Objektivat RF

Canon RF 24-240mm F4-6.3 IS USM

Një objektiv zmadhues 10-fish, portativ e praktik për sistemin "EOS R" që është ideal për gjithçka, nga peizazhet këndgjera deri te portretet kuadërplota, dhe madje edhe në fotografinë e afruar sportive dhe të natyrës së egër.

Canon Camera

Shkrepni me një objektiv të vetëm

Zgjeroni krijimtarinë tuaj me një zmadhim 10-fish për kamera kuadri të plotë. Shkrepni gjithçka me një objektiv të vetëm, nga peizazhet e mëdha deri te portretet e fuqishme dhe pozat kuadërplota të aksionit.

Jini praktik e spontan

Zbuloni lirin e shkrepjes me një objektiv të vetëm praktik. "RF 24-240MM F4-6.3 IS USM" përmban thuajse çdo gjatësi fokale që mund t'ju nevojitet, dhe madje peshon vetëm 750 g. Ideal për udhëtime.

Canon Camera

Cilësi kuadërplotë figure

Gëzojuni cilësisë kuadërplotë të figurës përgjatë gjithë diapazonit të zmadhimit 10-fish. Stabilizimi i figurës jep rezultate të qarta kristal në ndriçim të ulët dhe në gjatësi të larta fokale.

Fokusim i shpejtë dhe fleksibël

Vetëfokusimi është i shpejtë dhe i qetë, ideal për fotografimin e natyrës së egër. Për video, "RF 24-240MM F4-6.3 IS USM" fokuson më shtruar, për efekte profesionale fokusimi me tërheqje.

Canon Camera
Canon Camera

Objektiv apostafat RF

Sistemi "EOS R" ofron rendiment të jashtëzakonshëm, me fokusim të shpejtë përgjatë thuajse të gjitha kuadrit dhe një optimizues elektronik objektivi të integruar. Një unazë për komandimin e objektivit mund të përshtatet sipas nevojave tuaja.

Specifikimet

  • Diapazon fleksibël zmadhimi 10-fish

    Gjatësi fokale me mbulim 24-240 mm

  • Fokusim "Nano USM" thuajse i heshtur

    I shpejtë në foto; i shtruar në video

  • Stabilizues figure me pesë ndalesa

    Mbron kundër turbullimit nga dridhjet e kamerës

  • Peshon vetëm 750 g

    Dizajn peshëlehtë portativ

  • Aperturë rrethore, shtatëfletëshe

    Për efekt të butë e natyral "Bokeh"

  • Unazë e madhe zmadhimi me siguresë

    Rrotullohet me 100˚

  • Komandim aperture me 1/8 ndalesa pa kërcitje

    Gjatë filmimit

  • Unazë e rregullueshme komandimi

    Mund t'i përshtatet mënyrës suaj të punës

Çfarë ka në kuti

  • Objektivi "RF 24-240MM F4-6.3 IS USM"

  • KAPAK objektivi E-72II

  • Kapak pluhuri për objektiv RF

  • Kompleti i manualit të përdorimit (Evropë)

Duar që mbajnë një aparat fotografik Canon EOS R dhe një objektiv Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM.

Mund t'ju ndihmojmë të zgjidhni lenten tjetër?

Përzgjedhësi i lenteve do t'ju drejtojë në një gamë të tërë të lenteve dhe do t'ju ndihmojë të gjeni lenten më të përshtatshme për ju dhe kamerën tuaj.

Në duart e profesionistëve

Zbuloni se si sillet "Canon RF 24-240MM" në një larmi të gjerë rrethanash shkrepjeje në duart e profesionistëve të aparateve "Canon".

Canon Camera

Aksesorët e objektivit

Përmirësoni perspektivën me aksesorë objektivi nga "Canon". Gama jonë e kapakëve, kasave dhe çantave ju siguron dhe mbron objektivin gjatë përdorimit. Ne kemi qafore dhe filtra objektivi të krijuara posaçërisht për mbrojtjen dhe ndihmesën e funksionimit të objektivit në kushte të ndryshme pune, si p.sh. për ta mbrojtur nga ndriçimi i padëshiruar ose duke ju bërë të mundur të kapni pamje më nga afër të natyrës.

Produktet që kanë lidhje

Objektiva këndgjerë

Arrini një fushëpamje më të gjerë dhe përfshini më shumë në kuadër me anë të objektivave tanë këndgjerë.

Objektivat telefoto

Me një objektiv telefoto mund t’i shkrepni sportet, natyrën dhe aktivitetet nga larg, pa e trazuar aksionin. Eksploroni objektivat telefoto të Canon dhe shikoni ku ju shpie krijimtaria.
Mësoni më shumë