FOTOGRAFIA FAMILJARE

Pas objektivit: Helen Bartlett – kthen në karrierë pasionin për fotografinë

Helen Bartlett ndan historinë e karrierës së saj në fotografinë familjare të portreteve, setin e saj të preferuar dhe ofron këshilla për fillestarët.
Një fotografi bardhezi e një foshnje që prek një libër.

Helen Bartlett nisi t'i fotografonte fëmijët për herë të parë kur ishte vetë adoleshente, në çerdhen e së ëmës të saj në jug të Londrës. Ajo e nisi karrierën e saj profesionale në 2003 dhe tani është një nga fotografet më të arrira dhe të respektuara të portreteve të familjes në Britani. Fotot e saj bardhezi përdorin ndriçimin natyral dhe shprehin spektrin emocional të jetës së familjes. Ne u takuam me të për të mësuar rreth sfidave të kthimit të pasionit të fotografisë në një karrierë me kohë të plotë për të.

Kur u interesuat për herë të parë për fotografinë?

Babanë e kisha fotograf të thekur kur isha e vogla, ndaj dhe kishim dhomën e larjes së fotove në shtëpi. Së bashku me vëllezërit kishim kamera manuale, shkrepnim plot foto në film bardhezi dhe pastaj i lanim e printonim vetë. Ndërkaq mamaja ofronte çerdhe nga shtëpia gjatë javës. Kur u bëra adoleshente fillova të fotografoj fëmijët e çerdhes dhe ua shisja fotot prindërve si një mënyrë për të nxjerrë ca para xhepi. Në vijim vazhdova gjatë studimeve universitare, pasi gjithnjë kam dashur të bëhem fotografe. Por, mendoja se kjo ishte thjesht një ëndërr dhe se në fund do të merresha me diçka tjetër.

Një pozë bardhezi e një fëmije që qesh duke luajtur me flluska.

Kur fotografon fëmijë, Helen-a gjithmonë synon të përfshijë një element argëtimi në imazhet e saj, një mënyrë kjo e mirë për të siguruar poza më të natyrshme. Shkrepur në Canon EOS R5 me objektiv Canon RF 85mm F1.2L USM DS në 1/2000 sec, f/1.2 dhe ISO320. © Helen Bartlett

Si u bë pra karrierë për ju?

Kur po përpiqesha të nisja punë të tjera dhe ndërkohë kisha ende pasion të bëhesha fotografe, vëllai i madh më dha hua ca para për të ngritur një kompani për fotografimin e fëmijëve dhe gjithçka thjesht u duk sikur gjeti vendin e vet. Fotografia dixhitale po bëhej gjithnjë e më ekonomike, ndaj dhe mora një "Canon EOS 10D", bleva një kompjuter dhe jetoja me prindërit teksa hidhja hapat e parë.

Me çfarë sfidash ju është dashur të përballeni?

Sfidat kryesore në ngritjen e kësaj janë po ato që janë dhe sot. Pengesa e parë është gjetja e klientëve. Mund të shkrepësh fotot më të bukura në botë, por nëse njerëzit nuk ia kanë idenë për tu, është më e vështirë të kapësh klientë. Dhe kur je në hapat e parë të aktivitetit, edhe mësimi i punës me fëmijët të ha kohë dhe do përvojë". Më kujtohet kur fotografoja një herë katër djem të vegjël në një apartament përdhes, ishte ditë me shi dhe mendoja se duke e pasur këtë si punë do të ishte për mua një sfidë interesante dhe zbavitëse. Sa më shumë punon me fëmijët aq më shumë mënyra mëson si të nxjerrësh në pah më të mirën e tyre, për t'u siguruar dhe që të gjithë të kalojnë më së miri sakaq.

Një portret bardhezi i profilit të një foshnje.

Një makroobjektiv i specializuar ju lejon të fokusoheni shumë më pranë se një objektiv i zakonshëm, që e bën atë ideal për fotografimin e të sapolindurve dhe të foshnjave. Shkrepur në Canon EOS-1D X Mark II me një objektiv Canon EF 100mm f/2.8L Macro IS USM në 1/500 sec, f/2.8 dhe ISO1000. © Helen Bartlett

Një pozë bardhezi e një fëmije të vogël të ulur në shpatullat e të atit.

Nxitja e prindërve për t'u përfshirë në pozë i ndihmon subjektet të relaksohen dhe e bën më të lehtë kapjen e momenteve të çiltra. Shkrepur në Canon EOS R me objektiv Canon RF 50mm F1.2L USM me 1/1000 sec, f/2 dhe ISO400. © Helen Bartlett

Çfarë këshillash do t'u jepnit fotografëve aspirantë profesionistë?

