PRINTIM KRIJUES

Këshilla të mira për paraqitjen e fotove familjare

Fotografja e portreteve të familjes dhe përfaqësuese nderi e Canon, Helen Bartlett, zbulon si të paraqitni në shtëpi portrete të bukura familjare.
Printime bardhezi të fëmijëve dhe familjeve të sistemuara në stil rrjete në dysheme.

Printimi dhe shfaqja e kujtimeve të familjes, shoqërisë dhe kafshëve shtëpiake është një mënyrë e mrekullueshme për të krijuar një punim gjithnjë në evoluim të historisë suaj të jetës – duke i shtuar personalitet shtëpisë suaj dhe duke rrethuar veten me kujtime të gëzuara. Për fotografen e portreteve familjare nga Londra dhe përfaqësuese nderi e Canon, Helen Bartlett, fotografimet e familjeve e bëjnë të jetë vërtet ekspresive pas objektivit – por edhe printimi me ekspozimin e këtyre fotove mund të jetë po aq krijues si proces.

"Një nga të mirat e mëdha të printimit është se është diçka fizike që mund ta mbash, që nuk do të zhduket nëse harron t'i bësh kopje rezervë telefonit apo nëse dëmtohet ndonjë gjë," - thotë Helen-a. "Është diçka që ju dhe fëmijët mund ta prekni e ta mbani. Mendoj se printimi i fotove është absolutisht themeltar për skalitjen e pamjeve në kujtesën tuaj."

Këtu Helen-a ndan këshillën e saj për printimin, kornizat dhe vendosjen e fotove tuaja të preferuara nëpër shtëpi.

1. Printoni foto që ju vënë buzën në gaz

Një printim telajoje i një vajze që luan me flluska, i shfaqur në një mur në një banjë të madhe me mure të bardha dhe dysheme me kuadrate.

Kur fotografoni familjen tuaj, përpiquni të bëni poza argëtuese natyrale dhe të mos mendoni nëse do të duket mirë kur të printohet. Mund t'i zgjidhni më vonë pozat e bukura. Shkrepur në Canon EOS R me objektiv Canon RF 50mm F1.2L USM në 50mm, 1/400 sek, f/4.5 dhe ISO500. © Helen Bartlett

Ka shumë opsione për printimin dhe paraqitjen e imazheve tuaja dhe e mira është se vërtet nuk ju duhet të mendoni për shkrepjen me kamerë në forma të ndryshme, thotë Helen.

"Mos mendoni rreth shkrepjes për printime, pasi atëherë filloni të vendosni dhe pengesa," - shpjegon ajo. "Printoni fotot që ju bëjnë të qeshni dhe nëse nuk janë perfekte nga ana teknike, nuk ka ndonjë rëndësi. Është më e rëndësishme të keni në mur momentet që ju japin juve gëzim."

Nëse planifikoni t'i printoni imazhet në përmasa të mëdha, ama, ajo që ka rëndësi është të përdorni një kamerë të përshtatshme. Pikat e bojës që lëshon në letër një printer fotografik nuk përkojnë një-me-një me pikselët e imazhit, por një rregull i mirë për t'u ndjekur është të lejoni të paktën 300 pikselë për një inç në printimet me cilësi fotografike 300dpi. Kështu për një printim A3 (16.54x11.69 inçë) do t'ju duhet një imazh me të paktën 4,962x3,507 pikselë ose 17MP. Në përgjithësi, sa më shumë megapikselë aq më e detajuar do të jetë cilësia e printimit.

"Nëse e dini që do të printoni diçka të madhe, atëherë përdorni kamerën më të mirë që keni në dispozicion, pasi ajo do t'ju japë objektivin më të mirë për sa i përket madhësisë dhe cilësisë më të mirë të figurës," - thotë Helen-a. Sigurohuni ta caktoni në vlerën e cilësisë maksimale. "Provoni të shkrepni gjithashtu kur ka dritë të mirë, pasi drita e dobët del më shumë në printime."

2. Mendoni për hapësirën e ekspozimit

Një portret në plan të afërt bardhezi i një fëmije të vogël. Ajo shikon qëllimisht kamerën dhe buzëqesh.

Është e rëndësishme të merrni parasysh kompozimin dhe ta zmadhoni printimin kur të zgjidhni një vend për të në një dhomë. "Nëse keni një portret në plan të afërt të kokës së një bebeje dhe është 152 centimetra e gjerë, për shembull, dhe jeni duke e parë nga një metër larg - kjo mund të jetë pak e tepërt. Por nëse e shikoni nga fundi i një korridori të gjatë, aty mund të duket më se e bukur," - thotë Helen-a. © Helen Bartlett

Një imazh bardhezi i tri printimeve të vendosura në kornizë dhe të paraqitura në një mur mbi divan, me një orkide të bardhë në tryezën përpara.

