Tulips in a garden framed by trails of light.

FOTOGRAFIA E KOPSHTEVE

Zhvilloni krijimtarinë tuaj: tri projekte për t'i provuar në kopsht

Për ata që kanë fatin të kenë një kopsht, ky është mbarësi. Jo vetëm që hapësira në natyrë ju jep rastin të merrni ajër të pastër, diell dhe të qetësoni shikimin, por dhe ju ofron mundësi të larmishme për fotografi. Këtu eksplorojmë tri teknika për t'ju këndellur krijimtarinë, nga veshja e tulipanëve me dritë dhe shkrepja e yjeve, deri te fotografimi i zogjve të bukur të kopshtit...

Shikimi natën – veshja me dritë

Duke zbatuar disa parime bazë, është e thjeshtë të krijoni veprën tuaj të artit me veshje me dritë.

1. Përgatisni mjetet

A torch with different coloured cups taped to the end.
Mund të krijoni një shkop drite me artikuj shtëpie, si p.sh. gota plastike me ngjyra.

Ju duhet

  • Kamera
  • Trekëmbëshi
  • Smartfoni
  • Elektrik dore
  • Gota plastike me ngjyra (ose artikuj të ngjashëm me ngjyra, si p.sh. enë të vogla ushqimi, peceta letre apo drita shumëngjyrëshe të pemës së Vitit të Ri)
Veshja me dritë është një teknikë e thjeshtë që mund ta provoni në kopshtin tuaj në mbrëmje për të krijuar pamje vibrante e të veçanta. Filloni duke krijuar shkonin e dritës – ne kemi mbivendosur tri gota plastike me ngjyra dhe i kemi ngjitur tek elektriku i dorës. Kur ta valëvisni shkopin e dritës gjatë një ekspozimi të gjatë, ky do të krijojë vijëzime të turbullta me ngjyra.

2. Poziciononi kamerën

A photographer taps a finger on a screen to focus a shot of a tulip.
Vendoseni kamerën në mënyrë të atillë që subjekti të jetë në kuadër. Ky mund të jetë kurorë luleje, pemë, gjethe – apo çfarëdo në kopshtin tuaj.

Kompozoni një pozë lulesh, pemësh apo subjektesh të tjera të përshtatshme në kopshtin tuaj. Mund t'ju ndihmojë kryerja e kësaj më parë gjatë ditës, që ta perfeksiononi kompozimin. Kur të errësohet, vendoseni kamerën në stativ. Aktivizoni modalitetin "Live View" që të mund ta shikoni pamjen në ekranin e pasmë LCD, drejtoni elektrikun e dorës mbi subjekt dhe shtypni ekranin për t'u fokusuar mbi të. Caktojeni objektivin në fokus manual për ta fiksuar. Ju duhet një ekspozim prej së paku 30 a më shumë sekondash. Disa kamera kanë një modalitet të posaçëm "B" në rrotullë, me ç'rast zgjidhni "B" për "Bulb" (poç), që do të thotë që mund ta fiksoni shkrehësin të hapur për sa kohë të dëshironi. Përndryshe duhet të zgjidhni modalitetin "Tv (Shutter priority)" dhe ta caktoni prej atje shpejtësinë e shkrehësit. Caktojeni ISO në 100 për të reduktuar ndjeshmërinë e sensorit dhe për ta mbajtur zhurmën në minimum, pastaj zgjidhni një aperturë të ngushtë, si p.sh. f/22 – mund t'ju duhet të eksperimentoni me aperturën në varësi të fuqisë së elektrikut të dorës. Për rezultate më të shndritshme, zgjidhni një vlerë më të ulët të "f" dhe për rezultate më të errëta rriteni vlerën e "f".

3. Lidhni telefonin

A Canon EOS 90D connected to a smartphone with the Canon Camera Connect app.
Përdorni pamjen nga "Live View" në celular për të parë se si do të duket veshja me dritë në pamjen përfundimtare.

Mund të përdorni aplikacionin "Canon Camera Connect" në telefon për ta nisur dhe ndaluar ekspozimin e poçit. Shkarkoni aplikacionin në telefon dhe kaloni te konfigurimi i rrjetit në menynë e kamerës, për t'u lidhur. Aplikacioni ju lejon ta aktivizoni shkrehësin pa qenë nevoja të ktheheni te kamera, duke ju liruar kështu që të përqendroheni mbi veshjen me dritë. Pamja në kohë reale drejt telefonit ndihmon dhe me planifikimin se ku të valëvitet elektriku, pasi mund të shihni saktësisht se si ndikon mbi pozë pas aktivizimit të shkrehësit.

4. Vishni me dritë me anë të elektrikut

Artikujt e lidhur
A woman poses for a portrait, sitting next to a window, in-between a reflector and plant.

