FOTOGRAFIA FAMILJARE

Shkrepni moment të arrira me familjen me anë të PowerShot PX

Qoftë me familjen, shoqërinë apo kafshët shtëpiake, shkrepini me lehtësi momentet e bukura të përditshmërisë duke përdorur Canon PowerShot PX.
Një grua dhe tri fëmijët e saj duke u sjellë rrotull një tasi përzierjeje në një kuzhinë teksa përgatiten për të gatuar diçka. PowerShot PX qëndron përmbi një pirg librash kundrejt tyre.

Shkrepja e momenteve të hareshme të përditshmërisë s'mund të jetë më e lehtë se kaq me modelin e ri Canon PowerShot PX. Inteligjent mjaftueshëm për t'i dalluar automatikisht fytyrat dhe me komandim zanor, PowerShot PX është fotografi i posaçëm i familjes, gati për të shkrepur në çast dhe gjithnjë i pranishëm në zemër të ambientit.

Krijuesja digjitale dhe fotografe, Eimear Varian Barry, pozat e jetës së të cilës dhe të familjes së saj i kanë sjellë thuajse 97,000 ndjekës në Instagram, është një prind i vetëm dhe zakonisht personi pas kamerës.

Por me Canon PowerShot PX me vet, Eimear nuk ka pse mbetet më jashtë kuadrit. Duke përdorur këtë kamerë inteligjente me modalitetin e zbulim-shkrepjes automatike, Eimear ka me vete fotografin e saj digjital të familjes për të regjistruar momentet që shpesh duken të parëndësishme, por që jo më rrallë dalin të jenë dhe më të veçantat.

Dokumentoni me lehtësi çastet e përditshmërisë

Një familje është ulur përjashta në një shtrojë pikniku, duke ngrënë fruta. Canon PowerShot PX është në një shportë pikniku kundrejt tyre.

Canon PowerShot PX përdor teknologji të njohjes së skenave që është inteligjente mjaftueshëm për të njohur fytyrat e njerëzve dhe për të vendosur se cili kompozim do të duket më i mirë, duke panoramuar, anuar e zmadhuar automatikisht për të krijuar kujtimet ideale – të gjitha pa qenë nevoja të lëvizni vetë nga vendi. Lehtësia e përdorimit të PowerShot PX e bën shoqëruesin ideal të familjes, edhe në rastet e familjeve me shumë pjesëtarë. "Thjesht mendoj se aplikacioni dhe njohja zanore është gjeniale," thotë Eimear, e cila si prind i vetëm e gjen shpesh veten të zënë.

"Mendoj se është fantastike se si Canon PowerShot PX shkrep momente që mund të mos mendonim se do të ishin foto e arrirë," - thotë Eimear. "Këto poza p.sh. të fëmijëve që ngjyrosin në banakun e mëngjesit ndërsa jam duke mbushur enëlarësen. E di se do t'u kthehem këtyre pas 20 viteve dhe do të them 'Eh, ato ishin ditë!'. Dhe që janë nxjerrë në situata të natyrshme është thjesht fantastike."

Përvoja e shkrepjes pa u lodhur me këtë kamerë mbështetet nga funksionet inteligjente dhe teknologjia e njohjes së skenave që janë zhvilluar me kalimin e viteve. Pas ndezjes dhe vendosjes në një sipërfaqe, PowerShot PX përdor njohjen e fytyrës për të kërkuar automatikisht për një subjekt dhe e rregullon kompozimin për të shkrepur imazhe që i përfshijnë të gjithë në pozë. Ai nxjerr shumë foto dhe mandej aplikacioni rekomandon cilat janë më të mirat. Duke njohur fytyrat që shfaqen më shpesh, ai shpesh ofron shkrepje me përparësi për personat e rëndësishëm për ju.

Kështu, kur jeni të zënë duke gatuar, duke bërë ndonjë bisedë në tryezën e kuzhinës, duke gëzuar në festat e ditëlindjeve ose thjesht duke ndihmuar fëmijët me detyrat e shtëpisë, PowerShot PX mund t'ju ndihmojë të shkrepni shprehje rrezatuese dhe bukurinë e të zakonshme pa qenë nevoja ta keni mendjen aty.

Për Eimear, çastet e thjeshta si p.sh. loja me qenin ose leximi i një historie në divan janë ato që kërkon që do të ndajë. "Është vërtet e këndshme t'i shkrepësh këto çaste, sidomos kur s'e ke as vetë mendjen," – thotë ajo.

Fotografi juaj personal digjital

Një grua dhe një djalë i ri shikojnë të emocionuar Canon PowerShot PX, të pozicionuar mbi një pirg librash.

"Gjithnjë shikoja librat e fotografisë së babait tim – ai është artist – dhe të gjithë librat e fotografisë që kam në shtëpi janë libra fotoreportazhi. Kur isha e vogël e shikoja jetën në forma dhe drita,” thotë Eimear, së cilës i pëlqen shpesh që nuk është pas kamerës kur vjen puna për çastet më intime të familjes.

Një vajzë ulet në gjunjë në një tryezë të ulët duke luajtur me lodra, Canon PowerShot PX është bri saj. E ëma shikon pamjen nga kamera në telefonin e saj dhe fotoja është e dukshme në ekran teksa ajo rregullon pozën.

"Si fotografe jam e mësuar të dokumentoj situata në punë. Këtë punë kam, të shkrep momente, por shume prej tyre janë të parapërgatitura. Ana tjetër e imja ka ëndje të dokumentojë çaste reale që të mund t'i shikojmë në të ardhmen dhe të themi, "Ah, kjo ka qenë kaq e rastësishme".

