Canon IXUS 285 HS

IXUS 285 HS

Merreni me vete në xhepin tuaj stilin dhe rendimentin, me këtë kamerë elegante IXUS me zmadhimin 12x. Regjistroni me lehtësi fotografi mbresëlënëse dhe video në Full HD dhe ndani me thjeshtësi me anë të lidhjes Wi-Fi dhe NFC.

Përfitimet

  • Një kamerë IXUS e lehtë, elegante që mund ta mbani me vete gjatë gjithë kohës
  • Regjistroni video të shkëlqyera në Full HD me prekjen e një butoni
  • Lidheni, ndani dhe regjistroni me lehtësi në largësi
  • Shijoni cilësinë që meritojnë kujtimet tuaja
  • Luani dhe eksperimentoni me krijimtarinë tuaj

Veçoritë e detajuara

Hidhini një vështrim më të detajuar Canon IXUS 285 HS

Stili në xhepin tuaj


Kjo kamerë IXUS jashtëzakonisht e hollë dhe elegante me trup metalik është e lehtë për t'u mbajtur kudo ku shkoni dhe ka një lente elastike 25 mm ultra të gjerë me zmadhim optik 12x dhe me ZoomPlus 24x; kështu që mund të regjistroni me lehtësi çdo moment, afër ose larg, me fotografi dhe video me cilësi të mrekullueshme. Zmadhimi automatik ju ndihmon të zgjidhni inkuadrimin më të mirë me prekjen e një butoni.

Video në Full HD në çast


Bërja e filmave është e lehtë dhe e thjeshtë. Me prekjen të një butoni mund të regjistroni me lehtësi video të shkëlqyera në Full HD (1080p) në formatin MP4. Provoni larminë krijuese në regjistrimin e videove duke përdorur zmadhimin optik e duke marrë përsëri rezultate të qarta dhe të qëndrueshme falë Stabilizuesit dinamik të imazhit.

Lidhje të shpejta


Lidhuni me pajisjen tuaj inteligjente të përshtatshme me vetëm një trokitje duke përdorur Wi-Fi me NFC-në dinamike për të ndarë me lehtësi. Përdorni Sinkronizimin e imazheve për të krijuar automatikisht kopje rezervë të imazheve të reja te shërbimet e resë kompjuterike dhe regjistroni fotografi të shkëlqyera në grup me Regjistrimin në largësi pa tela nga pajisja juaj inteligjente. Butoni i Wi-Fi ofron një shkurtore të shpejtë dhe të lehtë për funksionet e lidhjes.

Cilësi e mrekullueshme


Shijoni imazhe të detajuara me cilësi të jashtëzakonshme - edhe në ndriçim të dobët - falë sensorit CMOS me 20,2 megapikselë dhe përpunimit të DIGIC 4+. Një Stabilizues optik inteligjent i imazhit siguron fotografi të qarta dhe video të qëndrueshme në çdo situatë, ndërkohë që ekrani i madh LCD 7,5 cm (3,0”) ju lejon të regjistroni dhe t'i rishikoni me lehtësi.

Një krijimtari me lehtësi


Me prekjen e obturatorit, Shkrepja krijuese analizon automatikisht skenën dhe krijon 5 imazhe unike shtesë të fotografisë origjinale. Afrohuni dhe regjistroni detajet e mahnitshme me makron 1 cm ose thjesht drejtojeni dhe regjistroni me funksionin Automatik hibrid dhe lëreni kamerën të krijojë automatikisht një video përmbledhëse argëtuese në HD (720p) për ditën tuaj.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon IXUS 285 HS, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

25mm Wide 12x

Zmadhim optik 12x me kënd ultra të gjerë

24x ZoomPlus

Zmadhim deri në 24x me cilësi të shkëlqyer

20.2 Megapixel CMOS

CMOS 20.2 megapiksel

Great low-light shots

Poza të shkëlqyeshme në dritë të paktë

1080p movies

Filma 1080p

Hybrid Auto

Rregjistrimi i thjeshtë me një përmbledhje të filmit

Wi Fi Button

Akses i thjeshtë me funksionet e Wi-Fi

Share and backup images wirelessly

Ndaj dhe ruaj imazhe me valë

NFC simplifies smartphone sharing

NFC thjeshton ndarjen në smartfonë

Steady shots in every situation

Imazhe dhe video të qëndrueshme në çdo situatë

Story Highlights

Modifikon një album videoje në mënyrë inteligjente me një prekje

Creative Shot

6 imazhe unike nga një pozë

Auto Zoom

Zmadhimi automatik varet nga numri i subjekteve

Digic4 Plus

Përpunim i fuqishëm DIGIC

Auto mode with 32-scene detection

Modaliteti automatik me zbulimin e 32 skenave

Remote Shooting WiFi

Kontrollojeni kamerën me një smartfon

7.5 cm (3.0") LCD

LCD 7,5 cm (3,0")

Instantly capture movies

Rregjistroni menjëherë filma

Eco Mode

Kursimi i energjisë për më shumë poza

Transfer to Canon Connect Station with one tap

Transferoni te Canon Connect Station me një trokitje të vetme