Canon IXUS 285 HS A
Futni stilin dhe performancën në xhepin tuaj me këtë IXUS me zmadhim 12x - ndani pa u munduar me Wi-Fi dhe NFC.
Për ata që kërkojnë një kamerë me stil, jashtëzakonisht të hollë, thjeshtësi në lidhje, regjistrime në çdo situatë dhe rezultate të mrekullueshme në çdo ndriçim
Një vështrim më i imtësishëm i kamerës IXUS 285 HS A
-
Objektiv me zmadhim optik 12x.
Kapni momente afër ose larg me cilësi të mrekullueshme
-
Objektiv me kënd të gjerë 25 mm
Përfshini më shumë në skenën tuaj, optimal për peizazhe dhe ambiente të brendshme
-
Dizajn IXUS
Elegant, kompakt dhe komod. Edhe me stil
-
Sensor 20 MP
Detaje dhe ngjyra të jashtëzakonshme në kushte të ndryshme ndriçimi
-
Procesor DIGIC me HS
Përpunim inteligjent imazhesh për ngjyra, mprehtësi dhe zhurmë të ulët të jashtëzakonshme
-
Filmime në Full HD
Kapni video kreative e të qëndrueshme me Dynamic Image Stabilizer
-
Wi-Fi* me NFC dhe Image Sync
Lidhuni lehtësisht me pajisjen tuaj inteligjente, për të ndarë imazhet tuaja ose për të shkrepur fotografi nga distanca
-
Creative Shot dhe Hybrid Auto
Bëhuni krijues lehtësisht falë cilësimeve inteligjente automatike
-
Kapni pamje mahnitëse nga afër
Fokus deri në 1 cm për të kapur detaje mahnitëse të përditshme
Stili në xhepin tuaj
Kjo kamerë IXUS jashtëzakonisht e hollë dhe elegante me trup metalik është e lehtë për t'u mbajtur kudo ku shkoni dhe ka një lente elastike 25 mm ultra të gjerë me zmadhim optik 12x dhe me ZoomPlus 24x; kështu që mund të regjistroni me lehtësi çdo moment, afër ose larg, me fotografi dhe video me cilësi të mrekullueshme. Zmadhimi automatik ju ndihmon të zgjidhni inkuadrimin më të mirë me prekjen e një butoni.
Cilësi e mrekullueshme
Shijoni imazhe të detajuara me cilësi të jashtëzakonshme - edhe në ndriçim të dobët - falë sensorit CMOS me 20,2 megapikselë dhe përpunimit të DIGIC 4+. Një Stabilizues optik inteligjent i imazhit siguron fotografi të qarta dhe video të qëndrueshme në çdo situatë, ndërkohë që ekrani i madh LCD 7,5 cm (3,0”) ju lejon të regjistroni dhe t'i rishikoni me lehtësi.
Video në Full HD në çast
Bërja e filmave është e lehtë dhe e thjeshtë. Me prekjen të një butoni mund të regjistroni me lehtësi video të shkëlqyera në Full HD (1080p) në formatin MP4. Provoni larminë krijuese në regjistrimin e videove duke përdorur zmadhimin optik e duke marrë përsëri rezultate të qarta dhe të qëndrueshme falë Stabilizuesit dinamik të imazhit.
Një krijimtari me lehtësi
Me prekjen e obturatorit, Shkrepja krijuese analizon automatikisht skenën dhe krijon 5 imazhe unike shtesë të fotografisë origjinale. Afrohuni dhe regjistroni detajet e mahnitshme me makron 1 cm ose thjesht drejtojeni dhe regjistroni me funksionin Automatik hibrid dhe lëreni kamerën të krijojë automatikisht një video përmbledhëse argëtuese në HD (720p) për ditën tuaj.
Lidhje të shpejta
Lidhuni me pajisjen tuaj inteligjente të përshtatshme me vetëm një trokitje duke përdorur Wi-Fi me NFC-në dinamike për të ndarë me lehtësi. Përdorni Sinkronizimin e imazheve për të krijuar automatikisht kopje rezervë të imazheve të reja te shërbimet e resë kompjuterike dhe regjistroni fotografi të shkëlqyera në grup me Regjistrimin në largësi pa tela nga pajisja juaj inteligjente. Butoni i Wi-Fi ofron një shkurtore të shpejtë dhe të lehtë për funksionet e lidhjes.
Specifikimet
-
Zmadhim optik 12x me kënd ultra të gjerë
-
Poza të shkëlqyeshme në dritë të paktë
-
Akses i thjeshtë në funksionet e Wi-Fi
-
Imazhe dhe video të qëndrueshme në çdo situatë
-
Zmadhimi automatik varet nga numri i subjekteve
-
Kursimi i energjisë për më shumë poza
-
Zmadhim deri në 24x me cilësi të shkëlqyer
-
Filma 1080p
-
Ndani dhe ruani imazhet pa tela
-
Modifikon një album videoje në mënyrë inteligjente me një prekje
-
Përpunim i fuqishëm me DIGIC
-
LCD 7,5 cm (3,0")
-
CMOS 20.2 megapiksel
-
Regjistrimi me lehtësi me një përmbledhje të videos
-
NFC thjeshton ndarjen në smartfonë
-
6 imazhe unike nga një pozë
-
Modaliteti automatik me zbulimin e 32 skenave
-
Rregjistroni menjëherë filma
Çfarë ka në kuti
-
Kamera digjitale IXUS 285 HS A
-
Rripi i kyçit WS-800
-
Paketë baterie NB-11LH
-
Ngarkuesi i baterisë CB-2LFE
-
Kabllo AC
-
Paketa e manualit të përdoruesit
Produkte të ngjashme
-
PowerShot SX740 HS Lite Edition [E zezë]
Zbuloni Canon PowerShot SX740 HS, kamerën kompakte në madhësinë e xhepit me zmadhimin e madh optik 40x dhe një rezolucion të mrekullueshëm 4K për filmat. -
- Produkt shumë i pëlqyer nga krijuesit
PowerShot G7 X Mark III [E zezë]
Një kamerë e lidhur që shkrep video dhe foto të jashtëzakonshme që ndjekësit tuaj do t'i adhurojnë. -
Artikuj të ngjashëm
Objektivat optimalë ekonomikë për fotografinë e natyrës
Shkrepni fotografi mahnitëse të kafshëve dhe shpendëve të egra me këta objektivë ekonomikë zmadhues Canon RF dhe RF-S, me gjatësi fokale fikse.
Realizoni fotografi të mrekullueshme të faunës së egër dhe frymëzoni ruajtjen e natyrës
Këshilla nga ekspertë për të përmirësuar fotografinë e faunës së egër dhe për të promovuar ruajtjen e natyrës.
Wild at heart: what to look for in a telephoto lens
Wildlife photographer Marina Cano shares her top five tips for choosing a pro telephoto lens.
Objektivat më të mirë për peizazhe
I gjithë informacioni që ju nevojitet për t'ju ndihmuar të zgjidhni objektiva ekonomikë fiksë dhe zmadhues.
Jini në avantazh
Mund të jeni të interesuar edhe për
- Të gjitha të dhënat mbështeten në metodat e testimit standard të Canon me përjashtim ku tregohet.
- Mund të ndryshohet pa paralajmërim.