FOTOGRAFIA E NATYRËS

Si të shkrepni foto spektakolare të kafshëve të egra me kamerën tuaj Canon

Dhjetë këshilla dhe teknika novatore për ta shpënë fotografinë tuaj të kafshëve të egra një shkallë më tej.
Një ketër i kuq shikon drejtpërdrejt nga kamera teksa vrapon mes një qilimi me gjethe të thara dhe petale të rëna.

Kafshët e paparashikueshme që lëvizin shpejt dhe çrregullt mund të jenë nga subjektet më të vështira për t'u fotografuar.

Por njohuritë e duhur do t'jua bëjnë më të lehtë realizimin e fotove për të cilat do të jeni krenarë. Ngjashëm si me fotografinë sportive, përgatitja efikase, gjetja e pozicionit të duhur, të diturit se cili komplet ju duhet (dhe si ta përdorni), si dhe pritja e së papriturës janë të gjitha gjëra thelbësore që duhen marrë parasysh për shkrepjen e kafshëve të egra.

Këtu janë 10 këshillat tona kryesore për shkrepjen e imazheve fantastike të kafshëve të egra.

1 . Njihuni me subjektin tuaj

Një rrëqebull iberik duke qëndruar në një shkëmb, duke parë drejtpërdrejt fotografin, në parkun kombëtar Andujar të Spanjës.

Mund të jetë e dobishme të mësoni si lëvizin, veprojnë dhe sillen kafshët në natyrë, që të mund të gjeni mënyrën më të mirë për t'i fotografuar. Shkrepur në Canon EOS R7 me Canon EF 300mm f-2.8L IS II USM në 1/1600 sek, f/2.8 dhe ISO1250. © Dani Connor

Njohja e habitatit dhe e sjelljes së kafshës që jeni duke fotografuar është thelbësisht e rëndësishme dhe do t'ju kursejë me orë të tëra në terren. Të diturit e kohës kur është aktive një specie gjatë vitit do t'ju ndihmojë me planifikimin. Imazhet e arrira të kafshëve të egra rrallë nxirren pa njohuri dhe organizim.

2. Praktika ju bën më të mirë

Një mjegull duke u ngritur nga uji me krahët e hapur.

Fotografia e kafshëve të egra kërkon durim dhe praktikë – por pritja për çastin perfekt mund të japë rezultate të pabesueshme. Shkrepur në Canon EOS R5 me objektiv Canon RF 600mm F4L IS USM në 1/1600 sek, f/4 dhe ISO800.

Nuk ka dhe shumë vlerë të jesh në vendin e duhur në çastin e duhur nëse nuk ke mundësi ta fotografosh atë që ke përpara. Aftësia për të shkrepur sa hap e mbyll sytë kërkon praktikë. Shkrepja e kafshëve dredharake kërkon që të provoni e gaboni derisa të mësoni se çfarë ju bën punë juve personalisht.

Merrni p.sh. parasysh të ngrini pika ushqimi për zogjtë në oborrin tuaj dhe t'i shkrepni nga dritarja apo ndonjë skutë e improvizuar, duke përdorur objektiv zmadhues me rreze telefoto si p.sh. Canon RF 24-240mm F4-6.3 IS USM ose Canon RF 100-400mm F5.6-8 IS USM. Objektivi zmadhues ju mundëson të rregulloni gjatësinë fokale, p.sh. rrezen 400mm të RF 100-400mm F5.6-8 IS USM, që do të thotë që mund të zmadhoni edhe krijesat më të vogla të mundshme pa i shqetësuar fare.

Përndryshe shpenzoni ca kohë me aparatin tuaj në parkun apo strehën e kafshëve që keni pranë shtëpisë për të kuptuar më mirë sjelljen e kafshëve. Sa më shumë e stërvitni syrin dhe kohën e reagimit, aq më mirë do t'ia dilni kur të shkrepni në natyrë.

3. Shkoni më afër

Një plan nga afër i syrit të kuq në një shpend të kafenjtë dhe me pupla në një degë.

Në përgjithësi e mira është të fokusoheni te sytë e kafshës, pasi kjo është pika ku tërhiqet natyrshëm vëmendja e shikuesit. Shkrepur në Canon EOS R7 me Canon EF 300mm f/2.8L IS II USM dhe Canon Extender EF 1.4x III përmes Control Ring Mount Adapter EF-EOS R në 1/400 sek, f/4 dhe ISO320. © Dani Connor

Shumica e fotove të kafshëve të egra tregojnë plane të afërta të aksionit. Por afrimi fizik ndaj kafshëve të egra sjell dhe ndryshime në sjelljen e tyre apo më keq akoma, i tremb për fare. Përdorimi i objektivave të gjatë është thelbësor për realizimin e fotove që e tregojnë aksionin në detaje dhe mund ta prisni imazhin përfundimtar edhe më tej për ta sjellë planin më afër.

