Portrete
Përdorni fokus të cekët dhe qartësi të jashtëzakonshme për të nxjerrë në pah detaje dhe dimensione të reja të portreteve falë teknikës së jashtëzakonshme optike, veshjeve të avancuara të objektivave dhe teknologjisë së mbërthyeses RF.
Shkoni përtej detajit dhe kapni frymën e vërtetë të një subjekti me anë të një objektivi që ofron performancë dhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme plus një veshje të posaçme optike për ta ngritur efektin "bokeh" në përmasa krejt të tjera.
Përcaktoni dhe ripërcaktoni vizionin tuaj krijues me këtë objektiv specialistësh të serisë "L" për portrete me qartësi mahnitëse, performancë të lartë të vetëfokusimit, një cilësi legjendare të konstruksionit dhe veshje DS për optimumin në efektet e mëndafshta "bokeh" të zbutjes së figurës.
F1.2
APERTURA MAKSIMALE
DS
VESHJA E OBJEKTIVIT
SERIA L
RENDIMENTI
Element
ELEMENTI
Fokusi automatik
MOTORI
ASC
VESHJA "AIR SPHERE"
Përdorni fokus të cekët dhe qartësi të jashtëzakonshme për të nxjerrë në pah detaje dhe dimensione të reja të portreteve falë teknikës së jashtëzakonshme optike, veshjeve të avancuara të objektivave dhe teknologjisë së mbërthyeses RF.
Ruani posturën dhe kontrollin e rrugës falës fokusimit të shpejtë nga një motor USM i rendimentit të lartë që siguron fiksimin e objektivit te subjekti, që të mos iu humbë asnjë moment.
Vazhdoni të shkrepni edhe pasi të ketë perënduar dielli falë aperturës së shpejtë e të gjerë maksimale f/1.2 që kap çdo hollësi me qartësi fantastike të kontureve.
Me gjatësinë fokale prej 85 mm ky është objektivi ideal për portrete të përmirësuara, duke realizuar rezultate elegante dhe të detajuara me një perspektivë të këndshme dhe pa deformime.
Ofron optimumin e efektit "bokeh" falë veshjes unike DS të "Canon" plus një aperturë 9-tehëshe F1.2 - objektivi është i jashtëzakonshëm në shkrepjen e fotove krijuese.
Në objektiv përdoret optikë "Special Blue Spectrum Refractive (BR)" që pengon aberracionin e ngjyrave, ndërsa një element i përpunuar josferik dhe veshja ASC parandalojnë vezullimet dhe hijezimet.
Falë shpejtësisë së lartë të mbërthyeses RF, objektivi RF 85 mm F1.2L USM fiksohet me shpejtësi te subjekti ndërsa unaza e komandimit të objektivit ofron një kontroll më të lartë të parametrave.
Sistemi "EOS R" trashëgon të gjitha avantazhet e sistemit EOS si dhe gamën e vet të objektivave, ofron pajtueshmëri të plotë me pjesët ekzistuese optike EF dhe EF-S me adaptorë, si dhe gamën e aksesorëve dhe të bliceve "Speedlite".
Veshja DS
"Defocus Smoothing" ofron një efekt të jashtëzakonshëm "bokeh"
Optikë BR
Për kontroll ideal të aberracioneve
Elemente asferike dhe UD
Për figura jashtëzakonisht të qarta
Motor USM
Për funksionim të shtruar, të shpejtë dhe thuajse të heshtur
ASC (veshje "Air Sphere")
Për të parandaluar vezullimin dhe hijezimin
Unazë komandimi të objektivit
Për komandim të mëtejshëm të ISO, aperturës dhe shkrehësit
1 Për të përdorur këtë objektiv me EOS R ose EOS RP, nevojitet një version i përputhshëm i firmuerit. Shkarkoni firmuerin e fundit të kamerës nga faqja e internetit e "Canon" dhe instalojeni në kamerë.
2 Duke qenë se transmetimi i periferisë së objektivit bie për shkak të veshjes DS, ndriçimi i objektivit në aperturë maksimale është rreth 1⅓ gradë më e errët se f/1.2. Me përditësimin e kamerës në firmuerin e fundit, kontrolli i ekspozimit te vetekspozimi do të realizohet siç duhet.
Gjithçka që ju nevojitet për portretet të arrira krijuese
RF 85mm F1.2L USM DS
Qafore objektivi ET-89
Kapak objektivi E-82II
Kapak pluhuri për objektiv RF
Çantë LP1424
Zbuloni si funksionon "RF 85mm F1.2L USM" dhe "RF 85mm F1.2L DS USM" në një larmi situatash shkrepjeje në duart e profesionistëve të "Canon".
Shihni artikujtARTIKULLI
Fotografi i dasmave dhe përfaqësuese nderi e "Canon", Félicia Sisco, flet për shkrepjen e portreteve nusërore të stilit për revistë me objektivin RF 85mm F1.2L USM.
ARTIKULLI
Fotografja e dasmave, Félicia Sisco, provon objektivin e parë të portreteve të "Canon" me veshjen e shfokusim-lëmimit.
Me një objektiv telefoto mund t’i shkrepni sportet, natyrën dhe aktivitetet nga larg, pa e trazuar aksionin. Eksploroni objektivat telefoto të Canon dhe shikoni ku ju shpie krijimtaria.
Regjistroni produktin dhe shfrytëzoni të gjitha përfitimet
REGJISTROHUNIShkoni një shkallë më tej në zanatin tuaj me këshilla e frymëzim të personalizuar
Përditësimet e rregullta të firmuerit për t’i pasur pajisjet në rendimenti optimal
Të rejat mbi produktet
Ftesa për aktivitetet pranë jush
Oferta, si p.sh. uljet ekskluzive