Objektiva për DSLR
Një lente profesionale e serisë L me zmadhim për sportet dhe faunën e egër, me Stabilizuesin e imazhit dhe shtresën ASC për një qartësi të mrekullueshme.
Një lente zmadhimi 100-400mm kompakte me performancë të lartë e cila është ideale për ata që shkrepin sportet, aksionin dhe fotografinë e botës së egër. Një stabilizues imazhi me 4-ndalesa dhe optika e cilësisë së lartë siguron mprehtësi mahnitëse.
Shikoni specifikimet e plotaLente zmadhimi super-telefoto e gjithanshme dhe portative.
Cilësi imazhi mahnitëse direkt në kuadro
Parandaloni dridhjet e kamerës me një Stabilizues Imazhi me 4-ndalesa
Personalizoni ndjesinë e kontrollit të zmadhimit për situata të ndryshme
Fokusim i shpejtë, thuajse i heshtur
Shkrepni me siguri në kushte moti të vështira
EF 100-400MM F/4.5-5.6L IS II USM është ideale për fotografët që udhëtojnë jo shumë të ngarkuar dhe duan të marrin vetëm një lente telefoto me vete. Një zgjedhje e shkëlqyer për sportet dhe fotografinë e botës së egër – gama e zmadhimit 100-400mm ju vë shumë pranë subjekteve të largëta dhe ju lejon të reagoni shpejt në një situatë që ndryshon shpejt. Kur përdoret në kamerat e pajisura me sensorë të madhësisë APS-C, EF100-400MM F/4.5-5.6L IS II USM ofron kënde shikimi të barasvlershme me një 160-640mm në një kamera me kuadro të plotë.
EF 100-400MM F/4.5-5.6L IS II USM ofron imazhe të mprehta, me kontrast të lartë duke përdorur element lenteje Fluorit dhe Shpërhapje Ultra të Ulët (Super UD) për të kapur objektet dhe shtrembërimin. Një Stabilizues Imazhi me tre metoda mbron nga turbullimi prej dridhjeve të kamerës duke lejuar shkrepje në dorë me shpejtësi shkrehësi deri në 4 ndalesa më ngadalë se normal.
Shkrepni në dritë duke qenë i sigurt se Shtresa Sferë ajri (ASC) me multi-shtresa e Canon do të mbrojë nga flakërimi, hijet dhe ulja e kontrastit. ASC përdor një teknologji me multi-shtresa për të reduktuar reflektimit duke përfshirë një shtresë sferash ajro nanodimensionale të depozituara në sipërfaqen e lentes për të ngadalësuar dritën më gradualisht ndërsa hyn në lente, kjo parandalon reflektimet e brendshme që ulin cilësinë e imazhit.
Fotografë të ndryshëm punojnë në mënyra të ndryshme. Përdorni unazën e Rregullimit të Zmadhimit me Prekje për të vendosur sasinë e rezistencës që ndihet kur zmadhoni lenten: një prekje e lehtë është ideale kur do të punoni shpejt në një situatë që ndryshon shpejt. Nga ana tjetër, mund të doni ta vështirësoni ose bllokoni mekanizmin e zmadhimit kur nuk doni që gjatësia fokale të ndryshojë padashur.
Provoni autofokusin e shpejtë USM i cili kapet me saktësi dhe pothuajse në heshtje. Fokusi manual në kohë të plotë lejon rregullim të saktë pa e çuar kamerën larg nga syri. EF 100-400MM F/4.5-5.6L IS II USM fokusohet deri në 0.98m, duke ju lejuar të reagoni ndaj subjekteve që vijnë papritur shumë afër.
Vazhdoni të shkrepni edhe në kushte të vështira moti. Si lente e serisë L, EF 100-400MM F/4.5-5.6L IS II USM është e mbrojtur nga pluhuri dhe lagështia, kështu mund të vazhdoni të shkrepni edhe kur kushtet bëhen të këqija. Një shtresë fluorine mbi elementin e parmë të lentes largon papastërtitë duke e bërë lenten të lehtë për t'u pastruar.