NË TERREN

Udhëzues i shkurtër për fotografimin e sporteve dimërore

Këtu janë 7 këshilla për shkrepjen e fotografive mahnitëse të sporteve dimërore nga Richard Walch, një fotograf sportesh dhe aksionesh që ka fituar disa çmime dhe me vite eksperiencë në fotografimin e peizazheve të mbuluara nga bora.
Një snoubordist me veshje blu dhe të kuqe largohet nga shikuesi në një peizazh me male me borë poshtë një qielli blu. © Richard Walch.

Fotografimi i aksionit në lëvizje të shpejtë në zonat me borë paraqet një sërë sfidash unike.

Teksa fotografoni guximtarët që zbresin nga mali me shpejtësi, jeni gjithmonë në kërkim të kushteve më të mira të borës dhe marifeteve të mrekullueshme. Bateritë bien shpejt në ajrin e akullt. Gishtat zakonisht mpihen mbi obturatorin e forcuar nga i ftohti. Dhe dielli ndriçon shpatet e maleve.

Richard Walch, një fotograf profesionist i sporteve, fitues i shumë çmimeve dhe ambasador i Canon, nuk i trembet syri nga këto sfida.

"Me kalimin e kohës, kam mësuar se kur je mbi mal, duhet të jesh i përgatitur mirë" - thotë ai. "Të duhen gjërat e nevojshme sepse nëse je atje lart dhe diçka shkon keq, nuk ka vend për justifikime."

Për t'u siguruar që jeni të përgatitur plotësisht për të shkrepur fotografi mahnitësedimërore, këtu janë disa nga këshillat e Richard për fotografinë e sporteve në borë.

Snoubordisti prek borën me dorë. Shkrepur me Canon. © Richard Walch.

Richard fotografon snoubordistin profesional, Bene Meier duke rrëshqitur poshtë një mali në Kamchatka, Rusi. Shkrepur me Canon EOS-1D X Mark III. © Richard Walch.

1. Planifikojeni ditën tuaj sipas ndriçimit. Por jini fleksibël.

Richard këshillon që duhet të jeni të vëmendshëm për të kapur momentin perfekt kur ndriçimi është i mirë dhe të bëni durim.

"Lindja dhe perëndimi i diellit ofrojnë kushte të bukura ndriçimi për fotografinë në shpatet e maleve. Kamera Canon EOS R50 është një kamerë e shkëlqyer për ta përdorur në situatat e ndriçimit të ulët si p.sh. gjatë lindjes dhe perëndimit të diellit. Procesori i saj DIGIC X është shumë i përparuar, kështu që do të sigurojë përsëri rezultate të shkëlqyera nëse keni nevojë ta rritni pak më shumë vlerën ISO për të kompensuar mungesën e dritës."

Pavarësisht se është një kamerë e nivelit fillestar, EOS R50 mund të shkrepë 15 kuadro në sekondë, gjë që do të thotë më pak kohë ndërmjet shkrepjeve dhe më shumë kohë për të kapur momentin pa ndikuar në cilësinë e imazhit.

Megjithatë, Richard këshillon që të mos mbështeteni në një dritare të ngushtë kohore. Duhet të përgatiteni për ta kaluar të gjithë ditën në mal.

"Moti në male është vështirë të parashikohet dhe mund të ndryshojë me shpejtësi. Do t'ju rekomandoja të ngjiteshit mbi mal sa më herët të jetë e mundur" - thotë ai. "Në këtë mënyrë, do të jeni në pozicionin e duhur për momentet e ndriçimit të përsosur."

Një skiator bën një hedhje prapa në një mal me borë në Kamchatka. Shkrepur me Canon. © Richard Walch.

Richard përdor një objektiv sypeshk për të kapur skiatorin akrobatik Sven Kueenle të bëjë një hedhje prapa nga një mal shkëmbor në Kamchatka, Rusi. Shkrepur me Canon EOS-1D X Mark III, EF 15mm f/2,8. © Richard Walch.

2. Krijoni një lidhje me subjektin tuaj.

Kur fotografoni çdo lloj sporti, është thelbësore që të flisni me subjektin tuaj, në mënyrë që të punoni bashkë për të prodhuar një fotografi mbresëlënëse.

"Nëse jeni në një seancë fotografike me një atlet, ju ndani të njëjtin qëllim sepse të dy dëshironi të ktheheni në shtëpi bashkë me fotografinë e mrekullueshme."