Kornizat që zgjidhni për printimet duhet të funksionojnë me atmosferën dhe dekorin e dhomës. Kornizat e thjeshta të bardha shkojnë mirë me fotot bardhezi. © Helen Bartlett

Kurdo që planifikoni të ekspozoni printimet tuaja, zgjidhni ngjyra mbështetëse që kombinojnë me dekorin tuaj dhe merrni parasysh hapësirën rreth tyre. "Ju duhet një kornizë që shkon me shtëpinë tuaj," - shpjegon Helen-a. "Mua më pëlqen një kornizë e thjeshtë e zezë apo e bardhë, tipi i atyre që shikon në galerinë e një fotografi – diçka e thjeshtë dhe e pakohë. Për një dhomë me tone të ngrohta, një kornizë lisi do të funksiononte më së miri, por për një dhomë të madhe dhe disi moderne mund të ishte më mirë një kornizë e zezë apo e bardhë."

Portretet e Helen-ës janë kryesisht bardhezi, çka krijon një pamje të pakohë për shtëpitë e klientëve të saj – diçka që mund të zgjidhnit ta bënit nëse do të kombinonit foto të familjes nga breza të ndryshëm. "Them se fotot e familjes funksionojnë veçanërisht mirë në bardhezi pasi jep jetëgjatësi dhe është vërtet e këndshme të kombinosh printime mes brezave kur vë gjëra në mur. Fotot bardhezi nga ditët e sotme funksionojnë mirë me fotot bardhezi nga koha kur prindërit dhe gjyshërit ishin të rinj."

Ia vlen gjithashtu të merret parasysh ambienti ku do të ekspozohen dhe çfarë mund t'u ndodhë me kalimin e kohës, kështu që zgjidhni një material të përshtatshëm. Gama e letrave fotografike të Canon përfshin produkte për një larmi ambientesh dhe me finicione të ndryshme. Canon Everyday Use Glossy GP-501 – një letër ekonomike përdorimi të përgjithshëm për printime cilësie studiosh fotografike – është ideale për shumicën e ambienteve të shtëpisë. Por nëse do t'i ekspozoni printimet tuaja në zona me lagështirë, si p.sh. banja, mund t'ju duhet të vizitoni një specialist printimi që t'jua printojë fotot në letër akrilike.

3. Bëni një deklaratë me printimet tuaja

Një imazh bardhezi i një vajze të vogël, nën hije, duke mbajtur dy gjethe përkundër një qielli të veshur me re të pambukta.

Qoftë për rastet kur është një printim i madh apo paraqitje e disa të voglave të sistemuara në ndonjë formë, mund të bëni impakt përmes fotove tuaja. "Ndonjëherë diçka grafike dhe shumë e thjeshtë mund të duket fantastike në një kornizë të madhe," thotë Helen-a. © Helen Bartlett

Printimet në përmasa të mëdha mund të duken të bukura në shtëpinë tuaj, por ju ndihmon nëse mendoni për përmasat përpara se t'i hyni punës. "Duhet të zgjidhni foton e duhur, pasi jo të gjitha fotot zmadhohen deri në ato përmasa," - thotë Helen-a. "Kështu që është mirë të merrni ca fletë gazetash dhe t'i vendosni në mur, përndryshe do të ishte vërtet e vështirë të përfytyroni si mund të duket një foto aq e madhe. Thelbi është te gjetja e përmasës së saktë për hapësirën përkatëse dhe ta bësh këtë duke e matur dhe duke vendosur diçka konkrete aty."

Fotot që kanë impakt të mjaftueshëm për printime të mëdha janë ato që përfshijnë ambientin përreth një subjekti, shpjegon Helen-a. "Kjo funksionon vërtet mirë për foto deklaruese. Shpesh fotot që shes në përmasat më të mëdha janë ato ku ka arkitekturë, mjedis apo pyje rreth subjektit. E bën të duket si vepër arti."

Përdorimi i një printeri si Canon imagePROGRAF PRO-300 ju mundëson të krijoni printime cilësie profesionale nga komoditeti i shtëpisë suaj. Helen-a përdor printerin Canon imagePROGRAF PRO-1000 për biznesin e saj. Ky model që mbështet Wi-Fi mund të krijojë printime pa bordurë dhe është ideal për imazhet njëngjyrëshe me bojën Matte Black, që realizon tone të thella ideale për fotot e arteve të bukura. Për finicione mahnitëse në monokrom, çiftojeni printerin Canon me letër Canon Pro Premium Matte PM-101 të projektuar për të shprehur me bukuri tonet e bardha të ngrohta dhe të hirta në përmasa A4 deri në A2.

4. Bëhuni krijues me skemat e galerisë dhe të rrjetës

Printime bardhezi të fëmijëve dhe familjeve të sistemuara në stil rrjete në tri korniza në një mur me tulla.

Kur krijoni një mur-galeri, mund të jetë e dobishme ta modeloni paraprakisht idenë në softuerë dizajni si Adobe® Photoshop®. Në këtë mënyrë mund të kontrolloni nëse fotot shkojnë me njëra-tjetrën, nëse janë të balancuara dhe nëse kanë tonalitetin e duhur kur vendosen përkrah njëra-tjetrës. © Helen Bartlett

Kur ekspozoni një numër të madh printimesh fotografike, muret dhe rrjetat për galeri mund t'i shtojnë karakter sallave, korridoreve dhe shkallëve. Nëse printoni në përmasa të vogla, keni mundësi të krijoni printime të cilësisë së lartë nga shtëpia përmes printerit Canon PIXMA. Canon PIXMA G540 mund të printojë nga pajisje që mbështesin Wi-Fi dhe krijon printime brilante dinamike, deri në madhësi A4 dhe me kosto të ulët.

