Photographer Tom Bing on a beach taking a picture of a surfer holding her board.

FOTOGRAFIA E TERRENIT

Nga valët te balenat: për një shkrepje më krijuese të pasioneve tuaja të aksionit

Sërfisti dhe motoçiklisti Tom Bing është po aq i dhënë pas këtyre pasioneve të shpejtësisë së lartë sa dhe subjektet që fotografon. Ai e ka njohur gruan, Sally, edhe ajo një sërfiste e apasionuar, në fakultetin e arteve dhe kanë kaluar së bashku si çift 12 muaj majë motorëve nga Santiago në San-Francisko së bashku me dërrasat e tyre të sërfit. Tanimë ata janë zhvendosur në Tajnemauth, në verilindje të Anglisë, një pikë sërfi e njohur për plazhet e arta dhe ujërat e ftohta.

Tom-i thotë se gjyshi i tij i ndjerë, të cilit i pëlqente detaria dhe peshkimi në det, ishte ai që fakt i kishte ndezur interesin për fotografinë. "Im gjysh ishte vërtet i dhënë pas fotografisë dhe kishte një dhomë të errët të sistemuar në shtëpi për t'i zhvilluar vetë fotot – dhe ende i ruaj disa nga aparatet e tij të vjetra fotografike," - thotë Tom-i. "Falë tij ishte që mendova se mund të dokumentoja e shkrepja momente për veten dhe për të tjerët."

Tanimë si fotograf profesionist, Tom-i specializohet në garat e sërfit dhe të motokrosit dhe kjo e shpie në plazhin e tij të origjinës, si dhe anembanë botës. Pasioni i tij është bërë dokumentimi i komuniteteve, lirisë dhe argëtimit përkatës që qëndron në zemër të këtyre pasioneve.

Këtu ai na bën të ditur qasjen, teknikat dhe këshillat e tij për shkrepjen e pasatempove tuaja në natyrë, me një penelatë më krijuese.

Shkrepni si aksionin, ashtu edhe atmosferën – këshilla nga Tom Bing

1. Përshtatjani kompletin tuaj aktivitetit përkatës

Peshëlehtë, portativ dhe i aftë: Canon EOS M6 Mark II rezultoi modeli ideal për shkrepjen e këtij vrapuesi terreni, duke i lejuar Tom-it të ruajë hapin me zhvillimin e aksionit.

Tom-i ka përdorur Canon EOS 90D me një objektiv Canon EF 70-300mm f/4-5.6L IS II USM, një konfigurim ky ideal për shkrepjen e natyrës së egër dhe të sporteve me aksion të shpejtë, me funksione që luhaten nga shkrepja e vazhduar me 10 fps deri te 45 pikat e vetëfokusimit kryq.

Gjatë lëvizjes me motor apo ecjes në natyrë për në pika që arrihen me vështirësi, ai përdor dhe modelin më peshëlehtë, më të vogël e pa pasqyra Canon EOS M6 Mark II me objektivat Canon EF-M 55-200mm f/4.5-6.3 IS STM dhe Canon EF-M 32mm f/1.4 STM. "Me model pa pasqyra do të thotë të marrësh shumë më shumë në përmasa më të vogla," - thotë Tomi, gjë që është në fakt ideale kur të duhet të lëvizësh sa më lehtë.

Kur je në natyrë, këshillon ai, duhet të jeni realistë për ato që vërtet keni nevojë të merrni me vete. "Mbase nuk ju duhen 10 objektiva me vete, por thjesht dy që realizojnë vërtet atë që ju duhet të bëni," - vijon ai.

Për çdo aksion të shpejtë, inkuadruesi optik në kamerat DSLR ju mundëson ndjekjen e ngushtë të aksionit pa vonesën e vogël që kanë inkuadruesit elektronikë në kamerat pa pasqyrë, por që për sa i përket cilësisë së figurës, ai shton: "Mendoj se kamerat pa pasqyrë janë po aq të mira."

2. Përfshihuni në aksion

Të kuptuarit e aktivitetit që po fotografon të ndihmon t'i paraprish aksionit dhe të jesh gati për ta shkrepur. Edhe diçka aq e thjeshtë sa të dish p.sh. se çfarë vije do të preferojë drejtuesi përmes një pjese me baltë, gjë që ta mëson vetë përvoja jote, mund të bëjë gjithë diferencën mes kapjes apo humbjes së pozës.

"Unë jam frymëzuar gjithnjë nga [fotoreporterët] James Nachtwey dhe Don McCullin, dhe ai stil dokumentar i fotografisë. Më ka pëlqyer fakti se ata përfshiheshin dhe vetë në historitë në të cilat shkrepnin," - thotë Tom-i, i cili synon të përcjellë emocionin dhe ndjesinë e pjesëmarrjes në aktivitete, dhe jo vetëm se si u duken ato vrojtuesve të jashtëm.

"Përpara se të keni nxjerrë dhe vetë kamerën, duhet kuptuar kultura e asaj që shkrepni," - pohon ai. "Nëse e dini se çfarë ndjesie të krijon ecja me biçikletë terreni përmes një rezervati natyror, atëherë e keni të qartë se çfarë kërkoni të shkrepni dhe në ç'milisekondë ta tërhiqni shkrehësin," - thotë ai.

