Kamerat APS-C pa pasqyrë dhe DSLR

Të jashtëzakonshme në cilësi, të vogla për nga madhësia
mostër krahasimi eos r10 aps-c

PËRMBLEDHJE

Çfarë është APS-C?

Sensori në një kamerë APS-C është më i vogël se sensori në një kamerë kuadërplotë. Kamera APS-C nuk shkrep gjerësinë e plotë të imazhit që do të prodhonte i njëjti objektiv në një kamerë kuadërplotë – ka një "faktor prerjeje" prej 1.6x, që ka efektin e zmadhimit brenda skenës, pasi subjekti juaj është po aq më i madh brenda kuadrit. Kjo do të thotë se përdorimi i një objektivi 200mm në një kamerë APS-C ju jep një barasvlerë fushëpamjeje me të objektivit 320mm në kamerat kuadërplota – me fjalë të tjera, "gjatësia fokale efikase" është 1.6x më e madhe.

Kamerat e APS-C EOS R System

Duke ofruar optimumin e teknologjisë së EOS R Series, gama APS-C e kamerave pa pasqyrë sjell krijimtarinë në duart të kujtdo.

  • Kamerat pa pasqyra

    EOS R100

    Krijoni kujtime të përsosura vizuale në cilësi të jashtëzakonshme me këtë kamerë intuitive EOS R që është gjithnjë gati.
  • Kamerat pa pasqyra

    EOS R7

    Eksploroni natyrën me një kamerë që vjen me shpejtësi dhe cilësi sensacionale figure në një trup portativ APS-C të projektuar për të ardhmen.
  • Kamerat pa pasqyra

    EOS R10

    Kryeni hapat tuaja të radhës në fotografi dhe video me një kamerë pa pasqyra EOS R System të krijuar rreth një sensori madhësie APS-C.

Kamerat e APS-C EOS M Series

Qëndroni gjithmonë gati me një kamerë kompakte APS-C, të lehtë dhe të vogël me objektiv të ndërrueshëm që ofron cilësinë e kamerave DSLR.

  • Kamerat pa pasqyra

    EOS M6 Mark II

    Një kamerë e fuqishme portative, pa pasqyra, me rezolucion 32,5 megapikselë dhe deri në 14 fps shkrepje të vazhduar.
  • Kamerat pa pasqyra

    EOS M50 Mark II

    Krijoni përmbajtje me cilësi të arrirë për audiencën tuaj dhe shtoni aftësinë tuaj krijuese - qoftë në fotografi, video apo transmetime të drejtpërdrejta
  • Kamerat pa pasqyra

    EOS M200

    Një ndërthurje e cilësisë së DSLR dhe e prakticitetit të smartfonëve, në një trup inteligjent që shkon kudo. Fotografia e arrirë nuk ka qenë kurrë më parë kaq e lehtë e zbavitëse.

Kamerat APS-C EOS DSLR

Kamerat APS-C DSLR ofrojnë një eksperiencë tradicionale regjistrimi me një trup më të madh, me lente të ndërrueshme dhe një okular optik që të mund të shikoni me saktësi ato që regjistroni, drejtpërdrejt nëpërmjet lentes.

  • Kamera DSLR

    EOS 90D

    Një DSLR me funksione të plota që ju shpie më pranë, ju mundëson të shkrepni më shpejt dhe të nxirrni foto mahnitëse 32,5-megapikselëshe.
  • Kamera DSLR

    EOS 850D

    Hidhni hapin e radhës në kontrollin krijues, duke shkrepur foto me detaje mahnitëse dhe filma befasues në 4K, me një DSLR peshëlehtë e me opsione lidhjeje, që ju frymëzon dhe jua shpërblen.
  • Kamera DSLR

    EOS 250D

    DSLR më e lehtë në botë me ekran lëvizës1, pajisur me Canon DIGIC 8, filmim 4K dhe "Creative Assist".
  • Kamera DSLR

    EOS 2000D

    Përqafoni fotot mahnitëse 24.1-megapikselëshe dhe filmat Full HD. Zgjeroni krijimtarinë tuaj me këtë DSLR argëtuese dhe të lehtë.
  • Kamera DSLR

    EOS 4000D

    Shijoni fotografitë krijuese me cilësinë e DSLR-së dhe videot në Full HD me këtë kamerë EOS të lehtë dhe intuitive me 18 megapikselë.

Përse të zgjidhni APS-C?

Krahasim i EOS R10 kuadërplotë me aps-c

Afrohuni më shumë

Faktori i prerjes i një sensori APS-C i bën objektete e vogla apo më të largëta, më të mëdha në kuadër, çka në thelbë rrit gjatësinë efektive fokale të cilitdo objektivi me 1.6x. Ky mund të jetë avantazh i madh në zhanre si p.sh. fotografia e faunës së egër, aksionit dhe e sporteve. Përdorimi i objektivave të rendimentit të lartë por ekonomikë si Canon EF 70-300mm f/4-5.6 IS II USM në një kamerë APS-C jep një gamë zmadhimi efektiv të 112-480mm, duke e çuar në territorin e supertelefotos.

Ruani cilësinë

Mund t'i prisni imazhet nga një kamerë kuadërplotë për të krijuar të njëjtin efekt në rreze, por numri i megapikselëve do të reduktohet, ndaj imazhet rezultuese do të jenë më të vogla dhe kësisoj më pak të mprehta kur zmadhohen sërish. Shkrepja me një kamerë formati APS-C mund të kursejë dhe kohë e përpjekje nga prerja manuale e tyre në stadin e redaktimit.

krahasim i eos r7 kuadërplotë me aps-c
EOS 850D

Kompakte dhe me peshë të lehtë

Duke qenë se sensorët APS-C janë më të vegjël, kamerat mund të bëhen më kompakte dhe të lehta, çka është ideale për fotografinë urbane dhe të udhëtimeve. Duke qenë se nga një objektiv i projektuar për kamerat APS-C kërkohet një rreth më vogël figure, objektivi mund të jetë më i vogël dhe i lehtë, dhe për pasojë edhe më ekonomik.

Përputhshmëria e lentes

Mësoni më tej mbi llojet e ndryshme të objektivave të kamerave nga Canon dhe si të kuptoni nëse përshtaten me kamerën tuaj.

poster pa logo 201211 150million RFEFlens