Helen-a thekson se fitimi i një muri galerie është se mund t'ia shtosh apo heqësh imazhet sipas dëshirës. "Është shumë e lehtë t'i ndërrosh gjërat dhe të ndryshosh imazhet që galeria të rritet dhe të evoluojë me kalimin e kohës, ashtu si vetë familjet. Unë kam një klient me një galeri vërtet të bukur në kuzhinë. Ajo nisi me tri printime, pastaj gjashtë, pastaj nëntë dhe pastaj 12 – dhe më duket se tani ka vajtur në 16. Me një sistem rrjete mund të jetë vërtet e lehtë ta zgjerosh çdo vit," - thotë ajo.

"Mendoni nga aspekti i mundësisë për të shtuar gjëra në të ardhmen. P.sh. kur në fillim keni një foshnjë të vogël dhe e mbushni të gjithë hapësirën e murit deri kur të shkojë gjashtë muajsh, nuk do të keni më hapësirë për kur të rritet dhe nëse familja zgjerohet. Jepini fleksibilitet vetes."

5. Eksperimentoni me dhe pa korniza

Një printim akrilik i dy fëmijëve që mbajnë dy shkopinj të mëdhenj, i shfaqur në një mur mbi vatër.

Ekspozimi i printimeve tuaja nuk është e thënë të ketë korniza. Nëse dëshironi një pamje më elegante dhe moderne, përse të mos provoni printimet në telajo pa kornizë? Një mundësi tjetër është korniza e njohur si pezull, ku skajet e fotos i rrethon një hapësirë sa fotoja duket pezull sikur rri pezull. Kjo jep një efekt arti të bukur dhe është ideale edhe për varje në mur dhe për korniza fikse. © Helen Bartlett

Fotot nuk është e thënë të vendosen gjithnjë në një kornizë. Ndryshe nga imazhet profesionale stil portreti që doni t'i ekspozoni dhe t'i mbroni, kur printoni pozat tuaja unike të familjes, mund thjesht t'i ekspozoni që t'ju rrethojnë çastet tuaja të preferuara me familjen. "Mua më pëlqen shumë printimi pa korniza. I vendos nëpër rafte dhe i ngjis në frigorifer," - thotë Helen-a. "Kam parë klientë që bëjnë gjëra fantastike me tela dhe kapëse të vogla. Më pëlqen shumë ideja se fotoja ka një jetë të vetën dhe, pasi shkrepet, mund të përdoret në forma nga më të ndryshmet.

"Fotot e printuara dalin shumë mirë në dhomat e gjumit të adoleshentëve, pasi mund t'i ngjisni në mur dhe t'i bëni kolazh, ose t'i varni nëpër tela," - shton ajo. "Mund të jetë një galeri gjithnjë në evoluim në rastin e printimit pa kornizë, pasi nuk ndihesh as i kufizuar me to."

Mund madje të përdorni printerin portativ the Canon SELPHY Square QX10 dhe t'i kapni printimet diku për t'i ekspozuar. Printimi i çasteve tuaja të preferuara dhe shfaqja e tyre rrotull shtëpisë është një mënyrë e mirë për të përmirësuar humorin tuaj, si dhe për të ruajtur kujtimet e familjes.


Shkruar nga Lorna Dockerill


Adobe dhe Photoshop janë marka të regjistruara tregtare ose marka tregtare të Adobe në SHBA dhe/ose shtete të tjera.

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur

  • Dy fëmijë me silueta përkundër një sfondi pyjor me diellin e ulët që çan mes pemëve.

    FOTOGRAFIA FAMILJARE

    11 këshilla për fotografinë e familjes

    Zbuloni këshilla e teknika për shkrepjen e portreteve mahnitëse të familjes me përfaqësuesen e nderit të Canon, Helen Bartlett.

  • Tre fëmijë të vegjël qëndrojnë në një shtrat së bashku duke parë fotot e printuara të familjes.

    PRINTIM KRIJUES

    Printoni historikun e familjes suaj

    Printoni dhe krijoni punëdore me foto të çasteve të hareshme të familjes.

  • A black and white image of three generations of one family, arranged in a row, from youngest to oldest, all in profile.

    FOTOGRAFIA FAMILJARE

    Portrete të brezave

    Si të shkrepni, përpiloni dhe printoni një portret unik të brezave të familjes suaj.

  • Një pozë para dhe pas e një çifti në ditën e dasmës pranë një liqeni, e errët dhe e paretushuar në të majtë, me variantin e ndriçuar në të djathtë, të retushuar në DPP.

    BAZAT E RETUSHIMIT

    Si të retushoni foto të veçanta

    Përmirësoni fotografitë tuaja për raste të veçanta me këto këshilla të thjeshta për retushimin e fotove.