Çelësi është, thotë Richard, që të balanconi aftësitë tuaja si fotograf me zotësinë e atletit. "Mund t'i tregoj atletit nëse një vend i caktuar është fotozhenik a jo, ose se çfarë më duhet të bëj për ta bërë fotozhenik. Por në fillim, gjithmonë i bëj pyetjen: "Ku ndihesh rehat? Ku mund të më tregosh më të mirën e vetes?" Më pas mund të bëheni krijues së bashku."

Lindja e diellit në Alpe, e fotografuar me një kamerë Canon. © Richard Walch

Lindja e diellit në Alpe, e shkrepur në temperatura shumë të ftohta (dhe me bateri shtesë) me EOS-1D X Mark II. © Richard Walch.

3. Merrni masa për të mbrojtur veten dhe kamerën nga i ftohti (dhe mbani bateri shtesë).

"Marifeti në të ftohtë është: nëse je në të ftohtë, qëndro në të ftohtë. Kur hyni në një ndërtesë të ngrohtë nga shpatet e ftohta, në objektivin e kamerës do të krijohet shumë shpejt mjegull, kështu që është e rëndësishme t'i mbani jashtë pajisjet tuaja deri në fund të ditës", - thotë Richard.

"Po ashtu, temperaturat e ulëta mund ta shkarkojnë shumë shpejt kamerën, kështu që është më mirë të mbani dy bateri rezervë me vete për të punuar deri në fund të ditës."

Sigurisht që do t'ju marrë uria, kështu që mbani shumë ushqime të shpejta me vete. Qëndroni të ngrënë dhe ngrohtë për të qëndruar të fokusuar, - thotë Richard.

"Duart e ftohta do ta bëjnë po ashtu të vështirë përdorimin e pajisjes, kështu që sigurohuni që të merrni dorashka të ngrohta dhe syze dielli të forta UVP për mbrojtjen e syve nga drita e diellit dhe reflektimi i borës. Gjithashtu merrni një çantë shpine të fortë dhe të izoluar për mbrojtjen e pajisjeve në rast se rrëzoheni."

Për sa i përket mbrojtjes së kamerës nga i ftohti, disa kamera Canon EOS R System kanë izolim termik, që ndihmon në mbrojtjen e të gjitha lidhjeve, vidave dhe vrimave nga mbetjet, duke përfshirë mbetjet e borës.

Skiatori zbret nga mali me ski, duke lënë pas spërkla bore. Shkrepur me Canon EOS-1D X Mark II. © Richard Walch.

Duke fiksuar aksionin, Richard fotografon Sven Kueenle duke zbritur nga shpatet e malit me ski në Montafon, Austri. © Richard Walch.

4. Zgjidhni pozicionin e saktë për të fotografuar dhe më pas largohuni që aty.

Zgjedhja e vendit të duhur në mal është po aq e rëndësishme sa zgjedhja e ndriçimit të duhur. Nuk ka asgjë të keqe të bëni disa prova dhe gabime, por është mirë që të shmangni fotografimin nga disa pozicione të caktuara.

"Nëse fotografoni drejtpërdrejt një mal, ai duket i rrafshët. Gjithmonë kërkoni të fotografoni në anë ose pak më poshtë subjektit tuaj."

Kudo që të merrni pozicion, shmangni udhëheqjen e tepërt të aksionit. Lëreni atletin, apo skiatorin, snoubordistin, garuesit me saje, apo kushdo qoftë të bëjë gjënë e tij.

"Fotografitë me pozime më mirë të shmangen po ashtu, gjithmonë kërkoni të jeni një vëzhgues i tretë, me subjektin që shikon në drejtimin që lëviz me ski ose me dërrasë skie."

Sigurisht që do të ketë momente që doni të kapni një fotografi portret. Por Richard thotë që të mos e ndani fotografimin nga aktiviteti që po dokumentohet.

Për sa i përket portreteve, mund të shkrepni një portret nga afër duke qenë në ndërveprim me subjektin drejtpërdrejt ose mund të kapni momente të çiltra nga një distancë. Mos provoni gjëra të mesme."

Skiatori duke rrëshqitur me ski nga mali me borë, me diellin që ndriçon në sfond. Shkrepur me Canon. © Richard Walch.

Richard fotografon skiatoren profesioniste Johanna Holzmann që rrëshqet me ski në pistën e skisë të akullnajës më të madhe të Austrisë, Stubaier Gletsche. Shkrepur me Canon EOS R5. © Richard Walch.

5. Fotografoni në diell dhe hidhni pak dëborë.

Zakonisht, do ta shmangnit fotografimin në diell. Por Richard thotë se ky është një rregull i krijuar për t'u shkelur.