Një gjë që duhet të mos harroni është se fotografia rrallëherë të shpie drejt pasurive. Është një punë e vështirë, ndaj përpara se dikush të lërë punën e vet kryesore, duhet të ketë parasysh se gjërat nuk ndodhin sa hap e mbyll sytë. Do të thosha mësoni sa më shumë të keni mundësi. Interneti është një burim i mirë për ndihmë praktike dhe për të mësuar teknika. Por më e rëndësishmja është të ushtroheni. Pasi asgjë nuk vlen më shumë se shkrepja konkrete e fotove. Është ide e mirë që thjesht të shkrepni foto të shoqërisë e të familjes përpara se të filloni të bëni punë me porosi. Sa më shumë fotografon, aq më shumë stile mëson dhe aq më shumë krijon atë stilin tënd.

Një pozë bardhezi në një mjedis pyjor që tregon një fëmijë në siluetë duke qëndruar mbi degën e një peme të rënë.

Përfshirja e hijeve në imazhet tuaja mund të ndihmojë për të transmetuar një gjendje shpirtërore dhe për të shtuar ndjesinë e atmosferës. Shkrepur në Canon EOS R5 me objektiv Canon RF 50mm F1.2L USM në 1/400 sek, f/1.8 dhe ISO800. © Helen Bartlett

Çfarë mjetesh përdor për momentin?

Unë jam duke punuar me dy sisteme aparatesh në këtë moment ndërsa bëj lëvizjen te modelet pa pasqyrë. Kam ende modelin tim të preferuar Canon EOS-1D X Mark II që e përdor me objektivat Canon EF 85mm f/1.4L IS USM, Canon EF 35mm f/1.4L II USM dhe Canon EF 24-70mm f/2.8L II USM. Fëmijët lëvizin shpejt dhe vetëfokusimi i jashtëzakonshëm dhe cilësia rezistente e prodhimit e serisë EOS-1 D X është fantastike kur nuk e dini se çfarë mund t’i bjerë gjatë një seance - rërë, lëng flluskash, lodrat e lezetshme - me fëmijë entuziastë mund të ndodhë gjithçka.

Në 2020 mora dhe një Canon EOS R5 në çantën e aksesorëve, që është fantastik. Po më pëlqen vërtet gjurmimi i fytyrës dhe i syve, ekrani i kthyeshëm me prekje dhe 5940 pozicionet e fokusit automatik, të cilat më lejojnë të krijoj kompozime të reja dhe interesante për klientët e mi. Unë e përdor me Canon RF 50mm F1.2L USM subliminal, të cilin më pëlqen ta mendoj si objektivin tim në rast ishulli të shkretuar. Unë gjithashtu përdor modelin tejet fleksibël Canon RF 35mm F1.8 Macro IS STM, i cili më pëlqen veçanërisht për funksion e vet makro, që e bën objektivin ideal për fotografimin e të sapolindurve. Do të marr dhe objektivin Canon RF 85mm F1.2L USM në çantën e kompletit tim në 2021. Cilësia e objektivave të rinj RF është mahnitëse.

Unë gjithmonë rekomandoj që të investoni në një objektiv të shpejtë fiks pasi ju lejon të shkrepni në ambiente të mbyllura duke përdorur dritë natyrale, e cila është një mënyrë e mirë për të mësuar rreth aperturës dhe shpejtësive të shkrehjes. Cilësia e lartë dhe ekonomike e Canon EF 50mm f/1.8 STM është një objektiv i mrekullueshëm fiks me të cilin mund të eksperimentohet. Ekuivalenti për ata që përdorin sistemin pa pasqyra kuadërplotë të Canon do të ishte objektivi Canon RF 50mm F1.8 STM.

Produktet e lidhura

  • Kamerat pa pasqyra

    EOS R5

    Rimendoni se çfarë dini për kamerat pa pasqyrë. Performanca pa kompromis e EOS R5 do të revolucionarizojë fotografinë dhe filmimet tuaja.
  • Objektiva për DSLR

    EF 50mm f/1.8 STM

    Një lente STM me kosto të pranueshme, me një hapje të shpejtë të diafragmës f/1.8 për fotografinë e përgjithshme, në dritë e dobët dhe për portrete.
  • Objektiv standard

    RF 50mm F1.8 STM

    Një objektiv kompakt, i qetë dhe peshëlehtë 50mm RF fiks, me aperturë të gjerë f/1.8, ideal për shfrytëzimin e vizionit tuaj krijues.
  • Artikuj të ngjashëm

  • FOTOGRAFIA FAMILJARE

    11 këshilla për fotografinë e familjes

    Zbuloni këshilla e teknika për shkrepjen e portreteve mahnitëse të familjes me përfaqësuesen e nderit të Canon, Helen Bartlett.

  • PRINTIM KRIJUES

    Këshilla të mira për paraqitjen e printimeve

    Zbuloni si ta transformoni shtëpinë me printime të bukura fotosh familjare në stil galerie.

  • FOTOGRAFIA E BEBEVE

    Këshilla për fotografinë e bebeve

    Bëjeni zbavitëse fotografimin e bebes dhe arrini rezultate optimale.

  • FOTOGRAFIA FAMILJARE

    Bëni portrete më të mira

    5 sfida argëtuese të fotografisë familjare me blogeren Katja Gaskell.