Printimi fleksibël i bërë më i lehtë

Kjo zgjidhje e vogël e kompakte ofron opsione të mëdha printimi dhe vjen me softuer më se të lehtë, që të keni më shumë vend në tryezë – si dhe në vizion – për të hapur flatrat e krijimtarisë.

Zgjidhni letrën që i përshtatet pozës tuaj

Nëse kërkoni për printim në A3+ pa qenë nevoja t'i kushtoni të gjithë hapësirën e tryezës suaj të punës, mos shikoni më larg se Canon PIXMA PRO-200. “Kjo i përshtatet më së miri tryezës sime në studio,” - thotë fotografja e ushqimeve me banim në Londër, Natasha Alipour-Faridani, - “si dhe kur e marr me vete në ambientin e fotografimit, është i lehtë dhe kompakt për ta pasur rrugës.” Fleksibilitet është emri i dytë i Canon PIXMA PRO-200 – sidomos vjen puna te madhësitë e letrës. Me tri opsione për mbushje letre dhe printimet e madhësisë A3+ që janë gati në vetëm 90 sekonda, ju keni lirinë dhe efikasitetin të gjuani për më lart (apo poshtë) nga komoditeti i shtëpisë. Dhe korrigjimi automatik i shtrembërimit bën që t'u thoni lamtumirë një herë e mirë problemeve të printimit dhe të shtrembërimit.

Fotografja shkrep nxjerr një printim vibrant me ngjyra nga "PIXMA Pro-200" në letrën e zgjedhjes së saj

Teknologji që e përballon ngarkesën

Kur vjen puna për t'i dërguar fotot për printim, softueri "Professional Print and Layout" nga Canon merr gjithçka përsipër. Ai përfshihet me Canon PIXMA PRO-200 dhe ju mundëson zgjedhjen e letrës për projektin tuaj, zgjedhjen e madhësisë dhe eksplorimin e profileve të ndryshme të ngjyrave përpara se të shtypni butonin e printimit. “Është vërtet i shpejtë dhe i lehtë në përdorim,” - thotë Alipour-Faridani. “Mund të bëj dhe prova të tjera, por e di që s'më ngadalëson me retushimet.” Eksperimentoni sa t'jua ketë ënda dhe mbajini shënim të gjitha ndërhyrjet me ekranin LCD 3-inçësh për printime ideale në pëllëmbë të dorës.

"Mund të bëj dhe prova të tjera, por e di që s'më ngadalëson me retushimet."

Vendi i punës së fotografes me foto në retushim e printim e sipër

Artikujt e lidhur

  • PIXMA PRO-200

    Ngjyra të vërtet, printuar në perfeksion

    Ajo që shikoni nga objektivi ju merr jetë në letër falë sistemit të ri të bojës me bazë ngjyruesish me 8 bojëra të Canon PIXMA PRO-200 dhe riprodhimit të jashtëzakonshëm, çdo herë.

  • PIXMA PRO-200

    PIXMA PRO-200 - Printime të mëdha pa bordura

    Provoni printimin e fotove pa bordurë me anë të "Canon PIXMA PRO-200". Mësoni për funksionet e tij, si p.sh. printimi panoramik dhe administrimi praktik i materialeve.