"Karakteristikat e shkëlqyera të EOS R50 janë se kamera e di kur po xhiron vertikalisht apo horizontalisht"
Martyn, krijues përmbajtjesh
Kamerat pa pasqyra
Krijoni përmbajtjen më tërheqëse me këtë kamerë EOS R pa pasqyrë, nga fotot e mprehta deri te filmat 4K dhe transmetimet e drejtpërdrejta. Të gjitha në një pajisje të dedikuar.
Bëjeni përmbajtjen tuaj të dallohet dhe tejkalojini limitet e krijimtarisë me një kamerë të dedikuar. Për fotografi me pamje profesionale dhe filma 4K që ju frymëzojnë të krijoni më shumë.
Projektimi kompakt dhe portativ ua paraqet të tjerëve pasionin tuaj me një sensor të madh 24.2MP APS-C – kudo që ju shpie kërshëria juaj.
Krijuar për krijuesit, projektimi kompakt dhe mbajtja natyrale e bëjnë të lehtë shkrepjen sipas dëshirës suaj. Zgjidhni një kamerë që nuk ju ngadalëson. Me vetëm 375g 1 , as EOS R50 nuk do t'ju ngadalësojë.
Me fleksibilitetin e ekranit rrotullues me prekje, mund të punoni të gjitha këndet. Lart, poshtë apo përmbys drejt jush. Pamje 100%, zero shpërqendrime.
Martyn, krijues përmbajtjesh
Përmirësoni krijimtarinë tuaj filmike në detaje superiore me video UHD 4K 30p të mbimoduluar nga 6K dhe një kohë regjistrimi maksimale prej 1 ore2 për video. Kjo është cilësi plus sasi.
Cilësi. Fuqi. Shpejtësi. Kapni detaje të mprehta dhe arrini pamjen e paimitueshme të Canon, falë këtyre funksioneve të arrira të gjithanshme. Ju presin risitë krijuese.
Sensori i formatit APS-C ofron cilësi të shkëlqyer imazhi dhe kontroll mbi rrezen e qartësisë. Realizoni më së miri një pamje profesionale.
Dual Pixel CMOS Auto Focus II i shoqëruar me procesorin e fuqishëm DIGIC X ofron zbulim dhe gjurmim të shpejtë të subjektit.
Zbuloni një botë detajesh në lëvizje, me mbimodulim nga 6K për cilësi të pabesueshme reale.
Zbuloni detaje më të imta me pamje nga afër. Grupimi i fokusit brenda kamerës dhe kompozimi i thellësisë krijon automatikisht pamje me rreze qartësie natyrale.