Canon imagePROGRAF PRO-310
Falë teknologjisë së printimit "imagePROGRAF PRO" dhe softuerit të jashtëzakonshëm, e keni të garantuar ciklin e saktë të printimit. Gjithnjë.
PRINTONI ME VETËBESIM. GJITHNJË.
Shpjereni printimin në një nivel krejt të ri me një printer të bukur kompakt profesional A3+ që ka të gjitha cilësitë e gamës "imagePROGRAF PRO", duke ju ofruar çdo herë printime cilësie të pasur, vibrante dhe të shkëlqyer galerie.
Shikoni specifikimet e plotaSpecifikimet
-
Printimi pa bordura
-
Monitor LCD 3 in
-
10 bojëra individuale
-
Boja transparente "Chroma optimizer"
-
Boje me pigmente me jetëgjatësi të lartë
-
Lidhje me "Wi-Fi" dhe "Ethernet"
CANON imagePROGRAF PRO-310
Përmasa të vogla, potencial i madh
Ky printer elegant dhe kompakt A3+ është në zemër të prodhimtarisë suaj krijuese dhe lidhet me lehtësi me kompjuterin personal apo "Mac-un" me "Wi-Fi" ose "Ethernet".
Ngjyra të theksuara, cilësi e shkëlqyer
Arrini printime me cilësi galerie falë bojërave me 10 ngjyra me pigment LUCIA PRO II1, me teknologjinë "Chroma Optimiser", për pasqyrim të shtruar dhe antibronzim.
Printoni pa bordura në një larmi materialesh
Arrini printime pa bordura në letra me shkëlqim apo artesh të bukura, dhe printoni imazhe panoramike në gjatësi të posaçme deri në 1800 mm.
I krijuar për përdorim afatgjatë
Printoni, shfaqni dhe shitni fotografi profesionale që do t'i rezistojnë dëmtimit nga drita për 200 vjet2. Mbështetuni në qëndrueshmërinë e nivelit më të lartë të imazhit për të shmangur gërryerjen gjatë transportit ose trajtimit të printimeve – të gjitha këto pa bërë kompromis me cilësinë.
Ekran menysh LCD, me ngjyra, 3-inçësh
Shfletoni me shpejtësi menytë dhe funksionet e printerit falë ekranin të qartë e të shndritshëm që mundëson monitorim në çast të funksioneve të printerit, niveleve të bojës dhe cilësimeve të letrës.
Cilësi e jashtëzakonshme printimi njëngjyrësh
Boja e zezë mat e "imagePROGRAF PRO-310" mundëson një ekspresivitet më të madh të pamjeve njëngjyrëshe me ngjyra të zeza më të thella e të gjalla në letër artesh të bukura.
Përkim i saktë i ekranit me printimin, çdo herë
Qëndroni të sigurt në aftësitë tuaja të printimit falë softuerit dhe modulit "Canon Professional Print & Layout", i cili e shpie përkimin e ngjyrave në nivele të reja ekselence.
Printim me cilësi dhe shpejtësi të lartë
Procesori "L-COA PRO" nga "Canon" përballon të dhëna të mëdha të fotove dhe përllogarit lëshimin e përpiktë të bojës në shpejtësi super të larta për të realizuar printime cilësore pa asnjë kompromis.
Për cilësi mahnitëse, rezultate mahnitëse. Regjistrohuni tani.
Modul dhe softuer falas "Professional Print & Layout (PPL)"
Moduli PPL punon ose si softuer më vete ose si modul përmes softuerit "Canon Digital Photo Professional" ose "Adobe Photoshop" dhe "Lightroom".
Çfarë ka në kuti
Gjithçka që ju duhet për të marrë printime A3+ cilësie fotogalerie nga komoditeti i tryezës suaj.
-
Printer A3+ "imagePROGRAF PRO-310"
-
Kordoni elektrik
-
Koka e printimit
-
10 kuti boje të veçanta
-
Sirtar për printim CD
-
CD-ROM konfigurimi (CD vetëm për Windows – drajverat Mac gjenden online)
-
Udhëzime përdorimi
Cilësi galerie
Zbuloni letrën artistike të palëve të treta që mbështetet drejtpërdrejt nga profilet e printerit për të garantuar saktësinë dhe besnikërinë e rezultateve.
Fotoletër Canon
Pasja e letrës së duhur për t'u përkuar ambicieve është më se e lehtë me mundësinë e finicioneve me shkëlqim, lustër dhe mat.
-
Letër për arte të bukura | Premium Fine Art Rough (FA-RG1)
Premium Fine Art Rough (FA-RG1) [Seritë]
Letër profesionale me cilësi të lartë e arteve të bukura për printerët profesionalë me bojë të Canon, që ofrojnë imazhe me dendësi të lartë të të zezave, tonalitet të saktë në zonat e errëta dhe një gamë të gjerë ngjyrash. -
Letër për arte të bukura | Premium Fine Art Smooth (FA-SM1)
Premium Fine Art Smooth (FA-SM1) [Seritë]
A professional high-quality fine art paper for Canon professional inkjet printers, providing images with superior black density, precise tonality in dark areas and a wide colour gamut -
Letër për arte të bukura | Photo Paper Pro Platinum (PT-101)
Photo Paper Pro Platinum (PT-101) [Seritë]
Letër fotografike Pro Platinum -
Letër për arte të bukura | Photo Paper Pro Premium Matte (PM-101)
Photo Paper Pro Premium Matte (PM-101) [Seritë]
Për sipërfaqe të lëmuar me tone të bardha të ngrohta dhe pa reflektim, kjo letër cilësore është ideale për fotografi të arrira bardhezi dhe me ngjyra, si dhe për kopertina dhe riprodhime grafike ku ngjyrat e ngrohta dhe tonet e grisë shprehen më së miri.
Artikuj të ngjashëm
Produkte të ngjashme
-
Printera të fotografive profesionale
imagePROGRAF PRO-1100
Për tone më të theksuara të ngjyrës së zezë dhe blu dhe detaje të përkryera – ky printer A2 ofron cilësi profesionale dhe rezultate të qëndrueshme. -
Printera të fotografive profesionale
PIXMA PRO-200S
Fokusuar në printimin e fotove me ngjyra vibrante, fleksibilitet dhe prakticitet PIXMA PRO-200S është zgjedhja ideale për entuziastët e fotografisë dhe fotografët aspirantë.
Rregjistrohuni për buletinin tonë
Mund të jeni të interesuar në...
Printerë shtëpie dhe për fotografi
- Nëntë nga dhjetë bojërat janë zhvilluar së fundmi. Ngjyra mat pa shkëlqim është e njëjtë me atë të përdorur në "imagePROGRAF GP-2000/4000".
- Kur përdorni letrat e fotografisë Pro Platinium të Canon-it. Vlera e parashikuar e llogaritur sipas metodës së testit të rezistencës ndaj dritës së brendshme dhe kriteret e vlerësimit të jetëgjatësisë së metodës së vlerësimit të ruajtjes së imazhit të printimit fotografik me ngjyra dixhitale (JEITA CP-3901B) të publikuar nga JEITA (Japan Electronics and Information Technology Industries Association).
- *Të gjitha drajverat dhe aplikacionet për celularë janë të disponueshme online në http://www.canon.com/ijsetup
- Të gjitha të dhënat mbështeten në metodat e testimit standard të Canon me përjashtim ku tregohet.
Mund të ndryshohet pa paralajmërim.