Pema e Vitit të Ri krijon një sfond të fortë e të shndritshëm për fotot festive të kafshëve tuaja shtëpiake, sidomos nëse nxirret jashtë fokusi.
Kafshët shtëpiake mund të jenë shumë të lezetshme – shumë prej nesh kërkojnë me nxitim kamerën për t'u nxjerrë ato pozat e tyre të çmendura, shprehjet zbavitëse dhe sjelljet e çuditshme. Por festat e fundvitit janë koha ideale për të nxjerrë një portret të kafshës suaj të preferuar. Një foto e maces, qenit apo e hamsterit tuaj me aksesorë festivë mund të jetë argëtuese për kartolinat e printuara në shtëpi ose mund dhe ta vendosni në kornizë për të krijuar një dhuratë të personalizuar.
Sfida është se shumica e kafshëve janë fare të painteresuar që t'u nxjerrë kush foto. Në fakt, disa prej këtyre krijesave bëjnë gjithçka që munden për t'ju rraskapitur dhe për t'jua hedhur. Kështu që ju duhen ca ase nën mëngë për t'u tërhequr vëmendjen. Një kombinim aftësish me kamerën, stilesh pozimi dhe një grusht me ushqime të vogla me siguri që do t'ju japë avantazhin në këtë betejë këmbënguljeje.