Kartolinat e urimeve të punuara me dorë jo vetëm që janë dhurata të mirëmenduara, por dhe një mënyrë e mrekullueshme për të mësuar aftësitë e punëdores. Qoftë datëlindje përvjetor në familje, dasma e ndonjë shoku, ardhja e një bebeje të re apo diplomim në shkollë, ka shumë aktivitete në jetë që meritojnë një kartolinë për t'u mbajtur kujtim dhe me nota personale. Dhe as nuk ka pse të jeni artistë me plot kuptimin e fjalës për të realizuar kartolina të bukura urimesh; thjesht bëni një provë dhe lini imagjinatën të lirë.
Pas vajtjes në Britani nga Pakistani 13 vite më parë, punëdorja e ndihmoi Tania Ahmed-in që të integrohej në shoqëri. "Në Pakistan nuk gjen dot lehtë artikuj punëdoreje si në Britani," - thotë ajo. "Kështu që fillova me qëndisje, krijim bizhuterish, punë me rruaza dhe qepje si një punë krijuese për vete. Kur erdha në Britani, zbulova YouTube, dhe përmes tij edhe botën e krijimit të kartolinave dhe të punëdores. Isha shumë kureshtare, gjeta një dyqan pranë meje dhe pata mundësinë të blija disa artikuj nga interneti. Kështu që kjo ishte në një farë mënyre forma ime për t'u integruar edhe me vendin e ri."
Këtu, Tania, punëdoriste dhe pronare biznesi krijues që specializohet në kartolinat e punuara me dorë dhe jep kurse nga interneti për punën me materialet e kombinuara, ndan këshillat e saj më të mira dhe shpjegon se si të bëni kartolina duke përdorur një printer Canon PIXMA TS7450 Series.