Për shkrepjen e makrove nuk është puna tek afërsia e fotografit me subjektin, por te nivelet e zmadhimit. "Nëse do të shkrepësh plane të afërta, por nuk ke buxhetin për makroobjektiv, mund të shfrytëzosh këtë zmadhues për të nxjerrë disa poza vërtet interesante," - thotë Pierre. Shkrepur në EOS 90D me objektiv EF-S 18-55mm f/4-5.6 IS STM në 55mm 1/3200 sek, f/5.6 dhe ISO640. © Pierre Anquet
"Përpara se të nisja me makrofotografinë, sinqerisht që nuk isha ndonjë adhurues i madh i insekteve," - thotë fotografi francez, Pierre Anquet. "Por tani mendoj se janë shumë të bukur, nëse u kushton kohë për t'i parë nga afër."
"Unë fillova me shkrepjen e peizazheve dhe të portreteve, por pashë një video nga një makrofotograf amerikan, Thomas Shahan, dhe aq ishte: thjesht u apasionova pas makros," - thotë ai.
Planet e pabesueshme të afërta mund të duken si terren i fotografëve me përvojë dhe me aparatet më të shtrenjta, por ato në fakt mund të arrihet me buxhete nga më të ndryshmet. Mund të eksperimentoni me planet e afërta duke i kushtuar vëmendje objektivit të kompletit tuaj përpara se të kaloni në ndonjë makroobjektiv të të posaçëm.