FOTOGRAFIA E AMBIENTEVE TË BRENDSHME

Krijoni projekte ideale: tri ide për fotografime në shtëpi

Bëhuni krijues në shtëpi. Këshilla për shkrepjen e portreteve kinematike, makrofigurave abstrakte dhe videointervaleve.

A time stack of a tulip in bloom.

FOTOINTERVALET

Krijoni e printoni një seri fotosh në interval

Kthejeni një shkrepje fotointervali në një foto të vetme me këtë udhëzues se si të krijoni një seri fotosh në interval.

Get lost in the details with macro

MAKROFOTOGRAFIA

Përhumbuni në detaje me makro

Katër këshilla krijuese për t'ia nisur mbarë me makrot, duke përdorur artikuj të zakonshëm për të krijuar foto të jashtëzakonshme.

A hand waves a torch with colourful cups taped to the end, causing it to blur.
Veshja me dritë është një mënyrë e lehtë për t'u shtuar një shtresë të mëtejshme fotove tuaja, duke krijuar sfonde abstrakte për subjekte të qarta.

Nisni ekspozimin e poçit me telefon dhe filloni të valëvisni shkopin e dritës përreth skenës. Provoni ta valëvisni elektrikun pas sendeve që të duken në siluetë. Nëse dëshironi të shtoni ndriçimin në pjesë të caktuara të një skene, thjesht drejtojani elektrikun për disa sekonda. Ne ia kemi drejtuar elektrikun tulipanit përpara për disa sekonda, për të dalluar të kuqen, përpara se ta valëvisim përreth në fushën e luleve nga mbrapa, për të krijuar sfondin me ngjyra.

Silluni lirshëm – fotografoni zogjtë e kopshtit

Një ushqimore e mirëvendosur zogjsh do të bëhet tërheqëse për vizitorë të rregullt dhe do të bëhet vend ideal për fotografimin e zogjve të kopshtit.

1. Përgatisni një ushqimore për zogjtë

James Paterson photographing a bird feeder in his garden.
Mund të befasoheni se sa shumë shpendë të egër mund të fotografoni nga rrethinat e shtëpisë suaj.

Ushqimoret fikse të zogjve ju japin shansin të shihni më shumë vizitorë me pupla, kështu që përdorni një ushqimore të gatshme ose krijoni një disa ditë përpara dhe mbusheni me fruta të thata e fara. Mëngjesi është rëndom çasti më i përshtatshëm për aktivitetin e zogjve, ndaj zini pozicion që herët. Mos bini në sy, fshihuni pas shkurreve apo ndonjë gardhi nëse është e mundur, ose shkrepni dhe nga mbrapa dritares në shtëpi. Planifikoni pozicionin tuaj në lidhje me diellin. Për ngjyra më të forta është më mira ta keni diellin nga mbrapa vetes, por nëse dëshironi një pamje atmosferike me ndriçim nga pas, atëherë shkrepni më mirë me diellin përpara. Çfarëdo që të zgjidhni, idealisht ju duhet një sfond i thjeshtë me një ngjyrë, që të bëjë kontrast apo të plotësojë zogun – preferohet të mos jetë i zi! Nëse keni mundësi, evitoni shkrepjen përkundër çfarëdoje që mund të paraqesë ngarkesë të tërheqë vëmendjen.

2. Përdorni objektiva të gjatë

Përdorni modalitetin e heshtur për të mos trembur subjektet tuaja dhe do të keni mundësinë të shkrepni poza tejet të detajuara të shpendëve në natyrë.

Me subjekte kaq të vegjël dhe të beftë ju duhen objektiva të gjatë për të mbushur kuadrin. Këtu kemi përdorur dy zmadhues, një Canon EF-S 18-135mm f/3.5-5.6 IS STM dhe një Canon EF 100-400mm f/4.5-5.6L IS II USM. Nëse, si me rastin e këtyre, objektivi juaj ka fotostabilizues optik, aktivizojeni për të ndihmuar në parandalimin e turbullimit të shkaktuar nga dridhja e kamerës. Një kamerë me sensor prerës (APS-C) si p.sh. Canon EOS 90D mund t'ju ndihmojë në rastin e subjekteve në distancë. Faktori i zmadhimit prej 1,6 do të thotë që gjatësia fokale prej 135 mm praktikisht bëhet sa 216 mm, dhe 400 mm bëhet plot 640 mm. 30 megapikselët e kamerës ju japin gjithashtu mundësinë ta bëni prerjen e figurës edhe më vonë në formë dixhitale, ndaj një objektiv 70-300 mm është në rregull për zogjtë e vegjël. Me subjekte më pak të ndrojtura, si p.sh. ky gushëkuq miqësor, mund të keni mundësinë të fokusoheni më pranë për një pozë edhe më të afërt.