"Kur drita e diellit thyhet nga retë, është vërtet një bekim për fotografinë në male. Mos kini frikë të fotografoni në diell, kështu do të siguroni disa nga fotografitë më të mira të sporteve dimërore."

Përpara se ta drejtoni objektivin drejt diellit, do të duhet të siguroheni po ashtu që në imazh mos të futet shumë dritë.

"Mënyra më e mirë për të parandaluar ekspozimin e lartë në këto kushte është ta caktoni shpejtësinë e obturatorit manualisht në 1/2000 sek, aperturën në f/8 dhe ISO në 200. Nëse po fotografoni në modalitetin automatik, sigurohuni që të kompensoni ekspozimin me +1 deri në +3 ndalesa, në rast të kundërt imazhet tuaja do të jenë shumë të errëta."

Nëse mund të gjeni cilësimet e sakta, efekti rezultues do t'ia vlejë.

"Dielli do të sigurojë dritën e sfondit për spërkatjet e borës kur lëviz skiatori ose patinatori. Nëse mund ta mbani diellin pikërisht prapa personit, edhe më mirë. Objektivët që kemi tani janë vërtet të fuqishëm."

Richard thotë se ka mënyra të drejtpërdrejta për të shijuar përfitimet e diellit po ashtu. "Kur keni borë aty pranë, provoni të hidhni pak në ajër dhe të fotografoni drejt diellit - kjo krijon një efekt të mrekullueshëm."

Richard Walch qëndron në këmbë duke mbajtur një kamerë Canon me objektiv RF 24-240mm F4-6.3 IS USM dhe duke vështruar një bregdet me borë.

Richard udhëtoi në Arktik me një kamerë modeste Canon EOS RP dhe objektivin kompakt RF 24-240mm F4-6 3 IS USM. Ai thotë se pesha e lehtë e objektivit rrezja e zmadhimit 10x dhe stabilizimi optik i imazhit e bëjnë objektivin e përsosur për të fotografuar kudo që dëshironi të udhëtoni pa shumë bagazhe, po jini të përgatitur për çdo situatë, si p.sh në shpatet e maleve.

Një pamje nga afër e butonit të modalitetit në një kamerë Canon EOS R7 e caktuar në modalitetin manual (M).

Kur fotografoni në shkëlqimin e shpateve të mbuluara me borë, Richard rekomandon caktimin e kamerës në modalitetin manual (M), që ju jep kontroll të plotë të të gjitha cilësimeve të saj.

6. Përdorni cilësimet e duhura për sfondet me borë dhe për subjektet në lëvizje të shpejtë.

Kur fotografoni në zona të mbuluara me borë, çka i përcakton këto imazhe janë gjithashtu dhe majat e larta të mbuluara nga bardhësia e borës. Por bora e pastër dhe e bardhë është po ashtu reflektuese.

"Tani na duhet të bëhemi pak teknik. Sensori i kamerës është i kalibruar në ngjyrë gri. Ai e kupton reflektimin e ngjyrës gri. Pra: nëse në skenë dominon e bardha, duhet të bëni rregullimet e duhura."

Fatmirësisht, ka mënyra për të punuar me borën.

"Për të shmangur që bora të duket gri në imazhet ku dominon e bardha, pikënisja ime është një kombinim i veçantë i cilësimeve. "Richard rekomandon vendosjen e kamerës në modalitetin M (Manual), caktimi i shpejtësisë së obturatorit në 1/2000 sek, i aperturës në f/8 dhe i ISO në 200.

Për efekte shtesë, Richard thotë se një xhaketë me ngjyra duket shumë mahnitëse në sfondin me borë.

Përveç konfigurimit të kamerës për skena me borë të bardhë, duhet ta përgatisni po ashtu për aksionin në lëvizje të shpejtë të zbritjes nga mali.

"Çelësi është ta drejtoni fokusin automatik, që do të thotë se duhet të filloni të fotografoni sapo ta shikoni subjektin. Fokusi automatik mëson nga njëri kuadër në tjetrin, ai kupton se në cilin drejtim lëviz subjekti dhe me çfarë shpejtësie po lëviz, dhe do të parashikojë se ku do të jetë imazhi tjetër."

Skiatori zbret nga mali, i rrethuar nga bora. Shkrepur me Canon, © Richard Walch.

Këtu, Richard fotografon Bene Meier, anëtarin e grupit "Legs of Steel", duke rrëshqitur me ski jashtë pistës nga një mal në Haines, Alaskë, SHBA. Shkrepur me Canon EOS-1D C. © Richard Walch.

