Snow-covered trees reflected in the clear water of a lake in Banff National Park. Photograph by Vladimir Medvedev.

FOTOGRAFIA DIMËRORE

Kuadrot e ngrira: si të shkrepni foto më të mira në dimër

Peizazhe dramatike qiellore, ndriçim i topitur nga një diell i ulët, konture të ashpra zbutur nga një shtresë e trashë dëbore të pastër – shanset për shkrepjen e fotove mahnitëse, atmosferike në këtë moment janë të pafundme.

Përfaqësuesi i nderit i "Canon", Vladimir Medvedev, është një prej fotografëve kryesorë të natyrës së egër dhe të peizazheve të Rusisë, ndaj dhe nuk është i pamësuar me punën me kushte të ftohta. Frymëzuar së tepërmi nga fotografia e vjetër nordike, karriera e tij 14-vjeçare e ka shpënë në Islandë, Norvegji dhe përgjatë Rusisë veriore në gadishullin e Kolës. Gadishulli ndodhet thuajse brenda rrethit arktik dhe është një prej pikave më veriore të botës që mund të arrihet ende me makinë.

"Është aq në veri saqë dielli ngrihet vetëm për pak çaste dhe nuk shkon kurrë lart, gjë që krijon një atmosferë tepër të veçantë, e të frikshme," - thotë Vladimir. "Është dhe disi me lagështi, kështu që nëpër pemë krijohet ngricë. Në thelb është kënaqësi të shkrepësh atje, edhe pse arrihet vështirë si vend."

Sidoqoftë nuk keni pse kryeni ekspedita polare për ta shfrytëzuar në maksimum këtë kohë magjike të vitit. Këtu Vladimir ndan këshillat e tij kryesore për shkrepjen e peizazheve të dimrit, kudo që të ndodheni.

1. Shkrepni në çfarëdo kushtesh që
sjell stina

Dielli i ulët prodhon ndriçim më të butë në këtë pjesë të vitit. "I jep pozave një ndjesi shumë të këndshme," - thotë Vladimir. "Dëbora reflekton në fakt një pjesë të dritës pas, ndaj dhe kur dielli është më lart se ç'më pëlqen, hijet nuk janë aq të theksuara sa ç'do të ishin në verë."
© Vladimir Medvedev – Përfaqësues nderi i "Canon"

"Me fotografinë dimërore – dhe sidomos me fotografinë e dëborës – nuk ka mot të keq," - thotë Vladimir. "Çfarëdo kushtesh me të cilat përballesh, janë në një farë mënyre optimale edhe sikur të jetë dëborë e dendur dhe të duket sikur dielli nuk do të dalë më, thjesht shiko se çfarë del. Mrekullitë kështu ndodhin."

Pajisjet moderne janë më se të afta të përballen me vështirësitë e kushteve të acarta. "Kamerat e sotme kanë mundësi të prodhojnë rezultate fantastike në mot të ftohtë - kushti i vetëm është se duhet të merri më shumë bateri me vete pasi e humbasin karikimin shumë më shpejt në të ftohtë. Cilësia e ofruar sot nga kamerat kompakte si p.sh. Canon PowerShot G7 X Mark III është absolutisht mahnitëse. Por nuk është vetëm pajisja që e bën pozën, por edhe fotografi."

2. Kujdesuni të keni ekspozimin e duhur për dëborën e shndritshme

"Në pozat dimërore i gjithë diapazoni dinamik i fotove ngjishet në krahasim me pozat dimërore," - thotë Vladimir, ndaj ai rekomandon t'i mbiekspozoni lehtë për të marrë një pamje sa më pranë asaj që percepton syri i njeriut. "Cilësimi im për ISO varet mbi çfarë lloj dite është - nëse shkrep në muzg më duhet ta ngre, por nëse ka dritë të bollshme përreth mund ta caktoj në 100."
© Vladimir Medvedev – Përfaqësues nderi i "Canon"

Nga një borimë e lehtë deri te shkarjet e thella, dëbora është qendrore për fotografinë dimërore. Kështu që është jetike të keni ekspozimin e duhur për të bardhat e shndritshme përkundër qiejve që përndryshe janë në ndriçim të ulët dhe shpesh të hirtë. "Kryesorja për çfarë duhet të shikoni janë pozat me shumë bardhësi në to," - thotë Vladimir. "Duhet të siguroheni të mos humbisni detajet dhe theksimet, ndërsa e mbani figurën sa më të shndritshme të jetë e mundur."

