PRINTIME KRIJUESE

Paraqisni stilin tuaj: si të arredoni hapësirën për të paraqitur personalitetin tuaj

Krijuesja Susannah Arul përdor printerin Canon SELPHY Square QX10 për të sjellë në jetë stilin e saj personal, duke krijuar një dekor të goditur për shtëpinë. Këtu ajo na jep këshillat e saj si të përditësoni dekorin tuaj kur ju ndryshojnë shijet.
Një pamje nga lart-poshtë e një printeri Canon SELPHY Square QX10 në një tryezë të rrethuar me miniprintime, artikuj shkrimi, një llambë të vogël, një vazo me lule dhe një bimë.

Me jetë të ngarkuara dhe buxhete gjithnjë e më të ngushta, mund të jetë e lehtë të neglizhohet rëndësia e hapësirës përreth nesh. Qoftë një dhomë ndenjeje, ku kalojmë pjesën më të madhe të mbrëmjeve; një dhomë gjumi, ku nisemi për një pushim komod; ose një dhomë në universitet, e cila përbën vendin e vetëm që është me të vërtetë i yni, mjediset tona mund të kenë një ndikim të madh për të na bërë të ndihemi të sigurt, si në shtëpi, si ne.

Disenjatorja dhe krijuese përmbajtjesh, Susannah Arul, është dikush që e di nga dora e parë rëndësinë e aftësisë për të lënë vulën tuaj në një hapësirë, shpejt dhe me efikasitet kostoje, pa kompromentuar stilin. “Sapo kam mbaruar universitetin, ku lëvizja vazhdimisht, pastaj kthehesha në shtëpi dhe më pas dilja përsëri, kështu që gjithmonë dekoroja dhe ridekoroja”, - shpjegon ajo.

Susannah ka një diplomë në disenjim tekstilesh nga Nottingham Trent University dhe aktualisht punon si grafiste. Ajo krijon dekor të brendshëm dhe përmbajtje të stilit të jetesës në platformat e rrjeteve sociale, ku videot e saj TikTok kanë marrë më shumë se 1.3 milion pëlqime. Projekti më i fundit i dekorimit të brendshëm të Susannah-ës u krijua duke përdorur Canon SELPHY Square QX10. "Ky printer portativ është mundësia e përsosur për ta bërë një hapësirë ​​të ndjehet e personalizuar," - thotë ajo. "Do të doja ta kisha pasur në universitet për të sjellë një aromë shtëpie dhe familjariteti."

SELPHY Square QX10 i mundësoi Susannah-ës të printonte pamje që i tërhoqën vëmendjen drejtpërdrejt nga smartfoni përmes programit Canon SELPHY Photo Layout. Rezultati? Një vizualizim artistik për vitin e ardhshëm që pasqyron jetën dhe stilin e saj, si dhe ofron frymëzim. Këtu ajo tregon se si mund të bëni të njëjtën gjë.

Shprehja e stilit tuaj

Një Canon SELPHY Square QX10 i gjelbër printon një imazh shumëngjyrësh. Në tryezë përreth saj ka disa printime të tjera, si dhe një gotë stilolapsash, lule, tri kuti shumëngjyrëshe dhe një bimë në vazo.

Canon SELPHY Square QX10 ka përmasa kompakte – vetëm 14.3cm me 10.2cm me 3.1cm – dhe vjen në katër ngjyra: të zezë, të bardhë, rozë dhe të gjelbër. Pra, jo vetëm që ndihmon në krijimin e dekorit emocionues të shtëpisë, por vetë printeri është mjaft i vogël për t'u përshtatur në çdo hapësirë ​​dhe mjaft elegant për t'u përshtatur me çdo skemë ngjyrash.

Susannah e përshkruan dekorin e saj aktual si eklektik, plot ngjyra dhe maksimalist. “Ka shumë bimë shtëpie, modele dhe printime arti, sfera diskoje që shkëlqejnë dhe shumë pjesë që i kam bërë apo pikturuar vetë”, - thotë ajo. “Gjithmonë e kam ndjerë se është e rëndësishme të bëj gjithçka kur dekoroj për t'i bërë ambientet e mia të ndjehen si të miat. Por nëse stili juaj është minimalist, atëherë thelbi është gjithçka që ju bën të lumtur.

