Swirling multicoloured patterns of soap in water.

MAKROFOTOGRAFIA

Makrofotografia abstrakte: shkrepja e flluskave të sapunit në shtëpi

Nxjerrja e pamjeve vibrante abstrakte të sipërfaqes së flluskave të sapunit ju bën të mundur të praktikoni krijimtarinë tuaj me një makroobjektiv dhe t'i largoheni kështu tradicionales. Ne do t'ju tregojmë se sa e thjeshtë është të krijoni pamje të arrira në komoditetin e shtëpisë apo të oborrit tuaj. Për këtë teknikë do t'ju duhet një makroobjektiv dhe idealisht një stativ dhe një telekomandë shkrehëse – nëse keni kamerë me Wi-Fi, si p.sh. Canon EOS 90D, mund të përdorni aplikacionin "Canon Camera Connect" në celular për të inkuadruar e shkrepur pozën. Për ndriçim më të kontrolluar, do të ishte praktike të përdorni një blic të jashtëm si p.sh. një të gamës "Canon Speedlite".

Bëhuni gati

A camera set up to photograph a desk with books on the top.
Një bluzë e zezë formon sfondin e lëvizshëm për këtë konfigurim të blicit dhe një stivë librash përdoret për të mbajtur në vend varësen e përdredhur metalike pas zhytjes së lakut në solucion. Mund dhe të përdorni celofan për t'i mbështjellë librat, pasi teknika mund të bëhet shkas për lagien e sendeve përreth.

Konfiguroni një fletë karte të zezë ose tekstili të zi për ta përdorur si sfondin tuaj. Një makroobjektiv me gjatësi fokale prej 100 mm është ideal, por çfarëdo makroobjektivi do ta bëjë punën, duke përfshirë Canon EF 100mm f/2.8L Macro IS USM ose Canon EF-S 60mm f/2.8 Macro USM. Nëse përdorni kamerë Canon EOS R System, objektivi Canon RF 35mm F1.8 MACRO IS STM është ideal ose me një kamerë Canon EOS M series, Canon EF-M 28mm f/3.5 Macro IS STM. Cilido prej këtyre do të ishte i përshtatshëm për këtë teknike dhe do t'ju bënte të mundur shkrepjen e detajeve të vështira.

Për të realizuar një flluskë sapuni që zgjat disi, përziejeni lëngun larës apo sapunin e lëngët me pak glicerinë (mund ta gjeni këtë në farmaci, në pavijonin e gatimit në supermarket ose në internet). Nisni me një përzierje prej 80% detergjent dhe 20% glicerinë, dhe shtoni ca ujë. Do t'ju duhet dhe një lak i vogël teli që mund ta fusni në përzierje – një tel për varje rrobash p.sh. mund të bëjë punë për këtë rast. Nxirreni lakun rrafsh dhe membrana e sapunit duhet të krijohet pas telit.

Ndriçimi

Luani me ndriçimin derisa të gjeni pozicionin optimal – me gjasë do t'ju duhet të nxirrni disa poza prove për të mësuar se ku është.

Mund të përdorni ose ndriçim natyror ose blicin për këtë teknike, por ngjyrat e ndezura bëhen të dukshme vetëm kur membrana e sapunit ndriçohet nga përpara me një kënd të lehtë. Provoni të lëvizni përreth që të mund të përdorni dritën nga dritarja apo ndonjë llambë për të ndripuar solucionin.

Nëse përdorni njësinë e blicit të integruar të kamerës për të shkrepur me valë një blic të jashtëm Canon Speedlite, funksioni mund të aktivizohet në menynë kryesore. Canon Speedlite do duhet caktuar gjithashtu në modalitetin "Receiver". Përdorimi i bliceve të jashtme Canon Speedlite, si p.sh. Canon Speedlite 470EX-AI, ju jep komandë më të madhe të drejtimit të dritës. Provoni ta pasqyroni dritën nga ndonjë mur i bardhë, tavan i ulët apo dhe ndonjë fletë e bardhë letre apo polistireni që e mbani mbi kamerë dhe duke ia drejtuar membranës së sapunit, për të përqendruar dritën (siç tregohet këtu).

