Shkrepja e imazheve intime të kafshëve dhe shpendëve të egra në habitatin e tyre natyral kërkon një kuptim të sjelljes së kafshëve, aftësi terreni, durim dhe këmbëngulje. Por edhe me të gjitha këto, përsëri nuk do të bëni shumë progres nëse nuk keni pajisjet e duhura për fotografi të faunës së egër, duke përfshirë objektivat telefoto.
E mira është se nuk keni pse mbeteni trokë për të blerë një objektiv profesional sa për të hedhur hapat e parë në fotografinë e natyrës. Mund të zgjidhni nga një larmi objektivësh të lehtë dhe me rendiment të lartë, me opsione për modele me gjatësi fikse fokale dhe zmadhim, të përshtatshme për kamerat EOS R System pa pasqyra, duke përfshirë Canon EOS R7 dhe EOS R100.
- Si të zgjedhësh objektivin më të mirë për fotografinë e faunës së egër: Pyetje të shpeshta
- Objektivi më i mirë zmadhues me kënd të gjerë deri në telefoto RF-S, për nivelin fillestar, për fotografinë e faunës së egër
- Objektivi më i mirë zmadhues telefoto RF-S, për nivelin fillestar, për fotografinë e faunës së egër
- Objektivi më i mirë zmadhues telefoto RF, për nivelin fillestar, për fotografinë e faunës së egër
- Objektivi zmadhues më fleksibël RF, për nivelin fillestar, për fotografinë e faunës së egër dhe natyrës
- Objektivi më i mirë zmadhues supertelefoto RF, për nivelin fillestar, për fotografinë e faunës së egër
- Objektivi më i mirë supertelefoto me gjatësi fikse fokale RF, për nivelin fillestar, për fotografinë e faunës së egër
- Objektiva alternativë për natyrën