“Printova fotografi të disa prej momenteve të mia më të lumtura dhe më krenare nga viti i kaluar dhe i kompozova në një mur galerie për të më vendosur në një mentalitet pozitiv”, - vazhdon ajo. “Kam printuar gjithashtu foto ‘estetike’ nga Pinterest dhe albumi i kamerës, me paleta të bukura ngjyrash dhe motivesh për të më ndihmuar të ruaj frymëzimin për punën time në disenjim. Kjo ndihmoi në krijimin e një galerie me pamje që nuk është vetëm frymëzuese për mua, por edhe plotëson më së miri estetikën e dhomës sime.

"Kur vjen frymëzimi, veproni sa më shpejt të jetë e mundur dhe thjesht mblidhni absolutisht çdo gjë që ju sjell gëzim," - këshillon Susannah krijuesit dhe disenjatorët e rinj. "Dhe kur t'i bashkoni të gjitha, do të jetë plot jetë."

“Paletat dhe stilet e ngjyrave do të fillojnë të shfaqen”, - shton Susannah. "Më pas mund ta përktheni në jetën reale duke përdorur printerin Canon SELPHY Square QX10."

Duke ndryshuar gjërat

Një plan nga afër i një personi që redakton një fotografi në programin Canon SELPHY Photo Layout.

Pasi të shkarkohet, programi Canon SELPHY Photo Layout është i thjeshtë për t'u përdorur. Mund të personalizoni strukturat dhe të zgjidhni nga gjashtë sipërfaqe përpara se të nxirrni printimin. Për më tepër, ai lidhet drejtpërdrejt me Canon SELPHY Square QX10 nëpërmjet Wi-Fi që do të thotë se nuk ka kabllo të ngatërruara që ju zënë hapësirën.

Një person ngjit një miniprintim në një mur ngjyrë kremi pranë një afishe shumëngjyrëshe. Në tryezën përballë murit ndodhet një Canon SELPHY Square QX10, së bashku me artikuj shkrimi dhe një bimë në vazo.

Canon SELPHY Square QX10 është një mënyrë e mirë për të eksperimentuar dhe gjetur stilin tuaj, të cilin mund ta ndryshoni kur ju ndryshojnë shijet dhe interesat. “Unë nuk është se i përmbahem ndonjë stili, rregulli apo Feng Shui për arredimin”, - thotë Susannah. "Thjesht e rrethoj veten me gjërat që dua dhe që më sjellin gëzim."

Ndërsa krijohen kujtime të reja dhe mbizotërojnë ide të reja, Canon SELPHY Square QX10 e bën të lehtë ndryshimin e pamjeve të përdorura në varësi të atmosferës ose kohës gjatë vitit. Mund ta filloni me pozitivitet dhe frymëzim, si Susannah, dhe me gjasë të kaloni në një ndjenjë energjike verore, ndjekur nga përsiatje e ngrohtë dhe nostalgjike teksa afrojnë muajt e dimrit. Bateria e brendshme në Canon SELPHY Square QX10 është në gjendje të prodhojë deri në 20 printime me një karikim, ndaj krijimi i dekorit tuaj me Canon SELPHY Square QX10 është një mënyrë e shpejtë dhe me efikasitet kostoje për të bërë impakt mbi hapësirën tuaj, pa shpenzuar shumë kohë me blerje dhe pa shumë investime financiare.

"Më pëlqen që printeri është kaq i thjeshtë për t'u përdorur, dhe në momentin kur ndiheni të frymëzuar, mund të veproni menjëherë dhe të krijoni çfarë të doni," - thotë Susannah.

Programi Canon SELPHY Photo Layout ofron gjithashtu mënyra të shumta për të personalizuar krijimet tuaja, si p.sh. pulla, bordura, tekst, mbivendosje dhe struktura. Dhe falë SELPHY Square QX10, mund të printoni foto me bordurë për diçiturë për një pamje të veçantë që do ta çmoni. "Unë përdora tekstin për të shkruar mbi foto për të identifikuar kujtimet e lumtura dhe vulat për të shtuar skica të vogla mbi imazhe. Kam shkruar edhe datën në disa prej tyre”, - thotë Susannah.

Duke treguar rrugëtimin

Një mur i mbuluar me afisha artistike, miniprintime njerëzish që kënaqen dhe kartolina frymëzuese.