3. Cilësimet e ekspozimit

The back of a Canon EOS 90D showing the shutter speed settings.
Do t'ju duhet një shpejtësi më e lartë shkrehësi për të shkrepur zogjtë në lëvizje.

Caktojeni rrotullën e modaliteteve të kamerës në "M" për "Manual", pastaj bjerini butonin "Q" dhe caktojeni aperturën në f/5.6 e poshtë për thellësi të ulët qartësie, për të turbulluar sfondin. Caktojeni shpejtësinë e shkrehësit në 1/1250 e sekondës ose më të shpejtë, dhe caktojeni ISO në "Auto" që t'u përshtatet kushteve. Në ndriçim gjatë ditës ISO mund të rritet deri në 1600 e më shumë, çka detyrimisht rrit dhe zhurmën e figurës, por performanca e ISO te Canon EOS 90D e bën zhurmën më të menaxhueshme, edhe në ndjeshmëri më të larta ISO. Për subjekte me lëvizje të shpejta, si p.sh. zogjtë në fluturim, do t'ju duhen shpejtësi më të larta të shkrehësit për shkrepjen e detajeve më të imëta. Përse të mos e caktoni "Custom mode 1" në këto cilësime për zogjtë në ushqimore dhe "Custom mode 2" për cilësime më të shpejta për zogjtë në fluturim, që të mund të ndërroni me të shpejtë mes tyre nëse ju shfaqet rasti?

4. Zgjidhni modalitetin "High Speed Drive"

The back of a Canon EOS 90D showing high speed continuous shooting settings.
Modaliteti "Burst" është mbase qasja më e mirë për shkrepjen e subjekteve me lëvizje të shpejta.

Kur të shfaqet një zog, më e mira është të shkrepni në seri për të përmirësuar shanset e një fotoje perfekte. Bjerini butonit "Q" dhe caktojeni modalitetin "Drive" në "High Speed Continuous". Canon EOS 90D shkrep me 10 kuadro në sekondë me gjurmim vetëfokusimi, ose 11 fps në "Live View". Caktojeni modalitetin "Autofocus" në "AI Servo" dhe ky do të angazhohet vazhdueshëm teksa parashikon lëvizjen e subjektit. Në vijim, caktoni "Focus Point" në "Single". Lëvizeni pikën mbi zog dhe shtypeni përgjysmë butonin e shkrehësit për ta fiksuar, pastaj mbajeni të shtypur butonin e shkrehësit për të nisur shkrepjen.

5. Çinkuadroni ushqimin

Për të shkrepur poza më të natyrshme, kompozojeni foton me ushqimoren e zogjve jashtë kuadrit duke u fokusuar te subjekti.

Fotot me pamje më natyrale të zogjve janë ato që nuk përfshijnë ushqimoren apo shenja të tjera të njeriut, ndaj shikoni për rastin që t'i lini këto jashtë kuadrit. Shpesh zogjtë kërcejnë nëpër degët pranë ushqimores përpara se të rikthehen për ushqim, ndaj ky është një rast i mirë për të shkrepur. Nëse shikoni se tingulli i kamerës i tremb zogjtë, çaktivizojeni tingullin e konfirmimit të kyçjes së fokusit (te menyja "Beep" te Canon EOS 90D dhe në kamera të tjera) dhe caktojeni serinë në të heshtur për të shkrepur me më pak zhurmë.

Shkrepni drejt yjeve – astrofotografia

Fotografojini yjet me një subjekt në sfond për foto përfundimtare më interesante.

1. Përgatisni stativin

A photographer sets up a tripod in his garden to take a photo of the night sky.
Përdorimi i stativit jua mban pamjet të qarta gjatë ekspozimeve të gjata.

Yjet fotografohen më së miri netët e kthjellëta për hënë të re qielli është shumë i errët. Ndotja nga drita mund të jetë e vështirë të shmanget, por mund të nxirrni gjithsesi poza të qarta të yjeve edhe nga ambiente urbane. Si fillim, vendoseni kamerën në stativ. Provoni të inkuadroni duke përfshirë disa detaje plani të parë, si p.sh. këto pemë këtu, për fotografitë e peizazheve yjore. Kur zgjidhni ku ta drejtoni kamerën, një aplikacion celulari për qiellin e natës mund t'ju ndihmojë të piketoni yjësitë apo dhe qendrën e Kashtës së Kumtrit.

2. Fokusohuni në një yll të largët

A photographer’s hands holding a Canon EOS 90D with a zoom lens attached.
Fokusohuni në një yll të vetëm apo në tufë yjesh kur kompozoni pozën. Mos harroni të zmadhoni e çzmadhoni pamjen gjatë kompozimit.

