FOTOGRAFI PEIZAZHI

Shkrepja e lëvizjes me ekspozime të gjata: këshilla nga fituesi i Redline Challenge

Piotr Skrzypiec, fituesi i "Light in the Dark" Redline Challenge, 2021, shpjegon si t'i bëni peizazhet më dinamike duke shkrepur gjurmë të bukura drite.
Gjurmë dritash makinash në ndriçimin e mbrëmjes përgjatë një ure të harkuar. Mjegulla e trashë, si re errëson bazamentet e urës dhe tokën poshtë saj.
Ditën guidë turistike, natën fotograf gjurmësh drite, Piotr Skrzypiec, përdor njohuritë e tij për atraksionet e bukura dhe teknikat e ekspozimit të gjatë për të krijuar fotografi peizazhesh mahnitëse në Slloveni e më tej. Nuk është kësisoj dhe aq befasuese që u shpall fitues i sfidës inauguruese të Canon Redline Challenge.

Konkursi fotografik synonte të shtynte aftësitë e fotografëve amatorë me "dritën në errësirë". Tri nga imazhet e Piotr-it arritën në listën përfundimtare të përzgjedhjeve të jurisë, dhe poza e tij atmosferike e një ujësjellësi të veshur nga mjegulla u përzgjodh si fituesja e përgjithshme.

Piotr-i përdori një ekspozim më të gjatë për t'i kthyer fenerët e mprehtë të makinave në lëvizje në vijëzime gjarpëruese ngjyrash. Ekspozimi i gjatë nënkupton shkrepjen me shpejtësi të ulëta shkrehësi, që mund të luhaten nga sekonda në orë dhe rezultojnë në turbullim të objekteve që lëvizin. Teknika nuk kërkon ndonjë kamerë apo objektiv të specializuar, dhe rezultatet mund të jenë të goditura. Ashtu si turbullimi i lëvizjes, ekspozimet e gjata janë të mira dhe për të maksimizuar dritën që hyn në kamerë me qëllim reduktimin e ISO, çka përmirëson cilësinë e figurës.

Këtu Piotr-i riviziton atraksionet e pozave të tjera të tij dhe ofron këshillat e tij se si të shkrepni foto të ngjashme me gjurmë drite.

1. Mos shkrepni natën

Gjurmë drite natën në një rrugë që gjarpëron lart një shpati kodre të pyllëzuar, me dëborë, drejt një grumbulli ndërtesash të bardha me çati të hirta.

Piotr-i thotë se shkrepja e fotove me gjurmë drite është relativisht e drejtpërdrejtë. "Të mjaftojnë vetëm pajisjet standarde të kamerës, një stativ dhe një vendndodhje e mirë," - thotë ai. "Nuk është e komplikuar të nxjerrësh këtë lloj fotoje dhe rezultati që duket në ekranin LCD është gjithnjë i arrirë. Ndonjëherë as nuk të duhet t'i redaktosh këto pamje sepse duken të bukura dhe ashtu siç janë." Shkrepur në Canon EOS 5D Mark IV me objektiv Canon EF 16-35mm f/2.8L USM (i tejkaluar tani nga Canon EF 16-35mm f/2.8L III USM) në 18mm, 25 sek, f/11 dhe ISO1000. © Piotr Skrzypiec

Muzgu është një kohë më e përshtatshme për të shkrepur foto me gjurmë drite sesa terri i natës, pasi qielli do të jetë i errët, por ka ende ngjyrë të mjaftueshme për t'i mbajtur gjërat interesante. Nëse është sterrë dhe pa karakteristika, fotoja mund të duket "tepër e rënduar", ndaj filloni të shkrepni kur dritë të mjaftueshme ambienti për të regjistruar ndërtesa, kodra dhe pjesë të tjera të peizazhit. "Gjithçka qëndron tek ato 20 minutat në funt të 'orës blu'," - thotë Piotr-i. "Po vajte më vonë se aq, hijet do jenë shumë zeza dhe dritat shumë të forta për të arritur pozë të ekuilibruar."