Shkrepja

Përdorni shpejtësi të lartë shkrehësi për të fiksuar rrotullimet e solucionit të sapunit – kjo do të ndryshojë në varësi të shpejtësisë së ngjyrave. Bëni pozën e parë dhe caktoni një shpejtësi më të lartë ose një ISO më të lartë nëse motivet dalin turbull.

Për rezultate koherente, caktojeni kamerën në modalitetin "Manual". Përdorimi i serisë së shpejtë me dritë të pasqyruar nga një Canon Speedlite mund t'ju ndihmojë të arrini pamje më të mprehta, por sigurohuni që shpejtësia e sinkronizimit të blicit të jetë e njëjtë me shpejtësinë e shkrehjes (këtë informacion mund ta gjeni në manualin e kamerës). Në këtë Canon EOS 800D, shpejtësia e sinkronizimit të blicit është 1/200 sek. Për ta rritur thellësinë e fushës, caktoni një cilësim të vogël aperture, si p.sh. f/11 ose f/16, dhe filloni me ISO të ulët në rangun e 100-400.

Nëse përdorni ndriçimin e ambientit në vend të blicit, mund t'ju duhet ta rrisni ISO dhe ta shkrepni kamerën me anë të funksionit të kronometrit ose telekomandimit, për të arritur rezultate të qarta.

Eksperimentoni

Artikujt e lidhur
A water droplet on a flower stem, reflecting a flower head.

MAKROFOTOGRAFIA

Makrofotografia abstrakte: shkrepja pasqyrimeve në ujë

Bëhuni krijues me fotografimin e luleve dhe mësoni si të shkrepni makrofoto të bulave të ujit që pasqyrojnë lule.

A black and white close-up shot of a mother kissing a sleeping baby she is holding to her shoulder.

MAKROFOTOGRAFIA

Përhumbuni në detaje me makro

Katër këshilla krijuese për t'ia nisur mbarë me makrot, duke përdorur artikuj të zakonshëm për të krijuar foto të jashtëzakonshme.

A close-up photograph of five droplets of water on the surface of an autumnal leaf.

MAKROFOTOGRAFIA

Bazat e makrofotografisë

Mësoni nga t'ia nisni me anë të këtij udhëzuesi teknikash të fotografisë në plane nga afër.

A person tapping the screen of an EOS camera.
Prekja e ekranit komandues të kamerës EOS është një mënyrë praktike për t'i sjellë në fokus motivet.

Nëse nuk keni ndriçim të mjaftueshëm për realizimin e vetëfokusimit, fokusojeni manualisht objektivin me ndihmën e ekranit të zmadhuar "Live View" ose të EVF së një kamere EOS pa pasqyra. Për të shmangur lëvizjen e kamerës, shkrepeni shkrehësin me telekomandim ose duke përdorur aplikacionin "Canon Camera Connect" nëse kamera juaj ka Wi-Fi. Provoni ta fryni lehtë membranën e filmit për t'i bërë motivet të rrotullohen. Mos u mërzisni nëse nuk arrini dot aq pranë sa ta mbushni kuadrin me motivet që ndryshojnë gjatë gjithë kohës – thjesht priteni në kompozim më të mbledhur te Digital Photo Professional ose në ndonjë softuer tjetër të ngjashëm fotoretushimi.

Rrotullimet e sapunit në këtë pamje u krijuan duke fryrë lehtë mbi sapunin e shkrepur me "Canon EOS 800D" dhe një objektiv "Canon EF 100mm f/2.8L Macro IS USM", me ndriçim nga Canon Speedlite 470EX-AI i pasqyruar nga një karton i bardhë.

Për këshilla, teknika e ide të tjera në lidhje me fotografinë, shkarkoni aplikacionin "Canon Photo Companion" për "iOS" ose "Android".

Shkruar nga Marcus Hawkins dhe Tamzin Wilks

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur

"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.

Kthehu tek të gjitha këshillat e teknikat