A dirt-bike speeds through a puddle, creating a spray of water.

SHPEJTËSIA E SHKREHËSIT

Si të zotëroni shpejtësinë e shkrehësit

Ndryshimi i shpejtësisë së kamerës është një nga mënyrat për të rregulluar ekspozimin e përgjithshëm të një figure. Por ka dhe përdorimet e saj krijuese, duke ju lejuar të kontrolloni nivelin e turbullimit (ose mungesën e këtij) në fotot tuaja.

Ja pesë këshilla për t'ju ndihmuar t'i merrni dorën shpejtësisë së shkrehësit dhe të keni më shumë kontroll mbi fotografinë tuaj të aksionit, qoftë nëse shkrepni një ditë sportesh shkollore me një kamerë pa pasqyra EOS M apo sporte motorike me EOS DSLR.

1. Kontrolloni shpejtësinë e shkrehësit

The screen of the Canon EOS 90D showing the Tv (Time Value) settings.
Për të marrë kontrollin direkt të shpejtësisë së shkrehësit, caktojeni kamerën në "Shutter Priority" (ose "Tv", që është shkurtimi për "Time Value - vlera e kohës").

Shumica e kamerave EOS kanë një modalitet të posaçëm skenik "Sports" që i konfiguron vetiu cilësimet e ekspozimin dhe të fokusit të kamerës për shkrepjen e subjekteve në lëvizje. Kjo do t'ju japë rezultate fantastike, por mund të keni edhe më shumë kontroll kur dëshironi të jeni më krijues, të realizoni një efekt të caktuar apo të bëni përshtatje për rrethana të veçanta, si p.sh. kur shkrepni një subjekt në lëvizje të shpejtë me kamerën në dorë dhe në distancë të largët.

Për të marrë kontrollin direkt të shpejtësisë së shkrehësit, caktojeni kamerën në "Shutter Priority" (ose "Tv", që është shkurtimi për "Time Value - vlera e kohës"). Në vijim mund ta caktoni shpejtësinë e shkrehësit duke kthyer rrotullën kryesore të kamerës ose duke përdorur ekranin me prekje që ofrohet në shumë prej kamerave EOS, duke përfshirë Canon EOS M6 Mark II dhe Canon EOS 90D. Kamera juaj do ta rregullojë automatikisht aperturën për të dhënë një ekspozim standard. Shpejtësia e shkrehësit të sipërm në EOS është ose 1/4000 sek ose 1/8000 sek dhe shpejtësia më e gjatë me caktim automatik e shkrehësit është 30 sekonda.

2. Evitoni dridhjen e kamerës

Sa më shumë zmadhoni një subjekt, aq më të dukshme bëhen të gjitha dridhjet e kamerës, ndaj do t'ju duhet një shpejtësi më e lartë shkrehësi për ta minimizuar këtë. Fotoja më lart, e shkrepur në 1/50 sek, tregon një dridhje të qartë të kamerës. Ajo poshtë tregon fiksimin e aksionit dhe është shkrepur me 1/640 sek.

Ka dy gjëra për të cilat duhet të mendoni kur zgjidhni shpejtësinë e shkrehësit: nëse është e shpejtë sa duhet për të evituar turbullimin për shkak të lëvizjes së kamerës kur shkrepni duke e mbajtur në dorë - që njihet dhe si "dridhje e kamerës" – si dhe se sa shpejt lëviz subjekti.

Shpejtësia e shkrehësit që ju duhet për të evituar dridhjen e kamerës varet nga një sërë faktorësh, duke përfshirë dhe nëse përdorni një objektiv me stabilizues të integruar figure (IS) si dhe sa erë fryn. Por gjatësia fokale e objektivit është faktori më i rëndësishëm. Sa më shumë zmadhoni pamjen, aq më të dukshme bëhen të gjitha dridhjet.

Një rregull i përgjithshëm për eliminimin e këtij problemi është të provoni të përdorni një shpejtësi shkrehësi që është e barasvlershme me gjatësinë fokale në kushte reale apo më të shpejtë. Ndaj me një cilësim objektivi prej 50 mm, përdorni 1/50 sek a më shpejt dhe me një objektiv 200 m përdorni 1/200 sek a më shpejt. Në vijim duhet të llogarisni dhe shpejtësinë e subjektit - lexoni më poshtë!

3. Shkrepeni aksionin me shpejtësi të lartë shkrehjeje

Artikuj të ngjashëm
A person riding a dirt bike around a track, leaning the bike low to the ground, photographed using camera panning. © Richard Walch

PARIMET BAZË TË FOTOGRAFISË

Fotografia e panoramimit për fillestarët

Zbuloni si ta përdorni panoramimin për foto më të mira aksioni me këto këshilla kryesore.

A female athlete in a purple vest leaping over a hurdle.

FOTOGRAFI SPORTIVE

Si të kapni poza të shkëlqyera aksioni

Këshilla për shkrepjen e pozave të mahnitshme të aksionit me kamerën tuaj Canon.

Light trails suspended in motion by a bus on a busy street in Madrid, Spain.

FOTOGRAFIA E LËVIZJES

Shkrepja e lëvizjes në fotografi

Zbuloni se si të shkrepni lëvizjen dhe shtoni një ndjesi lëvizjeje në fotot tuaja.

Ndërsa një shpejtësi shkrehësi prej 1/250 sek fikson subjektet me lëvizje të ngadaltë, p.sh. dikë duke ecur, ndërsa për fiksimin e dikujt që vrapon do t'ju nevojiten shpejtësi më të larta të shkrehësit.

