PRINTIM KRIJUES

Dekorimet biofilike: lëreni natyrën të sjellë jetë në shtëpinë tuaj

Mësoni se si kombinimi i natyrës dhe i dizajnit me printerët dhe programet e Canon mund të krijojë hapësira çlodhëse për shtëpinë tuaj.
Një varëse muri me forma gjethesh tropikale, të prera me letër me ngjyra në rozë dhe të gjelbër dhe printime tropikale.

Nuk është sekret se mirëqenia jonë përmirësohet nga qëndrimi në natyrë dhe sjellja e saj në ambientet e brendshme duke shfrytëzuar dritën natyrore, ngjyrat organike, hapësirat shqisore dhe bimët shtëpiake mund të jetë tepër çlodhëse. Nuk ka pse të vendosni pamje pylli dhe degë pemësh në çdo qoshe për ta përfshirë këtë tendencë dizajni ama. Kur i përdorni muret në forma krijuese, dizajni biofilik – i llojit që thekson lidhjen me ambientin natyror – mund të marrë shumë forma, nga varjet në mur deri te kornizat me fotografi dhe mund të jetë një mënyrë interesante për një ambient relaksi në shtëpi.

Disenjatorja e ambienteve të brendshme, Jasmin Robertson, jeton në një shtëpi eduardiane në Hov të Anglisë dhe tregon fragmente nga përmbajtjet e rinovimit dhe hapësirat e brendshme në TikTok dhe Instagram. "Më pëlqen koncepti i dizajnit biofilik dhe kemi adoptuar shumë prej parimeve në shtëpinë tonë," - thotë ajo. "Duke krijuar shanse të ndryshme për t'u lidhur me natyrën, shtëpia jonë duket e qetë dhe çlodhëse. Jetesa këtu më ka bërë më të lumtur se kurrë më parë."

Punëdoristja e larmishme, Emma Jewell, @EmmaJewellCrafts në Instagram, është gjithashtu një mbështetëse e përdorimit të punëdores për zbavitje dhe për t'u dhënë jetë hapësirave të jetesës.

Nuk ka kohë më të mirë se tani për të nisur me krijimet tuaja me një printer Canon dhe disa dizajne të frymëzuara nga natyra. Ne kemi pyetur edhe Jasmin-ën, edhe Emma-n për këshillat e tyre kryesore për krijimin e dekorimeve të thjeshta biofilike.

1. Gjeni frymëzimin përreth vetes

Një pamje nga sipër që tregon printerin Canon SELPHY Square QX10, rrethuar nga lule, fije jute, kapëse të vogla, grepa dhe foto të vogla të printuara gjelbërimi.

"Më pëlqen të kem mundësinë t'i printoj me lehtësi fotot nga celulari për t'i vendosur rrotull nëpër shtëpi," - thotë disenjatorja e hapësirave të brendshme, Jasmin Robertson. "Albumi i kamerës sime është seriozisht i mbingarkuar, ndaj pozat e mia të preferuara po zhdukeshin andej-këndej dhe po nënvlerësoheshin." © Jasmin Robertson

Një degë varet përgjatë një muri mbi një oxhak të zi. Prej saj bien fije të ndryshme jute me foto të vogla të printuara të kapura në to me kapëse.

"Jam shumë e kënaqur me si ka dalë dhe mund ta them që tani se do të jetë një orendi e përhershme në dhomën e time bije," - thotë Jasmin-a për këtë varëse natyrore që tërheq shikimin. "Do të jetë gjithashtu shumë e lehtë të përditësohet me foto të reja që të mund ta rifreskojmë sipas stinëve." © Jasmin Robertson

Pinterest ofron një vazhdë të pandërprerë idesh dizajni biofilik për të gjitha llojet e shtëpive, dhomave dhe hapësirave – nga pemët brenda ndërtesave deri te muret e gjelbëruara. Është gjithashtu e mundur të kombinoni printimin me gjelbërimin për të realizuar krijimet tuaja, siç ka bërë Jasmin me dhomën e së bijës.

