Mendoni në madhësi, printoni në madhësi

Me Canon PIXMA PRO-200, madhësia nuk do të jetë më problem. Përjetoni printime në A3+ dhe pa bordurë që ju mundëson ekspozimin e krijimtarisë suaj në maksimum.

Një përvojë koherente me "Canon"

“Nga shkrepja në printim, gjithçka është Canon,” - thotë fotografja e ushqimeve me banim në Londër, Natasha Alipour-Faridani. Punimet e saj vibrante komerciale, paraqesin poza të bollshme që të hapin oreksin të ushqimeve dhe të pijeve, bëjnë që të lëvizë me lehtësi nga kamera, te printeri dhe te letra nga "Canon". Dhe printeri i saj i përzgjedhur në studio është Canon PIXMA PRO-200. Falë manovrimit fleksibël të materialeve të printerit - duke përfshirë letrën me shkëlqim dhe artistike – dhe përmasat e personalizueshme të printimit deri në madhësi A3+, ka një larmi opsionesh që mund ta mbështesin atë, por dhe cilindo fotograf tjetër, në krijimtari pa kufij.

Fotografja inspekton një foto me ngjyra nga "PIXMA PRO-200"

Printime të mëdha e pa bordura, drejt e për ekspozim

Për fotografët, si aspirantë, ashtu edhe profesionistë, pasja e mundësisë për të parë punën të printuar është tepër domethënëse. Siç pohon dhe Alipour-Faridani: “Ka diçka vërtet të veçantë kur del printimi, sidomos kur e vë në kornizë dhe ke kohë ta vendosësh në mur e ta kundrosh me vëmendje". Me Canon PIXMA PRO-200 mund të printoni në A3+ ose në modalitet panoramik, duke pasur kontroll të plotë për t'u dhënë atë që u duhet fotove tuaja. Dhe falë printimit me bordura, nuk keni pse kaloni kohë duke prerë fotot në vijim. Ato janë gati për kornizë drejt e nga printeri.

"Nga shkrepja në printim, gjithçka është Canon."

Fotografja nxjerr printime dhe foto të mëdha e pa bordurë nga "PIXMA PRO-200" të paraqitura në mur

Artikujt e lidhur

  • PIXMA PRO-200

    Printimi fleksibël i bërë më i lehtë

    Kjo zgjidhje e vogël e kompakte ofron opsione të mëdha printimi dhe vjen me softuer më se të lehtë, që të keni më shumë vend në tryezë – si dhe në vizion – për të hapur flatrat e krijimtarisë.

  • PIXMA PRO-200

    Ngjyra të vërtet, printuar në perfeksion

    Ajo që shikoni nga objektivi ju merr jetë në letër falë sistemit të ri të bojës me bazë ngjyruesish me 8 bojëra të Canon PIXMA PRO-200 dhe riprodhimit të jashtëzakonshëm, çdo herë.