PRINTIM KRIJUES

Punëdore letre sezonale: printojini vetes një Halloween të lumtur

Letër dhe gërshërë atypari. Shikoni këto ide të thjeshta për kartolina, maska, dekorime dhe materialet e tjera të printueshme me temën e vjeshtës që mund të krijoni në shtëpi.
Zbukurimet dhe stolitë e Halloween të sistemuara në një raft druri dhe të varura nga një degë e lyer në të bardhë.

Halloween po bëhet gjithnjë e më i përhapur dhe ka evoluar në një ditë rrengjesh, ëmbëlsirash dhe shumë-shumë ëmbëlsirash. Por kjo nuk do të thotë se duhet të nxitoni për të blerë kostume të reja e të shtrenjta apo dekorime plastike. Mësoni për mundësitë e ndërgjegjshme, zbavitëse dhe ekologjike të punëdoreve të letrës - dekorimeve të bëra në shtëpi, maska ​ve për Halloween të bëra vetë, çantave të ripërdorshme të ëmbëlsirave dhe më shumë.

Gjithçka që ju nevojitet është shkëndija krijuese, ca letër dhe një printer Canon. PIXMA TS7450 Series është i pajtueshëm me një sërë materialesh të ndryshme, si p.sh. fotoletër magnetike që mund të futet nga vetëmbushësja e dokumenteve, ndaj është ideal për një sërë projektesh punëdoreje. Modeli kompakt Canon SELPHY CP1500 printon imazhe me cilësi të lartë në letra të ndryshme, nga madhësia e kartolinës deri te miningjitëset, që të mund të krijoni dekorimet tuaja për të festuar sezonin.

Zgjidhni punëdoret e letrës që ju mbërthejnë imagjinatën, shkarkoni shabllonin ose dizajnin që ju tërheq vëmendjen, printoni në letrën e rekomanduar dhe ndiqni udhëzimet për një sezon drithërues spektakolar.

Dekorime të printueshme

Stolitë e Halloween në punëdore letre që varen nga një degë e lyer në të bardhë.

Creative Park përmban një mori shabllonesh për printime të Halloween, si ky set zbukurimesh zbavitëse. Do të gjeni gjithashtu informacione për kohën e përgatitjes, si dhe llojet e rekomanduara të letrës.

Një punëdore letre që buzëqesh, Jack O' Lantern.

Ky Jack O' Lantern do të dukej më së miri në një parvaz dritareje dhe mund të personalizohet për t'u dukur më pak i frikshëm nëse dëshironi një dizajn kungulli për një pamje më sezonale.

Halloween, si shumë festivale, shënon kalimin e stinëve - netët bëhen më të gjata dhe ditët janë më të freskëta. Natyra është gjithashtu më vibrante dhe pemët janë të ndezura nga nuancat e kuqe dhe portokalli.

Ju mund t'i sillni motivet dhe ngjyrat e vjeshtës në shtëpinë tuaj duke printuar fotografi të vogla por me cilësi të lartë të kopshteve ose parqeve pranë vendit ku jetoni duke përdorur një printer kompakt me valë si Canon SELPHY CP1500 ose SELPHY Square QX10. Ngjitini fotot në një degë të rastit për të krijuar një zbukurim të varur që mund të dekorojë murin mbi oxhakun tuaj, ashtu siç bën arreduesja, Jasmin Robertson, në udhëzimet e saj për dekorimet e shtëpisë të frymëzuara nga natyra. Ose përpiquni të bëni dizajnet tuaja të gjetheve. Printojini në letër shumëngjyrëshe - vjollcë, portokalli dhe të zezë për një ndjesi Halloween - dhe kthejini në tufa duke i shpuar dhe kaluar në spango.

Programi Canon Creative Park përmban një mori idesh për Halloween dhe shabllone falas. Pse të mos e zbukuroni shtëpinë me lakuriqë të vegjël nate, mace dhe kapele shtrigash? Apo duke lidhur një banderolë Happy Halloween në dritare? Ato printohen të gjitha në letër, ndaj mund t'i palosni e t'i ruani për vitin e ardhshëm, ose t'i hidhni në koshin e riciklimit.

Maska dhe kostume për Halloween

Një sërë maskash për Halloween me punëdore letre të rregulluara në një tryezë nën një banderolë "Happy Halloween".

Ka shumë shabllone maskash për Halloween në Creative Park, duke përfshirë mace të zeza dhe kukuvajka sygjera, të cilat mund të jenë një pikënisje e mirë për dizajnin tuaj të kostumeve. Ka madje edhe një kapelë e fshesë shtrigash.

Fëmijëve do t'u pëlqejë t'ia kushtojnë energjinë dhe imagjinatën e tyre krijimit të kostumeve të bëra në shtëpi. Filloni me një maskë Halloween të bërë vetë. Përdorni Canon Matte Photo Paper për një rezultat vërtet vibrant dhe printoni në printerin tuaj Canon PIXMA. Modeli i thjeshtë dhe fleksibël Canon PIXMA G640, me gjashtë bojërat e tij me bazë ngjyruesi, ofron cilësi të jashtëzakonshme. Pas prerjes së maskës – së bashku me sytë – vërini llastiqet në secilën anë me vrimat përkatëse apo me ngjitëse.

Më pas bëni disa modele bluzash vjeshtore. Mund të zgjidhni kunguj ose një filxhan kakaoje të nxehtë për të shënuar sezonin. Ose nëse doni të tregoni anën tuaj më të frikshme, macet e zeza ose një grup kockash skeleti, që duken tejet të arrira kur printohen e bardha mbi të zezë. Bëjini më të veçanta duke krijuar një set të përshtatshëm me emrat e fëmijëve tuaj dhe vitin, ose ndonjë set të plotë për të gjithë familjen.