Nga aspekti thjesht praktik, nëse e dini me përvojën tuaj se si t'i lexoni situatat gjatë sërfit, për shembull, mund të arrini të parashikoni se ku do të ndodhë aksioni i radhës, të merrni pozicion e të jeni gati për të shkrepur. "Kur vjen çasti, të jesh gati," - thotë Tom-i, "dhe është ndjesi fantastike të dish ku të jesh dhe kur."

3. Përjetësoni aksionin

Kuptoni si të zotëroni shpejtësinë e shkrehësit dhe se si kjo lidhet me ISO dhe aperturën, për ta shkrepur në përsosmëri aksionin dhe atmosferën.

"Unë shkrep në modalitet serie thuajse gjithmonë," - thotë Tom-i. "Për fotografinë e aksionit s'ka të paguar, pasi gjestikulatura e fytyrës ndryshon shumë shpejt dhe nuk mund të pretendosh t'i kapësh këto me një pozë kur dikush të kalon mes kuadrit. Të duhen nja 10 të tilla."

Canon EOS M6 Mark II ndihmon falë aftësisë për të shkrepur me 14 fps, me të mirën tjetër të gjurmimit të qartë brisk e të vazhduar me vetëfokusim. Kur shpejtësia është në nivele kritike, ky aparat mund të shkrepë edhe skedarë RAW në shpejtësinë e pabesueshme prej 30 fps, me fokusim të vazhduar, në modalitet serie të prerë RAW në 18 MP.

Sakaq, Canon EOS 90D vjen me një diapazon edhe më të madh shpejtësie të shkrehësit – deri në 1/8000 sek ose deri në 1/16000 sek me shkrehësin elektronik, përkundër maksimumit të EOS M6 Mark II prej 1/4000 sek – duke ju ofruar shansin më të mirë të mundshëm për të fiksuar lëvizjet e shpejta, ndërsa falë inkuadruesit optik mund ta ndiqni aksionin këmba-këmbës madje edhe pa atë vonesën e vogël të inkuadruesve më të mirë elektronikë.

4. Jini krijues

Jini krijues dhe eksploroni kompozimet e pazakonta, si ky p.sh., për poza më intriguese.

Perspektivat e pazakonta, panoramizimi, siluetat dhe luajtja me thellësinë e fushëpamjes janë teknikat që përdor Tom-i për të qenë krijues dhe për të përcjellë atë që subjekti i tij mund të jetë duke ndjerë në pistë apo në ujë.

"Konteksti mund të jetë gjithçka dhe nëse nuk mund ta zmadhoj pamjen mbi aksion, por kam mundësinë të shkoj një hap mbrapa për ta nxjerrë skenën ca më gjerë, kjo jo rrallë qëllon të dalë edhe më arrirë", - thotë ai. "Unë shkrep për nga dielli [gjithashtu] pasi më pëlqen të luaj me ato anët problematike që sjell diçka e tillë. Ashtu paraqet mbase më mirë dhe se çfarë ndjen drejtuesi."

Funksionet që ndihmojnë të rrisë krijimtarinë me Canon EOS M6 Mark II janë inkuadruesi i heqshëm elektronik dhe ekrani me kthim për lart, të dyja të paçmueshme për kompozimet krijuese dhe çastet e vështira në kënde të ulëta.

5. Nuk është thjesht çështje aksioni

Provoni stile të ndryshme fotosh dhe kushtojini kohë zhbirimit të aspekteve të ndryshme të një aktiviteti, po aq sa dhe shkrepjes së aksionit.

Ashtu si shumë të tjerë në komunitetin e sërfit, interesi i Tom-it nuk është vetëm për pasionin e tij, por edhe për natyrën, oqeanin dhe zonën ku ai jeton. Ndaj dhe mos prisni për çastet e aksionit, këshillon ai, por shkrepni të gjithë skenën. Shkrepni për të gjithë ditën dhe do të shihni se do të nxirrni pamje shumë mbresëlënëse të njerëzve dhe të vendit, si dhe disa poza të arrira të aksionit.

"Unë përpiqem t'i dokumentoj gjërat ashtu siç i shoh unë," - thotë Tom-i. "Më pëlqen të shkrep vendet dhe përjetime, fuqinë dhe larminë e oqeanit. Dhe si sërfist që jam dhe vetë, më pëlqen t'i shoh sërfistët t'u përgjigjen sfidave me stil."

Shkruar nga Lorna Dockerill

Artikujt e lidhur
A dirt bike heads towards the camera spraying muddy water in its wake.

SHPEJTËSIA E SHKREHËSIT

Zotëroni shpejtësinë e shkrehësit

Këto 5 këshilla bazë do t'ju ndihmojnë të zotëroni shpejtësinë e shkrehësit për të kapur subjektet në lëvizje dhe për të përmirësuar fotografinë tuaj të aksionit.

An action-packed photoshoot with a pro

FOTOGRAFI SPORTIVE

Fotografia e aksionit: Këshilla nga një profesionist

Mësoni rreth fotografisë së sporteve me aksion nga kjo seancë mentorimi me një mjeshtër të çiklizmit malor.

A person holding a Canon PowerShot SX740 HS looking at their shot on the flip up screen.

FOTOGRAFI SPORTIVE

Fotografia sportive me shkrepje çasti

Fotografja profesioniste, Molly Darlington, eksploron se si mund të shkrepni momentet e mëdha sportive me një kamerë xhepi.

Produktet e lidhura

Artikuj të ngjashëm

"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.

Kthehu tek të gjitha këshillat e teknikat