PARIMET BAZË TË FOTOGRAFISË / AMBIENTET E JASHTME

Këshilla për shkrepje në kushte ekstreme të motit

Në të nxehtë apo në ftohtë, në shi apo në diell, ndiqni këto këshilla për të shkrepur foto mahnitëse në çdo mot apo mjedis.
Një fotograf i veshur me rroba dimërore dhe me një çantë shpine qëndron në një shpat mali të mbuluar me dëborë duke mbajtur një kamerë Canon. © Richard Walch

Zakonisht, është më e vështirë të bësh fotografi në temperatura ekstreme. Bora, ngrica dhe akulli krijojnë panorama spektakolare dimri, por shumica e kamerave janë projektuar për të punuar vetëm në temperatura mbi 0°C/32°F. Në mënyrë të ngjashme, mjediset jashtëzakonisht të nxehta mund të shkaktojnë mbinxehje të kamerave, ndërsa vendet me rërë rrisin rrezikun e dëmtimit të pajisjeve që nuk janë të izoluara.

Shumë kamera Canon kanë izolim termik dhe mund të punojnë në kushte shumë të rënduara, por duhet të keni parasysh edhe elementin njerëzor. Fotografimi në mjedise ekstreme mund të jetë po aq i vështirë për ju sa edhe për pajisjet tuaja.

Atëherë natyrisht, do t'ju duhet të jeni të kujdesshëm kur fotografoni në temperatura ekstreme, duke u siguruar që të kontrolloni parashikimet e motit përpara se të niseni dhe të paketoni veshjet e duhura dhe pajisjet e fotografisë për ambiente të jashtme. Megjithatë, ja vlen të kesh disa këshilla praktike fotografie për të siguruar mbarëvajtjen e gjërave. Ja këshillat tona kryesore për shkrepje në kushte me temperatura shumë të ulëta dhe shumë të larta.

Shkrepjet në temperatura të ulëta

1. Mbajini duart të ngrohta

Një fotograf i veshur me një xhaketë dimërore, kapele dhe doreza duke mbajtur një Canon EOS R5.

Duhet t’i mbani duart të ngrohta kur shkrepni në kushte ekstreme të motit. Mendoni të investoni në një palë doreza të holla termike, të cilat vishen poshtë dorezave kryesore dhe ndihmojnë në izolimin e ajrit të ngrohtë.

Duart që dridhen mund të shkaktojnë dridhje të kamerës dhe si rezultat foto të turbullta. Sigurohuni që të merrni me vete një palë doreza të trasha kundra ujit dhe ngrohëse duarsh për të ngrohur duart pas një kohe të gjatë në mot të ftohtë.

Edhe pse dorezat janë të rëndësishme për shkrepjen e fotografive në mot të ftohtë, ato mund ta bëjnë më të vështirë shtypjen e butonave të kamerës. Një objektiv Canon me një unazë të caktuar komandimi, si p.sh. RF 200-800 mm F6.3-9 IS USM, RF 35 mm F1.8 MACRO IS STM ose RF 85 mm F2 MACRO IS STM, është shpesh më i lehtë për tu përdorur nëse keni doreza veshur. Kamerat e Canon me levë komandimi, si p.sh. Canon EOS R10, mund të jenë gjithashtu të dobishme nëse dorezat jua bëjnë të vështirë përdorimin e ekranit me prekje për të lëvizur pikën e vetëfokusimit.

Nëse jeni një fotograf i pasionuar dimri, fotografi sportiv dhe ambasadori i Canon Richard Walch rekomandon të investoni në doreza alpinizmi, të cilat ju mundësojnë të ekspozoni majat e gishtave për të shkrepur, por dhe ju mbrojnë duart gjatë shkrepjeve.

2. Mbroni pajisjet

Një dorë e veshur me dorezë që mban një kamerë Canon të mbuluar me kapak për ta mbrojtur atë nga kushtet dimërore.

