PRINTIM KRIJUES

Sillni në jetë historikun e familjes suaj me anë të printimit

Printimi i fotove të kujtimeve të çmuara të familjes suaj mund t’ju ndihmojë t’i mbani mend më mirë - kështu që përse të ndaloni aty? Shkoni më tej me pesë këshillat tona krijuese!
Tre fëmijë të vegjël qëndrojnë në një shtrat së bashku duke parë fotot e printuara të familjes.

Shkrepja e fotove të familjes është më se e lehtë ditëve tona. Celularët dhe aksesorët e tjerë i kemi gjithnjë me vete, duke shkrepur çdo çast teksa fëmijët tanë kalojnë jetën e tyre. Këto imazhe ama shpejt humbasin nëpër njësitë ruajtëse elektronike të celularëve, ku i harroni që i keni. Por ka ende mënyra se si mund t’i mbani pranë këto kujtime të çmuara.

Leti është një nënë me shumë punë me katër fëmijë të moshave nga një deri në tetë vjeç. Ndonëse është një figurë e mprehtë në Instagram ajo ka qenë gjithnjë adhuruese e madhe e fotove të printuara. "Ne merrnim film me vete rrugës dhe mezi prisnim të nxirrnim fotot. Këtë e kemi humbur tanimë ku gjithçka ndodhet nëpër retë kompjuterike apo nëpër celularë – fotot aty janë, por në të vërtetë nuk është se i shohim më.”

Të pajisur me printerët Canon SELPHY Square QX10 dhe Canon SELPHY CP1300, së bashku me një kamerë Canon EOS 250D, Leti, i shoqi Zac dhe fëmijët e tyre kanë gjetur mënyra të ndryshme për t’i treguar historitë e tyre dhe për të rikapur gëzimin e printimit dhe këtu ata ndajnë krijimet e tyre.

1. Ruani kontaktin me kartolina të personalizuara

Një grua në një tryezë duke ngjitur një foto familjare në një kartolinë.

Leti krijon printime nga fotot familjare me Canon SELPHY CP1300 dhe i përdor për të krijuar kartolina urimesh për t'ua dërguar familjes dhe shoqërisë. Kjo doemos i jep një ndjesi personale.

Një grua me të bijën e vogël në prehër, duke e ndihmuar të futë një kartolinë në një zarf.

Krijimi i kartolinave me printime vetëngjitëse nga Canon SELPHY Square QX10 është një aktivitet vërtet i thjeshtë për ta përfshirë të gjithë familjen.

Dërgimi i kartolinave të krijuara në shtëpi është një mënyrë e mirë për të ruajtur kontaktin me familjen dhe shoqërinë, dhe Leti mendon se përfshirja e fotove i jep një ndjesi më persona që është thuajse sikur “të kesh qenë aty”, edhe pse mund të jesh fizikisht shumë larg. “Unë blej kartolina të thjeshta urimesh dhe fëmijët mund të përdorin SELPHY CP1300 për të bërë printimet e tyre që mund t’ua shtojnë," - thotë ajo. "Kështu ata mund të krijojnë diçka të veçantë dhe të ndryshme që në të vërtetë tregon një histori dhe u flet njerëzve, qofshin këta gjyshërit, hallat, tezet, dajat dhe xhaxhallarët, shokët apo kushdo tjetër.”

Leti planifikon ta përdorë printerin për ftesat e ditëlindjeve të fëmijëve të saj, si dhe ka një ide interesante për kartat e falënderimeve. "Ne mund të shkrepim foto të fëmijëve që luajnë me dhuratat që kanë marrë, për t’i përdorur si kartolina të personalizuara," - thotë ajo. Leti shumë familje në distanca të largëta, ndaj krijimi i kartolinave me fotografi i ndihmon të gjithë të qëndrojnë më pranë.

2. Shënoni rritjen e familjes suaj

Një burrë duke ndihmuar të bijën të ngjisë një foto në një shirit gjatësie me formë si bretkosë e zgjatur.

Fotoprintimet vetëngjitëse nga SELPHY Square QX10 janë ideale për ngjitje në një shirit gjatësie. Është një mënyrë argëtuese për anëtarët e vegjël të familjes që të shikojnë rritjen e tyre.

Dy fëmijë të vegjël të ulur në një shtrat me një Canon SELPHY Square QX10, një Canon EOS 250D dhe të ëmën, e cila mban një telefon me aplikacionin SELPHY Photo Layout të hapur.

Mund të ktheheni lehtësisht në kohë dhe të zgjidhni imazhe nga vitet e mëparshme, dhe pastaj t’i nxirrni printimet drejtpërdrejt nga SELPHY Square QX10, duke përdorur aplikacionin SELPHY Photo Layout.

