Krijoni dhurata të mirëmenduara mirë në shtëpi me anë të printimit

Nga një buqetë e bukur letre në një kartolinë argëtuese, mësoni se si mund të bëni dhurata domethënëse duke përdorur Canon Creative Park dhe printerin tuaj PIXMA.
Një buqetë e bërë vetë me punëdore lulesh kalon nga dy duar në dy të tjera brenda një ambienti të një dhome ndenjjeje.

Ndonjëherë, një dhuratë e thjeshtë dhe e bërë vetë mund të ketë domethënie të thellë për familjen dhe shoqërinë tuaj. Pavarësisht nëse po kalojnë ditë të lumtura apo të vështira, është e sigurt se do ta çmojnë një dhuratë të krijuar personalisht nga ju me dashuri dhe vëmendje përkundër sendeve të gatshme të blera në dyqan. Plus, mund të shkrydhni muskujt tuaj krijues të printimit.

Canon Creative Park është përplot me shabllone punëdoreje, që do të thotë se mund të printoni dhe përgatisni një buqetë me lule në cilëndo stinë, si dhe një kartolinë që t'i përshtatet, në një stil të zgjedhjes suaj. Këto dhurata jo vetëm që do të jenë më domethënëse për shkak të kohës që duhet për t'i bërë, por edhe do të zgjasin më shumë se lulet e vërteta - dhe do të shndrisin çfarëdo ambienti.

Punëdorja është gjithashtu një mënyrë më ekonomike dhuratash dhe mund të shërbejë dhe si aktivitet përqendrues - dhe krijimet tuaja mund gjithsesi të riciklohen (kontrolloni gjithnjë udhëzimet e riciklimit lokal) nëse ndryshoni mendje rreth subjektit apo nëse bëni ndonjë gabim rrugës.

Duke pasur parasysh sa më lart, Canon sfidoi entuziastin e punëdores, Martin Stone, të krijojë dhuratën ideale për partnerin e tij duke përdorur Canon Creative Park, një printer PIXMA dhe krijimtarinë e tij.

Zgjedhja e shablloneve tuaja: ide dhuratash

Dy duar mbajnë një smartfon me shabllone lulesh nga Canon Creative Park në ekran, me shabllone petalesh që dalin nga një printer Canon PIXMA më poshtë.

Canon Creative Park ka një përzgjedhje të gjerë shabllonesh që mund të përdoren për të bërë dhurata të krijuara në shtëpi. Entuziasti i punëdores, Martin Stone, zgjodhi të bënte një buqetë lulesh dhe shabllone të veçanta lulesh për ta bërë mjeshtërinë e tij të duket unike.

Një i ri qëndron ulur në një tryezë duke prerë një shabllon kartoline të printuar nga Canon Creative Park.

"Pritini përafërsisht format përpara se të vijoni me prerjen përfundimtare," - këshillon Martin. "Duke vepruar kështu do të hiqni letrën e tepërt nga forma. Kjo duhet ta bëjë më të lehtë prerjen e imazheve, pasi nuk do të keni shumë letër që t'ju pengojë."

Mund të bëni thuajse gjithçka si dhuratë për personin tuaj të dashur përdorur shabllonet e Canon Creative Park, nuk ka pse të jenë lule. Keni një motër, mbesë apo nip që ka fiksim dinozaurët? Atëherë bëjuni disa modele letre! Ose pse të mos provoni një punëdore me temë muzikore për atë shokun e fiksuar pas rrokut?

Për këtë projekt, Martin zgjodhi të bënte një buqetë dhe kartolinë punëdoreje. "Nga shikimi i dizajneve të luleve mund të mendoni se këto ishin tejet komplekse për t'u realizuar", - thotë Martin-i. "Por çelësi është tek organizimi - ka udhëzime të thjeshta dhe të lehta për t'u ndjekur."

Printimi i shablloneve

Një printim del nga një printer Canon PIXMA që qëndron në një tryezë, rrethuar nga bimë, letër dhe materiale punëdoreje.