Në kushte dimërore, kapaku i objektivit e mbron atë nga piklat e ujit. “Kapaku i objektivit është shumë i rëndësishëm kur bie borë,” shpjegon Richard-i. “Mund të bësh shumë gjëra kur ke një kapak të mirë të objektivit.” © Richard Walch

Një fotografe që filmon veten në një mol të rrahur nga era me një kamerë Canon, me një mikrofon dhe pajisje mbrojtëse ndaj erës të fiksuar në të.

Gjatë filmimit të videove, zhurma e erës mund t'jua prishë audion. Për të ruajtur pastërtinë e audios, mund të aktivizoni modalitetet e reduktimit të erës në kamerën Canon ose të përdorni një mikrofon të jashtëm me një pajisje mbrojtëse ndaj erës të fiksuar në të.

Kamerat Canon EOS R System, si p.sh. EOS R6, EOS R6 Mark II dhe EOS R7 kanë izolim termik, dhe nuk nxjerrin probleme me shkrepjet në shi, por kontrollojini përpara se të dilni jashtë në një rrebesh. Nëse në objektiv hyjnë pikla uji, fshijini ato me një leckë të pastër me mikrofibra ose peceta për objektivin. Mund të blini gjithashtu filtra mbrojtës për objektivët tuaj, të cilët janë shumë të dobishëm në kushte ekstreme. Është e këshillueshme që të shmangni ndryshimin e objektivëve në shi të dendur ose stuhi dëbore, pasi mund të dëmtoni pajisjet.

Nëse e përdorni kamerën jashtë dhe nuk e keni kthyer manualisht unazën e fokusit manualisht apo nuk e keni përdorur vetëfokusimin për njëfarë kohe, unazat e fokusit dhe zmadhimit të objektivëve mund të “ngrijnë”. Për ta shmangur këtë gjë, sigurohuni ta mbani kamerën të mbështjellë dhe në një çantë cilësore kur nuk e përdorni, ose ta mbuloni nëse shkrepni gjatë kohës që bie borë. Përndryshe, mund ta ktheni unazën e fokusit dhe zmadhimit duke përdorur motorin e vetëfokusimit, ose dhe manualisht.

Bateritë do të shkarkohen më shpejt se zakonisht në mot të ftohtë, kështu që ose mbajini kamerën dhe bateritë në çantë, për t'i mbrojtur nga kushtet, ose në një xhep të brendshëm ku nxehtësia e trupit do t'i mbajë të ngrohta. Gjithashtu, mos harroni të merrni me vete dyfishin e baterive që merrni zakonisht.

Kur e fusni kamerën brenda nga një ambient i ftohtë në një të ngrohtë, ajo do të pësojë kondensim, gjë që mund t'ju dëmtojë pajisjet. “Kur të dilni për drekë, ose ju ose çanta juaj do të qëndrojë jashtë,” këshillon Richard. “Nëse kaloni nga i ftohti në të ngrohtë dhe provoni t'u hidhni një sy fotove, aty përfundon çdo gjë. Kamera do të vishet me mjegull po ashtu dhe objektivët dhe rrezikoni dëmtimin e aparatit. Kamera duhet të mbahet në një zonë me temperaturë të njëtrajtshme.” Vendoseni çantën e pajisjeve në një vend pak më të freskët, si p.sh. në një verandë, në mënyrë që pajisjet të rregullojnë gradualisht temperaturën.

Nëse ju duhet të lëvizni direkt nga një mjedis në tjetrin, mund të provoni të mbështillni një qese plastike rreth pajisjes tuaj për disa minuta, në mënyrë që ndryshimi i temperaturës të mos jetë aq dramatik.

3. Përdorni një stativ dhe kryeni shkrepje në distancë

Një fotograf me veshje dimërore përkulet pas një kamere Canon EOS R6 të fiksuar në një stativ të pozicionuar mbi shkëmbinj buzë një lumi.