2. Bëni kërkimin tuaj

Gjurmët e dritës në një rrugë me formë zemre, me drita të arta dhe të kuqe nga fenerët dhe dritat e pasme

Trafiku është një komponent thelbësor – por bëhuni gati të ndihmoni dhe vetë. "Kur jeni në autostradë, është e qartë se do të ketë makina që kalojnë rregullisht. Por nuk ndodh kështu në konkretisht me këtë rrugë në formë zemre p.sh. Kur isha duke fotografuar këtë rrugë në 2014, m'u desh të prisja për dy orë duke u lutur të vinte ndonjë makinë. Kështu që për këtë pozë, i thashë time shoqeje t'i jepte makinës përgjatë rrugës!" Shkrepur në Canon EOS 5D Mark IV me objektiv Canon EF 24-105mm f/4L IS USM (tejkaluar tani nga Canon EF 24-105mm f/4L IS II USM) në 50mm, 30 sek, f/8 dhe ISO800. © Piotr Skrzypiec

Mund të duket e vetëkuptueshme, por sigurohuni që rruga që keni zgjedhur të jetë e dukshme në atë kohë të vitit kur dëshironi të shkrepni aty. Skena mund të duket premtuese në dimër, por në vetëm mund të ketë pemë që e bllokojnë pamjen e duhur.

"Është gjithnjë mirë të gjeni një vend të ngritur prej nga ku të shkrepni, që ju mundëson ta shikoni qartë rrugën," - pohon Piotr-i. "Para pak vitesh jam kthyer në këtë vendndodhje në mes të verës. Ndonëse mund ta dalloje formën e zemrës së rrugës natën për shkak të gjurmëve, ishte e vështirë ta shikoje qartë për shkak të vreshtit. Që prej atëherë kanë bërë shumë ndryshime. Ka një platformë të re për fotografët, që ka hapësirë të mjaftueshme për të paktën 10 stativë. Dhe e kanë shkurtuar ca vreshtin që ndodhej në parafushë, që forma e bukur e rrugës të jetë më e dukshme."

3. Planifikoni kompozimin

Gjurmë drite në një rrugë malore me erë në ndriçimin e pasdites, që duket qartë në distancë.

Siguria është prioritet kur vjen puna për shkrepjet në një rrugë në errësirë. "Vendosni një jelek dukshmërie të lartë dhe përdorni elektrik dore për t'u siguruar që të jeni të dukshëm," - thotë Piotr-i. "Nuk ka asnjë foto që do ia vlente të lëndoheshit, ndaj sigurohuni që ta vendosni në mënyrë të sigurt stativin, nëse jeni duke shkrepur nga një urë apo ndonjë pikë tjetër e ngritur." Shkrepur në Canon EOS 5D Mark IV me objektiv Canon EF 16-35mm f/2.8L USM në 24mm, 562 sek, f/9 dhe ISO200.

Ndonëse do t'i shkrepni fotot teksa avitet nata, përgatitjen bëjeni me ditë që të keni kohë të bollshme për të inkuadruar pozën. "Kur ju duhet të nxirrni një foto të bukur, duhet të mendoni për prapafushën dhe parafushën dhe se si t'i mbushni këto zona," - këshillon Piotr-i.

"Është gjithashtu një ide e mirë ta mendoni gjurmën e dritës si vijë udhëzuese që të orienton syrin nga parafusha te prapafusha. Shansi më i mirë për ta bërë këtë është nëse keni fatin e mirë të gjeni ndonjë rrugë në formë S që gjarpëron përmes skenës drejt, p.sh. ndonjë kishe apo mali, apo ndonjë objekti tjetër që tërheq vëmendjen si pikë fokale."

4. Mbajini pamjet e mprehta

Një djalë i ri duke përdorur një kamerë Canon në një stativ, duke fotografuar një vresht nga një vend i ngritur.

Piotr-i mori djalin e tij, Jurek-un, me vete në fotografimin e fermës së Dreisiebner-it ku i shpjegoi rëndësinë e përdorimit të një stativi të qëndrueshëm. Pa u ushtruar ama, mbajtja e kamerës dorazi me shpejtësi më të ulët shkrehësi mund të japë pamje të turbulluar. Duke përdorur një kronometër dysekondësh, siç bën Piotr-i, shmanget lëkundja e kamerës teksa shtypni shkrehësin, por mund dhe të përdorni një këmbëz distance, si p.sh. Canon RC-6 Wireless Remote Control, Canon RS-60E3 Remote Switch, Canon BR-E1 Wireless Remote Control ose përmes aplikacionit Canon Camera Connect.