"Duke përdorur Canon SELPHY Square QX10, kam krijuar një varëse muri me foto nga skena pranverore për t'i varur mbi oxhak," - shpjegon ajo. "Fotot varen nga një degë me një fije jute. Është e thjeshtë, por vërtet efikase. Është gjithashtu e lehtë për t'u bërë dhe nuk kushton thuajse asgjë për ta bërë."

Jasmin-a e gjeti frymëzimin e saj në një park vendas: "Pas një stuhie, shëtita qenin në një prej parqeve tona të preferuara të zonës ndërsa isha me mision për të gjetur një degë në madhësinë e duhur për varëse. Kishte plot për të zgjedhur ndaj nuk më mori shumë kohë. Ndërsa isha atje, nxora ca poza të luleve të pranverës dhe të gjetheve të freskëta. Madje ia dola të shkrep një pozë të qenit që po i merrte erë një luleverdhe."

2. Përdorni mjetet e dizajnit, si p.sh. Creative Park

Një printer Canon printon një letër me një motiv gjethesh. Në krah të printerit është një printim tjetër me ngjyra, si dhe disa gjethe letre të prera me dorë.

"Zbavituni duke krijuar punime artistike abstrakte dhe filloni duke printuar një përzgjedhje letrash me motive," - thotë punëdoristja e larmishme, Emma Jewell, e cila ka përdorur Creative Park nga Canon – një burim falas dhe plot frymëzim në internet – për artin e saj mural me gjethe. "Zgjidhni një përzierje motivesh dhe ngjyrash, dhe përdorni gërshërë për të prerë format në letër." © Emma Jewell

Një varëse muri me forma gjethesh tropikale, të prera me letër me ngjyra në rozë dhe të gjelbër dhe printime tropikale.

"Pasi ta përfundoni modelin, filloni të ngjisni të gjitha pjesët në spango," - thotë Emma. "Pastaj vareni punimin tuaj të bukur që të mund ta shikojnë të gjithë." © Emma Jewell

Punëdorja është një aktivitet i shkëlqyer që mund ta bëni ndërsa kaloni kohë të vyer me shoqërinë dhe familjen. Nëse keni nevojë për orientim, Creative Park nga Canon është përplot me shabllone punëdoreje, duke përfshirë bime varëse dekorative, vazo të bollshme, buqeta muri me lule të egra dhe kurora. Qoftë nëse jeni ekspertë të punëdores që kërkoni të arrini dekorime të sofistikuara lulesh për tryeza, rafte dhe parmakë dritaresh, apo një fillestar që kërkon të provojë një dizajn të thjeshtë të frymëzuar nga natyra, ka qindra zgjidhje për të eksploruar në faqen e internetit dhe në programin Canon Creative Park.

Emma e fiksuar me ngjyrat dhe pasionante për projektet e punëdores thotë: "Më pëlqen të përdor Creative Park për të kërkuar për letra me motive dhe elemente për t'i printuar e përdorur për projekte. Është shumë e lehtë të gjej disa letra mahnitëse me motive që bëjnë më së miri punë, si dhe të formoj dekorime që përkojnë me stinën dhe pa shpenzuar para për materiale të reja."

Pasi të zgjidhni shabllonet – në rastin e Emma-s dy dizajne tropikale, njëri me një papagall me krahë të gjelbër, tjetri bimë monstera – do t'ju duhet një printer i mirë. Emma përdor modelin me valë Canon PIXMA TS6350 Series – një printer fleksibël që është ideal për gjithçka nga dokumentet e punës deri te projektet e familjes.

"Është e lehtë të krijohet ky sfond mahnitës fotografik. Printoni një përzgjedhje me motive tematike tropikale, pastaj priteni letrën në forma gjethesh tropikale. Përziejini gjethet tropikale edhe me disa gjethe letre me një ngjyrë. Pastaj ngjitini gjethet përgjatë një gjalme duke përdorur pistoletën ngjitëse. Kur të jeni të kënaqur me rezultatin, vareni gjalmën për të krijuar sfondin tuaj.

