Peizazhi
Fotografoni pamje të gjera nga panoramat kodrinore dhe detare e deri te pikat turistike të qyteteve dhe peizazhet urbane.
E preferuar nga shumë fotografë, ky version i ri i lentes klasike me zmadhim të gjerë ofron një qartësi mahnitëse në të gjithë diapazonin e zmadhimit.
EF 16-35mm f/2.8L III USM është një lente me zmadhim me kënd ultra të gjerë me cilësi premium, me një hapje maksimale konstante të diafragmës f/2.8, për të siguruar cilësinë maksimale të imazhit edhe në kushtet e dritës së dobët.
Fotografoni pamje të gjera nga panoramat kodrinore dhe detare e deri te pikat turistike të qyteteve dhe peizazhet urbane.
Edhe kur kushtet nuk janë ideale, kapni jetën e natës, shfaqjet e fishekzjarrëve, ambientet e brendshme të errëta dhe shumë më tepër.
Zbuloni bukurinë në struktura dhe jepuni jetë monumenteve madhështore dhe peizazheve të zgjeruara të qytetit.
EF 16-35mm f/2.8L III USM ka një zmadhim 16-35mm që përfshin një larmi gjatësish fokale me kënd të gjerë.
Lentet me Xhamin e derdhur (GMo) me sipërfaqe të dyfishtë dhe diametrin e madh, si dhe Shpërhapja ultra e ulët ndihmojnë për ta përmirësuar ndjeshëm shformimin e imazhit dhe për të zvogëluar shmangiet kromatike. Ndërkohë që veshja e përparuar Air Sphere dhe SubWavelengh veprojnë për të eliminuar hijet dhe flakërimet, në mënyrë që të regjistroni të sigurt në ambiente me dritë të papërshtatshme.
Një hapje e gjerë e diafragmës me f/2.8 ju lejon të shfrytëzoni sa më shumë dritën e disponueshme, ndërsa një diafragmë rrethore e hapjes me 9 fletë ju ndihmon të siguroni një thellësi mahnitëse të fushës.
Konstrukti i fortë, i qëndrueshëm dhe rezistent për kushtet e motit të lentes EF 16-35mm f/2.8L III USM e ndihmojnë atë të përballojë ashpërsinë e përdorimit profesional.
EF 16-35mm f/2.8L III USM ka një motor USM me unazë dhe një njësi CPU me rendiment të lartë, e cila siguron një fokusim edhe më të shpejtë.
Lentja EF 16-35mm f/2.8L III USM zëvendëson EF 16-35mm f/2.8L II USM dhe pritet të përcaktojë standarde të reja të cilësisë së imazhit për zmadhimet me kënd ultra të gjerë.
Optika me një dizajn të ri siguron një qartësi mahnitëse në çdo pjesë të kuadrit. Një mekanizëm i riprojektuar i zmadhimit me 5 grupe që përmirëson nivelet e rezistencës për dridhjet dhe goditjet.
Në krahasim me hapjen rrethore të diafragmës me 7 fletë të EF 16-35mm f/2.8L II USM, lentja EF 16-35mm f/2.8L III USM përfshin një diafragmë rrethore me 9 fletë që ju lejon të krijoni një fokus të butë dhe të bukur të sfondit.
Veshja SubWavelength dhe Air Sphere ju ndihmojnë të shmangni hijet dhe flakërimet në imazhet tuaja.