Këshilla e teknika për panoramim më të mirë të kamerës

Zotëroni metodën e panoramimit në fotografi dhe përcillni një ndjesi lëvizjeje në imazhet tuaja.
Një person me motokros në një pistë, duke anuar motorin përtokë, fotografuar me anë të panoramimit të kamerës. © Richard Walch

Nga fiksimi i subjekteve të shpejtësisë së lartë përkundër sfondeve dinamike, deri te shtimi i një ndjesie lëvizjeje te subjektet më të ngadalta, përdorimi i teknikës së panoramimit në fotografi mund t’u shtojë lëvizje dhe dramaticitet pozave që shkrepni.

Mund ta përdorni teknikën e panoramimit për të shtuar një element tjetër në fotot tuaja me çfarëdo kamere. Dhe nuk është as e thënë që të shkrepni vetëm subjekte me shpejtësi të lartë. Panoramimi mund të përdoret për të krijuar ndjesi lëvizjeje në subjekte relativisht të ngadaltë, pasi turbullimi i lëvizjes mund t’i bëjë të duken sikur po lëvizin më shpejtë se në të vërtetë.

1. Çfarë është fotografia e panoramimit?

Panoramimi është një teknikë krijuese që mund të përcjellë një ndjesi reale lëvizjeje në fotot e aksionit. Nëse përdorni shpejtësi të lartë të shkrehësit për të fiksuar një subjekt në lëvizje të shpejtë, fotos mund t’i mungojë dramaticiteti që ishte i pranishëm gjatë atij çasti pasi subjekti do të dalë si të ishte statujë. Por nëse përdorni një shpejtësi më të ulët shkrehësi dhe e lëvizni (ose panoramoni) kamerën me të njëjtën shpejtësi si të subjektit, mund ta nxirrni subjektin të mprehtë në foto ndërsa sfondi dhe objektet e mundshme fikse të marrin një turbullim të lehtë.

Përveç që shton një ndjesi shpejtësie, panoramimi mund t’ju ndihmojë të nxirrni një pozë më të mprehtë të një subjekti në lëvizje duke fokusuar vëmendjen e shikuesit në të, ose thjesht të kamufloni sfondet jotërheqëse. Cilido qoftë qëllimi juaj, panoramimi me kamerë është një aftësi që ia vlen ta keni dhe sekreti për të arritur panoramime të mira është të ushtroheni. Panoramimi kërkon komandim të mirë të kamerës, kështu që s'ka zëvendësim për përvojën.

Sportet e pistave të të gjitha llojeve janë subjekte të mira ku të ushtroni panoramimin, pasi keni shumë raste për të perfeksionuar aftësitë tuaja, ndërsa vrapuesit, kuajt, motorët apo makinat e garave kalojnë përpara xhiro pas xhiroje. Në shtëpi shanset më të mira për të shkrepur subjekte në lëvizje janë fëmijët ose kafshët që luajnë në oborr.

2. Cilësimet e fotografisë së panoramimit

Një pelikan duke fluturuar përgjatë një liqeni me sfond të turbullt për shkak të panoramimit të kamerës.

Duke ndërthurur një shpejtësi të ulët obturatori me një lëvizje panoramike të kamerës që ndjek subjektin tuaj, mund ta përdorni panoramimin në fotografinë e faunës së egër për të shkrepur imazhe të mprehta të zogjve ose kafshëve në aksion, duke përcjellë një ndjesi lëvizjeje në imazhet tuaja. Shkrepur në Canon EOS-1D X Mark III në 1/15 sek, f/32 dhe ISO100. (C) Ellie Rothnie, ambasadore e Canon.

Kaloni në modalitetin "Shutter Priority (Tv)" ose "Manual (M)" të plotë dhe zgjidhni shpejtësinë e shkrehjes.

Shpejtësia ideale varet nga një sërë faktorësh: sa shpejt lëviz subjekti në fjalë, distanca mes jush e subjektit, objektivi që po përdorni dhe sa sa efekt turbullimi dëshironi të arrini. Filloni me një shpejtësi shkrehësi prej rreth 1/60 sek dhe uleni teksa mësoheni më mirë me aksionin. Provoni 1/30 sek e poshtë për më shumë turbullim, 1/125 sek për më pak. Sigurohuni ta çaktivizoni fotostabilizuesin e - përveç nëse shkrepni me objektiv me opsionin Mode 2 IS - në këtë rast përdorni këtë. Në këtë modalitet, sistemi i fotostabilizimit do të korrigjojë lëkundjen vertikale, por jo dhe lëvizjen horizontale të kamerës teksa ndiqni aksionin.

