A water droplet on a flower stem, reflecting a flower head.

MAKROFOTOGRAFIA

Makrofotografi krijuese: shkrepja e fotove të pasqyruara në bula uji

Shkrepni me stile të reja në fotografinë e luleve përmes makroobjektivave dhe forcës së pasqyrimit, për të krijuar poza mahnitëse. Shkrepni detajin e bulave të ujit dhe eksperimentoni me pasqyrimet. Për këtë teknikë do t'ju duhet një makroobjektiv dhe idealisht një stativ dhe një telekomandë shkrehëse – nëse keni kamerë me Wi-Fi, si p.sh. Canon EOS 90D, mund të përdorni aplikacionin "Canon Camera Connect" në celular për të inkuadruar e shkrepur pozën. Për ndriçim më të kontrolluar, do të ishte praktike të përdorni një blic të jashtëm si p.sh. një të gamës "Canon Speedlite".

Konfigurimi

Me këtë teknikë të thjeshtë mund të shkrepni poza vërtet të arrira, duke pasqyruar një subjekt të detajuar në një bulë delikate uji.

Këtë teknikë mund ta përdorni në ambient të hapur (nëse e keni si opsion) ose të mbyllur. Avantazhi i konfigurimit në ambient të mbyllur është se keni më shumë kontroll mbi ndriçimin dhe ka më pak rrezik të ndikojë ndonjë fllad mbi bulat e ujit. Gjithashtu nuk ka pse zgjoheni që herët për të shkrepur vesën e mëngjesit!

Përveç një makroobjektivi dhe një stativi për të mbajtur kamerën pa lëvizur dhe për të shmangur dridhjet, do t'ju duhen disa lule, plus pak glicerinë (mund të merrni në farmaci, pavijoni i gatimit në supermarket apo dhe në internet) për të krijuar bula tejet pasqyruese që rezistojnë gjatë. Do t'ju duhet dhe një burim i fortë drite – ose nga dritarja ose nga ndonjë blic "Canon Speedlite" jashtë kamerës.

Zmadhimi

A Canon EF 100mm f/2.8L Macro IS USM lens.
Çfarëdo makroobjektivi është i përshtatshëm për këtë teknikë – pamjet në këtë faqe janë shkrepur me objektivin Canon EF 100mm f/2.8L Macro IS USM, por Canon EF-S 60mm f/2.8 Macro USM është një alternativë tjetër fantastike për kamerat DSLR me sensorë APS-C.

Fokusojeni makroobjektivin në distancën më të afërt të fokusimit, për të arritur zmadhimin më të lartë. Edhe në zmadhim natyral 1:1, bulat e ujit do të shfaqen të vogla në kuadër, ndaj mund të doni ta shkurtoni pozën në vijim në softuerin e retushimit. Objektivi duhet të pozicionohet pranë bulave, ndaj sigurohuni të mos hedhë hije mbi figurë. Nëse jeni duke përdorur llambë apo një Canon Speedlite të jashtëm, do të keni më shumë kontroll mbi drejtimin e dritës. Një mënyrë tjetër për të shmangur hijen është të përdorni një makroobjektiv me "Macro Lite" të integruar, si p.sh. Canon EF-M 28mm f/3.5 Macro IS STM ose Canon EF-S 35mm f/2.8 Macro IS STM.

Shtimi i pikave

Artikujt e lidhur
Swirling multicoloured patterns of soap in water.

MAKROFOTOGRAFIA

Makrofotografia abstrakte: shkrepja e flluskave të sapunit

Mësoni si të shkrepni pamje të arrira abstrakte makrofotografie shumëngjyrëshe të flluskave të sapunit me këtë udhëzues të thjeshtë hap pas hapi.

Papercraft landmarks

MAKROFOTOGRAFIA

Makrofotografia e ushqimeve

Krijoni pamje abstrakte interesante me ushqimin me anë të makroobjektivave Canon.

Macro photography tips and techniques

MAKROFOTOGRAFIA

Këshilla për makrofotografinë

Thjeshtimi i makrofotografisë – zbuloni kompletin, këshillat dhe teknikat më të mira.

Shkrepja në modalitetin e përparësisë së aperturës (Av) bën që të keni më shumë kontroll mbi thellësinë e fushës, por bëhuni gati të eksperimentoni me aperturën për të ndryshuar se çfarë duhet në fokus dhe çfarë jo. Afrojeni lulen për të ndryshuar kompozimin brenda bulës së ujit dhe përdorni butonin e shqyrtimit të thellësisë së fushës përpara se të shtypni shkrehësin, për të parë se çfarë efekti do të ketë në pozën tuaj.

Përdorimi i glicerinës në vend të ujit do të japë bula më të shkëlqyeshme, më viskoze që ngjisin në mbështetësen e tyre për më gjatë, duke ju dhënë më shumë kohë regjistrimi për kapjen e pozën ideale. Dhe përdorimi i shpejtësisë më të lartë të shkrehjes do t'ju mundësojë marrjen e sa pozave të dëshironi në kohëzgjatje minimale. Fusni gjilpërën ose një kruajtëse dhëmbësh në glicerinë dhe përdoreni këtë për të bartur lëngun – në këtë mënyrë do të keni mundësi t'i vendosni bulat aty ku ju duhen dhe në sasinë që ju duhen. Eksperimentoni me bula të madhësive të ndryshme dhe me grupe të tyret për të dhënë kompozime më krijuese.

Teknika

Kompozojeni pamjen duke shkrepur së gjeri – kjo ju ndihmon të siguroni që sfondi të mbetet i turbullt ndërsa bulat e ujit të jenë në fokus të mprehtë.

Fokusohuni manualisht te bulat dhe kalojeni lulen në sfond më pranë derisa pamja e pasqyruar të duket qartë në lëng. Shkrepni në modalitet përparësie aperture (Av) që të keni më shumë kontroll mbi thellësinë e fushës dhe të zgjidhni një aperturë prej f/8 si vlerë fillestare. Stili këtu është ta mbani lulen në sfond të turbulluar teksa pamja e saj e pasqyruar të duket e qartë, ndaj përgatituni të eksperimentoni me pozicionin e lules dhe aperturën. Mbajini bulat paralel me kamerën për t'u ruajtur qartësinë.

Për të përmirësuar qartësinë, përdorni modalitetin "Live View" në mënyrë që lëvizja e pasqyruar të mos deformohet në kamerë dhe shkrepeni pamjen me kronometrin e kamerës, me shkrehës të telekomanduar ose me aplikacionin "Canon Camera Connect" në celular, nëse kamera punon me të. Për këshilla të mëtejshme për hapat e parë me makrofotografinë, si dhe për frymëzim të mëtejshëm apo për stile të reja që mund të provoni, shkarkoni aplikacionin "Canon Photo Companion" për "iOS" ose "Android".


Shkruar nga Marcus Hawkins dhe Tamzin Wilks

Produktet e lidhura

Artikuj të ngjashëm

"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.

Kthehu tek të gjitha këshillat e teknikat