftë, disa peizazhe do t'i përshtaten më mirë një Picture Style alternativ, si p.sh. Monochrome, Fine Detail apo edhe Portrait.

Është e mundur ta rregulloni më tej kontrastin, qartësinë dhe parametrat e tjerë që i përshtaten skenës. Mund dhe të krijoni profilet tuaja me anë të softuerit Picture Style Editor të Canon.

Nivelet dhe kurbat

Një pamje ekrani e Canon Digital Photo Professional që tregon dy variante të një imazhi peizazhi të një fushe të mbushur me ujë -varianti i paredaktuar në të majtë me një mbulesë me ngjyrë të kuqe tregon theksimet me të bardhë të pastër dhe një variant në të djathtë me kontrastin të rregulluar.

Për të shmangur gabimet e ekspozimit, aktivizoni Highlight and Shadow Clipping Warning në DPP. Kjo do të shtojë një shtresë me ngjyrë në imazh, duke ju treguar se cilat zona do të jenë të zeza të pastra (të treguara me blu) dhe cilat të bardha të pastra (të treguara me të kuqe).

Fotot e peizazhit shpesh përfitojnë nga rregullimet e kontrastit për të nxjerrë më shumë detaje në zona të errëta dhe të shndritshme. Funksionet Levels dhe Curves ju japin kontrollin mbi mënyrën si shfaqen hijet, tonalitetet e mesme dhe theksimet në imazhin tuaj të printuar.

Këto mjete ndryshojnë midis programeve RAW. Në DPP, përdorni panelin Gamma Adjustment për të ndryshuar nivelet. Këtu ka tri vija vertikale që mund të përdorni për të ndryshuar pikën e zezë, tonalitetet e mesme dhe pikën e bardhë të imazhit tuaj. Në Adobe® Lightroom® mund të arrini rezultate të ngjashme duke përdorur niveluesit Black, Shadow, Highlight dhe White.

Manipulimi i kurbës së tonalitetit ju lejon të rrisni ose zvogëloni shkëlqimin në pika specifike përgjatë gjithë diapazonit dinamik, për kontroll edhe më të imët. Në përgjithësi, një kurbë tonale në formë S do të rrisë kontrastin për një printim më të fuqishëm. Për t'ia dalë kësaj, klikoni në mes diagonales për të vendosur pikën e mesit, pastaj tërhiqeni poshtë në anën e majtë të grafikut për të errësuar hijet. Ana e djathtë do të shtyhet automatikisht më lart, duke ndriçuar theksimet.

Hidhini një sy histogramit kur bëni rregullime. Nëse skajet majtas ose djathtas janë prerë, do t'i humbni detajet në ato zona në printimin përfundimtar.

Shmangia dhe djegia

Një pamje ekrani e Adobe® Lightroom® që tregon një peizazh bregdetar me një maskë përzgjedhëse që tregon se ku po aplikohet shmangia.

Mund të aktivizoni një maskë përzgjedhëse kur përdorni Adjustment Brush të Adobe® Lightroom, e cila ju lejon të shihni qartë se ku po përdorni shmangien, djegien dhe rregullime të tjera.

Së bashku me redaktimet që ndikojnë në të gjithë imazhin, mund të krijoni printime më dinamike duke rregulluar zona të veçanta.

Teknika e "shmangies dhe djegies" është e lehtë për t'u zbatuar në imazhe digjitale duke përdorur softuer redaktimi siç ilustrohet më lart. Këto terma u referohen përkatësisht shkëlqimit dhe errësimit të zonave specifike të një imazhi për t'i nxjerrë ato në pah.

Në DPP mund të përdorni skedën Adjust Specific Areas tek Tool Palette për të rregulluar imët shkëlqimin, kontrastin, ngjyrën dhe fortësinë e ngjyrave të pjesëve specifike të peizazhit tuaj.

Përzierja e ekspozimit

Një pamje ekrani e Adobe® Lightroom® me dy imazhe të një peizazhi ujor. Një filtër digjital me gradacion po i zbatohet variantit në të djathtë.

Në Adobe® Lightroom®, mund të zbatoni një filtër digjital me gradacion për të errësuar një qiell të ndritshëm. Përndryshe, mund të ndërthurni dy ekspozime në një redaktues fotografish, si Adobe® Photoshop®.

Ndonjëherë diapazoni dinamik i një skene mund të jetë shumë i madh për kamerën tuaj për të kapur detaje si në qiell ashtu edhe në peizazh.

