Një blic i fuqishëm dhe gjithanshëm, Speedlite 430EX II do të zgjerojë opsionet tuaja të rregjistrimit me një Numër Udhëzues prej 43, aftësi të blicit të varur me valë, nëntë funksione të personalizuara dhe një kokë me zmadhim 24-105mm.
Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon Speedlite 430EX II
Portativ dhe kompakt, Speedlite 430EX II ka fuqi të lartë me një
Numër Udhëzues prej 43 të përshtatshëm për blic të kthyeshëm dhe
rregjistrimin me lenta telefoto. Matja E-TTL II me aparatë
fotografikë të pajtueshëm jep ekspozim të saktë të blicit në gjitha
gjendjet, edhe kur drita rikthehet nga një mur apo tavan.
Për më shumë kontroll ose krijueshmëri, energjia e blicit mund të
vendoset manualisht në rritje me 1/3-tën e ndalesës nga 1/1 në
1/64-tën e energjisë.
E përdorur me një SLD digital të pajtueshëm EOS, Speedlite 430EX II
automatikisht zbulon madhësinë e sensorit të aparatit fotografik
dhe zmadhon kokën e blicit për mbulesën optimale të skenës. Kjo
zvogëlon dritën e humbur dhe përmirëson si jetën e baterisë, ashtu
edhe kohët e rimbushjes.
Koka me zmadhim automatik 24-105mm dhe një shpërnarës me panel të
gjërë prej 14mm siguron mbulesë të blicit për një sferë të gjërë
gjendjesh të rregjistrimit.
Koka me rrotullin dhe pjerrje lejon përdorimin e blicit të
kthyeshëm për të krijuar ndriçim më të butë kur përdoret një aparat
fotografik me një blic të vetëm.
Speedlite 430EX II mund të përdoret si një njësi e blicit të varur
me valë, e ndezur nga një njësi e përshtatshme zotëri e blicit.
Madhësia e vogël dhe prodhimi me fuqi të madhe e bëjnë atë një blic
të varur ideal për krijimin e një studio portative me shumë blice.
E fuqizuar nga 4 bateri AA batteries, Speedlite 430EX II ka peshë
të lehtë dhe është aq portative dhe kompakte për t'u mbajtur me
vete. Rimbushja është afërsisht 20% më e shpejtë sesa modeli i
mëparshëm dhe pothuajse i heshtur, për të shmangur frikësimin e
subjekteve të kafshëve të egra të ndrojtura.
Një këmbëzë metalike dhe mbyllja e lirimit të shpejtë sigurojnë se
lidhja ndërmjet aparatit fotografik dhe Speedlite si e thjeshtë për
t'u përdorur, ashtu edhe e sigurtë.
Kur përdoret më një aparat fotografik të pajtueshëm, të gjithë
aspektet e kontrollit të blicit, përfshirë energjinë e blicit,
blicin me valë dhe të gjithë nëntë funksionet e personalizuar mund
të rregullohen nga menyja e aparatit fotografik**.
Duke mbuluar pikat 1-9 AF, Speedlite 430EX II mund të lëshojë një
rreze fokusimi infra të kuqe, duke siguruar kontrast për lentat për
t'u përqëndruar kur rregjistrohet në dritë të paktë.
* në metra në cilësimin 105mm, ISO 100
** vetëm me aparatë fotografikë të pajtueshëm EOS
Zbuloni më shumë për Canon Speedlite 430EX II, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.