Fëmijëve të Leti-t u pëlqen të maten dhe t’i shënojnë gjithnjë një mur gjatësitë e tyre. Leti e ka kaluar këtë një një nivel krejt tjetër me anë të fotografisë. "Unë bleva një shirit gjatësie dhe e vura në mur. Sa herë që të kenë dëshirë, fëmijët mund të nxjerrin foto të njëri-tjetrit dhe t’i printojnë në SELPHY Square QX10. Ne mund dhe të kthehemi pas në kohë duke përdorur funksionin e kujtesës së celularit, dhe aplikacioni SELPHY Photo Layout e bën të lehtë për fëmijët që të zgjedhin imazhe dhe t’i printojnë.

Mund të printoni dhe të krijoni shiritin tuaj personal të rritjes me dizajne të ndryshme në Canon's Creative Park.

"Atyre u pëlqen printeri QX10 pasi është shumë i thjeshtë për t’u përdorur. Është mjaftueshëm i vogël që të mund ta mbajnë në dorë dhe lidhet pa problem me celularët dhe pajisje të tjera përmes Wi-Fi. Është fantastike që punon dhe me bateritë e veta të karikueshme, që të mund ta përdorin kudo pa qenë nevoja ta fusin në prizë.”

Printeri nxjerr foto katrore, duke lënë hapësirë të mjaftueshme për të shtuar diçitura në bordura. Kjo është ideale për të shkruar datën kur është nxjerrë poza, së bashku me matjen e gjatësisë. Mund dhe ta shqitni pjesën e pasme për të nxjerrë sipërfaqe vetëngjitëse, ideale për ngjitjen e fotove në shiritin e gjatësisë.

3. Përdorni printimin për të dekoruar shtëpinë tuaj

Dy foto të inkuadruara portretesh në një raft të ulët ndanë një fotoje luleshtrydheje, një lodre me ngjyrë ylberi dhe një Canon SELPHY CP1300.

SELPHY CP1300 nxjerr printime fotografike 6x4 in në cilësi të lartë. Mund dhe të prodhojë shirita fotosh në opsione të ndryshme faqosjeje dhe madje edhe seri ngjitësesh. Kornizat për foto 6x4 in gjenden lehtë, ndaj mund të krijoni pa vështirësi punime që t’i ekspozoni në shtëpi apo për t’ua dërguar si dhurata familjes dhe shoqërisë.

Një printer rozë i zbehtë Canon SELPHY CP1300 në një sipërfaqe të bardhë druri, duke printuar një imazh, rrethuar nga fotot e familjes, disa me korniza dhe disa pa to, një kamerë Canon EOS 250D dhe disa lule rozë.

Përveç aktivitetit argëtues me familjen Leti thotë se prezantimi i brezit të ri me printimin ishte emocionues "Ishte një ngjarje e çmuar për fëmijët, fakti që kishin mundësi të printonin fotot e tyre.”

Leti beson fort se fotot duhet të ekspozohen dhe jo të zhduken nëpër aksesorët e ndryshëm elektronikë. SELPHY CP1300 nxjerr printime standarde fotosh 6x4 in në vetëm 47 sekonda. Mund dhe të nxjerrë fletë miningjitësesh në përmasa të ndryshme, duke iu shtuar opsioneve tuaja krijuese. Ashtu si me SELPHY Square QX10, mund të printoni drejtpërdrejt nga pajisjet inteligjente përmes Wi-Fi, por CP1300 vjen dhe me një fole karte memorieje dhe një fole PictBridge, ideale për printimin e imazheve të nxjerra me kamerë si p.sh. Canon EOS 250D.

Rrotullimi i ekranit me ngjyra të SELPHY CP1300 mundëson përdorim intuitiv dhe si ekstra opsionale ofrohet një paketë baterie për printim pa e lidhur me prizën.

"Duke qenë se printeri krijon printime të përmasave standarde 6x4 in, është e lehtë të gjendet madhësia e duhur e kuadrit dhe ka pa fund për të zgjedhur,” - thotë Leti. "Ajo që më pëlqen nga futja e printimeve të fotove në korniza dhe vendosja e tyre nëpër shtëpi është fakti se imazhet thjesht i ke “aty”. Nuk ka pse ndez ndonjë pajisje dhe të kërkosh për të, që mund të jetë një proces që të ha goxha kohë dhe një për të cilin fëmijët nuk kanë shumë durim.

"Fëmijët më të mëdhenj kanë dëshirë të kenë printime të vetes kur kanë qenë foshnja. Printimet e vendosura në kornizë të momenteve të veçanta janë gjithashtu dhurata fantastike për familjen dhe shoqërinë tuaj. Së fundi, mendoj se një printim në kornizë është diçka fizike që bie në sy, dhe jo një imazh tjetër digjital që humbet në renë kompjuterike.”