Për t'u siguruar që pjesët jolëvizëse të pamjes suaj të mbeten të qarta në pozën finale, do t'ju duhet ta fiksoni kamerën në pozicion në një stativ për të mos e prekur gjatë ekspozimit. "Unë thjesht përdor kronometrin dysekondësh të kamerës," - pohon Piotr-i. "D.m.th. thjesht kontrolloj kompozimin, shtyp butonin dhe dy sekonda më pas fillon ekspozimi."

Gama e kamerave pa pasqyrë dhe DSLR nga Canon ofron një funksion vetëkronometri. Piotr-i përdor dhe funksionin e fiksimit në pasqyrë kur shkrep me kamerat DSLR që e kanë këtë funksion. Pasi aktivizohet, ky e bllokon pasqyrën jashtë dhe vonon nisjen e ekspozimit, duke reduktuar shanset për dridhje brenda kamerës që do t'i hiqnin mprehtësinë imazhit. "Me një kamerë pa pasqyrë, nuk e ke këtë problem, ama," - thotë Piotr-i, "pasi nuk ke pasqyrë!"

5. Shkrepni edhe më gjatë akoma

Një pozë nga afër e gjurmëve të dritës në një rrugë me formë zemre, me një ndërtesë me tulla të kuqe dhe vreshtin përreth që duket qartësisht.

"Konkretisht në këtë rrugë në formë zemre të duhet një ekspozim prej të paktën 30 sekondash," - thotë Piotr-i. "Kjo sepse 30 sekonda janë që të duhen për të lëvizur në gjatësinë e saj me automjet, përveç nëse je ndonjë pilot F1! Për fotot tuaja me gjurmë drite, masni kohën sa i duhet një automjeti të lëvizë në gjatësinë e rrugës suaj të synuar dhe caktojeni këtë si shpejtësi të shkrehësit. Pastaj rregulloni aperturën dhe ISO derisa të arrini në nivelin e duhur të ndriçimit. Shkrepur në Canon EOS 5D Mark IV me objektiv Canon EF 24-105mm f/4L IS USM në 88mm, 30 sek, f/9 dhe ISO1000. © Piotr Skrzypiec

Mundësia për të kontrolluar gjatësinë e ekspozimit është thelbësore. Të gjitha kamerat EOS – nga Canon EOS 4000D deri te Canon EOS 5D Mark IV – ju lejojnë të regjistroni një ekspozim që është deri në 30 sekonda i gjatë. Modaliteti Shutter Priority (Tv) ju mundëson të caktoni një kohë precize ekspozimi (shpejtësi shkrehësi), me kamerën që e rregullon automatikisht aperturën. Në vijim mund ta caktoni ISO sipas skenës.

Shkrepja në modalitetin Manual (M) ju jep gjithashtu, kontrollin e aperturës për të arritur nivelin ideal të mprehtësisë. Për t'i personalizuar më tej cilësimet, gama e Canon e kamerave kuadërplotë pa pasqyrë, si p.sh. Canon EOS RP,vijnë gjithashtu me një modalitet Flexible value (Fv). Ky është në thelb një modalitet plotësisht automatik që ju mundëson kontrollin e shpejtësisë së shkrehësit, aperturën dhe ISO në çfarëdo pike.

Do t'ju duhet të përdorni modalitetin Bulb për ekspozime më të gjata se 30 sekonda. Disa kamera EOS kanë një opsion "B" në rrotullën e modaliteteve, por në të tjera do t'ju duhet të zgjidhni modalitetin Manual dhe të lëvizni përtej cilësimit prej 30 sekondash të shpejtësisë së shkrehësit.

6. Përgatisni një ekspozim

Ndërsa ju duhet një ekspozim relativisht i gjatë për t'i paraqitur dritat e makinave si vijëzime të gjata që gjarpërojnë nëpër figurë, gjatësia konkrete varet nga rasti. Piotr-i shpjegon: "Gjithçka varet nga lloji i rrugës dhe denduria e trafikut. Zakonisht në autostrada nuk të duhet ekspozim 30-sekondësh pasi ka shumë makina dhe shumë gjurmë drite. Por në disa pika më të qeta funksionojnë vetëm ekspozimet shumë të gjata.

