Kjo lentë makro unike është projektuar për të arritur një zmadhim të lartë më të madh se përmasa reale (1.0x) pa nevojën për aksesorë të tjerë.
Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon MP-E 65mm f/2.8 1-5x Macro Photo
MP-E65mm f/2,8 1-5X është ideale për subjekte shumë të vogla, e aftë të kapë subjekte deri në 5x nga përmasa reale. Ndërtimi i lentës përmban elemente të xhamit-UD për të shtypur devijimet kromatike të cilat bëhen shpesh të dukshme në zmadhimet e mëdha. Për fotografi me flesh, mund të lidhet Macro Ring Lite MR-14EX ose Macro Tin Lite MT-24EX.
Veshjet Super Spectra ndihmojnë që të sigurojnë ekuilibrim të saktë të ngjyrave dhe kontrast të lartë dhe shuajnë flakërimin dhe hijezimin duke thithur dritën që mund të reflektohet nga elementet e brendshme të lentës dhe sensori digital.
Lentja e kalon informacionin e distancës te sistemi i blicit E-TTL II të aparatit për të siguruar matje optimale të blicit në çdo situatë fotografimi.
Zbuloni më shumë për Canon MP-E 65mm f/2.8 1-5x Macro Photo, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.
Përzgjedhësi i lenteve do t'ju drejtojë në një gamë të tërë të lenteve dhe do t'ju ndihmojë të gjeni lenten më të përshtatshme për ju dhe kamerën tuaj.