Disa subjekte mund të kenë nevojë për shpejtësi më të lartë të shkrehësit për të mos u kthyer në turbullim të plotë. Për shembull, një makinë garash do të kërkojë ndoshta një shpejtësi më të lartë shkrehësit se një çiklist. Mund ende të regjistroni shumë turbullim duke përdorur shpejtësi shkrehësi prej 1/200 ose 1/400 sek nëse subjekti lëviz shpejt dhe ia dilni ta ndiqni gjatë lëvizjes.

Nëse shkrepni në modalitet “Manual”, atëherë do t’ju duhet dhe të caktoni një aperturë për t’ju dhënë ekspozim të mirë. Me “Shutter Priority (Tv)” kamera e zgjidh vetë këtë aspekt për ju.

Vendoseni modalitetin “Drive” në “Continuous”. Përveçse do të keni mundësi më të mira për të kapur momentin e rëndësishëm, do të minimizoni po ashtu dridhjet e kamerës nga shtypja e butonit të shkrehjes.

3. Planifikimi dhe fokusimi i fotove tuaja të panoramimit

Një lojtare tenisi e fotografuar gjatë shërbimit duke përdorur panoramimin e kamerës.

Sporti është një nga subjektet ideale për ushtrimin e teknikave të fotografisë së panoramimit pavarësisht nëse subjekti juaj po vrapon në një fushë tenisi apo drejton automjetin në një qark. Shkrepur në Canon EOS R1 me objektiv Canon RF24-70mm F2.8L IS USM në 1/20 sek, f/14 dhe ISO100. © Alisha Lovrich

Një çiklist në një rrugë qyteti me një ndërtesë me tulla dhe një kalimtar në sfond të turbulluar për shkak të panoramimit të kamerës.

Duke mësuar si ta përdorni teknikën e panoramimit mund të krijoni rezultate të arrira edhe në skenat e përditshme, me një subjekt të mprehtë që duket se lëviz me shpejtësi të lartë. Shkrepur me Canon PowerShot G1 X Mark III në 15mm, 1/20 sek, f/10 dhe ISO100.

Sfondi i fotos suaj duhet të jetë i turbulluar, që detajet e saj individuale të bien më pak në sy në foto. Por ngjyrat e përgjithshme do të përbëjnë një pjesë të rëndësishme të fotos pasi do të shërbejnë si kuadër për subjektin. Nëse keni mundësi, shikoni për një sfond që do të bënte kontrast me subjektin për ta ndihmuar të dalë në pah dhe që do të funksiononte mirë kur të regjistrohej në vijëzime të lëmuara. Disa prova pa subjektin do t’ju jepnin një ide nëse rasti ka potencial. Vijat horizontale, si p.sh. gardhi apo bordura e një rruge i shtojnë strukturës dhe japin një ndjesi më të madhe të shpejtësisë. Nëse shkrepni në ndriçim të ulët atëherë dritat e sfondit të turbullt mund t’u shtojnë dramaticitet real imazheve tuaja. Për më tepër, ngjyrat kontrastuese i japin subjektit sportiv një theks të mëtejshëm kundrejt një sfondi më pak fluid.

Për të parandaluar rifokusimin e kamerës gjatë panoramimit tuaj, përdorni vetëfokusimin e kamerës në modalitetin “AI Servo AF” për të ndjekur subjektin – në varësi të largësisë tuaj nga subjekti, mund t’ju duhet të eksperimentoni për të përcaktuar nëse rezultatet më të mira i jep “Single Point AF” apo “Zone AF”.

4. Përmirësoni teknikën tuaj të panoramimit

Një aeroplan ngrihet në muzg, sfondi i aeroportit është i turbullt për shkak të lëvizjes së kamerës.

Teknika e panoramimit të kamerës kap atmosferën e një qyteti të zhurmshëm, duke dhënë një përshtypje të gjallë të njerëzve ose automjeteve që lëvizin me shpejtësi, duke i shtuar historive tuaja të udhëtimit. Shkrepur me një Canon EOS R3 në 1/15 sek, f/32 dhe ISO100.