Nëse zgjidhni të shkrepni në prioritet aperture apo modalitet "Av" (duke caktuar një vlerë specifike aperture teksa kamera përzgjedh shpejtësinë e përshtatshme të shkrehësit), Vladimir këshillon t'i kushtohet kujdes i veçantë ekspozimit. "Do të përdorja disi mbiekspozimin – përndryshe, në dëborë, gjërat mund të duken më të hirta e pa interes se ç'duhet," thotë ai, pasi kamera juaj mund të ngatërrohet nga vezullimi i dëborës dhe ta ulë shkallën e ekspozimit.

3. Përdorni skena me dëborë për të eksperimentuar me kompozimin

Nëse ka dritë të mjaftueshme, Vladimir-it i pëlqen të shkrepë me kamerë dore sa më shumë të jetë e mundur, sesa të përdorë stativ. "Kjo më lejon të eksperimentoj më shumë dhe të lëviz për të gjetur kënde më të mira të pashikuara," - shpjegon ai.
© Vladimir Medvedev – Përfaqësues nderi i "Canon"

"Dimri në përgjithësi është koha më e mirë për të eksperimentuar," - thotë Vladimir. "Unë rekomandoj të luani me cilësimet dhe ekspozime të ndryshme. Ndonjëherë, kur njerëzit shkrepin poza dimërore për herë të parë, ato mund të dalin të nënekspozuara dhe jo shumë emocionante. Mbase mbiekspozojini me qëllim dhe shikoni se sa detaje të panevojshme humbasin - mund të vini re se si disa konture duken më fort si p.sh. pemët apo malet."

Kur një peizazh është fshehur nën petk të rëndë dëbore, - "kompozimi është më minimal dhe më tërheqës për syrin," - thotë ai. "Ndonjëherë ka aq shumë dëborë sa mund të jetë e vështirë të dallohet horizonti, gjë që ju jep edhe më shumë liri krijuese për ta kompozuar foton si të dëshironi."

Nëse ka dritë të mjaftueshme, Vladimir preferon të shkrepë me kamerë dore. "Kjo më mundëson të lëviz për të gjetur kënde të ndryshme," shpjegon ai. "Shpesh jam i gatshëm të sakrifikoj cilësinë që do të më jepte një ekspozim më i gjatë duke përdorur një stativ për lirinë krijuese."

4. Përdorni objektiva këndgjerë për të shkrepur qiejt dimërorë

Dimri krijon peizazhe dramatike qiellore, që mund t'u shtojnë dinamizëm pozave me dëborë. "Objektiva të gjera ose ultra të gjera theksojnë efektin dramatik të qiellit dimëror," - thotë Vladimir.
© Vladimir Medvedev – Përfaqësues nderi i "Canon"

Për të shkrepur më shumë nga qiejt në stinë të ndryshme me ngjyrat e tyre të ndezura, Vladimir përdor objektiva këndgjerë. Kur shkrep me Canon EOS 5D Mark III ose Canon EOS R, të preferuarat e tij përfshijnë Canon EF 16-35mm f/2.8L III USM dhe Canon EF 11-24mm f/4L USM. Ai rekomandon gjithashtu objektivin Canon EF 16-35mm f/4L IS USM.