Vetëfokusimi me gjurmim të kafshës që ofrohet në Canon EOS R7 dhe modelin kuadërplotë Canon EOS R6 jep mundësinë e njohjes së qenve, maceve dhe zogjve, duke diktuar trupin, fytyrën apo syrin e subjektit, duke mundësuar kështu shkrepjen e fotove të qarta të kafshëve në lëvizje.

4. Zgjidhni objektivin e duhur

Një ketër i kuq duke qëndruar në një degë lart në pemë.

Një objektiv i gjatë telefoto është më se thelbësor për fotografinë e kafshëve të egra, ku ju duhet të mbani një distancë të respektuar. Shkrepur në Canon EOS R5 me objektiv Canon EF 70-200mm f/2.8L IS III USM në 200mm, 1/320 sek, f/4 dhe ISO5000. © Robert Marc Lehmann

Kur vjen puna tek objektivat, është në interesin tuaj të zgjidhni me kujdes. RF 100-400mm F5.6-8 IS USM ka një rreze të fuqishme zmadhimi që mundëson fleksibilitet të madh. Për rreze edhe më të gjatë supertelefoto në kamera kuadërplotë pa pasqyrë si Canon EOS RP, ofrohen objektivat fiksë Canon RF 600mm F11 IS STM dhe RF 800mm F11 IS STM.

Nëse keni kamerë formati APS-C si Canon EOS R7 dhe dëshironi të filloni nga hapat e vegjël për sa i përket konstruktit dhe buxhetit, kini parasysh RF-S 18-150MM F3.5-6.3 IS STM.

Duke qenë se sensori në një kamerë APS-C është më i vogël se sensori i kamerës kuadërplotë, nuk shkrep gjerësinë e plotë të imazhit që do të prodhonte i njëjti objektiv në një kamerë kuadërplotë – ka një "faktor prerjeje" prej 1.6x, që ka efektin e zmadhimit brenda skenës, pasi subjekti juaj është po aq më i madh brenda kuadrit. Çiftoni objektivin RF 100-400mm F5.6-8 IS USM me Canon EOS R7, për shembull, dhe përfitoni nga një “gjatësi efektive fokale" prej 160-640mm.

Për të gjetur gjatësinë efektive fokale të objektivit të kamerës suaj, përdorni programin Canon Photo Companion pa pagesë me llogaritësen Effective Focal Length.

5. Mbajeni pa lëvizur

Një këlysh dhelpre duke qëndruar në një pirg me myshqe.

Në shumë skenarë shkrepjeje të kafshëve të egra nuk do të keni kohë të konfiguroni stativin. Fotostabilizimi ju hyn në punë, duke garantuar poza dore me qartësi konsistente edhe kur përdorni telefoto të gjatë dhe makroobjektiva.

Dridhja e kamerës është armiku i pamjes së qartë kur përdorni objektiva telefoto.

Shumica dërrmuese e objektivave telefoto Canon vijnë me fotostabilizim tejet efikas optik për ta luftuar këtë efekt, rëndom duke barazuar me 3 deri në 5 nivele në vlerë ekspozimi. Kjo mund të bëjë dallim shumë të madh në fotografimin e kafshëve të egra, ku shpejtësitë e larta të shkrehësit mund të jenë jopraktike në të gjitha skenat që nuk kanë dritë të drejtpërdrejtë të diellit. Fotostabilizuesi 5-nivelësh në Canon RF 600mm F11 IS STM duhet të mundësojë poza me qartësi konsistente në 1/20 e sekondës në vend të 1/640.

Përdoreni fotostabilizimin për fotografinë me telefoto dhe makro, sidomos kur punoni dorazi me kamerën. Por, nëse kamerën e keni në stativ, atëherë shpeshherë është më mirë ta çaktivizoni fotostabilizimin.

6. Ruani fokusin

Një zog grabitqar duke çarë mes qiellit.