Vendosja e kamerës në stativ dhe shkrepjet në distancë me aplikacionin Canon Camera Connect zvogëlojnë riskun e dridhjes së kamerës nëse jeni duke u dridhur nga i ftohti. Mund të kontrolloni inkuadrimin dhe të rregulloni ekspozimin duke përdorur funksionin “Live View” të aplikacionit, më pas shkrepni dhe transferojini fotot direkt në smartfonin tuaj.

Nuk do ta keni të lehtë të shkrepni një pozë të qëndrueshme nëse po dridheni nga i ftohti. Një stativ i lehtë e portativ do t'ju ndihmonte ta stabilizonit kamerën që të mund të shkrepni me vetëbesim. Thjesht mos harroni të mos e prekni stativin me duar të zhveshura nëse jeni në temperatura nën zero, pasi mund të "digjni" lëkurën. Shkelni në çdo pjesë toke të mbuluar me borë për të krijuar një sipërfaqe të rrafshët dhe kompakte përpara se të vendosni pajisjet.

Ju mund të përdorni gjithashtu aplikacionin Canon Camera Connect në smartfon për të aktivizuar obturatorin në distancë dhe me valë, që do të thotë se nuk do të keni nevojë fare ta prekni kamerën. Mund ta rregulloni fokusin nëpërmjet aplikacionit dhe gjithashtu ta përdorni për t’i etiketuar fotot sipas vendndodhjes, për të mos e harruar kurrë vendin ku është shkrepur ajo foto e veçantë.

Shkrepjet në kushte me temperatura të larta ose rërë

1. Mbroni veten nga dielli

Një grua e ulur nën hijen e një strehe teksa drejton nga dritarja kamerën e saj Canon, të fiksuar në një stativ.

Kur është e mundur, gjeni strehë për t'u futur. Qëndrimi jashtë në diell për një kohë shumë të gjatë sjell dehidratim, por edhe mbinxehje të pajisjeve. Në varësi të destinacionit, mos harroni të merrni shumë ujë me vete.

Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me rrezet dhe qëndroni në hije kur është e mundur. Nëse ju duhet të qëndroni në diell, vendosni krem ​​kundër diellit me një faktor të përshtatshëm mbrojtjeje nga rrezet UV dhe një kapelë që t'ju mbulojë fytyrën. Aty ku është e mundur mbajini pajisjet në hije, sidomos bateritë. Nëse po shkoni në një mjedis ekstrem, njoftoni dikë se ku dhe kur do të shkoni dhe kur planifikoni të ktheheni, në mënyrë që ata të mund të ngrenë alarmin nëse është e nevojshme.

2. Zgjidhni pajisjet e duhura

Një fotograf me kapelë dielli mban një kamerë Canon me një objektiv të fiksuar Canon RF 200-800 mm F6.3-9 IS USM me shtresë të bardhë.

Pajisjet me ngjyrë të zezë thithin më shumë dritë dhe mbinxehen më shpejt se një komplet me shtresë të bardhë, si p.sh. objektivi Canon RF 200-800mm F6.3-9 IS USM (i treguar në foto).

Një grua në një plazh me rërë që përkulet për të vendosur kamerën e saj Canon në çantën e pajisjeve.

Një çantë pajisjesh me cilësi të mirë do t'ju ndihmojë t'i transportoni pajisjet në mënyrë të sigurt dhe t'i mbroni ato kur nuk janë në përdorim.

Qëndrimi larg rrezeve të drejtpërdrejta të diellit shmang mbinxehjen e pajisjeve sidomos gjatë filmimit të videove. Kamerat nuk punojnë kur nxehen shumë, prandaj nëse kamera juaj mbinxehet nuk mund të vazhdoni ta përdorni dhe mund të humbisni raste për foto ndërsa prisni që të ftohet.