"Printeri im i Canon PIXMA TS6350 Series e bën të lehtë printimin e materialeve cilësore për projekte punëdoreje," - vijon Emma. "Dhe Canon Matte Photo Paper është shumë fleksibël dhe e lehtë për të krijuar punëdore."

Modeli 3-në-1, Canon PIXMA TS6350 Series, me printim fotografik pa bordurë është i pajtueshëm me programin Canon PRINT, dhe kapaciteti për të printuar me materiale dyanëshe pa shkëlqim, stampa me hekurosje, materiale katrore dhe magnetike e bën një shoqërues ideal për punëdore.

3. Stoliseni punimin tuaj artistik për impakt të mëtejshëm

Një grua me fund të verdhë përkulet mbi një tryezë, duke lidhur fijet e jutës rreth një dege.

"Punëdorja të bën mirë për shpirtin dhe që mund ta bëjmë të gjithë duke i kushtuar më shumë kohë interesave tona krijuese," - thotë Jasmin-a. "Është gjithashtu e këndshme të krijosh diçka që duket bukur dhe që mund të ekspozohet, i shton personalitet dhe individualitet dhe krijon dhe një temë bisede për shtëpinë." © Jasmin Robertson

Një grua kap foto të printuara gjelbërimi në fije jute të lidhura me një degë, në krah të një printeri Canon SELPHY Square QX10.

"Më pëlqen të dekoroj me ngjyra dhe kam një shtëpi goxha eklektike," - thotë Jasmin-a. "e gjelbra është definitivisht ngjyra ime e preferuar dhe përmbahet në shumicën e ambienteve në nuanca të ndryshme." © Jasmin Robertson

Jasmin-a e ka përdorur modelin portativ Canon SELPHY Square QX10 për të printuar materiale vibrante katrore drejtpërdrejt nga celulari. "Vendosa pozat që shkrepa në park, disa me vajzën që eksploronte natyrën dhe disa poza të luleve të bukura në oborrin e gjyshes sime. Me tharjen e çastit pata mundësinë t'i kap në katër fije jute të lidhura njëtrajtshëm nëpër degë duke përdorur kapëse të vogla druri për punëdore," - shpjegon ajo.

Hapat e radhës ishin shtimi i xixave të mëtejshme dhe i teksturës organike në dekorimin e punuar me dorë dhe të frymëzuar nga natyra. "Mbështolla një tel dritash dekoruese rreth degës dhe e ngjita baterinë nga njëra anë, të cilën e mbulova mandej me një degëz si kaçuve me eukalipt të lidhur në një fije jute," - thotë Jasmin-a. "Përdora grepa tunxhi dhe fildispanjë për ta kapur degën nga tavani mbi oxhak në dhomën e vajzës. Është një element i bukur në hapësirën e saj dhe asaj i pëlqen sa s'ka."

4. Mendoni me kujdes se ku i vendosni dizajnet tuaja

Një degë me foto të vogla të printuara që varen prej saj vendosur mbi një skrivani me një kompjuter, laptop, qiri dhe një vazo me luleverdha.

"Kam varur gjithashtu një dekorim në murin pas skrivanisë në studion e shtëpisë," - thotë Jasmin-a. "Është një dhomë me pamje nga veriu ndaj ndihet goxha e errët në dimër, por fotot pranverore i kanë dhënë hare murit të zbrazët, duke i sjellë ngjyrë ambientit. Më mbush me optimizëm teksa shikoj ngjyrat e shndritshme dhe më bën të pres ditë më të gjata e të shndritshme përpara." © Jasmin Robertson

Një plan nga afër i disa fijeve jute me foto të vogla të printuara të kapur me to përkundër një muri të bardhë.