7. Zgjidhni kamerën e duhur për aktivitetin.

Richard thotë se kanë ndryshuar shumë gjëra rreth kamerave që kur ka nisur fotografimin e rrëshqitjes në borë për revistat e njohura të sportit.

"Më kujtohet që po fotografoja në akullnajën Fleck dhe pas javës së parë shkova në një laborator në Vankuver dhe vendosa 20 filma. Tri orë më vonë, i mora dhe nisa të qaja. Sepse çdo shkrepje ishte me ekspozim të ulët", - thotë Richard. "Në filmin fotografik, edhe llogaritja e gabuar më e vogël e ekspozimit mund të çojë në ndryshime të dallueshme në fotografinë përfundimtare."

Në ditët e sotme, të tilla probleme të përpunimit të filmit janë tërësisht të shmangshme falë modifikimit dixhital. Por ende duhet të siguroheni që të sillni kamerën dhe kitin e duhur.

"Kur u drejtoheni shpateve, ju duhet një kamerë që është e fuqishme dhe kompakte", - thotë Richard. "Do t'ju duhet po ashtu një inkuadrues, pasi shpesh ka shumë ndriçim në male për kompozimin e një imazhi vetëm nga ekrani. Nëse dëshironi të fotografoni një sport të shpejtë, duhet të keni një kamerë me një shpejtësi të lartë të kuadrove - çdo gjë mbi 5 kuadro për sekondë."

Kamerat Canon EOS R7 dhe Canon EOS R8 janë shoqëruese të mrekullueshme për fotografimin në shpatet e maleve. Që të dyja kamerat kanë shpejtësi shumë të mëdha të shkrepjeve të vazhdueshme dhe Dual Pixel CMOS AF II për fokusim të shpejtë dhe të vazhdueshëm. Sensori APS-C i EOS R7 dhe sensori me kuadro të plotë i EOS R8 do të shkrepin imazhe me detaje të qarta.

"Thjesht provojeni", - thotë Richard. "Duhet të nisni eksperimentimin dhe të gjeni stilin tuaj. Kështu që mos kini turp. Filloni të fotografoni."

John Marshall

Produkte të ngjashme

  • Kamerat pa pasqyra

    EOS R50

    Krijoni përmbajtjen më tërheqëse me këtë kamerë EOS R pa pasqyrë, nga fotot e mprehta deri te filmat 4K dhe transmetimet e drejtpërdrejta. Të gjitha në një pajisje të dedikuar.
  • Kamerat pa pasqyra

    EOS R6 Mark II

    Foto apo video, aksion apo portret – ndërthurja e rendimentit me cilësinë e figurës te Canon EOS R6 Mark II jua lë të lirë krijimtarinë
  • Kamerat pa pasqyra

    EOS R7

    Eksploroni natyrën me një kamerë që vjen me shpejtësi dhe cilësi sensacionale figure në një trup portativ APS-C të projektuar për të ardhmen.
  • Kamerat pa pasqyra

    EOS R8

    Kaloni në fotografinë dhe videon kuadërplotë dhe realizoni ambiciet tuaja krijuese.
  • OBJEKTIVAT CANON

    RF 28mm F2.8 STM

    Një objekti i hollë, petashuq dhe peshëlehtë për udhëtime dhe fotografinë e rrugës me rreze fokale fleksibël 28mm dhe aperturë të shpejtë maksimale f/2.8.
  • Objektivat RF

    RF-S 10-18mm F4.5-6.3 IS STM

    Një objektiv zmadhimi i vogël, i lehtë, ultra i gjerë me gjatësi fokale fleksibël 10–18 mm, ideal për udhëtime, video dhe fotografi të peizazhit.
  • Objektiv zmadhimi ultrakëndgjerë

    RF 15-30mm F4.5-6.3 IS STM

    Një zmadhues RF 15-30mm kompakt dhe peshëlehtë, ideal për udhëtime që përfshijnë peizazhe urbane, peizazhe natyrore, arkitekturë dhe videoblogim në ecje e sipër.
  • Objektivat RF

    RF 24-50mm F4.5-6.3 IS STM

    Një objektiv zmadhues 24-50mm i serisë RF i vogël dhe më se peshëlehtë që mund ta përdorni çdo ditë për udhëtime, peizazhe dhe më shumë.
  • Objektivat RF

    RF 24-240mm F4-6.3 IS USM

    Një zmadhim praktik 10-fish për sistemin "EOS R", duke ofruar fleksibilitet të jashtëzakonshëm në një objektiv të vetëm portativ.
  • Artikuj të ngjashëm