Canon RF 24mm F1.8 MACRO IS STM

Ky objektiv i vogël dhe i lehtë fiks 24mm ndërthur këndin e gjerë me një aperturë të shpejtë për shkrepje krijuese, edhe në ndriçim të ulët. Dhe me fotostabilizuesin optik me 5 nivele1 plus vetëfokusimin e qetë është fantastik edhe për video të shtruara e cilësore.

Mësoni se si ky objektiv kompakt dhe peshëlehtë RF 24mm, me fushëpamjen e gjerë dhe aperturën e shpejtë frymëzon fotografi krijuese - edhe në ndriçim të ulët.

Peizazhe mahnitëse

Pamje madhështore përplot me detaje super të mprehta

Fleksibilitet për videoblogime

Një pamje e gjerë për ta vënë dhe veten në figurë

Bëhuni krijues me rrezen e qartësisë

Një aperturë e shndritshme f/1.8 për efekt mahnitës e të lëmuar Bokeh edhe në ndriçim të ulët

Madhështi makro

Shkrepni deri në 14cm dhe tregojeni subjektin tuaj në detaje brenda mjedisit të vet

Pamje këndgjera qartësie të lartë

Ky objektiv fiks këndgjerë 24mm mundësohet falë superioritetit të mbërthyeses RF nga Canon. Një objektiv kompakt, peshëlehtë, ai ka një element josferik dhe veshje të avancuara për pamje cilësore.

RF24mm F1.8 MACRO IS STM
RF24mm F1.8 MACRO IS STM

I shpejtë dhe i shndritshëm, fantastik në ndriçim të ulët

Apertura maksimale f/1.8 ka një projektim rrethor me 9 fletë që funksionon më së miri në ndriçim të ulët, duke dhënë zona të bukura jashtë fokusi dhe turbullim të sfondit.

Super shtruar, super stabilitet

Një fotostabilizues optik me 5 nivele1 mundëson shpejtësi më të mëdha shkrehjeje për shkrepje dorazi dhe video të arrira me më shumë stabilizim (6.5 nivele) kur përdoret me një trup të serisë EOS R me fotostabilizues të integruar.

RF24mm F1.8 MACRO IS STM
RF24-105mm F4-7.1 IS STM

Fokusohuni shpejt dhe qetë për poza të mprehta dhe audio të pastër

STM (motori gradual) i qetë i RF 24mm F1.8 MACRO IS STM fiksohet te subjekti juaj dhe fokusohet shpejt, edhe kur shkrepni subjekte me lëvizje të shpejta.

Shkoni në afërsi dhe paraqisni të gjithë skenën

Një distancë minimale fokusimi prej 14cm (zmadhim 0.5x ose gjysmë madhësie) është avantazh real për poza këndgjera krijuese dhe ju mundëson të shkoni edhe më pranë, duke e paraqitur subjektin tuaj brenda mjedisit të vet.

RF24mm F1.8 MACRO IS STM
intuitive-control-at-your-fingertips

Komandim intuitiv në pëllëmbë të dorës

RF 24mm F1.8 MACRO IS STM ka një unazë të rregullueshme komandimi të objektivit që mundëson konfigurim të detajuar të ISO, aperturës ose ndryshimin e metodës së AF, si dhe një unazë të posaçme fokusimi për fokusim manual me precizion.

Specifikimet

  • 24 mm gjatësi fokale

    Një objektiv i posaçëm fiks për entuziastët e peizazheve që kërkojnë më pak distorsion dhe më shumë cilësi në pamje.

  • Aperturë e shpejtë maksimale f/1.8

    Një aperturë rrethore me 9 fletë ju mundëson të shkrepni në ndriçim të ulët dhe të arrini turbullim të bukur të zonave të shndritshme jashtë fokusi.

  • Fotostabilizues optik me 5 nivele1

    Ofron 5 nivele mbrojtjeje ndaj turbullimit nga lëkundja e kamerës, për rezultate të mprehta në ndriçim të ulët dhe video të shtruara gjatë shkrepjes dorazi.

  • Motori STM

    Fokusim i shtruar dhe i qetë me shpejtësi dhe saktësi; ideal për foto, si edhe për video

  • Kapacitet për makro

    Afrohuni deri në 14cm (zmadhim 0.5x) te subjekti juaj për detaje që mbushin kuadrin

  • Kompakte dhe me peshë të lehtë

    Ideal për udhëtim, kur vendin në çantë e keni me kursim

  • Unaza për komandimin e objektivit dhe të fokusit

    Një unazë e rregullueshme për komandimin e objektivit ju mundëson kontrollin e cilësimeve me një unazë të posaçme fokusimi për konfigurim të imët të fokusit.

  • Montimi RF

    RF 24mm F1.8 MACRO IS STM lidhet drejtpërdrejt me kamerën e serisë EOS R pa nevojë adaptori, duke ju mundësuar shfrytëzimin e cilësisë së saj të avancuar të figurës

Krahasimi

Shikoni se si krahasohet RF 24mm F1.8 MACRO IS STM me zmadhuesin e kompletit standard

RF 24mm F1.8 MACRO IS STM

RF 24mm F1.8 MACRO IS STM

RF 24-105mm F4-7.1 IS STM

RF 24-105mm F4-7.1 IS STM

Diapazoni i gjatësisë fokale

24 mm
Gama e zmadhimit

Lloji i AF

Motori
Motori

Optik2 / IS i kombinuar3

5 nivele / 6.5 nivele
5 nivele / 8 nivele

Fletët e shkrehësit

9
7

Pjesë speciale optike

1x PMo josferik, 1x UD
3 x josferik 1 x UD

Veshje

Super Spectra
Super Spectra

Apertura minimale

f/22
f/22-40

Distanca më e afërt e fokusimit (M)

0,14
0.2 (24mm) (MF: 0.13)

Zmadhimi maksimal (X)

0,5
0.40 (105mm) (MF: 0.5 @ 24mm)

Madhësia e filtrit

52mm
67 mm

Pesha

Afro 270 g
Afro 395 g

Aksesorët

Qafore objektivi EW-65B qeskë LP1016
Qafore objektivi EW-73D qeskë LP1116

RF24mm F1.8 MACRO IS STM

Çfarë ka në kuti

Gjithçka që ju duhet për të shkrepur një pamje më të gjerë të botës.

  • RF 24mm F1.8 MACRO IS STM

  • Kapak lenteje E-52 II

  • Kapak i pasmë

  • Manuali i përdorimit

Aksesorët përkatës

  • Qafore objektivi EW-65B

    Qafore objektivi EW-65B

    Nuk lejon që drita verbuese të hyjë në lente, duke mos lejuar që shkëlqimi i padëshiruar të ndikojë në fotografitë.
  • Çantë e butë objektivi LP1016

    Çantë e butë objektivi LP1016

    Kasë e butë mbrojtëse për lentet e zgjedhura RF.

Produktet e lidhura

  • Lentë me kënd të gjërë

    RF 16mm F2.8 STM

    Një objektiv kompakt dhe ekonomik, ultra i gjerë, kuadërplotë, 16mm për serinë EOS R, krijuar për videoblogerë dhe krijues përmbajtjesh.
  • Objektivat RF

    RF 35mm F1.8 MACRO IS STM

    Një objektiv me aperturë të shpejtë 35mm f/1.8 për perspektivë këndgjerë, fokusim nga afër dhe Hybrid IS.
  • Objektiv standard

    RF 50mm F1.8 STM

    Një objektiv kompakt, i qetë dhe peshëlehtë 50mm RF fiks, me aperturë të gjerë f/1.8, ideal për shfrytëzimin e vizionit tuaj krijues.
  • Objektivat RF

    RF 85mm F2 MACRO IS STM

    RF 85mm F2 MACRO IS STM ofron fleksibilitet në plane të afërta me kompresion të lehtë telefoto dhe fotostabilizim 5-nivelësh në një trup kompakt e peshëlehtë.
  • Kamerat pa pasqyra

    EOS R

    Kamerë me pasqyrë pa tela që hap mundësi të reja krijuese për fotografët dhe krijuesit e filmave.
  • Kamerat pa pasqyra

    EOS RP

    Një kamerë pa pasqyrë, e vogël, e lehtë dhe intuitive me kuadër të plotë, e projektuar për fotografinë e përditshme dhe të udhëtimeve.
  • Kamerat pa pasqyra

    EOS R6

    Çfarëdo që shkrepni, sido që ta shkrepni, "EOS R6" ju mundëson të jeni krijues në mënyra që nuk i mendonit kurrë të mundshme.
  • Kamerat pa pasqyra

    EOS R7

    Eksploroni natyrën me një kamerë që vjen me shpejtësi dhe cilësi sensacionale figure në një trup portativ APS-C të projektuar për të ardhmen.
  1. Deri në 6.5 nivele kur përdorni trupin e serisë EOS R që vjen me fotostabilizues të integruar. IS optike dhe e kombinuar maten të dyja sipas standardeve CIPA.
  2. Matur me standardet CIPA.
  3. Kur përdoret me një kamerë të serisë EOS R me fotostabilizues të integruar, matur me standardet CIPA.