Falë teknologjisë së printimit "imagePROGRAF PRO" dhe softuerit të jashtëzakonshëm, e keni të garantuar ciklin e saktë të printimit. Gjithnjë.
Shpjereni printimin në një nivel krejt të ri me një printer të bukur kompakt profesional A3+ që ka të gjitha cilësitë e gamës "imagePROGRAF PRO", duke ju ofruar çdo herë printime cilësie të pasur, vibrante dhe të shkëlqyer galerie.
Printimi pa Bordura
A3+ pa bordura
EKRAN 3,0' IN
LCD
10
BOJËRA TË VEÇUARA
Optimizuesi Chroma
BOJË TRANSPARENTE
Jetëgjatësi
BOJË ME PIGMENT
"WI-FI" dhe "Ethernet"
LIDHJET
Printoni me vetëbesim. Gjithnjë.
Printimi i cilësisë profesionale është i lehtë me modelin kompakt A3+ imagePROGRAF PRO-300.
Më i vogël se "PIXMA PRO-10S", ky printer i stilizuar e kompakt A3+ është në zemër të prodhimtarisë suaj krijuese, duke u lidhur me lehtësi me kompjuterin apo "Mac" me anë të "Wi-Fi" ose "Ethernet".
Arrini rezultate profesionale në një larmi materialesh deri në A3+ në kohë super të shpejtë falë mosndryshimit të bojës.
Arrini printime pa bordura në letra me shkëlqim apo artesh të bukura, dhe printoni imazhe panoramike në gjatësi të posaçme deri në 990,60 mm.
Me përdorimin e bojërave "10 LUCIA PRO" me pigment, printeri realizon ngjyra të jashtëzakonshme me një bojë të dedikuar optimizimi kromatik për reduktimin e bronzimit dhe realizimin e një superioriteti mahnitës tonal.
Shfletoni me shpejtësi menytë dhe funksionet e printerit falë ekranin të qartë e të shndritshëm që mundëson monitorim në çast të funksioneve të printerit, niveleve të bojës dhe cilësimeve të letrës.
Boja "Matte Black" e "imagePROGRAF PRO-300" mundëson një ekspresivitet më të madh të pamjeve njëngjyrëshe me të zeza më të thella e të gjalla në letër artesh të bukura.
Qëndroni të sigurt në aftësitë tuaja të printimit falë softuerit dhe modulit "Canon Professional Print & Layout", i cili e shpie përkimin e ngjyrave në nivele të reja ekselence.
Procesori "L-COA PRO" nga "Canon" përballon të dhëna të mëdha të fotove dhe përllogarit lëshimin e përpiktë të bojës në shpejtësi super të larta për të realizuar printime cilësore pa asnjë kompromis.
PRO PROCESSOR
MODUL
Moduli PPL punon ose si softuer më vete ose si modul përmes softuerit "Canon Digital Photo Professional" ose "Adobe Photoshop" dhe "Lightroom".
Gjithçka që ju duhet për të marrë printime A3+ cilësie fotogalerie nga komoditeti i tryezës suaj.
Printeri A3+ "imagePROGRAF PRO-300"
Kordoni elektrik
Koka e printimit
10 kuti boje të veçanta
Sirtar për printim CD
CD-ROM konfigurimi (CD vetëm për Windows – drajverat Mac gjenden online)
Udhëzime përdorimi
Zbuloni letrën artistike të palëve të treta që mbështetet drejtpërdrejt nga profilet e printerit për të garantuar saktësinë dhe besnikërinë e rezultateve.
Pasja e letrës së duhur për t'u përkuar ambicieve është më se e lehtë me mundësinë e finicioneve me shkëlqim, lustër dhe mat.
Shikoji të gjitha"Premium Fine Art Rough" u shton pamjeve një nivel tredimensional.
Një letër profesionale cilësie të lartë për printerë profesionalë me bojë.
Fotoletra profesionale me finicion studioje që ofrojnë cilësi të jashtëzakonshme.
Përbërje e butë me ton të bardhë të ngrohtë për printime pa shkëlqim reflektues.
Mësoni më shumë rreth printerit profesional të tryezës "imagePROGRAF".
Mësoni më shumë rreth printerit profesional të tryezës "imagePROGRAF".
Të gjitha të dhënat mbështeten në metodat e testimit standard të Canon me përjashtim ku tregohet.
Mund të ndryshohet pa paralajmërim.
1 * Të gjithë drejtuesit softuerikë dhe aplikacionet për celularë ofrohen në internet në http://www.canon.com/ijsetup