"Ngjyrat e realizuara me printerin Canon PIXMA ishin të pabesueshme. Nga fillimi në fund, printimi ishte vazhdimisht i mirë", - thotë Martin-i.

Pasi të keni zgjedhur shabllonet për dhuratën tuaj, është koha të printoni. Këtë mund ta bëni duke u lidhur me printerin PIXMA përmes programit Canon PRINT në smartfonin tuaj ose përmes laptopit. Dhe nëse keni printer të pajtueshëm, mund të regjistroheni në PIXMA Print Plan1 - një zgjidhje printimi me efikasitet kostoje që ofron plane fleksibël dhe sjell bojën drejt e në pragun e derës që të mos ju mbarojë më.

Martin-it iu duk i lehtë shfletimi në Creative Park dhe e bëri këtë duke hapur faqen e internetit në smartfon përpara se të shkarkonte dhe përdorte programin.

Çdo shabllon vjen me një lloj të sugjeruar letre për t'u përdorur, ndaj sigurohuni të lexoni udhëzimet. Këtu Martin-i ka përdorur Canon Matte Photo Paper (170 gsm), që është më e trashë se letra e zakonshme e printimit dhe krijon një model të qëndrueshëm përfundimtar.

Si të bëni një buqetë punëdoreje

Dy duar palosin me kujdes pjesën e brendshme të një luleje punëdoreje.

Qasjuni çdo luleje si shabllon individual, sugjeron Martin - kjo do ta bëjë detyrën më të lehtë për t'u përballur dhe ju mund ta punoni me nge. Pritini me kujdes shabllonet dhe sigurohuni që t'i piketoni përpara se t'i palosni pasi do të keni një formë më të mirë të përgjithshme. Mund ta bëni këtë me anën e një vizoreje.

Dy duar vendosin petalin e parë të punëdores në kërcellin e një luleje. Petale të tjera mund të shihen në tablonë e prerjes më poshtë.

"Nuk mendoja se shabllonet do të ishin aq të lehta për t'u bërë", - thotë Martin-i. "Pjesa më e vështirë ishte të prisje të thahej ngjitësja." Ai mendonte me kujdes për llojin e ngjitëses që duhej përdorur. Ngjitësja e lëngët bëri punë për petalet, por gjithsesi vuri re se shiriti ngjitës dyanësh ishte më i mirë për t'i vënë petalet te kërcelli. Mund dhe të përdorni pika ngjitëse, pistoletë ngjitëse ose rule të vogla ngjitëse.

Martin-i thotë se ka gjithnjë një qasje metodike ndaj punëdores. Pasi i kishte printuar të gjitha shabllonet, i sistemoi printimet në grupe për secilën lule, që të mund të fiksonte cili shabllon ishte për të cilën lule. "Kam mbajtur çdo shabllon të veçantë në këto grupe gjatë gjithë procesit, që të mos më ngatërroheshin punët", - thotë ai.

Pastaj Martin-i i preu të gjitha shabllonet përpara se t'i paloste. Ai përdori një mjet të bërë vetë për të shënuar skajet ku shfaqen udhëzuesit, për ta bërë palosjen më të lehtë. "Këto vija piketimi janë shumë të vogla dhe thelbi është te precizioni", - thotë ai. "Kam përdorur një palë pinceta cilësore të me maja të imëta për të piketuar përgjatë këtyre vijave. Është gjithashtu e rëndësishme t'i zmusoni [polironi] këto piketa për të pasur vija të pastra."

Martin-i pati mundësinë ta niste punëdoren me të pasur gati printimet. "Boja u tha në çast që të mund të vazhdoja pa frikën e ndonjë njollosjeje", - thotë ai.

Kur vjen puna te ngjitja e dizajneve, Martin-i rekomandon t'i lini shabllonet për disa orë për t'u siguruar që të jenë plotësisht të thata dhe se nuk mbetet lagështirë në letër. Pasi të keni përzgjedhjen e luleve të punëdores mund t'i bashkoni duke përdorur spango, tel apo edhe ngjitëse sipas sistemimit që mendoni se duket më mirë.