Nëse jeni duke filmuar në mjedise me rërë, si p.sh në plazh apo në shkretëtirë, duhet t’i mbroni pajisjet nga kokrrat e rërës. Zgjidhja është të investoni në një kamerë me izolim termik, si p.sh. Canon EOS R7, e cila është rezistente ndaj lagështirës dhe pluhurave. EOS R7 ka gjithashtu mbrojtje të obturatorit, e cila ndihmon në parandalimin e hyrjes së pluhurave në sensor. Objektivët janë gjithashtu të ndjeshëm. Përdoreni kamerën tuaj me izolim termik së bashku me një objektiv me mbrojtje të ngjashme si p.sh. Canon RF 200-800 mm F6.3-9 IS USM, i cili vjen me gomina izoluese që parandalojnë dëmtimin e optikës së brendshme nga rëra.

Edhe nëse nuk janë në temperaturë shumë të nxehtë, përsëri pajisjet tuaja mund të ndikohen nga lagështia, e cila mund të sjellë depërtim të lagështirës dhe dëmtim të pajisjeve. Përsëri, pajisjet me izolim termik, rezistente ndaj lagështirës e parandalojnë këtë gjë, por mund të ndërmerrni dhe hapa të tjerë. Përdorni një çantë pajisjesh kundra ujit dhe brenda saj vendosni pako me xhel silikoni për të thithur lagështirën që mund të futet brenda. Sigurohuni që ta mbani çantën e pajisjeve në një mjedis të thatë - ndoshta një dhomë me një aparat kundër lagështirës nëse është e mundur.

Nëse përballeni me nxehtësi ekstreme, duhet të vendosni një pako akulli në çantën e pajisjeve për t’i mbajtur ato në temperaturë të freskët. Megjithatë, sigurohuni që ajo të jetë e mbështjellë siç duhet në mënyrë që pajisja mos të dëmtohet gjatë shkrirjes së pakos së akullit.

Ngjyra e pajisjeve luan një rol gjithashtu. Disa objektivë Canon, si p.sh. RF 200-800 mm F6.3-9 IS USM, kanë një shtresë të bardhë për të mbajtur të ftohtë pjesën e brendshme të objektivit në temperatura të larta. Kamera Canon EOS R50 ofrohet gjithashtu në ngjyrë të bardhë, gjë e cila e ndihmon të qëndrojë e freskët nën rrezet e diellit për një kohë më të gjatë se një kamerë e zezë. Për më tepër, objektivët RF të serisë L si p.sh. Canon RF 70-200 mm F2.8L IS USM kanë një shtresë mbrojtëse ndaj nxehtësisë që parandalon mbinxehjen e tytës së objektivit nën rrezet e forta të diellit.

3. Ndriçimi dhe mbiekspozimi

Një figurë që qëndron në hyrje të një shpelle duke mbajtur një kamerë, si siluetë kundrejt një qielli të ndritshëm me diell.

Kamerat pa pasqyrë të Canon-it mund të shkrepin skedarë imazhi RAW. Nëse po fotografoni në kushte sfiduese ndriçimi, si p.sh. në rreze të forta dielli, skedari RAW do të kapë më shumë të dhëna dhe një diapazon dinamik më të gjerë, duke e bërë më të lehtë rregullimin e ekspozimit në procesin e përpunimit.

Rrezet e forta të diellit mund të sjellin shkrepje të mbiekspozuara. Kini kujdes gjatë shkrepjeve që të mos mbiekspozoni pjesët e theksuara - nëse ndodh kjo gjë, të dhënat humbasin dhe nuk mund të rikuperohen, që do të thotë se nuk do të jeni në gjendje të rregulloni ekspozimin e tepërt në procesin e përpunimit.

Përdorni funksionin e histogramit ose të modelit me vija bardhezi të kamerës për të monitoruar kulmin e theksimit në ekran ose nëpërmjet EVF, duke e nënekspozuar foton nëse është e nevojshme. Për sa kohë që nuk mbiekspozoni pjesët e theksuara, do të jeni në gjendje të rikuperoni një foto që është paksa shumë e ndritshme duke reduktuar pjesët e theksuara dhe të bardhat në softuerin e redaktimit, si p.sh. Digital Photo Professional të Canon.

