EOS RP vjen dhe me një ekran të pasmë rrotullues me prekje. Ky punon më së miri në shkrepjen e makropozave nga kënde të vështira, si dhe duke mundësuar fokusim të shpejtë dhe të lehtë për plane të përgjithshme nga afër, pasi mund thjesht ta prekni figurën paraprake në pikën ku dëshironi të vetëfokusoheni. Shkrepur në Canon EOS RP me objektiv Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM në 24mm, 1/10 sek, f/4 dhe ISO100.
Fotografitë nga afër të gjithçkaje, nga kandrrat deri te lulet, ushqimi dhe orenditë e shtëpisë mund të zbulojnë nivele mahnitëse detajesh. Mund të mendoni se ju duhen pajisje komplekse dhe aftësi profesionale për makrofotografi të arrirë, por me vetëm pak këshilla e teknika mund të nxirrni poza mahnitëse nga afër, edhe me kamera e objektivë ekonomikë. Lexoni udhëzuesin tonë për makrofotografinë për të gjitha pajisjet që ju nevojiten.