Shpejtësia e shkrehësit e kërkuar për fiksimin e një subjekti në lëvizje varet nga distanca e këtij nga kamera, drejtimi në të cilin lëviz dhe shpejtësia, por me gjasë do t'ju duhet një shpejtësi shkrehësi më e lartë se ç'mendoni. Një shpejtësi shkrehësi prej 1/250 sek fikson subjektet me lëvizje të ngadaltë, p.sh. dikë duke ecur, ndërsa për fiksimin e dikujt që vrapon mund të nevojiten shpejtësi shkrehësi në rangun e 1/500 deri në 1/1000 sek. Do t'ju duhet të shkoni deri në 1/1000 apo dhe 1/4000 sek për poza të qarta subjektesh më të shpejtë, si p.sh. fluturimi i shpendëve dhe makina me shpejtësi.

Krahasoni këto poza të një motori në lëvizje. Mund të shikoni se motori dhe drejtuesi janë të turbullt në shpejtësi shkrehëse prej 1/200 sek, duke dhënë një ide fantastike të përgjithshme të lëvizjes, por pa arritur të kapë detaje, ndërsa të gjitha detajet janë të mprehta dhe aksioni tërësisht i fiksuar në 1/1000 sek.

Në një shpejtësi shkrehësi që mendoni se është shumë e lartë, p.sh. 1/200 sek (më lart), kjo pozë krijon ide të mirë të një subjekti në lëvizje që kalon me shpejtësi, pa e kapur detajin e motorit apo të drejtuesit. Në 1/1000 sek (më poshtë), kjo pozë e fikson aksionin.

Përgatituni të rrisni cilësimin ISO që të përdorni shpejtësi më të larta të shkrehësit, sidomos kur fotografoni sportet dhe natyrën e egër.

4. Bëhuni krijues me panoramimin

E keqja e fiksimit të aksionit është se mund të mos duket më si aksion. Fotot e subjekteve në lëvizje duken shpesh më dinamike nëse subjekti është qartë dhe sfondi i turbullt. Për të arritur një efekt të tillë, sigurohuni që shpejtësia e diafragmës të jetë e ulët mjaftueshëm për t'ju dhënë njëfarë turbullimi, në vijim lëvizeni kamerën me subjektin, në të njëjtën shpejtësi që lëviz ky. Ky quhet panoramim.

Panoramimi i kamerës për të ndjekur subjektet në lëvizje krijon një sfond të turbulluar, duke e bërë aksionit të duket më dinamik.

Shpejtësia e shkrehësit që duhet të përdorni do të varet nga shpejtësia e lëvizjes së subjektit dhe niveli i turbullimit që dëshironi. Për të përmirësuar shanset që ta nxirrni subjektin të qartë, caktojeni modalitetin AF në "AI Servo" ose "Servo", pasi kjo i lejon kamerës të rregullohet vazhdimisht për ta mbajtur subjektin në fokus. Një objektiv me stabilizues të integruar figure kompenson për dridhjet e mundshme vertikale gjatë panoramimit të kamerës horizontalisht e anasjelltas. Nëse objektivi juaj ka çelës modaliteti IS, caktojeni këtë në pozicionin 2 për poza panoramimi – në këtë cilësim do të stabilizojë lëvizjen vertikale, por do të lejoje turbullim e shkaktuar nga lëvizja horizontale.

5. Përdorni shpejtësi të ulëta të diafragmës për turbullimin e lëvizjes

Me kamerën në stativ për ta mbajtur pa lëvizur, përdorimi i një ekspozimi të gjatë (shpejtësi e ulët e shkrehësit) bën që të turbullohet çdo gjë në lëvizje, si p.sh. valët.

Mund të përdorni një ekspozim relativisht të gjatë - më të gjatë se një sekondë, p.sh. – për ta turbulluar qëllimisht figurën. Për të parandaluar mbiekspozimin e pozës, do t'ju duhet të përdorni një cilësim më të ngushtë të aperturës (numër më të lartë "f", si p.sh. f/16 ose f/22), cilësim më të ulët të ISO ose një filtër ND për të kufizuar sasinë e dritës që hyn në kamerë. Tani mund ose ta lëvizni kamerën gjatë ekspozimit (çka do të turbullonte të gjithë foton) ose të përdorni një stativ për ta mbajtur kamerën pa lëvizur, në mënyrë që të turbullohen vetëm pjesët në lëvizje. Provojeni teknikën e fundit në zbutjen e valëve dhe rrjedhjes së ujit në një peizazh, ose përpiquni të turbulloni automjetet në lëvizje dhe turmat e njerëzve në një skenë qyteti.

Për ekspozime mbi 30 sekonda, përdorni modalitetin "Bulb". Disa kamera të "Canon" kanë një cilësim "B" në rrotullën e modaliteteve, ndërsa të tjera duhen caktuar në "M" (manual) përpara se të lëvizni në shpejtësitë e shkrehësit derisa të shfaqet "BULB". Mund të përdoret një kohëmatës në distancë apo telekomandë me tel, për të evituar mundësinë e zhvendosjes nga shkrepja e butonit të shkrehësit. Mund dhe të merrni parasysh përdorimin e aplikacionit "Canon Camera Connect" për komandimin e kamerës në distancë nga celulari.

Shkruar nga Marcus Hawkins

Produktet e lidhura

Artikuj të ngjashëm

"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.

Kthehu tek të gjitha këshillat e teknikat