Frymëzimi mund të vijë në çdo kohë, ndaj jini të hapur ndaj ndikimeve të reja krijuese, këshillon Susannah. “Qoftë nëse ruani imazhe që shihni në rrjetet sociale, një kartolinë e rastësishme me një printim të bukur apo ndonjë gamë ngjyrash që ju frymëzon”, - thotë ajo.

Së bashku, printeri Canon SELPHY Square QX10 dhe aplikacioni Canon SELPHY Photo Layout ofrojnë shumë potencial për përmbajtjen e rrjeteve sociale, që ishte një gjetje e shkëlqyer për projektin e Susannah-ës. "Unë mendoj se printeri është mjeti i përsosur për të sjellë në jetë rrjetet sociale," - thotë ajo. “Në vend që të grumbulloni imazhe frymëzuese në një tabelë virtuale, mund të krijoni një të vërtetë. Më pas mund ta ndaj frymëzimin tim me ndjekësit e mi dhe kolazhet e bukura që kam krijuar në dhomën time bëjnë që të jetë optimale për fotografim në çdo kohë."

Çdo printer SELPHY Square QX10 vjen me një pako Canon XS-20L Square Photo Paper me shpinë ngjitëse, që ju mundëson t'i ngjisni me lehtësi fotot në mure, laptopë ose blloqe dhe t'i hiqni ato po aq lehtë kur doni të bëni një ndryshim apo kur ju vjen një frymëzim për t'i ndarë me ndjekësit tuaj, siç bëri Susannah në videon e saj në TikTok. "Aspekti i ngjitjes e bën edhe më të lehtë dhe ju mundëson t'i shfaqni fotot menjëherë," - pohon ajo.

Rezultati përfundimtar

Një pasqyrë rozë e mbuluar me miniprintime mbështetur pas një muri ngjyrë kremi i mbuluar gjithashtu me printime, si dhe disa afisha me ngjyra të ndezura.

“Si disenjatore, mbledh gjithmonë gjëra të vogla që më frymëzojnë dhe ky projekt ishte mundësia e përsosur për mua që t'i mblidhja, printoja dhe ekspozoja të gjitha në një vend,” - thotë Susannah.

Një printer i gjelbër Canon SELPHY Square QX10 qëndron në një tryezë përpara një llambë dhe një pasqyre. Muri sipër është i mbuluar me afisha dhe printime shumëngjyrëshe.

Canon SELPHY Square QX10 printon imazhe vibrante 68x68mm në letër fotografike cilësie të lartë me një shtresë mbrojtëse rezistente ndaj ujit dhe bordurë për diçiturë.

“Pjesa e fundit duket si një pjesë e mobilieve tashmë – ngjyrat dhe printimet dhe dizajni ‘maksimalist’ i vijnë më së miri për shtat dhomës sime. Më pëlqen se si funksionon si një tabelë vizualizimi dhe si vepër dekorative artistike", - thotë Susannah. “Zgjodha një hapësirë ​​që e dija se do ta përdorja çdo ditë. Muri i galerisë shpërndahet rreth tavolinës sime - vendi ku punoj si grafiste, si krijuese përmbajtjesh për rrjetet sociale, si dhe kur bëhem gati në mëngjes. Imazhet vijnë nga muri dhe rreth pasqyrës së tryezës së veshjes – kështu që nëse nuk ndihem më e sigurt apo e motivuar, shoh fotografi nga viti i kaluar që fiksojnë momentet e mia më krenare. Çdo ditë kur ulem në tryezën time, pavarësisht se çfarë jam duke bërë, frymëzohem”.

Tabela argëtuese dhe elegante e Susannah-ës përshtatet bukur me dekorin e saj ekzistues dhe jo vetëm që sjell frymëzim për të, por edhe për ndjekësit e saj. Dhe, pavarësisht nëse jeni stilist profesionist apo ende në hapat e parë dhe kërkoni një mënyrë të thjeshtë për të eksploruar anën tuaj artistike, me opsionin për të bërë ndryshime ndërsa vijnë ide të reja, Canon SELPHY Square QX10 ofron një mënyrë të shkëlqyer për të përqafuar dhe shfaqur krijimtarinë tuaj në çast.

Kat Halstead

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur