PRINTIMI DHE PUNËDORET

Bëjini personale festat e këtij fundviti duke i printuar vetë kartolinat

Stilizoni një seancë fotografimi festiv dhe ndiqni udhëzuesin tonë të thjeshtë hap pas hapi për krijimin e kartolinave tuaja të festave.
Një kartolinë e printuar në shtëpi për festat e fundvitit, së bashku me dekorime të punuara vetë dhe një Canon Double-sided Matte Paper vendosur mbi një rrobë me motiv pemësh të festave të fundvitit.

Dërgimi i një kartoline të personalizuar për festat e fundvitit është një gjest domethënës dhe më argëtues se sa të endeni dyqaneve. Krijimi i kartolinës suaj të personalizuar është i thjeshtë – mjafton një foto që doni të ndani, një printer Canon PIXMA (për shembull Canon PIXMA TS5350a Series) dhe një pako Canon Double-sided Matte Paper.

Nëse po filloni me një foto ekzistuese, ngarkojeni tek aplikacioni Easy-PhotoPrint Editor për ta shtuar në një shabllon dhe për ta zbukuruar me tekst e figura. Nëse jeni duke shkrepur një foto të re, përse të mos i përfshini shoqërinë e familjen në veshje festive? Apo, përse të mos bëni si ne këtu duke organizuar një fotoportret të kafshëve shtëpiake për festa. Cilindo opsion të zgjidhni, këta shtatë hapa të thjeshtë jua bëjnë të lehtë të krijoni e printoni kartolinën tuaj të personalizuar të festave të fundvitit.

Një kartolinë e printuar në shtëpi për festat e fundvitit që shfaqet së bashku me dekorimet e punëdores dhe një zbukurim peme të Vitit të Ri.

Printeri juaj Canon PIXMA nuk është i dobishëm vetëm për printimin e kartolinave të posaçme të festave të fundvitit, por mund ta përdorni dhe për të punuar dekorime dhe aksesorë për organizimin e fotografimit tuaj festiv.

1. Stilizoni foton tuaj

Nëse vendosni të shkrepni foton tuaj, përse të mos provoni të krijoni një sfond festiv? Creative Park është përplot me shabllone të shkarkueshme për dekorimet e festave – ka gjithçka nga kurorat e banderolat deri te kristalet e dëborës dhe zbukurimet e plakut të Vitit të Ri. Do të gjeni gjithashtu plot ide dizajni festiv në aplikacionin Creative Park, që ofrohet si për iOS, edhe për Android – thjesht shkarkojeni nga App Store ose Google Play. Për të printuar nga aplikacioni Creative Park do t'ju duhet të lidhni një printer të mbështetur boje Canon PIXMA – kontrolloni listën e modeleve të mbështetura të printerëve*.

2. Zgjidhni shabllonin tuaj të kartolinës

Një grua shfleton shabllonet e kartolinave të festave të fundvitit në aplikacionin Easy-PhotoPrint Editor në celularin e saj.

Do të gjeni një sërë disenjosh kartolinash në aplikacionin Easy-PhotoPrint Editor për festat e fundvitit.

Aplikacioni Easy-PhotoPrint Editor ka një përzgjedhje shabllonesh kartolinash për festa. Thjesht hapni aplikacionin dhe zgjidhni "Cards" në ekranin kryesor për të parë mundësitë e dizajneve të ofruara. Nëse dëshironi ta kufizoni zgjedhjen vetëm në shabllonet e krijuara posaçërisht për letrën e parapalosur Double-sided Matte Paper, shtypni butonin "Filter" majtas lart ekranit, pastaj zgjidhni "Half-fold" në opsionin "Card Format". Kaloni poshtë te kartolinat e shënuara me "Christmas" ose "Season's Greetings". Kur të gjeni një që ju pëlqen, shtypeni për ta shkarkuar dhe zgjidhni 7"x10" te "Paper Size".

3. Importoni foton tuaj

Aplikacioni Easy-PhotoPrint Editor ju mundëson zgjedhjen e fotos nga burime të ndryshme ruajtëse, si p.sh. albumi i kamerës së celularit, image.canon, Dropbox, Facebook, Google Drive, Instagram, OneDrive ose Google Photos, që ta keni të lehtë për të gjetur të preferuarat. Nëse është hera e parë që e përdorni aplikacionin për t'u lidhur me një sistem ruajtës në internet, do t'ju duhet të vendosni të dhënat e identifikimit. Shfletojini fotot dhe zgjidhni një a më shumë që dëshironi të përdorni, pastaj shtypni "Next" për t'i tërhequr në strukturën e zgjedhur të kartolinave.

4. Modifikojeni kartolinën tuaj

Një person që përdor një smartfon për të modifikuar disenjon e kartolinës së festave të fundvitit në aplikacionin Easy-PhotoPrint Editor.