"Më pëlqen dhe të shkrep me objektiva sypeshku, Canon EF 8-15mm f/4L Fisheye USM – jo dhe aq për efektin e sypeshkut sesa për perspektivën që jep," thotë Vladimir. "Nëse e konfiguron që horizonti të jetë drejt dhe mu në mes atëherë mund ta presësh disi figurën që të mos marri distorsion sypeshku por të mbetet perspektiva e re, që duhet shumë mbresëlënëse."

Objektivi zmadhues me kënd ultra të gjerë Canon EF-S 10-22mm f/3.5-4.5 USM është jashtëzakonisht i hollë dhe peshëlehtë dhe fantastik për peizazhe kur çiftohet me një kamerë të lehtë e portative me sensor madhësie APS-C si p.sh. Canon EOS 250D.

Një kamerë kompakte ofron dhe komoditet më portativ. Canon PowerShot G7 X Mark III ka zmadhim të integruar 24 mm 4,2-fish gjerësi këndi zmadhimi në një trup kompakt që mund të futet në një xhep xhakete për ta marrë me vete kudo.

5. Fotografia dimërore fillon pranë shtëpisë

Nuk ju duhet të kërkoni për peizazhe spektakolare dimri. Do të gjeni skena mahnitëse të stinës pranë shtëpisë.
© Vladimir Medvedev – Përfaqësues nderi i "Canon"

Nuk ju duhet të shkoni në veriun e largët për të shkrepur foto dimërore. Mund të mos gjeni tufa drerësh në afërsi apo haski që tërheqin slita, apo dritat e Aurorës Boreale, por pozat e stinës mund të shkrepen më pranë shtëpisë. Dalja jashtë kur bie dëborë ose kur jeni me pushime është një shans i madh për të praktikuar, me njohurinë se mund t'i rikthehesh ngrohtësisë kur të bëhet shumë ftohtë. "Është normale të përpiqesh të eksplorosh mjedisin rrethues dhe kështu nuk rri shumë në të ftohtë," - thotë Vladimir. "E kupton se çfarë ambienti është përpara se të dalësh për një shkrepje më të gjatë."

Është diçka që Vladimir e shfrytëzoi për "Snow Storm – The Story of One Day", një seri në të cilën ka kaluar një ditë të vetme duke fotografuar dëborën përreth shtëpisë. "Kërkoja të dëshmoja se sa peizazhe të ndryshme mund të shohësh në vetëm një ditë shkrepjesh. Dhe kur një shikues e kupton sfidën e shkrepjes për vetëm një ditë, i duket sikur është aty me mua."

Kështu që si të ketë dëborë të madhe jashtë apo thjesht acar të lehtë piktoresk, pavarësisht kamerës që përdorni, vishni një xhaketë të ngrohtë dhe dilni jashtë për të parë e shkrepur spektaklin e dimrit pranë jush!

Shkruar nga Lucy Fulford

Artikujt e lidhur
The inside of a bright blue ice cave.

FOTOGRAFIA DIMËRORE

Si të shkrepni në mot të ftohtë

Kushtet nën zero mund t'jua çorodisin kamerën, ndaj ndiqni këto këshilla profesionale për të shkrepur në dëborë e akull.

A snowboarder walks through the snow. away from the camera, with his snowboard under his arm.

NË TERREN

Këshilla dhe të fshehta për fotografinë e pushimeve dimërore

Fotografi profesionist i sporteve Richard Walch ndan këshillat e tij si ekspert për fotografi më të mira gjatë dimrit, nga zgjedhja e një kamere e deri te parametrat më të mirë.

A child in a warm winter coat sits on a stepladder in a garden, entertained by its parents.

FOTOGRAFIA FAMILJARE

10 këshillat kryesore për fotografinë e Krishtlindjes nga Lena Petrova

Kapni atmosferën e Krishtlindjes me këto 10 këshilla të fotografes së familjeve për të realizuar portrete argëtuese dhe të natyrshme.

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur

"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.

Kthehu tek të gjitha këshillat e teknikat