"Unë përpiqem gjithnjë të përdor një aperturë prej f/8 ose f/11. Zakonisht nuk është mirë të shkosh më gjerë se f/8, pasi pjesë të pozës mund të mos dalin qartë. Nëse të duhet të rritësh ISO deri p.sh. në ISO800, s'prish punë. Nëse fotoja merr pak zhurmë, mund ta rregullosh kur redakton figurën. Në kamerat e fundit, si p.sh. Canon EOS R5 që mora si çmim, ISO800 nuk ka problem fare dhe nuk shikoj ndonjë zhurmë në figurë me këtë cilësim." Diapazoni ISO i EOS R5 lëviz midis ISO 100-51200, ndaj ISO800 është një ndjeshmëri relativisht e ulët që të jep cilësi të shkëlqyer figure në ndriçim të ulët.

7. Zgjidhni kompletin e duhur

Gjurmë drite në një karrexhatë dyshe, e kuqe në njërin drejtim, e bardhë në të artë në tjetrin, duke kaluar përmes pemëve të zhveshura dimërake poshtë një vargmali mbuluar me dëborë natën.

Një problem i zakonshëm është dallimi i ndërprerjeve në gjurmët e dritës ku makinat kanë ndaluar apo nuk kanë ecur për gjithë gjatësinë e rrugës. "Këtë mund ta rregulloni duke përdorur një ekspozim më të gjatë," - thotë Piotr-i. "Nëse 30 sekondat nuk janë të mjaftueshme, kaloni në modalitetin "Bulb" dhe përdorni një këmbëz distance për ta mbajtur shkrehësin të hapur për sa kohë ju nevojitet." Shkrepur në Canon EOS 5D Mark IV me Canon EF 100-400mm f/4.5-5.6L IS USM në 100mm, 30 sek, f/10 dhe ISO100. © Piotr Skrzypiec

Nuk ke pse përdor objektiv profesional të serisë L për të nxjerrë foto me gjurmë dritë me pamje profesionale. Një objektiv kompakt e peshëlehtë, si p.sh. Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM ose RF 35mm F1.8 Macro IS STM mund të mbahet më lehtë, ndërsa të jep pamje të mprehta e të detajuara.

"Zakonisht do të përdorni një aperturë goxha të vogël për të marr foto të mprehta, ndaj nuk ju duhet doemos një objektiv me aperturë të shpejtë maksimale, si p.sh. f/1.8 apo f/2.8," - thotë Piotr-i. "Unë përdor gjithnjë objektivat zmadhues pasi të japin më shumë opsione për inkuadrimin e një skene, por realisht zgjedhja e objektivit nuk është aq e rëndësishme sa aspekte të tjera, si p.sh. përdorimi i një stativi dhe fluksi i trafikut. Thjesht duhet të jetë i mprehtë, kaq është e gjitha!"

Ja, pra. Shkrepja me gjurmë drite është një mënyrë e mirë për të mësuar si të kontrolloni ekspozimin dhe ta përdorni fotografinë për të kapur diçka që nuk është e dukshme me sy të lirë. Është gjithashtu dhe shumë joimpenjative kur vjen puna për pajisjet e kamerës, por rezultatet mund të jenë të mëdha – ja pyesni Piotr-in!
Shkruar nga Marcus Hawkins

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur

  • TEKNIKA TË NDRIÇIMIT

    Këshilla për piktura me dritë

    Zbuloni si të pikturoni me dritë me rezultate mahnitëse.

  • A river flowing through a landscape of mossy rocks.

    PARIMET BAZË TË FOTOGRAFISË

    Mësoni si ta përdorni siç duhet ekspozimin

    Zbuloni si ta rregulloni sasinë e ndriçimit në imazhet tuaja, për t'u dhënë fotove një pamje të re.

  • Long exposure photography

    FOTOGRAFI ME EKSPOZIM

    Fotografi me ekspozim të gjatë

    Mësoni si të përdorni shpejtësinë e ngadaltë të shkrehësit për të kapur lëvizjen e butë të ujit ose të vijave të dritës.

  • Shtigje drite të pezulluara në lëvizje përkrah një autobusi në një rrugë të ngarkuar të Madridit, Spanjë.

    FOTOGRAFIA E LËVIZJES

    Shkrepja e lëvizjes në fotografi

    Zbuloni se si të shkrepni lëvizjen dhe shtoni një ndjesi lëvizjeje në fotot tuaja.