Një foto lart-poshtë e një kamere Canon mbi një printer Canon PIXMA, me një fotokolazh në sfond.

KLUBI I CANON

Një komunitet ekskluziv për krijues si ju. Ndiqni pasionin tuaj me përkrahje, frymëzim, përfitime e më tej. Regjistrimi është i lehtë. Blini një produkt. Regjistrohuni. Ejani në Canon Club.

Krijimi i dhuratës suaj personale

Dy duar mbajnë lule të fiksuara punëdoreje, me të tjera të vendosura në tryezën më poshtë. Pranë tyre, një smartfon shfaq një foto të një buqetë punëdoreje në programin Canon Creative Park.

“Lulet janë skicuar më së miri, por unë preferova t'i bëja vetë kërcejtë duke përdorur fije letre të gjelbër”, - thotë Martin. Ai tashmë ka ide se çfarë dhuratash të tjera mund të bëjë në të ardhmen me këto shabllone - për shembull, shtimi i luleve pa kërcell në një kornizë kutie dhe vendosja e një fotografie në qendër.

Ndonëse ka një shabllon buqete në Creative Park, mund të zgjidhni dhe sistemin tuaj të luleve nëse kërkoni diçka më unike, ose nëse marrësen e keni adhuruese të thekur të lulediellit për shembull.

"Më pëlqeu se si dolën lulet", - thotë Martin-i. "Kur u ula për herë të parë për të parë buqetën e luleve, mendova për llojet e ndryshme që doja. Larmia e gjerë e shablloneve më bëri të mundur ta personalizoj sa lirshëm desha. Kjo e bëri shumë më të këndshme, pasi mund të zgjidhja lulet që më pëlqenin më shumë, si dhe të kisha mundësinë të mendoja se çfarë do të donte marrësi."

Kartolina të punuara me dorë

Një i ri ngjit lulet që shfaqen në një kartolinë. Në sipërfaqen pranë tij ka ngjitës, gërshërë dhe një pako letre Canon.

Martin përdori një shabllon të Canon Creative Park për të bërë një kartolinë 3D me temë lulesh për dhuratë së bashku me buqetën e tij. Faqja e internetit dhe programi përmbajnë një gamë të gjerë kartolinash për të shtuar atë notën përfundimtare në dhuratën tuaj të bërë në shtëpi.

Dy duar vendosin një kartolinë brenda një zarfi të punuar me dorë. Në tryezën e mëposhtme ka gërshërë, ngjitëse dhe një pako letre Canon.

Ideja e Martin për dizajnin e zarfit të tij ishte se mund të përdoret sërish - mbase për të ruajtur fotot e preferuara ose kujtimet e sheshta, si p.sh. biletat e koncerteve. "Për shembull, kam në plan të shtoj disa bileta treni nga një udhëtim që kam bërë me partneren time", - thotë ai.

Martin synoi të bëjë në vijim një kartolinë argëtuese 3D, çka plotësonte skicat e tij florale. "Kartolina 3D ishte vërtet e thjeshtë falë udhëzimeve hap pas hapi", - thotë ai. "Ajo që më pëlqeu gjithashtu është se sa vija të drejta kishte në shabllon, sa mund t'i prisja me të shpejtë me pajisjen prerëse."

Kur e bëri kartën, Martin-i vendosi t'i jepte një modifikim të vetin zarfit. "Zarfet priren të jenë elementi që hidhet në çfarëdo kartoline urimesh, dhe kjo ishte diçka që doja ta ndryshoja për shkak të dizajnit të bukur të zarfit", - shpjegon ai.

