Canon PIXMA PRO-200S
Fokusuar në printimin e fotove me ngjyra vibrante, fleksibilitet dhe prakticitet, Canon PIXMA PRO-200S është zgjedhja ideale për entuziastët e fotografisë dhe fotografët aspirantë.
TREGONI NGJYRAT TUAJA TË VËRTETA
Përmirësojeni fotografinë tuaj me ngjyra vibrante të cilësisë së lartë dhe printime njëngjyrëshe për të cilin do të ndiheni krenarë. Fleksibël, kompakt dhe praktik, ky printer A3+ ka opsione pa bordurë, artistike dhe panoramike që të mund të fokusoheni në gjetjen e pozës ideale.
Shikoni specifikimet e plotaSpecifikimet
-
Sistem boje me bazë ngjyruesi me 8 ngjyra
-
Printimi pa bordura
-
Printim me shpejtësi të lartë
-
Lidhje me valë
-
Monitor LCD 3 in
-
Skelet kompakt e peshëlehtë
Ngjyrat tuaja të vërteta, të printuara në perfeksion
Foto mbresëlënëse cilësie të lartë
Me sistemin superior me bazë ngjyruesi me 8 ngjyra, e keni të garantuar riprodhimin e jashtëzakonshëm, ngjyrat më të pasura dhe printimin vibrant profesional, çdo herë.
Zgjidhni letrën që ju vjen për shtat
Me manovrimin fleksibël të materialeve dhe përmasat e personalizueshme të printimit, mund t'i përmirësoni fotot në një larmi letrash, duke përfshirë dhe ato artistike, pa bordura dhe panoramike.
Shpejtësi e lehtësi në përdorim
Ekrani i integruar LCD 3in ju mundëson kontrollin e niveleve të bojës, të kryeni mirëmbajtjen e printerit dhe t'i hapni me një shikim udhëzimet e printerit - për rezultate të përsosura me lehtësi.
Printim ideal çdo herë
Me 3 opsione mbushjeje të letrës dhe funksionin e korrigjimit automatik të shtrembërimeve, mund t'i thoni lamtumirë shtrembërimit dhe problemeve të printimit, pavarësisht letrës që përdorni.
Një proces i njësuar
Softueri praktik PPL (Professional Print & Layout) nga "Canon" bën që t'i shkrepni e dërgoni fotot me lehtësi nga programet e njohura të fotografisë për një përdorim retushim-printimi me një ndalesë.
Kompakte dhe me peshë të lehtë
Madje me kapacitetin për letër A3+, Canon PIXMA PRO-200S mbetet një zgjidhje peshëlehtë për nevojat tuaja të printimit. Madje është edhe kompakt, që të mund ta mbani lehtësisht në një studio të vogël.
Për printim më të shpejtë, më efikas
Pozat e bukura ndodhin sa hap e mbyll sytë dhe po kështu edhe printimet fantastike. Canon PIXMA PRO-200S është i shpejtë e efikas, realizon printime cilësie të jashtëzakonshme në A3+ për vetëm 90 sekonda1, duke ju dhënë më shumë kohë të gjeni pozën e bukur të radhës.
Sistem boje Chroma Life 100+
Sistemi i ri me bazë ngjyruesish me 8 bojëra nga Canon realizon një gamë më të gjerë ngjyrash për foto vibrante të cilësisë së lartë. Me Canon PIXMA PRO-200S mund të arrini dhe të zeza më të thella dhe riprodhim të përmirësuar të të kuqeve dhe të të kaltrave. Bojërat e hirta dhe të hirta të çelëta ju ndihmojnë të arrini gjithashtu printime të jashtëzakonshme njëngjyrëshe si dhe të përshpejtoni procesin e printimit.
Frymëzohuni, regjistrohuni tani
Modul dhe softuer falas "Professional Print & Layout (PPL)"
Moduli PPL punon ose si softuer më vete ose si modul përmes softuerit "Canon Digital Photo Professional" ose "Adobe Photoshop" dhe "Lightroom".
Çfarë ka në kuti
Gjithçka që ju duhet për të marrë printime A3+ cilësie fotogalerie nga komoditeti i tryezës suaj.