Nëse kamufloheni mirë dhe ia arrini të mos i trembni zogjtë dhe krijesat e tjera të ndjeshme, mund të kaloni kohë duke ushtruar teknikat e ndryshme të shkrepjes për të përmirësuar aftësitë tuaja. Shkrepur në Canon EOS R5 me objektiv Canon RF 100-500mm F4.5-7.1L IS USM në 451mm, 1/8000 sek, f/6.3 dhe ISO4000. © Robert Marc Lehmann

E rëndësishmja në fotot e kafshëve të egra është të siguroheni që subjekti të jetë i mprehtë në zonën e duhur. Gama e kamerave pa pasqyra EOS R të Canon kanë sistem tejet efikas Dual Pixel AF që mundëson vetëfokusim të shpejtë me zbulim faze drejtpërdrejt në sensorin e figurës dhe mbulon gjithashtu shumicën e kuadrit të figurës. Dual Pixel AF përfshihet edhe në shumicën e EOS DSLR-ve të fundit dhe ofrohet kur shkrepni në modalitetin Live View.

Përpiquni ta mbani fokusin në pjesën më të rëndësishme të subjektit, zakonisht te sytë. Canon EOS R7 dhe EOS R6 vijnë me modalitet zbulimi të syve të kafshëve, duke kërkuar automatikisht për sytë në skenë dhe duke i fiksuar në vend. Modaliteti i vetëfokusimit AI Servo gjurmon vazhdimisht kafshët e egra në lëvizje, edhe nëse këto lëvizin shumë shpejtë, për të siguruar poza të mprehta. Provoni të shkrepni një seri pozash në modalitetin më të shpejtë në seri të kamerës suaj, për të ndihmuar kapjen e çastit vendimtar.

7. Shpejtësia është e rëndësishme

Një zebër duke vrapuar mes një fushe.

Për të mësuar më shumë për kapjen e lëvizjes në imazhet tuaja, hidhuni një sy këshillave tona kryesore për fotografimin e lëvizjes.

Vendosja e shpejtësisë së duhur të shkrehësit është pjesë thelbësore e shkrepjes së kafshëve të egra në pamjet më të mira të tyre. Hapi logjik i radhës kur shkrepni aksion me lëvizje të shpejtë është të rrisni shpejtësinë e shkrehësit. Por mund të doni të fusni dhe pak turbullim në shpejtësitë më të ulëta të shkrehësit, te majat e krahëve të një shpendi p.sh., për të dhënë ndjesinë e lëvizjes.

Teksa ia merrni më mirë dorën pajisjes suaj, mund ta ulni edhe më tej shpejtësinë e shkrehësit, madje deri në 1/10 sek, si dhe të përdorni një teknikë panoramimi për ta shtuar edhe më ndjesinë e lëvizjes.

Rregulli bazë është se ju duhet një shpejtësi shkrehësi që është të paktën në një nivel me gjatësinë përkatëse fokale kuadërplotë. Pra, nëse përdorni një objektiv 600mm si Canon RF 600mm F11 IS STM, ju duhet një shpejtësi shkrehësi prej të paktën 1/600 e sekondës me fotostabilizim joaktiv – në shumicën e kamerave ky do të jetë 1/640.

8. Merrni parasysh dritën: shfrytëzojeni në maksimum ndriçimin e pasmë

Një dre duke qëndruar në bar të gjatë.

"Ora e artë" ka emër të gjetur. Dielli është ulët në qiell në orën e parë pas lindjes dhe orën e fundit përpara perëndimit, duke i dhënë një ngrohtësi të artë cilësisë së dritës. Shkrepur në Canon EOS RP me objektiv Canon RF 100-400MM F5.6-8 IS USM në 373mm, 1/1250 sek, f/8 dhe ISO1250. © Ben Hall

Mund t'i përmirësoni fotot tuaja duke zgjedhur kushtet e duhura të ndriçimit për të fotografuar subjektet tuaja. Duke marrë parasysh modelet e sjelljes së kafshëve, përpiquni të përdorni diellin e mëngjesit herët apo të pasdites së vonë për një dritë të ngrohtë diellore që jep ngjyra të pasura dhe hije të thella.

9. Kontrolli i qartësisë së thellësisë

Një dre që nxjerr kokën mbi një qilim me gjethe fieri që duken të turbulluara.

Edhe pse objektivi telefoto mund të mos ketë specifikime për aperturë "të shpejtë", mund gjithsesi ta përdorni për të turbulluar sfondin e pozave tuaja, për sa kohë që gjatësia fokale mund të realizojë përshtypjen e një qartësie thellësie mjaftueshëm të arritur, edhe në apertura relativisht të ngushta. Kjo vjen falë aftësisë së objektivave telefoto për të kompresuar distancën, duke i sjellë sfondet e turbullta, jashtë fokusit, më pranë subjektit tuaj. Shkrepur në Canon EOS RP me objektiv Canon RF 100-400mm F5.6-8 IS USM në 400mm, 1/60 sek, f/8 dhe ISO1250. © Ben Hall

Kjo këshillë është vërtet e rëndësishme. Në fotografinë standarde është e zakonshme të përdorni modalitetin e shkrepjes Aperture Priority (AV në diskun e kamerës). Për makroobjektivat, për shkak të distancave të ngushta të punës apertura mbyllet deri në f/16, f/22 a më shumë për të maksimizuar qartësinë e thellësisë dhe për të siguruar që e gjithë fotoja të jetë në fokus.

