EOS R1

Kamerat pa pasqyra

Canon EOS R1

Ne po prezantojmë zhvillimin e EOS R1: një kamerë kryesore pa pasqyrë EOS që do t’ju ndihmojë të jeni një hap përpara.

Ahead of the game

Po zhvillojmë EOS R1 për të përmbushur kërkesat jashtëzakonisht të larta dhe nevojat e profesionistëve. EOS R1 do të ketë një procesor të ri imazhi DIGIC Accelerator, krahas DIGIC X dhe një sensori të ri. Një kombinim që do të mundësojë përpunimin e të dhënave me shpejtësi të lartë për gjurmim të avancuar AF dhe cilësi të përmirësuar të imazhit.

EOS R1

Përgatituni…

Ne jemi të lumtur të prezantojmë zhvillimin e kamerës me kuadër të plotë pa pasqyrë EOS R1. Kjo kamerë kryesore do të përdorë një proces të ri imazhi DIGIC Accelerator, krahas procesorit ekzistues DIGIC X dhe një sensori të ri, për të përpunuar sasi të mëdha të dhënash me shpejtësi të lartë, duke sjellë avantazhe të reja për profesionistët.

Bëhuni gati…

EOS R1 do të gjurmojë vazhdimisht subjektet në ngjarje sportive, edhe kur ato fshihen shkurtimisht nga pamja. Si për shembull, kur anëtarët e një ekipi sportiv kryqëzohen me njëri-tjetrin. Funksioni i zhvilluar rishtas Action Priority do të zbulojë në mënyrë automatike subjektin kryesor që kryen një veprim specifik (si gjuajtja e topit) dhe do të lëvizë menjëherë kuadrin AF, duke bërë të mundur që fotografët të kapin momente kyçe.
Kombinimi i sistemit të ri të përpunimit të imazhit dhe teknologjive të vetëpërmirësimit do të kontribuojë në cilësinë e përmirësuar të imazhit.

EOS R1

Shkojmë!

Këtë vit do të hedhim në treg EOS R1.
Informohuni të parët për këtë zhvillim emocionues, ofertat e fundit nga "Canon", këshilla dhe udhëzues, lajmet e fundit dhe ftesa për në ngjarjet vendore.