-
PIXMA PRO-200S
-
Kordon elektrik i tipit britanik
-
Kordon elektrik i tipit evropian
-
Sirtar për printim CD
-
CD me softuerin e konfigurimit dhe manualin e përdorimit (CD vetëm për Windows)
-
Manuali i përdorimit (manual elektronik)
-
Fletushkë A3 e sistemit evropian të garancisë (EWS)
-
Fletëgaranci ruse
-
8 kuti boje të veçanta
Cilësi galerie
Zbuloni letrën artistike të palëve të treta që mbështetet drejtpërdrejt nga profilet e printerit për të garantuar saktësinë dhe besnikërinë e rezultateve
Fotoletër Canon
Pasja e letrës së duhur për t'u përkuar ambicieve është më se e lehtë me mundësinë e finicioneve me shkëlqim, lustër dhe mat.
-
Letër për arte të bukura | Photo Paper Pro Platinum (PT-101)
Photo Paper Pro Platinum (PT-101) [Seritë]
Letër fotografike Pro Platinum -
Letër për arte të bukura | Photo Paper Pro Luster (LU-101)
Photo Paper Pro Luster (LU-101) [Seritë]
Letër fotografik me cilësi superiore me një veshje me llustër -
Letër për arte të bukura | Photo Paper Pro Premium Matte (PM-101)
Photo Paper Pro Premium Matte (PM-101) [Seritë]
Për sipërfaqe të lëmuar me tone të bardha të ngrohta dhe pa reflektim, kjo letër cilësore është ideale për fotografi të arrira bardhezi dhe me ngjyra, si dhe për kopertina dhe riprodhime grafike ku ngjyrat e ngrohta dhe tonet e grisë shprehen më së miri. -
Letër për arte të bukura | Premium Fine Art Rough (FA-RG1)
Premium Fine Art Rough (FA-RG1) [Seritë]
Letër profesionale me cilësi të lartë e arteve të bukura për printerët profesionalë me bojë të Canon, që ofrojnë imazhe me dendësi të lartë të të zezave, tonalitet të saktë në zonat e errëta dhe një gamë të gjerë ngjyrash.
Artikuj të ngjashëm
6 mënyra që modeli i ri "PIXMA PRO-200S" mund t'ju japë printime më të mira në A3+
Zbuloni se si kryemodeli i ri "PIXMA PRO A3+" e bën të lehtë kthimin e pamjeve digjitale në vepra arti me ngjyra të ndezura në vetëm 90 sekonda.
Produkte të ngjashme
-
Printera të fotografive profesionale
imagePROGRAF PRO-1100
Për tone më të theksuara të ngjyrës së zezë dhe blu dhe detaje të përkryera – ky printer A2 ofron cilësi profesionale dhe rezultate të qëndrueshme. -
Printera të fotografive profesionale
imagePROGRAF PRO-300
Një printer profesional tryeze "imagePROGRAF" me printime A3+ cilësie fotogalerie, me një cikël të lehtë pune për printime të cilave mund t'u besoni.
Mund të jeni të interesuar edhe për
Printimi fleksibël i bërë më i lehtë
Kjo zgjidhje e vogël e kompakte ofron opsione të mëdha printimi dhe vjen me softuer më se të lehtë, që të keni më shumë vend në tryezë – si dhe në vizion – për të hapur flatrat e krijimtarisë.
Ngjyra të vërtet, printuar në perfeksion
Ajo që shikoni nga objektivi ju merr jetë në letër falë sistemit të ri të bojës me bazë ngjyruesish me 8 bojëra të Canon PIXMA PRO-200S dhe riprodhimit të jashtëzakonshëm, çdo herë.
PIXMA PRO-200S - Printime të mëdha pa bordura
Përfitoni printim fotografish të mëdha pa bordurë me Canon PIXMA PRO-200S. Mësoni rreth veçorive të tij, si printimi panoramik dhe përdorimit fleksibël të materialeve.
- Të gjitha të dhënat mbështeten në metodat e testimit standard të Canon me përjashtim ku tregohet.
Mund të ndryshohet pa paralajmërim.