Ndonëse Eimear ka pasur kamerë në dorë që në fëmijëri dhe preferon që llogarinë në Instagram ta ketë më të përzgjedhur, në shtëpi, siç thotë vetë, është e këndshme të ketë imazhe të përditshmërisë që nuk janë pjesë fotoseancash.

"Mendoj se PowerShot PX është një kamerë fantastike për ta pasur për këto lloj çastesh. Për shembull, jam në shtëpi vetë me fëmijët gjithë javën. Jam prind i vetëm. Nuk kam se kush të më nxjerrë dhe mua në foto bashkë me fëmijët kur gatuajmë apo kur jemi duke u zbavitur në oborr, pasi gjithmonë i bie të jem vetë pas kamerës.”

Ajo që më ndihmon në këto raste është përdorimi pa duar i Canon PowerShot PX, që mundësohet nga komandat zanore, si dhe mundësia për të kompozuar e shkrepur foto e video vetë me objektivin zmadhues optik me panoramim-anim 3x. Ai madje zgjedh dhe fotot e videot më të mira dhe i organizon për ty, duke të krijuar mundësinë që t'i përjetosh pa ndërprerje këto çaste të çmuara të jetës.

"Njohja zanore është fantastike pasi je në dhomën e ndenjjes dhe mendon me vete 'Ah sikur ta kisha këtë kujtim përgjithmonë!' - epo tani mundeni," - thotë Eimear. "Më jep po aq gëzim kur i shikoj sërish këto foto të bukura, sa dhe kur shikoj edhe imazhe më të përzgjedhura."

Për rastet kur doni të jeni vetë në rolin e fotografit, kamerën mund ta komandoni me lehtësi nga një aplikacion smartfoni ku mund të shkrepni dhe shikoni videot dhe pozat e regjistruara.

Vëreni në zemër të shtëpisë

Një familje qëndron ulur dhe në këmbë rreth një banaku mëngjesi, duke përzier ingredientë gatimi në një tas.

"Ne kemi nxjerrë foto duke gatuar,” - thotë Eimear. “Dhe këtu është thelbi, jemi mësuar që fotot e jetës së përditshme të jenë cilësore dhe na pëlqen që Canon e ka krijuar këtë produkt, pasi për mua fotot më të mira janë dhe më të natyrshmet e jetës së përditshme.”

Dizajni kompakt dhe adaptiv i Canon PowerShot PX bën që të përfshihet më së miri në çfarëdo ambienti të shtëpisë suaj.

Për Eimear-ën, banaku i saj i mëngjesit do të ishte një vend ideal për të vendosur PowerShot PX pasi aty qëllon të ndodhin shumë episode të jetës së familjes. "Do të doja ta kisha në kuzhinë, pasi është me plan të hapur dhe banaku i mëngjesit është zemra e katit të parë të shtëpisë," - thotë ajo.

"Qëndrimi rreth banakut të mëngjesit pasditeve kur jam duke bërë gati darkën dhe fëmijët duke ngjyrosur – ai momenti kur thjesht jam duke bërë gjërat e përditshme që bëjnë mamatë. Nuk është gjë luksi, por për mua ka vlerën më të madhe. Një foto e imja duke hyrë me enët për t'u larë, ndërsa ata janë duke bërë detyrat e shtëpisë është një shembull pamor i jetës sime të përditshme si mama. Dhe këto janë momentet që dua të mbaj mend," - thotë ajo.

Të gjithë e dimë se jeta nduk zhvillohet pas kamerës, por përpara saj. Por si do të donit t'i mbanit mend kapitujt që jua përmbledhin jetën ashtu siç e njihni ju vetë? Për prindërit si Eimear, PowerShot PX mund të jetë një mjet ideal për të dokumentuar njerëzit që duam, tani dhe në të ardhmen.

"Është e pamundur të kujtosh çdo çast të jetës. Sinqerisht, as që e mbaj mend të kem qenë ndonjëherë shtatzënë. E di që duket si marrësi, por ashtu është! Kur u kthehemi fotove, mendojmë ‘A të kujtohet kjo? Këtë e kisha harruar fare.' Prandaj mendoj se është ide e goditur që t'i shkrepësh këto kujtime dhe që madje të jenë në situata të natyrshme. Është vërtet fantastike."


Shkruar nga Lorna Dockerill

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur

  • Tre fëmijë të vegjël qëndrojnë në një shtrat së bashku duke parë fotot e printuara të familjes.

    PRINTIM KRIJUES

    Printoni historikun e familjes suaj

    Printoni dhe krijoni punëdore me foto të çasteve të hareshme të familjes.

  • Dy fëmijë me silueta përkundër një sfondi pyjor me diellin e ulët që çan mes pemëve.

    FOTOGRAFIA FAMILJARE

    11 këshilla për fotografinë e familjes

    Zbuloni këshilla e teknika për shkrepjen e portreteve mahnitëse të familjes me përfaqësuesen e nderit të Canon, Helen Bartlett.

  • Një vajzë e re me kapelë leshi rri me prindërit e saj në pyll, të tre duke parë diçka nga një pozë teksa babai i saj përdor një Canon PowerShot ZOOM.

    KAMERA PORTATIVE

    Shikoni më tej: PowerShot ZOOM

    Mësoni përse kjo kamerë kompakte në madhësi xhepi është ideale për aventurat e familjes.

  • FOTOGRAFIA FAMILJARE

    Përfitimet e Canon PowerShot PX

    Zbuloni mënyra të reja si ta përdorni këtë kamerë kompakte PTZ.