Martin-i krijoi sistemin e vet të mbylljes për zarfin që të mos e linte të hapej - ai përdori dy nga fotot e luledeleve nga dizajni i buqetës. "Kam vendosur njërën në kapakun e zarfit dhe tjetrën në bazë", - shpjegon ai. "E bëra këtë me ngjitëse shkume, kështu që u ngritën ca. Nën shtresën e shkumës në kapakun e zarfit vendosa një gjalmë, e cila më pas mund të përdoret për ta mbështjellë rreth e rrotull në formë tete për të përmbledhur zarfin."

Kur krijoni kartolina me porosi për më shumë se një person dhe kohën e keni të kufizuar, mund të përdorni Canon Double-sided Paper MP-101D që vjen me një zarf.

Notat e fundit

Një tufë lulesh punëdoreje shumëngjyrëshe qëndrojnë në një vazo në mes të një dhome ndenjjeje.

Dhuratat e punëdores mund të shfaqen si dekor shtëpie dhe të shërbejnë si kujtim se dikush i veçantë po mendon për ju.

Martin-i thotë se do të bënte sërish një dhuratë punëdoreje. "Gjithkujt që ia kam treguar buqetën e letrës mbeti aq i impresionuar sa të gjithë e duan një. Është dhuratë ideale dhe më e mira është se zgjat për goxha kohë. Nuk ka më blerje lulesh të freskëta thjesht që t'ju thahen pas katër ditësh!"

Ai është frymëzuar gjithashtu nga Creative Park për të bërë një kurorë për vete për ta varur në derën kryesore. "Ndërsa kjo do të ishte për përdorim personal, e di se edhe shoqëria dhe familja do të ma kërkojnë një, kështu që mund të jetë dhe dhuratë e bukur."

Ju pëlqen ideja? Mund ta bëni një nga zero, si dhuratë të këndshme ose të përdorni shabllonet e kurorave të Creative Park për një dizajn më të thjeshtë. Në varësi të kohës së vitit, mund të provoni një kurorë sezonale për verë ose një ekspoze festive dimërore.

Jepini dikujt hare

Një printer Canon PIXMA dhe disa kavanoza dhe qirinj vendosur në një tryezë të zezë. Mbi printer ndodhet një buqetë e punuar me dorë me lule letre.

Zbukurojani ditën dikujt duke i dhënë një dhuratë që e keni krijuar vetë. Për frymëzim, shikoni faqen tonë në Pinterest.

Pasi t'i keni përfunduar dhuratat, natyrisht, është koha t'i dhuroni. Qoftë nëse dëshironi ta mbështillni buqetën e letrës me letër kafe për t'ia dhënë shoqërisë, apo ta fusni në një vazo për t'i dhënë hare shtëpisë, dhuratat me punëdore të printuara janë një mënyrë e mirëmenduar dhe krijuese për të shfaqur interesin tuaj për të tjerët.

Pra, përse të mos e provoni? Dhe mos harroni t'i ndani krijimet tuaja në rrjetet sociale duke përdorur etiketën #MadeWithPIXMA. Dhe nëse jeni duke kërkuar për më shumë frymëzim, si p.sh. si të krijoni një kuti të personalizuar kujtimesh, ejani në Canon Club për më shumë këshilla dhe teknika punëdoreje!

Tamzin Wilks
  1. Nevojitet printer dhe varet nëse ofrohet për rajonin tuaj

Produktet e lidhura

Artikuj të ngjashëm

Gjallëroni ambientet e brendshme gjatë vjeshtës

Zbuloni se si krijuesja Pippa Hiscock, krijoi dekore argëtuese dhe të personalizuara për ditëlindje me punëdore.

Bëni një kuti "shpërthyese" me foto

Lini Trinh ndan kutinë e saj "shpërthyese" me foto të bërë me punëdore duke përdorur printerin Canon SELPHY CP1500.

Dekorime tryeze me punëdore

Bëni një dekor të bukur tryeze për të gjitha rastet me Creative Park.

Punëdore artistike

Artisti Zack McLaughlin frymëzohet nga një shabllon i martinit peshkatar të Canon Creative Park.