Mund ta personalizoni kartolinën në aplikacionin Easy-PhotoPrint Editor – është e lehtë të shtoni stampa argëtuese, pamje të tjera ose një mesazh personal.

Në fund të ekranit do të shikoni një koleksion funksionesh praktike për të shtuar foto të tjera ose për të kaluar në një shabllon tjetër. Mund dhe të vendosni stampa, si p.sh. flluska dhe yje dialogu ose, duke ruajtur motivin festiv, kristale dëbore apo dhe një degëz asheje. Ka gjithashtu një opsion për shtimin e tekstit të mëtejshëm, që të mund të përfshini një mesazh personal për shoqërinë dhe familjen.

5. Ngarkoni printerin

Një grua në veshje festive vendos një letër në një printer Canon PIXMA.

Kur jeni gati për të printuar disenjon tuaj, mbusheni printerin me Double-sided Matte Paper.

Pasi të jeni të kënaqur me dizajnin e kartolinës suaj është koha ta ngarkoni printerin me Double-sided Matte Paper. Do të vini re se fletët janë të parapërthyera që kartolinat të marrin palosjen e duhur. Pakoja e letrës përfshin edhe zarfet për kartolinat e përfunduara.

6. Printoni kartolinën

Një kartolinë festive e bërë vetë që del nga një printer Canon PIXMA TS5350 Series.

Printeri Canon PIXMA TS5350a Series është mjeti ideal për punëdore e krijime – dhe mund të printoni drejtpërdrejt nga celulari.

Një grua palos një kartolinë të bërë në shtëpi për festat e fundvitit.

Double-sided Matte Paper nga Canon i jep kartolinës suaj një lustër profesionale dhe vjen e parapërthyer për palosje të lehtë.

Kur të jeni gati për të printuar krijimin tuaj, prekni "Next" në këndin e djathtë lart të ekranit. Nëse është hera e parë që përdorni aplikacionin Easy-PhotoPrint Editor me printerin Canon PIXMA TS5350a Series, ndiqni udhëzimet në ekran për ta lidhur aplikacionin me printerin. Kur aplikacioni të ketë gjetur dhe të jetë lidhur me printerin, zgjidhni "Print".

7. Paloseni dhe postojeni

Një grua që vendos një kartolinë të printuar në shtëpi në një zarf të bardhë.

Double-sided Matte Paper përfshin edhe zarfet, që t'i keni kartolinat e printuara në shtëpi gati për dërgim.

Paloseni me kujdes kartolinën përgjatë përthyerjes, pastaj shkruani urimin tuaj brenda, futeni dhe mbylleni me zarfin e dhënë dhe prej aty hidheni në kutinë e postës. Tani thjesht prisni dhe mendoni për projektin tuaj festiv të radhës me punëdore.

Shkruar nga Angela Nicholson

* Nëse printeri juaj nuk mbështetet, kontrolloni faqen e internetit të Creative Park.

Produktet e lidhura

  • Printer Inkjet

    Matte Photo Paper MP-101

    Letra Fotografike Mat prodhon fotografi, grafikë dhe tekst me cilësi të lartë, me një mbështjellëse mat. Gjithashtu e përshtatshme për përdorimet më kreative, të tilla si kartolina, pankarta dhe artin e letrës.
  • Printer Inkjet

    Matte Photo Paper MP-101D

    Bëjini idetë tuaja realitet me këtë material fleksibël. Ideale për amatorët dhe profesionistët e punimeve me dorë, kjo është zgjidhja më e përshtatshme për krijimet tuaja të kartave të urimeve, fragmentet për fletore ose projektet e punëdores nga "Creative Park".
  • Printerë për shtëpi

    PIXMA TS5350a Series

    Ekspozoni kredencialet tuaja të dizajnit me administrimin fleksibël të materialeve, aplikacionet interesante krijuese dhe mundësitë praktike të lidhjes me celularët inteligjentë të printerëve të serisë "PIXMA TS5350a"

Artikuj të ngjashëm

  • PORTRETET E KAFSHËVE SHTËPIAKE

    Portrete argëtuese dhe festive të kafshëve shtëpiake

    Këshilla, stile dhe teknika të thjeshta për të bërë fotografi mahnitëse të kafshëve shtëpiake këto festa fundviti.

  • PRINTIMI DHE PUNËDORET

    Këshillat kryesore për dhurata të mirëmenduara për punëdore

    Zbuloni se si mund të bëni dhurata domethënëse duke përdorur Creative Park të Canon dhe printerin tuaj PIXMA.

  • PRINTIM KRIJUES

    Një sfidë dimërore me letër punëdoreje

    Nga dekorimet për majën e pemës së Krishtlindjes, te flokët e dëborës dhe zbukurimet e varura, krijoni dekor festiv me letër punëdoreje me një printer PIXMA dhe Creative Park.

  • PRINTIM KRIJUES

    Dekorime tryeze me punëdore

    Bëni një dekor të bukur tryeze për të gjitha rastet me Creative Park.