Për më shumë këshilla dhe teknika për fotografimin në kushte sfiduese, hidhini një sy artikullit tonë mbi shkrepjet në peizazhe ekstreme*.



Shkruar nga Peter Wolinski



* Ofrohet vetëm në gjuhë të zgjedhura.

Produktet e lidhura

  • Kamerat pa pasqyra

    EOS R7

    Eksploroni natyrën me një kamerë që vjen me shpejtësi dhe cilësi sensacionale figure në një trup portativ APS-C të projektuar për të ardhmen.
  • Kamerat pa pasqyra

    EOS R6 Mark II

    Foto apo video, aksion apo portret – ndërthurja e rendimentit me cilësinë e figurës te Canon EOS R6 Mark II jua lë të lirë krijimtarinë
  • Objektivat RF

    RF 200-800mm F6.3-9 IS USM

    Një objektiv i fuqishëm zmadhimi supertelefoto me një gjatësi fokale 200–800 mm, ideal për fotografi sportive, kafshë të egra dhe aksion.
  • Objektivat RF

    RF 24-105mm F4-7.1 IS STM

    Objektivi ideal i përditshëm për amatorët e kuadërplotave pa pasqyrë. Me përdorimin praktik, "RF 24-105mm F4-7.1 IS STM" është peshëlehtë, kompakt dhe gati për t'jua ngjitur fotografinë një shkallë më tej.
  • Objektivat RF

    RF 85mm F2 MACRO IS STM

    RF 85mm F2 MACRO IS STM ofron fleksibilitet në plane të afërta me kompresion të lehtë telefoto dhe fotostabilizim 5-nivelësh në një trup kompakt e peshëlehtë.
  • Objektivat RF

    RF 35mm F1.8 MACRO IS STM

    Një objektiv me aperturë të shpejtë 35mm f/1.8 për perspektivë këndgjerë, fokusim nga afër dhe Hybrid IS.
  • Artikuj të ngjashëm

  • Një person me veshje ecjeje malore dhe një çantë të madhe shpine qëndron në majë të një të dale shkëmbore me qenin e vet. Në sfond, mund të shihen hektarë shkorreti të largët.

    FOTOGRAFIA E AVENTURËS

    Fotografia e aventurës në natyrë

    Fotografja Anna Blackwell udhëton në natyrën e Dartmoor-it me një Canon EOS R6.

  • Një grua e veshur në xhaketë dimri në të kuqe të ndezur duke ecur drejt ujëvarës Skogafos në Islandë, teksa rreth saj bie dëborë e dendur.

    FOTOGRAFI PEIZAZHI

    Fotografi e goditur peizazhesh

    Si të nxirrni "autoportretin skenik" ideal me fotografen dhe ndikuese sociale, Ása Steinars.

  • Një skiator ecën nëpër dëborë me dërrasën e tij të dëborës nën krah, larg kamerës. Foto e sporteve dimërore nga Richard Walch.

    NË TERREN

    Këshilla dhe të fshehta për fotografinë e pushimeve dimërore

    Fotografi profesionist i sporteve Richard Walch ndan këshillat e tij si ekspert për fotografi më të mira gjatë dimrit, nga zgjedhja e një kamere e deri te parametrat më të mirë.

  • Një dorë që nxjerr nga çanta e dorës një kamerë Canon me një objektiv Canon RF-S 10-18mm F4.5-6.3 IS STM.

    FOTOGRAFIA E UDHËTIMEVE

    Kamerat dhe objektivët më të mirë për udhëtime

    Pavarësisht nëse jeni duke eksploruar rrugët e qytetit ose terrenet e thyera rurale, apo nëse po niseni për në anën tjetër të botës, ia vlen të udhëtoni pa shumë bagazhe. Ja kompleti më ideal i Canon për të kapur përvojat, pa e tejkaluar buxhetin tuaj.