Objektiv supertelefoto

Canon RF 600mm F4L IS USM

Një objektiv supertelefoto rendimenti të lartë me portativitet dhe rendimet të klasit të parë, RF 600mm F4L IS USM ju shpie në zemër të aksionit. Ideal për fotografinë sportive dhe të natyrës së egër kur ju duhet cilësia më e mirë e mundshme.

Specifikimet

  • Hapje maksimale e madhe f/4

    Për rendiment të jashtëzakonshëm në ndriçim të ulët dhe kontroll të thellësisë së qartësisë

  • me 5 ndalesa

    Ofron 5.5 nivele mbrojtjeje kundër turbullimit nga lëkundja e kamerës1, për rezultate qartësie kristal në ndriçim të ulët

  • Vetëfokusim dysh me korrent

    Një njësi fokusimi USM tipi me unazë, me korrent të dyfishtë mbështetet nga një procesor i shpejtësisë së lartë dhe algoritme të optimizuara vetëfokusimi për fokusim të shpejtë dhe të heshtur

  • Xham fluoriti

    RF 600mm F4L IS USM përdor xham fluoriti në konstruktin e vet për rezolucion dhe kontrast më të lartë të figurës

  • Veshje ASC

    Edhe në kushte të vështira ndriçimi, hijezimi dhe vezullimi minimizohen falë teknologjisë sonë Air Sphere Coating

  • Fokusim manual me shpejtësi të ndryshueshme

    Ofrohen tri shpejtësi fokusimi manual, për kontroll preciz. Full Time MF mundëson rregullime pa ndërruar modalitetet e fokusimit

  • Profile fokusimi

    Ruani dy profile fokusimi për përdorim të shpejtë, duke kursyer kohë kur ju duhet të reagoni shpejt dhe duke lejuar tërheqjen e fokusit kur filmoni

  • Mbërthyese origjinale RF

    RF 600mm F4L IS USM lidhet drejtpërdrejt me kamerën e serisë EOS R pa nevojë adaptori, duke ju mundësuar shfrytëzimin e cilësisë së saj të avancuar të figurës

Çfarë ka në kuti

Gjithçka që ju duhet për të kapur detaje të bukura në udhëtimet tuaja, thjesht shtoni një kartë memorieje dhe një kasë mbajtëse

  • RF 600mm F4L IS USM

  • Kapak pluhuri për objektiv RF

  • Mbajtëse filtri me filetim 52 (WIII) me filtër mbrojtës 52mm

  • Kapaku i lentes E-185C

  • Qafore objektivi ET-160 (WIII)

  • Çanta e butë e lentes LS600

  • Rripi i gjerë i lentes B

  • Manuali i përdorimit

Produktet e lidhura

  1. Sipas standardeve të testimit CIPA