Magnete të ripërdorshme frigoriferi

Një dorë që vendos magnete me mace të zeza në pjesën e përparme të një tenxhereje.

Këto shabllone të maceve të zeza janë ideale për të dekoruar kuzhinën përpara një feste sezonale. Punëdoret e letrës mund të ndihmojnë gjithashtu për të bashkuar familjen, duke u dhënë vëllezërve dhe motrave mundësinë për t'u lidhur më tej përmes arritjeve të përbashkëta krijuese.

Madje mund dhe të bëni dekorime për t'u shfaqur vit pas viti, qoftë në frigorifer apo në një kornizë pasqyre - çfarëdo sipërfaqeje metalike mund t'i ekspozojë magnetet tuaja të bërë vetë. Gjithçka që ju nevojitet është printeri Canon PIXMA dhe Canon Magnetic Photo Paper.

Mos harroni të mbani në dorë kamerën Canon ose smartfonin gjatë festimeve, që të mund të shkrepni momentet e veçanta teksa shpalosen. Më pas mund t'i printoni këto nëpërmjet Wi-Fi me printerin Canon PIXMA duke përdorur programin Canon PRINT për të krijuar printime albumesh, vepra për mur ose magnete, që të mund t'i ndani me miqtë dhe familjen dhe të vazhdoni t'i rijetoni ngjarjet për vite më pas. Përndryshe, është e lehtë të krijoni kolazhe, kalendarë dhe postera nga smartfoni me programin Canon Easy-PhotoPrint Editor. Çlironi krijimtarinë dhe do ta bëni këtë Halloween një festim të paharruar.

Çanta feste, ngjitëse dhe dhurata

Dy kekë të vegjël me kuverturë sheqeri të zbukuruar me flamuj kekësh temë Halloween.

Këta flamuj keku të thjeshtë tematikë do të ishin një projekt ideal për t'ia nisur. Prerja e shablloneve është një mundësi e mirë për të vegjlit që të përmirësojnë aftësitë e holla motorike. Sigurohuni që të jeni gati për të mbikëqyrur fëmijët më të vegjël.

Një fletë fotosh me motive vjeshte që dalin nga një printer kompakt Canon.

Faqeshënuesit e porositur me temën e vjeshtës do të ishin dhurata ideale për çantat tuaja të festës së Halloween dhe mund të krijohen lehtësisht në programin Canon SELPHY Photo Layout.

Shtëpia po duket mirë dhe vërtet festive dhe e gjithë familja është e veshur. Jeni gati për festë! Do të gjeni shumë ftesa, zarfe dhe letra të personalizueshme për Halloween në Creative Park. Këto mund t'i printoni në printerin PIXMA në letrën dyanëshe pa shkëlqim në madhësi kartoline që vijnë me një vijë ndarëse në mes dhe zarfe për kartolina të bëra në shtëpi. Nëse preferoni të përdorni një nga fotografitë tuaja, letra e madhësisë së kartolinës për Canon SELPHY CP1500 është e printuar paraprakisht me rreshta për pullën dhe adresën.

Kovat e letrës për Halloween janë ideale për servirjen e ushqimeve festive, dhe çantat e Halloween janë dhurata fantastike për mysafirët tuaj. Krahas ëmbëlsirave dhe një fete byreku me kungull, mund t'i mbushni çantat e gjërave me disa kujtime të personalizuara. Pse të mos printoni ngjitëse tematike në Canon SELPHY CP1500 për të dekoruar kutitë e lapsave, pasqyrat dhe telefonat? Madje mund të krijoni dhe faqeshënues me fotot tuaja të preferuara nga ajo ditë duke përdorur opsionin Bookmark Layout në programin SELPHY Photo Layout. Është kaq e shpejtë dhe e lehtë për të zgjedhur, personalizuar dhe printuar drejtpërdrejt nga programi në SELPHY CP1500.

Çfarëdo që të bëni këtë vjeshtë, sigurohuni që të shtoni një dorë magjie sezonale me printerin PIXMA ose SELPHY dhe një dell krijues.

Shkruar nga Rachel Segal Hamilton

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur

  • Katër imazhe të printuara në SELPHY Square QX10 të vendosura në sipërfaqen me motive.

    PRINTIM KRIJUES

    Krijoni gjatë gjithë vitit

    Kërkoni për ide frymëzuese për SELPHY Square QX10 nga Jesus Sauvage.

  • PRINTIMI DHE PUNËDORET

    Festoni me Creative Park

    Dekorime dhe rekuizita që mund t'i printoni në shtëpi me programin Creative Park.

  • Një printer Canon PIXMA G6050 dhe Canon Magnetic Photo Paper në një tryezë pranë krijimeve prej punëdoreje me letër, duke përfshirë një celular dinozaur, një kokë njëbrirëshi dhe ngjitëse në formë maceje.

    PRINTIM KRIJUES

    Punoni dekorime të stilizuara për shtëpinë

    Nisjani nga punëdoret dhe dekorojeni shtëpinë me Creative Park dhe një printer PIXMA G6040.

  • Një kartolinë e printuar në shtëpi për festat e fundvitit, së bashku me dekorime të punuara vetë dhe një Canon Double-sided Matte Paper vendosur mbi një rrobë me motiv pemësh të festave të fundvitit.

    PRINTIMI DHE PUNËDORET

    Printimi i kartolinave të fundvitit

    Stilizoni seancën tuaj festive të fotografimit dhe printoni kartolina të personalizuara për festat.