Mund dhe t’i përdorni printimet nga SELPHY CP1300 dhe SELPHY Square QX10 për të dekoruar dhomën e fëmijës kur pritet të lindë, për të përdorur foto të familjes dhe për të printuar ekot përpara se të shtoni foton e parë të bebit.

4. Tregoni historinë tuaj me foto

Një dorë gruaje duke hequr pjesën e pasme të një fotoje të printuar për të nxjerrë anën ngjitëse nga poshtë, duke e përgatitur për ta ngjitur në kapakun e një albumi.

Pjesa e pasme vetëngjitëse e printimeve nga SELPHY Square QX10 i bën të lehta për t’u ngjitur në album – dhe mungesa e solucioneve ngjitëse e bën më të thjeshtë punën.

Një prind dhe një fëmijë dekorojnë kapakun e parmë të një albumi me foto të familjes.

Fëmijëve u pëlqen të përfshihen në procesin e printimit. Për më shumë ide argëtuese për t’ua shtuar printimeve tuaja, si p.sh. diçitura, ikona dhe ngjitëse, kontrolloni aplikacionin SELPHY Photo Layout.

Fëmijët e Leti-t janë shumë të dhënë pas krijimit të albumeve fotografike.. Familja ka një numër udhëtimesh kampingu të planifikuara dhe të gjithëve u pëlqen të nxjerrin poza të aventurave të tyre. "Kamera që përdornim për printime fotografish në çast mbeste gjithnjë pa letër. Me celularët tanë ose ndonjë kamerë si Canon EOS 250D, mund të vijojmë të shkrepim sa të duam, duke i shkrepur fotot në çast e pastaj thjesht duke zgjedhur se cilat imazhe duam të printojmë më vonë.

"SELPHY Square QX10 është ideal për krijim albumesh,” - thotë Leti. "Ai nxjerr printime katrore 68x68mm në fletë më të mëdha letre 72x85mm. Kjo lë një sipërfaqe ku mund të shkruani diçitura pas printimit. Fëmijëve u pëlqen t’u shtojnë ikona dhe imazhe të lezetshme fotove kur krijojnë printimet. Dhe letra ka një pjesë të pasme të shqitshme për të zbuluar një sipërfaqe vetëngjitëse. Kjo është fantastike pasi mund të krijojnë albume fotografike thjesht duke i vendosur ku të duan, pa qenë nevoja të përdorin shirita apo solucione ngjitëse.”

5. Vendoseni dhe veten në kornizë

Një çift duke i buzëqeshur kamerës ndërsa qëndron ulur në shtratin e një fëmije në një dhomë gjumi papafingoje.

Fëmijëve u pëlqen të kenë foto të mamit dhe babit në dhomën e tyre, dhe Canon EOS 250D është ideal për shkrepjen e portreteve të familjes, pasi është ultakompakt dhe praktik, por dhe tejet i avancuar dhe me cilësi të jashtëzakonshme figure.

Një burrë duke ndihmuar të bijën të fotografojë pjesën tjetër të familjes duke përdorur një kamerë Canon EOS 250D.

Ekrani rrotullues i EOS 250D e bën kompozimin e imazheve tejet intuitiv edhe për fëmijët e vegjël, dhe rrotullohet menjëherë nga krahu përballë duke e bërë ideal për shkrepjen e autoportreteve.

Leti mendon se Canon EOS 250D është zgjidhje ideale për jetën në familje. Menaxhohet me lehtësi nga të rriturit dhe fëmijët bashkë. Më mirë akoma, futet më së miri në procesin e plotë të krijimit, nga shkrepja e fotove deri te printimi i tyre, falë Bluetooth dhe Wi-Fi të integruar. "Fëmijëve u pëlqen vërtet të përfshihen në fotot, duke nxjerrë portrete dhe duke mbajtur shënim se çfarë kanë qenë duke bërë. Ekrani rrotullues është fantastik për këtë, pasi rrotullohet krejt nga krahu tjetër që të mund të kompozoni poza ndërsa qëndroni përpara kamerës.”

Leti-t i pëlqen fleksibiliteti i kamerave dhe i printerëve që ka përdorur për të nxjerrë printimet e saj. "Janë produkte shumë të mira – superpraktike, por cilësia është e jashtëzakonshme. Printimet janë vërtet vibrante dhe zgjasin përgjithmonë, dhe ka shumë gjëra krijuese me të cilat mund të merren fëmijët. Funksionon vërtet mirë për Zac-un dhe mua bashkë. Jam duke menduar të krijoj një projekt të posaçëm për ta ndarë me të për përvjetorin e martesës sonë, duke detajuar jetët tona që kur jemi takuar për herë të parë. Kompleti i Canon është ideal për krijimtarinë. Thjesht më pëlqen.”

Shkruar nga Matthew Richards

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur