Lentet RF-S

Canon RF-S 18-150mm F3.5-6.3 IS STM

Arrini më larg dhe afrohuni më shumë me më pak ndërrime objektivash. RF-S 18-150mm F3.5-6.3 IS STM është një zmadhues i lehtë dhe kompakt EOS R-series APS-C me fotostabilizim optik me 4.5 nivele plus një diapazon të fuqishëm 18-150mm 1 për imazhe mahnitëse, pranë apo larg.

  • Arrini më larg me një objektiv fleksibël udhëtimi

    Shkrepeni jetën në të gjithë lavdinë e saj me një zmadhim 8.3x APS-C që vjen plot me 29-240mm (barasvl. 35mm) diapazon gjatësie fokale. Është ideal për peizazhe, faunën e egër të kopshteve, sporte apo udhëtim, dhe mund të ruhet lehtë në çantën e kompletit tuaj.

  • Foto dhe video të mprehta dhe të qëndrueshme në shkrepje dorazi

    Bëjeni lëkundjen e kamerës një dukuri të së kaluarës me ndihmën e një fotostabilizuesi optik me 4.5 nivele, që lejon shkrepjen dorazi për video të shtruar dhe të qëndrueshme, si dhe foto të qarta kristal. Me kamera të caktuara, mund të arrini dhe kombinim fotostabilizuesish.

  • Komandim krijues me fokusim të shtruar dhe të qetë

    Një aperturë shtatëfletëshe dhe rrethore, f/3.5-6.3 është ideale për ndriçime krijuese jashtë fokusi ose efekt "Bokeh" për poza të bukura dhe ekspresive, ndërsa një motor STM mundëson fokusim të shtruar, të qetë dhe të shpejtë.

  • Eksperimentoni me fokusin manual dhe makron

    Kaloni në manual dhe realizoni makro në modalitetin MF. Është zgjidhja ideale për shkrepjen e subjekteve në detaje të arrira dhe ju lejon të afroheni shumë pranë tyre. Në gjatësi fokale 35mm ju jep zmadhim maksimal prej 0.59x.

  • Peshëlehtë, kompakt – ideal për përditshmëri

    Pesha e kombinuar e RF-S 18-150mm F3.5-6.3 IS STM dhe e kamerës pa pasqyrë EOS R APS-C ofron një kursim të rëndësishëm në peshë krahasuar me të barasvlershmet e DSLR. Më pak peshë do të thotë që mund ta përdorni më gjatë – pa humbur kurrë asnjë rast.

Specifikimet

  • 18-150mm (29-240mm barasvl. 35mm) gjatësi fokale

  • Stabilizuesi i imazhit me 4,5 ndalesa

  • Aperturë rrethore 7-fletëshe

  • Unazë fokusimi/kontrolli

  • Motori STM

  • Projektuar për kamerat APS-C EOS R

  • Objektivi RF-S i pajtueshëm me mbërthyese RF

Çfarë ka në kuti

Gjithçka që ju duhet për të shkrepur pamje të jashtëzakonshme të subjekteve të përditshme

  • RF-S 18-150mm F3.5-6.3 IS STM

  • Tapë Lenteje E-55

  • Kapak pluhuri për objektiv RF

  • Manuali i përdorimit

Duar që mbajnë një aparat fotografik Canon EOS R dhe një objektiv Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM.

Mund t'ju ndihmojmë të zgjidhni lenten tjetër?

Përzgjedhësi i lenteve do t'ju drejtojë në një gamë të tërë të lenteve dhe do t'ju ndihmojë të gjeni lenten më të përshtatshme për ju dhe kamerën tuaj.

Produktet e lidhura

  • Lentet RF-S

    RF-S 18-45mm F4.5-6.3 IS STM

    Një objektiv zmadhues standard APS-C për serinë EOS R - që është ideal për situatat e përditshmërisë, si p.sh. familjen, stilin e jetesës, portretet dhe pushimet.
  • Kamerat pa pasqyra

    EOS R7

    Eksploroni natyrën me një kamerë që vjen me shpejtësi dhe cilësi sensacionale figure në një trup portativ APS-C të projektuar për të ardhmen.
  • Objektiv standard

    RF 50mm F1.8 STM

    Një objektiv kompakt, i qetë dhe peshëlehtë 50mm RF fiks, me aperturë të gjerë f/1.8, ideal për shfrytëzimin e vizionit tuaj krijues.
  • Lentë me kënd të gjërë

    RF 16mm F2.8 STM

    Një objektiv kompakt dhe ekonomik, ultra i gjerë, kuadërplotë, 16mm për serinë EOS R, krijuar për videoblogerë dhe krijues përmbajtjesh.
    1. 29-240mm barasvlerë për 35mm.

      Dizajni dhe specifikimet mund të ndryshojnë pa paralajmërim.