Mund ta përmirësoni fotografinë tuaj të kafshëve të egra duke përdorur bokeh, duke e bërë subjektin tuaj pikë fokale të imazhit. Por, mund të dëshironi ta evitoni turbullimin e sfondit nëse doni t'i shkrepni kafshët e egra në ambientin e tyre natyror.

Një gjatësi më e madhe fokale mund të rezultojë në turbullira më të forta të sfondit. Kjo është arsyeja pse zmadhuesit telefoto mund të përdoren për të izoluar një subjekt dhe për ta shndërruar sfondin në një turbullim pa detaje. Nëse doni të përmirësoni efektin Bokeh, bëni disa hapa prapa dhe zmadhoni në një gjatësi më të madhe fokale.

10. Plane në afërsi ekstreme

Një merimangë e kafenjtë kërcyese e ulur mbi një degë.

Makrofotografia e subjekteve të drejtpërdrejta mund të jetë sfidë, ndaj ju duhen pajisjet e duhura dhe shumë durim për të nxjerrë imazhe vërtet të veçanta. Shkrepur në Canon EOS 90D me objektiv Canon EF-S 60mm f/2.8 Macro USM në 1/250 sek, f/8 dhe ISO500. © Pierre Anquet

Përcaktimi i skenës dhe vendosja e subjektit tuaj në kontekstin e vet natyror mund të japë një imazh të goditur kafshe të egër. Për këtë ju duhet një objektiv këndgjerë. Për subjektet e vogla, si zogjtë dhe madje edhe insektet, shkrepja në plane të afërta ekstreme do të rezultojë më efikase si foto fundore, ndaj dhe subjekti s'ka pse ju humbet në një pozë së gjeri. Kjo do të kërkonte një makroobjektiv të dedikuar. Ndonëse nuk është makroobjektiv, mund dhe të përdorni Canon RF 100-400mm F5.6-8 IS USM, që ka zmadhim 0.41x dhe kapacitet fokusimi afërsie që mund të nxjerrë imazhe që janë shumë pranë fotove makro.

Makroobjektivat aktualë të Canon vijnë zakonisht me funksionin e "fotostabilizimit hibrid" që korrigjon edhe shmangien x-y, edhe dridhjen më të zakontë këndore. Kjo i bën të dallohen në shkrepjen dorazi të planeve në afërsi ekstreme. Objektivat Canon RF 35mm F1.8 IS MACRO STM dhe RF 85mm F2 MACRO IS STM janë shembuj objektivash fiksë që ofrojnë faktori zmadhimi 0.5x për fotografi makro në distancat më të afërta të fokusimit.

Bukuria e një makroobjektivi është se ju mundëson të krijoni foto që tregojnë diçka më të madhe se çdo të shikonit zakonisht në ekran apo printim. Mund të shfaqni insekte të imëta si përbindësha spektakolarë me sy kandrrash ose detaje komplekse që normalisht nuk do të viheshin re nga syri i njeriut.

Nëse po kërkoni për objektivin e duhur për fotografimin e kafshëve të egra, përse të mos i hidhni një sy udhëzuesit tonë të plotë.


Shkruar nga Matthew Richards

Produkte të ngjashme

Artikujt e lidhur

  • FOTOGRAFIA E NATYRËS

    Objektivat më të mirë për natyrën

    Shkrepni imazhe mahnitëse të kafshëve dhe shpendëve të egra me këta objektiva fiksë dhe zmadhues.

  • FAUNËN E EGËR

    Monokulare apo dylbi - cila është më e mira për vrojtimin e shpendëve?

    Canon PowerShot ZOOM është një kamerë monokulare në madhësi xhepi, ideale për vrojtimin e shpendëve – por si krahasohet me dylbitë Canon?

  • FAUNËN E EGËR

    Si të fotografoni zogjtë

    Këshilla dhe kompleti më i mirë fillestar për fotografinë e shpendëve.

  • FOTOGRAFIA E NATYRËS

    Këshilla për fotografimin e faunës së egër

    Fotografja profesioniste, Dani Connor, tregon këshillat e saj më të mira për sukses profesional me një aspirant të ri të fotografisë së faunës së egër.