Mund të krijoni gjithashtu dy variante të ndryshme të një imazhi nga një skedar i vetëm RAW: njëri me qiellin të ekspozuar si duhet dhe tjetri me peizazhin të ekspozuar siç duhet. Imazhi me qiellin e saktë mund të shtresohet mandej përmbi imazhin me planin e duhur të saktë në Adobe® Photoshop® ose redaktuesin tuaj të preferuar të fotove.

Qartësimi

Një pamje ekrani e Adobe® Lightroom® me një imazh shkëmbinjsh bregdetarë. Funksioni Output Sharpening po përdoret për të zgjedhur llojin e letrës.

Nëse eksportoni një imazh nga Adobe® Lightroom®, mund ta zgjidhni llojin e letrës dhe nivelin e qartësimit te Output Sharpening.

Faza përfundimtare e redaktimit është qartësimi i peizazhit tuaj për printim. Do të duhet të zbatoni një nivel më të lartë qartësimi për printimet fotografike krahasuar me imazhet që shpërndani në internet - kjo është për shkak të distancës së shikimit dhe mbivendosjes së pikave kur shtypni, që mund të thotë që qartësia ndikohet. Printimet e vogla shpesh kërkojnë më shumë qartësim sesa printimet e mëdha, sepse ato mund të duken më të buta kur zvogëlohen. Materiali i printimit ka gjithashtu ndikimin e vet, ku printimet me shkëlqim zakonisht kërkojnë më pak qartësi sesa letra mat dhe materialet e artit figurativ.

Bëni printime provë

Një pamje ekrani e  Adobe® Lightroom® që përshkruan variacione të shumta të një imazhi të një kulle transmetimi në një fushë kolze, secila me cilësime të ndryshme të ngjyrave dhe të kontrastit.

Përdorni veçorinë e shqyrtimit paraprak të softuerit tuaj për të parashikuar më mirë se si do të duken ngjyrat dhe kontrasti në printim, më pas krijoni një printim fizik me variacione të imazhit për të provuar se cili ju pëlqen.

Printimet e fotografive gjithmonë do të duken paksa ndryshe nga imazhi që shihni në monitori, kështu që është ide e mirë të prodhoni printime të vogla provë për të siguruar që redaktimet tuaja janë bërë siç duhet. Në rastin ideal, kontrollojini këto në vendin ku do të shfaqet printimi juaj përfundimtar, pasi ndriçimi dhe ngjyra e murit do të ndikojnë në perceptimin tuaj të imazhit.

Ndërsa besimi juaj në printimin nga shtëpia rritet, do t'ju rritet edhe ambicia. Duke kaluar në një printer më të përparuar si modeli me 8 ngjyra Canon PIXMA PRO-200 do të keni mundësinë e opsioneve edhe më krijuese, si p.sh. printim të fotove panoramike të peizazhit. Canon PIXMA PRO-200 është gjithashtu i pajtueshëm me softuerin Canon Professional Print & Layout, i cili është në gjendje të simulojë pamjen e letrave dhe të bojërave të ndryshme në ekran.

Shkruar nga Marcus Hawkins

* Adobe® dhe Lightroom® janë ose marka të regjistruara tregtare, ose marka tregtare të Adobe në SHBA dhe/ose shtete të tjera.

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur

  • PRINTONI

    Modifikimi i fotografive tuaja për printim

    Përmirësoni fotografitë tuaja për printim me udhëzuesin tonë hap pas hapi në lidhje me modifikimin për printim dhe cilësimet më të mira të printimit.

  • PARIMET BAZË TË FOTOGRAFISË

    Mbivendosja e fokusit për fillestarë

    Fotografi Matt Doogue shpjegon se mjetet e mbivendosjes së Canon-it mund t’ju ndihmojnë të kapni shkrepje makro dhe peizazhe me mprehtësi para-mbrapa.

  • FOTORETUSHIM / FOTOMONTAZH

    Retushimi i fotove RAW me DPP

    Zbuloni si të retushoni, rafinoni e përmirësoni fotot tuaja RAW duke përdorur softuerin DPP nga Canon.

  • FOTOGRAFIA ME INTERVAL

    Si të shkrepni seri kohore

    Mësoni si të konfiguroni pozat me interval ditë-natë dhe të krijoni një seri kohore që tregon kalimin e kohës në një figurë të vetme.