Duhet të përdorni fokusin manual për të fiksuar një yll të largët. Aktivizoni "Live View" dhe kërkoni për një yll tepër të shndritshëm në qiell. Shtypni dy herë butonin e zmadhimit në kamerë për të afruar planin tek ylli që keni në ekran. Caktojeni objektivin në fokus manual, pastaj rrotulloni unazën e fokusimit (atë nga fundi i objektivit) derisa ylli të duket qartë. Në vijim mund të dilni nga zmadhimi dhe ta rikompozoni pozën nëse është nevoja.

3. Zgjidhni një shpejtësi të shkrehësit

The screen of a Canon EOS 90D showing the Long exposure noise reduction setting.
Zgjidhni shpejtësinë e duhur të shkrehësit për efektin që dëshironi të krijoni – përdorni shpejtësi të ulët të shkrehësit për ta turbulluar lëvizjen dhe shpejtësi të lartë për ta ngrirë.

Rrotullimi i tokës bën që yjet të mos jenë kurrë statike, ndaj nëse shpejtësia e shkrehësit është shumë e gjatë, atëherë yjet do të turbullohen në vijëzime drite. "Rregulli me 500" mund t'ju ndihmojë këtu – është një mënyrë matjeje të kohës maksimale të ekspozimit kur mund shkrepni përpara se yjet të bëhen të turbullta apo të fillojnë t'u shfaqen gjurmët. Shpejtësia e shkrehësit nuk duhet të jetë më e ulët se 500 pjesëtim për gjatësinë fokale të objektivit tuaj. Ndaj me një objektiv të caktuar në 25 mm, mund të shkrepni për maks. 20 sekonda (500 pjesëtim për 25). Ekspozimet e gjata si ky mund të sjellin rritje të zhurmës në foto, pasi sensori do të ngrohet gjatë ekspozimit. Për të ndihmuar me uljen e zhurmës, aktivizoni cilësimin "Long Exposure Noise Reduction".

4. Ekspozoni për qiellin e natës

The screen of a Canon EOS 90D showing settings for night shooting.
Sigurohuni ta keni kamerën të konfiguruar për shkrepje natën, me ISO të lartë, për të parandaluar pamjet e errëta e të zbehta – dhe, ndonëse duket sikur do të kishte efektin e kundërt, caktojeni dhe "White Balance" në "Daylight".

Caktojeni rrotullën e modaliteteve në "M" për modalitetin "Manual", pastaj bjerini butonit "Q" për të caktuar ekspozimin tuaj. Zgjidhni një aperturë të gjerë si p.sh. f/5.6 dhe caktojeni shpejtësinë e shkrehësit në 20 sekonda – ose përdorni rregullin me 500 – dhe zgjidhni një ISO të lartë, si p.sh. 3200. Caktoni modalitetin "Drive" për vetëkohëmatës dy sekondash ose përdorni aplikacionin "Canon Camera Connect", për të parandaluar dridhjen e kamerës kur shtypni butonin e shkrehjes dhe më pas shkrepni pozën. Vlerësojeni foton dhe rrisni ISO nëse ka nevojë për ndriçim, ose uleni ISO për ta errësuar.

5. Shkrepni gjurmët e yjeve

Shkrepja e gjurmëve të yjeve krijon poza tërheqëse me impakt real.

Sa të luftoni me faktin që yjet lëvizin nëpër qiell, përse të mos u shkrepni gjurmët e tyre rrethore? Duhet të shkrepni vazhdueshëm një seri prej ekspozimesh 30-sekondëshe për nja dy a më shumë orë. Nëse e keni kamerën me modalitet shkrepjeje me interval (si p.sh. Canon EOS 90D, EOS 6D Mark II dhe EOS RP dhe kamerat profesionale që përfshijnë EOS 5D Mark IV), atëherë aktivizojeni këtë modalitet, caktojeni intervalin në 1 sekondë dhe numrin e pozave në "00 – unlimited". Caktojeni shpejtësinë e shkrehësit në 30 sek dhe filloni shkrepjen. Nëse kamera juaj nuk ofron shkrepje me interval, ajo mund të ketë modalitet fotointervali të cilin mund ta provoni së bashku me kohë të gjatë ekspozimi. Pasi të keni shkrepur një grup fotosh në cilëndo formë, mund t'i bashkoni duke përdorur softuerin e procesimit të figurës Digital Photo Professional (DPP) nga "Canon". Përdorni funksionin "Compositing" dhe caktojeni secilën pamje në modalitet kombinimi "Lighten".


Shkruar nga James Paterson

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur

"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.

Kthehu tek të gjitha këshillat e teknikat