  1. Drejtohuni nga sfondi që keni zgjedhur dhe qëndroni me këmbët në gjerësinë e supeve për stabilitet. Vetëm pjesa e sipërme e trupit duhet të lëvizë gjatë panoramimit, ndaj lëvizni te beli për të ndjekur aksionin.
  2. Duke përdorur shkrepjen “Continuous” shtypni butonin e shkrehësit përpara se subjekti të arrijë pikën e synuar dhe vijoni të shkrepni derisa subjekti të ketë kaluar mes saj.
  3. Me lëvizje të shtruar, ndiqeni subjektin - por mos e bëni këtë vetëm kur shkrepni. Ndiqeni përpara, gjatë dhe pas, duke e mbajtur kamerën dhe veten sa më të palëvizur, duke minimizuar lëvizjet vertikale dhe anësore. Mund ta keni më të lehtë ta bëni këtë me okularin (nëse kamera juaj ka të tillë) se sa me ekranin LCD

Panoramimi kërkon praktikë, ndaj mos u shqetësoni nëse imazhet tuaja të para nuk janë shumë të mira. Mund të mësoni duke nxjerrë shumë foto dhe duke kuptuar se pse disa janë më të mira se të tjerat. Mos është shpejtësia e gabuar e shkrehësit, për shembull, apo mos subjekti del shumë i turbullt? Më pas zbatoni zbatoni ato që keni mësuar në serinë e ardhshme të fotove. Filloni me një shpejtësi më të lartë të obturatorit për fotot e para dhe më pas vendosni gradualisht një shpejtësi më të ulët për panoramën tjetër. Vazhdoni me shpejtësi më të ulëta dhe së shpejti do të gjeni shpejtësinë optimale të obturatorit për situatën. Me praktikë, mund të parashikoni një shpejtësi të mirë fillestare të obturatorit dhe ta përsosni në vijim.

Natyrisht, nëse subjektin e keni në fokus optimal dhe sfondi ka turbullim të lëmuar, konsiderojeni se ia keni dalë me sukses. Panoramimi është argëtues ama dhe gjasat janë që të doni ta provoni sërish!

Pasi të keni zotëruar teknikën e panoramimit ditën, mund të bëheni krijues dhe gjatë natës duke përfshirë gjurmët e dritës në pozat e panoramuara.


Shkruar nga Marcus Hawkins

Produkte të ngjashme

    PowerShot G7 X Mark III [E zezë]

    Një kamerë e lidhur që shkrep video dhe foto të jashtëzakonshme që ndjekësit tuaj do t'i adhurojnë.

    EOS R50 [E zezë]

    Krijoni përmbajtjen më tërheqëse me këtë kamerë EOS R pa pasqyrë, nga fotot e mprehta deri te filmat 4K dhe transmetimet e drejtpërdrejta. Të gjitha në një pajisje të dedikuar.
  • EOS R100

    Krijoni kujtime të përsosura vizuale në cilësi të jashtëzakonshme me këtë kamerë intuitive EOS R që është gjithnjë gati.
  • EOS R7

    Eksploroni natyrën me një kamerë që vjen me shpejtësi dhe cilësi sensacionale figure në një trup portativ APS-C të projektuar për të ardhmen.
  • EOS R6 Mark III

    Kapni aksionin me ekuilibrin optimal të rezolucionit, shpejtësisë dhe prakticitetit – ideal për faunën e egër, sportet dhe portretet.

Artikuj të ngjashëm

Shkrepja e lëvizjes në fotografi

Zbuloni se si të shkrepni lëvizjen dhe shtoni një ndjesi lëvizjeje në fotot tuaja.

Këshilla për shpejtësinë e obturatorit

Përvetësoni shpejtësinë e obturatorit me udhëzuesin tonë praktik për fillestarët dhe realizoni foto më të mira të aksionit.

5 këshillat kryesore për shkrepjen e aktiviteteve në natyrë

Zbuloni si të shkrepni poza më krijuese aksioni në aventurat e përditshme me këshilla nga fotografi profesionist, Tom Bing.

Filloni me kamerën dhe objektivët tuaj Canon EOS

Bazat e fotografisë me kamerën tuaj Canon EOS R System dhe mënyra se si mund të përmirësoheni duke përdorur objektivë shtesë.