"Ka diçka shumë nostalgjike për fotot e printuara," - thotë Jasmin-a. "Mua më pëlqejnë shumë." © Jasmin Robertson

"Hapësirat që zëmë kanë shumë impakt në humorin dhe mirëqenien tonë të përgjithshme, më duket se është e rëndësishme të projektoj hapësira të brendshme që na mbështesin dhe zhvillojnë," - thotë Jasmin-a. "Më pëlqen se si dizajni i brendshëm ka mundësinë të nxisë ndjenja. Për disa mund të duket si diçka e rëndomtë, por kur merr parasysh kohën që kalojmë në ambiente të brendshme, impakti i dizajnit nuk duhet nënvlerësuar."

Me këtë në mendje, merrni parasysh ku ta vendosni dizajnin pasi do të jetë një punim interesant për ambientin tuaj. Jasmin-a këshillon: "Mund ta varni një dekorim si ky kudo ku dëshironi të krijoni një pikë fokusi apo të shtoni interes. Funksionon veçanërisht mirë e vendosur në mes të një mobiljeje, por mund të përdoret po ashtu për të veshur ndonjë mur të zbrazët. Mund të varet me grepa nga tavani ose të varet nga një suport fotografie. Nëse e varni nga tavani, rregulloni grepat afro dy inçë nga muri."

Tema natyrore mund të trupëzohet gjithashtu përmes zgjedhjeve më të forta dekorative, thotë Jasmin-a, e cila mendon se pllakat e banjës me gjethe he printime botanike mund ta shtojnë elementin mahnitës, siç mund ta bëjnë muralet për dhomat e gjumit.

5. Një shtëpi e qetë sjell një mendje të qetë

Një plan nga afër i një skrivanie me një ekran kompjuteri, tastierë, vazo luleverdhash dhe një printer Canon SELPHY Square QX10.

Punimet artistike të frymëzuara nga natyra mund të ndihmojnë së tepërmi me përmirësimin e humorit tuaj. Për mirëqenie të mëtejshme, kini parasysh të përfshini shumë bimë e lule – si reale, ashtu edhe artificiale – pranë dizajnit tuaj, si dhe ndriçim të butë. "Për mua nuk ka ndjesi më të mirë se kur shndërron një hapësirë në diçka të bukur," - thotë Jasmin-a. © Jasmin Robertson

Një punim artistik me ngjyrime pasteli varur në një mur të bardhë. Nën të ndodhen një bimë në vazo dhe një jastëk i hirtë.

Krijimet e Emma-s e përfshijnë këtë punim me ngjyrime pasteli të cilin e ka bërë me një karton të bardhë, Canon Matte Photo Paper, ngjitëse dhe gërshërë. © Emma Jewell

Nëse qetësia është e rëndësishme për ambientin tuaj të banimit, mbajeni ndriçimin të butë dhe gjeni frymëzim te natyra. "Për të krijuar një ndjesi qetësie në shtëpi, dekorojeni me ngjyra të zbehta toke, materiale natyrore dhe bimë të bollshme," - sugjeron Jasmin-a. "Më pëlqen të përdor bimët si dekorim për shtëpinë. Jo vetëm që duken bukur, por dhe mbështesin mirëqenien duke ofruar lidhjen me natyrën si dhe duke ndihmuar në pastrimin e ajrit të brendshëm.

"Studimet tregojnë se dhe thjesht duke parë një foto që paraqet natyrën, njerëzit ndihen më të qetë," - vijon Jasmin-a. "Bimët artificiale e mbështesin gjithashtu mirëqenien, çka është gjë e mirë për ata që nuk u vjen ndoresh të mbajnë bimë të vërteta.

"Krijoni shtresa ndriçimi – llambat e tryezës dhe të dyshemesë si dhe shandanë dhe të gjitha me mundësi gradimi të fuqisë," - përfundon ajo. "Nëse jeni duke rinovuar, merrni parasysh dritare më të mëdha dhe dritare çatie për të sjellë sa më shumë ndriçim natyror dhe ajrim që të jetë e mundur. Ndizni një qiri me vajra esencialë dhe luani muzikë relaksuese. Mendoni për të gjitha shqisat tuaja, jo vetëm për atë që shikoni."


Shkruar nga Lorna Dockerill

Produktet e lidhura

Artikuj të ngjashëm